Pse 1 korriku është dita e vërtetë e futjes në ambasada…

2 Korrik 2014, 19:01Dossier TEMA
Pse 1 korriku është dita e vërtetë e futjes në

Korrik 1990

www.radiandradi.com

Një ngjarje e cila asnjëherë s’është parë nën dritën historike edhe mbas një çerek shekulli është edhe ajo e 2 Korriku i 1990, kur me futjen e dhunshme nëpër Ambasadat e huaja në Tiranë, u tronditën dukshëm themelet e Diktaturës, dhe nisi të rrëzohej kulti i pathyeshëm i Partisë! 
Edhe kur është folur e shkruar për këtë ngjarje, janë përmendur emra dhe bëma të shumta, ka pasur darka përkujtimore dhe dekorime, janë bërë intervista, shkrime, kronika… pra është bërë mjaft, po asnjëherë nuk është hedhur dritë mbi të vërtetën e kësaj ngjarje, përkundrazi, ajo shpesh është lënë qëllimisht në hije, apo është manipuluar simbas interesave të çastit dhe atyre personave që kanë dashur të dëshmojnë protagonizëm. 
Nëse duhet të ketë një datë të vërtetë në përkujtim të kësaj ngjarje, ky nuk është 2 korriku i 1990, por nji ditë më parë: 1 korriku i vitit 1990. 
Hyrja masive në Ambasada, ndodhi në të vërtetë të dielën paradite, me 1 Korrik, dhe ngjarja që i dha shkëndijë hyrjes masive ishte ajo që ndodhi në Ambasadën Turke, ku mbas ceremonisë së një dasme në familjen e Ramazan B., nëntë vetë (5 djem e 2 vajza dhe nji çift 60 vjeçarësh) u hodhën nga muri i kësaj familje në territorin e Ambasadës Turke. Pikërisht prej këtij akti dhe prej kësaj ngjarje zë fill ikja masive e rreth 5000 shqiptarëve, të cilët në vend që të mësynin kufirin, ku po gjenin vdekje masive, e spostuan atë në qendër të Tiranës…
Me nji shpejtësi marramendëse kjo ngjarje u përhap në gjithë Kryeqytetin, dhe s’thuhesh më as ndonjë numër i saktë, por “…gjithë dasmorët me nusen dhe dhëndrin… u futën në Ambasadën turke”. Kaq mjaftoi… Opinioni publik ndërkombëtar i bëri menjëherë jehonë kësaj ngjarje. Mjaft kanale televizive dhe radio të huaja i kushtuan vëmendje ngjarjes. “Zëri i Amerikës” i asaj nate i dha mjaft hapësirë kësaj ngjarje, e cila sigurisht do ta ketë detyruar Byronë Politike dhe Sigurimin e Shtetit të ndërmerrnin veprime që të krijonin alibinë, që ngjarja e 1 korrikut dhe efekti ekzaltues i saj, të izolohej dhe atributet e saj t’u kalonin personave të tjerë… Ndoshta edhe fakti kokfortë që ndodhia e Ambasadës Turke, u përgatit dhe u organizua prej atyre njerzve të cilët e kishin kaluar tërë jetën në kampet dhe burgjet e diktaturës… ka domethënien e vet. Sigurisht regjimit s’mund t’i pëlqente një gjë e tillë, pse ishte i bindur që për një gjysëm shekulli “drapër e çekan”, kish prerë e kishin shtypur gjithçka. Ata djem dhe vajza nga kampet e interrnimit me kurajo, morën parasysh gjithçka, ndëshkimin, raprezaljet, burgun edhe vdekjen… në emër të lirisë… në emër të rrëzimit të diktaturës… 
Nderim gjithnji atyre që guxojnë…
Shpesh ndodhemi në debate datash… 
Sepse një gjysëm shekulli diktaturë, komunizmi mbolli vetëm data dhe emra heronjsh që s’i njeh askush, a thua se Shqipëria dhe shqiptarët u shfaq në kët botë vetëm në vitin 1944, gjë e cila përbën një nga turpet ende të pashlyeshme, prandaj këmbëngul që edhe kjo ngjarje si shumë të tjera ka nevojë për faktet dhe të vërtetat e saj. Vetëm gjakftohtësia e së vërtetës dhe fakteve, tregimet e dëshmitarëve të gjallë dhe arkivat mund të ndihmojë për të mbrritur tek e vërteta…
Kanë kaluar plot njëzetekatër vite nga ajo ditë, megjithatë besoj se kujtesa njerëzore është ende e freskët, dhe shumë nga njerzit e asaj dite janë ende gjallë, arkivat sigurisht duhet t’i kenë të gjitha shënimet dhe relacionet e tyre, kështu që asnjëherë s’është vonë për të mbrritur tek e vërteta dhe s’duhet t’u lihet hapësirë e pafund abuzive spekullantëve dhe krejt atyre që e konsiderojnë profesion shtrembërimin e së vërtetës.

Shënimi i mëposhtëm është i Bashkim S. një nga protagonistët e kësaj ngjarje i cili tregon: 
“Kam lexuar shumë artikujt ku përmendet data e 2 Korriku e vitit 1990, si dita e futjes masive nëpër Ambasada, unë dëshmoj se kjo datë është e gabuar, sepse hyrja në grup në një ambasadë ka ndodhur me datën 1 Korrik 1990, në orën 11:00 të paraditës në Ambasadën Turke. Po atë ditë ka hyrë edhe një  Grup i Dytë, i cili ka përbëhej nga 8 veta nga Tirana, burrë, grua dhe një fëmijë plus 5 djem të rinj. Ky grup ka hyrë rreth orës 8:15 të darkës, në të njëjtën dite: pra me 1 Korrik 1990. Kjo është e vërteta, për të cilën gjithnji është folur pak dhe përmendet shkarazi… unë disponoj gjithë informacionin e saktë, qysh nga dita që u planifikua, si u bisedua, pse u ndryshua diçka nga plani (nga 6 vetë të futeshim 9), çfarë masash morëm që ta realizonim sa më shpejt këtë plan; si na shkoi plani, si na pritën në ambasadën turke; intervistat që dhamë aty; cila qe marrveshja midis shtetit shqiptar dhe atij turk për trajtimin tonë gjatë 21 ditëve të qëndrimit jashtë asaj ambasade… Të gjitha këto që dëshmoj janë lehtësisht të verifikueshme dhe të provueshme, sepse ma merr mendja se duhet të ketë dokumente si shteti shqiptar si ai turk, por di që kët fakt e ka përmendur edhe Zëri i Amerikës, po edhe shtypi i huaj…”

Kisha shërbyer dy vjet si ushtar xhenjoje në ishullin e Sazanit në vitet ’88-90. Qe nji izolim i plotë dhe mund të them se vetëm dy herë kam dalë në tokë gjatë atyre dy viteve. Gjithë kohës së shërbimit në mendje kisha nji mendim të vetëm, të fiksuar… të arratisesha… Dy tentativa që pothuaj i çova afër realizimit, dështuan në çastet e fundit. Ndërsa në ditët e kthjellta të verës, kur shfaqeshin brigjet e Italisë, më pushtonte një si çmenduri që të nisesha me not…
Mbas lirimit nga Ushtria, ideja fikse e arratisë nuk m’u nda asnjë çast. Një udhëtim me tim atë në Dibër, edhe ai i sapoliruar nga burgu, nuk solli ndonjë rezultat. Nuk gjeta as mbështetës dhe as garanci… Të shkoja si qeni në rrush nuk dëshiroja… Një shoku jonë i Savrës Durim K., kishte humbur pa gjurmë… Në Jug nuk kisha as të afërm dhe as shokë… kështu që m’u bë pothuaj i pamundur çdo projekt, pa harruar këtu që gjatë përiudhës nga janari 1990 – maj 1990 nga kufiri lajmëroheshin vrasje të panumërta djemsh e vajzash të reja që tentonin arratisjen.
Po rastësia shpesh i përmbys gjithë projektet. Në atë periudhë u fejua motra e vogël me vëllanë e një shoku burgu të tim eti nga Tirana. Familja B. jetonte në qendër, e ndarë me një mur të hollë me Ambasadën Turke… Ishte koha që famija Popa, mbas pesë vitesh në ambasadën Italiane qe larguar… pra këtë e quaja një shans. Në Tiranë flitesh për disa tentativa të dështuara të thyerjes së ambasadave… Gjeta rastin, dhe shkova e pashë gjendjen vetë. Edhe pse ambasadat në atë kohë qenë të blinduara me policë, e gjykova si shans që s’duhej humbur. Bisedova me të fejuarin e motrës dhe ramë dakort… E rëndsishme është këmbëngula, unë që të jemi gra e burra po jo më shumë se pesë-gjashtë vetë… Sepse mundet të mos realizohej plani, dhe e dyta sa më i ngushtë rrethi i bisedës, aq më i sigurtë, pasi mjaftonte nji fjalë e tepërt dhe të gjithë përfundonim burgjeve dhe birucave… Rasti u paraqit fantastik…
Të dielën, me 1 korrikut 1990, familja B. martonte vajzën e dytë Belina B. Në orën 10 e gjysëm përcillesh nusja… Duke përfituar nga ai çast rrëmuje mund të realizonim gjithçka me shpejtësi. Frikeshim mos i zoti i shtëpisë nga tronditja jepte alarmin, kështu që duhej marrë masë edhe për të. Edhe dera e hekurt e oborrit duhj të bllokohej mirë, që çfardo alarmi që të ndodhte, grupi që ishte vendosur të kalonte në ambasadën Turke ta kishte kryer hedhjen. Ideja e hapjes së murit nga poshtë nuk u mor parasysh, sepse mund të hapte probleme. Kështu u vendos që nga pema e një hurme të madhe në oborr që mbështetej e gjitha në murin e ambasadës të shfrytëzohesh dhe prej aty nga nji lartësi rreth tre metra njëri mbas tjetrit të hidheshim të gjithë… Në grupin prej gjashtë vetësh isha unë me motrën, i fejuari i saj – dhe një shoku i tij i ngushtë, tezja e të fejuarit – me të shoqin (burrë e grua në moshe rreth të 60-ave…)
Dasma shkoi mjaft mirë, nusja doli në orën e caktuar, masat e marra ishin në rregull të gjitha kishte ndryshuar vetëm numri i personave nga 6 kaloi në 9 (sepse gjatë dasmës u shtua një çift vlla e motër dhe një kushëri të gjithë njerëz të fejuarit të motrës…)
Mbasi u siguruam se i zoti i shtëpisë po merrte një sy gjumë, dhe portës së oborrit iu vu një lloz i mirë, me shpejtësi nisi kapërcimi në ambasadën Turke. I pari u hodha unë në mënyrë që tua bëja më të lehtë ndihmën të tjerëve duke i pritur. Problem ishte çasti kur mund të jepte alarmin policia, duhej të qe hedhur shumica, mbasi thyerja e derës nuk mund të zgjate veç pak sekonda… Qe nji ankth i tmerrshëm… ishin 5 djem 2 vajza dhe nji çift të moshuarish… Alarmi u dha pothuaj menjiherë, ndërkohë që hedhjet pasuan njëra tjetrën, duke u shoqëruar me grisje, gërvishtje dhe ndrydhje këmbësh…
Kur u dha alarmi dhe ne e ndjemë që u thye dera, ishim pothuaj të gjithë para derës së ambasadës Turke… e cila u gjend edhe përballë nji akti të paprecedentë dhe në pozitë tejet të vështirë… Na priti e shoqja e ambasadorit dhe na ndihmoi të mjekoheshim, duke na futur të gjithë në sallën e pritjes, derisa erdhi ambasadori. Atu dhamë gjithë gjeneralitetet tona, dhe mund të shtoj edhe nji kuriozitet, ndërsa motra ime po jepte të dhënat e saj… atë ditë ajo mbushte 19 vjeç!
Ndërkohë jashtë portës së hekurt të ambasadës kishte nisur alarmi. Në darkë ambasada pati dhe nji sulm të dytë ky hynë 8 vetë, nji familje dhe pesë djem te rinj… E gjithë Tirana ishte futur tashmë në ethet e futjes nëpër ambasada!!!

Në ambasadë turke me datë 1 korrik 1990, rreth ores 11.oo u hodhën brenda territorit të saj këta persona: Bashkim S.; Markela S.; Benjamin B.; Vasil P.; Makbule V.; Haxhi V.; Llambi X. Xheni X. dhe Artur K.

Ja edhe disa statistika të tjera që nuk janë përmendur asnjiherë:
Me Hapjen e Ambasadave nga Kampi i Savrës u larguan 21 djem e vajza këta ishin:(Në Ambasadën Italiane: Arben G, Luan Ç, Zef V, Nasibe N, Fatmir B; Në Ambasadën Gjermane: Alush P, Ferdinand L, Thoma P, Bislim H, Teuta S, Alfred S, Arjan Ç, Shpëtim J; në Ambasadën Turke: Bashkim S, Markela, S. Alfred S, Parid D, Astrit S, Në Ambasadën Franceze: Henrik Gj, Genc Gj) Mund të ketë edhe të tjerë të cilët unë s’i kujtoj… Ndërsa mund të them se nji djalë e një vajzë (Baftjar N. dhe Baftije N.) u arrestuan mbasi u kapën në nji nga postblloqet e rrugës Lushnje-Tiranë dhe u dënuan me një vit burg secili…

25 komente në “Pse 1 korriku është dita e vërtetë e futjes në ambasada…”

    1. Pilo Lala says:

      Une mendoj qe 2 Korriku te quhet dita e Emigranteve per Shqiperine.
      Eshte me te vertet nje dite qe hapi Emigracionin per Shqiptaret.

    2. X says:

      Warum warum ist Banana so Krumm?!

    3. Sokrati says:

      2 Korriku ka mbetur si date e mqs Rilindja kerkon qe ta ndryshoje kjo nuk perben interes.
      Data 1 nuk ka sjell asgje te re per ta shenuar se njerezit ne ambasada kane hyre rreth nje jave para dt 2 korrik.Hynin duke rrezikuar e rojet ishin aty po dt 2 korrik beri qe te shperthejne dyndjet e policia ate darke u terhoq.Me dt 2 korrik ka patur perplasje fizike me policine ne rrugen prane bllokut ambasadave.
      Per kuriozitet do u tregoj diçka te vertete:
      Ministria e Arsimit eshte nje ndertese me pamje si ambasade.Nje i ri kacaviret mbi mur e hidhet ne oborr e therret-poshte komunizmi-disa punonjese nga dritarja e thone qe nuk eshte ambasade po shko pak me poshte e shif aty ku ka njerez futu.Del me bishtin nder shale e masnej nuk e di se kaq u tregua ato dit ……

  1. dhe deshira e shqiptareve per tu futur ne ambasada vazhdon edhe sot,…http://goo.gl/XwKLsL

  2. dritani says:

    Idiotet s’kane te sosur ne kete vend dhe kur idiotet i vene edhe vetes flatra trimerie historia behet edhe me qesharake. Sidomos kur shoh ambasaden qe kishin zgjedhur: ate Turke(!!!!)
    Ky ose eshte bashkepunetor i Sigurimit ose nuk e ka kuptuar akoma se 2 Korriku u nxit dhe u monitorua nga Sigurimi.

    Po i ka mbet fiksim data dhe me kujton lajmin e pare ne çdo TV shqiptar te fillim viti: ne Maternitetin “Mbreteresha Geraldine” lindi fiks ne 00.00.10 sek femija mashkull me emrin…. (Cuditerisht te gjithe te paret lindun aty).

    Nusja u percoll sipas programit fiks ne 10.30 min. Korrektese supergjermane aplikuar prane Ambasades Turke.

  3. kaurri realist says:

    Sillu e perdridhu, Albanistanezet te turku se te turku e kane shpirtin.

  4. Naim Frasheri says:

    kjo edhe mund te jete Histori e Vertete ,po kurrsesi nuk mund ti detikohet te Perndjekurve Politike , ata Ishin,Jane dhe do te mbeten Dhjaksa,dhe spiune te cdo rregjimi ,Rrespekt per Djemte trima te Laprakes dhe kombinatit,ishin ata qe thyen murin e Ambasades,natyrisht ishin edhe Djeme te tjere nga Lagje te tjera te Tirnes,

    1. Tungjatjeta says:

      Ti je njeri pis nje koqet kandari, nuk ka fjalë për ty , një qen komunist, ata të përndjekurit politikë e kanë paguar me gjak dhe lot deri te dhimbja e kokës së fëmijëve të tyre, unë personalisht nuk kam vuajtur si ata, por nuk i kam luftuar ose munduar, megjithatë shpesh herë ndihem fajtor për vuajtjet e tyre, që nuk bëra asnjë gjë, as ti as unë, por ti qen komunist duhet ta qepësh , raca e mutit

  5. agron says:

    dita e vertet e hyrjes ne ambasada eshte 20 qershori ku dy veta me autobuz fizarmonik u afruan tek muri i ambasades greke me aubobuz dolen nga bazha e autobuzit dhe hyne tek kjo ambasade ,te tjeret vijne nga mbrapa

    1. vlora.aj says:

      Jo jane ata qe hyne te ambasada Italiane, bile qendruan per shume kohe brenda.

    2. Caf Teli says:

      perpara tyre hyne ne ambasaden italiane me kamion skoda nje grup te rinjsh -nder ta Burhan kalaja e nje Kaceli e te tjere pastaj tek grekja me autobus pastaj tek turkja e te gjermania e tjera :Ylli Bodinaku me skoden e tij shpertheu murin e mbrapme te saj.

      Keto dihen e jane bere publike. Ky shkrim eshte diversion e nga njerez qe I kane degjuar pas shume vitesh keto histori qe nder kohe jane botuar e sterbotuar ne media, libra e tjera.

      Mos ngateroni fandin spathi me vajin e recinit thoshte Shvejku. Filloi me murin e Berlinit, Çausheskun, Shkodren, Tiranen, Kavajen, Llargimin e Popajve nga ambasada italiane, ardhjen e Perez De Kueliar, vijoi me ambasadat ku kulmi eshte 2 Korriku.
      Dhjetori eshte ne kete vazhde por ska asnje lidhje me 2 Korrikun.Kjo data mund te jete perkujtimore e Emigracionit dher shpetimit nga diktatura.

      1. TIRONA says:

        Caf Teli dhe Naim Frasheri keni plotesisht te drejte per emrat qe permendet me larte. Sa cudi po sot dalin lloj e lloj sorrash qe bojne sikur kon qene trima ne kohe te monizmit po ne vertete ishin kto cuna nga tirona qe ja cane pjeshken klyshave te kuq dhe pa e vra mendjen se car pasojash do kishte. Ketu sharroj pa permen dhe Shkodren me Kavajen qe gjithashtu kon dhone kontribut shume te modhe qe te zhdukeshin klyshat e kuq. Por harrum nje gjo, me i vra se fara tyne paska qene e forte. Dhe po vujme sot e kesaj dite. Gjthsesi zoti ja shperblefte gjith atyne cunave GUXIMTARE.

  6. sh q i p says:

    dhe kjo na ishte liria e shume kerkuar. bukur, shume bukur. po ata te cilet hypin neper varka peshkimi apo maune qe shkojne drejt anglise e belgjikes, po per ata qe sot ne 2014 kerkojne akoma azil ne shtete te tjera? mire ata te paret iknin nga izolimi i diktatures, po keta nga se ikin? po ne kohen e zogut apo turkut iknin gje shqiptaret? he pra ku jemi, hiç gjekundi. pra e verteta eshte se nuk eshte e keqja vetem te sistemi i kaluar. ai te ndalonte te dilje , po nuk te ndalonte punen. ndersa ky i sotmi te ndalon punen, mjetin per te jetuar, pastaj te jep nje karton ne dore e te thote; dil e lyp neper bote tani, se ketu nuk ka pune per ty e per femijte e tu. mbase ndonje syresh do me thote, ja une e kam punen. shume mire qe e ke. po 1.5 mil shqiptare mos jane gje per vakance neper bote? po ti shtojme ketu edhe ca qindra, mijra te tjere qe mezi presin tu dale ndonje rast per te ikur larg nga shqiperia, te me falni po nuk paska qene i gjithi faji i sistemit. nuk dua te flas me shume per ambasadat e portet se me vjen neveri per ate qe kemi perjetuar e besuar deri dje. me plot gojen mund te them se çdo gje ishte e sajuar dhe orkestruar nga vete shteti. e vetmja gje qe ju shtua tregimeve ishin ca “heronj” boratine qe do ta benin historine te besueshme. te pakten per disa vite. derisa te merrnin pushtetin ekonomik, pastaj ti populli i vuajtur rri me gishtin ne goje e fry syte. neper bote ndodhin edhe luftra, po nuk ka ikje si tek ne. shqiptaret iken per” xhinse e syze dielli”.

  7. Cingiskhan says:

    Nuk ishte skenar origjinal. Nje organizim i tille u krye nga sherbimet sekrete te perendimit me Gjermanolindoret te cilet hyne masivisht ne ambasadat perendimore ne Poloni me pelqimin e kesaj te fundit. Perendimi kishte pershtypje te gabuar se Shqiperija ishte “kala e pathyeshme” dhe perdoren kete skenar ne kohen kur regjimi komunist ishte kalbezyer dhe renija mund te behej shume me bute dhe pa pasojat e mevoneshme.

  8. wxi says:

    si lepujt e eget vrapojn gemushave
    dhe futen bahceve te kojshive
    derrat e eger si lepujt e fushave
    si laluce prej malsive

  9. 88 says:

    se pse se morem vesh ??

  10. jar_qefliu says:

    …kom hy vete te gjermonja….
    po I cik kom per ta ngacmu…
    kape I cik robin…ka ardh me hy ke ambasada…dhe nuk e leshin bicikleten…
    ?

  11. Edvin says:

    O naimi pordhes, un vij nga savra qe thot ky tipi, edhe sjam i interrnuar, po nje gje te dish zotrote, 80 per qind e tyre vetem dhjaksa nuk ishin, perqindja tjeter po mund te ishin dhjaksa si menderja jote

  12. optimist says:

    Beluli more shoke qe thoni ju s pyeste per vehten por per shoqerine , Beluli shoke etj.etj.etj….. 2 Korriku eshte dita e pare e vdekjes se frikes nga sistemi diktatoria sepse ate dite u shperthyen muret e portat e ambas. turke me kamion , greke me saurel e saviem , italianja mbi gardh si turqit dhe me stek kercimi sportiv , ke francezja me dhune ku polici desh mbeti peng duke gjemuar B.L , perjashtim beri ambs.kubane qe i nxori jashte , keto veprime u bene disa dite deri ne darke te 2 korrikur kur qindra te rinj te Tiranes ne rr.e Kavajes protestuan per here te pare kundra shtetit nga amb.turke duke zbritur tek kryqezimi i Bllokut te amb. drejt tek ish Kom.PPSH se Rajonit nr.2(me pas ish selia e PD )ku njerezit qe erdhen nga mbrapa amb.ne rr.N.Frasheri u bashkuan me ta dhuke i spostuar me dhune nga policia , ushtria qe qellonin ne ajer me arme ne prezence te autoblindave dhe me dhunen shtazarake te 326-es famkeqe , pas kesaj ndodhie te demostrates R.Alia me sigurimin e H.Isain bene lojen e F.Kastros qe kush do te iki te iki e ata qe mbeten jane tanet se ata qe iken ishin gjethet e kalbura e qelbesirat e partise e atdheut , ne anbs. u futen djem e vajza shqiptare pa dallim klasor , arsimor siç perralliset ne Shqiperi per idhuj te rreme , ata ishin bij te popullit te thjeshte , si te komunisteve e te deklasuarve te komunizmit pa dallim , ata qe mbeten ne atdhe me pas moren meritat dhe krijuan partite e propozuara nga R.Alia si P.D.-ne PS, PR, PSD, te Gjelberen e te famshmit humorist Namik Fadile Hoti , ne bijte e asaj Tirane zemer madhe jemi ende gjalle dhe pse larguar qeshim me dhimbje per pislliqet qe thuhen e shkruhen sot nga Tironcit e rinj qe tallen me ate popull , 2 Korrik 1990 eshte dita kur shqiptaret u konfrontuan dhe jashte me pas nga vellezerit e tyre shqiptare te Kosoves ne mergim si tradhetare e spiune te UDB_se me ate nate proteste kur ne Kosove u mbajt dhe Deklarata e Kuvendit te Kosoves jashte ambienteve te Kuvendit te rrethuar nga ushtria jugosllave e Millosheviçit , 2 Korriku u dha zemer ne shtator studenteve te vendosin ne kolonat e korpusit te Univ. afishe kunder partise e mitit te Bllokut famekeq qe nenkupton udheheqen e PPSH per 45 vjet ,2 Korriku dita e pare e Demostrates popullore anti rregjim qe vijoi me studentet ne Dhjetor ku per fat te keq u manipulluan nga alias intelektuale e profesore sigurimsa .

  13. Ilir says:

    Sigurimi i shtetit e bani kyt pune

  14. ben says:

    Dritan .Dhe un jam nga te ambasadave por mos ja fut pordhes se para se te hynim ne ambasad po na lypte policia sa ne familja sa neper rruget e Tirones duke na kercenuar pleqt e terrorizuar familjen mos harroni demostratat ne Shkoder Kavaj , Tiron ne ate koh ziente por ndoshta shoku Dritan ti ne ate koh i kishe akoma duart gjak duke duartrokitur Dullen .

  15. Sali QENI says:

    Besoj qe duhet te jete e vertete, kete histori e kam degjuar ne 1990. Personi thote shume te verteta por per hapjen e ambasadave Une kam mendim krejt tjeter. Ne nje roman qe po shkruaj e trajtoj kete teme dhe nuk ka aspak rendesi data ka rendesi ngjarja. Une kam tentuar te hyej ne ambasaden gjermane dhe kush nuk ishte nga Tirana e Durresi arrestoheshin. Jane arrestuar me siguri absolute me qindra qytetare nga rrethet padrejtesisht. Meqenese nuk kishte vende ne burgje i kane izoluar ne vende te ndryshme, Une personalisht jam izoluar te bodrumet e 15-kateshit “Hotel Tirana”. Kemi qene me qindra nen toke dhe fjetur pertoke per tre dite, me pas na kane liruar pa asnje procedure ashtu siç ishim arrestuar pa asnje procedure. Shume jane edhe keqtrajtuar i kam pare me syte e mij, Mua personalisht nuk me ka prekur askush me dore pasi isha i veshur e mbajtur mire gje qe ne kete kohe influenconte tek autoritet.
    Une mendoj se hapja e ambasadave eshte bere nga vete ambasadat perendimore ne bashkepunim me autoritetet me te larta shteterore te shqiperise pra te Ramiz Alise. Ishte nje test per popullin me bisht shqiptar, e duan lirine o nuk e duan lirine. Ngjarja, nuk ka te beje aspak me trimeri, as liri e demokraci secili kerkonte te ikte per te fituar me shume para, sa per demokraci, demokracia nuk hahet, se socializmi kishte ekonomi edhe sot shqiperia do te ishte socialiste si Kina.

  16. rezart says:

    Akoma ju me perrallat me mbret te 2 KORRIKUT???
    Hyrja neper ambasadat ne 2 korrik u organizua nga SPIUNAZHI NDERKOMBETAR,sidomos UDB-ja dhe RAMIZ ALIA si agjent i CIA-s per te terhequr vemendjen nga LEVIZJA POPULLORE qe nisi ne Kosove,po me 2 KORRIK!!!
    Kete taktike ka ndjekur edhe TRADHETARI Sali Berisha,qe pas GRUSHTIT QE MORI NE 23 QERSHOR dhe SHPARTALLIMIT TE MITIT TE DROGES SE LAZARATIT,organizoi VRASJEN E ARTAN SANTOA ashtu sic beri pas 1997-tes qe VRAU Azem Hajdarin dhe eri GRUSHTIN E SHTETIT te 14 shtatorit 1998!!!
    Lerini denglat se as sot e 100 vjet nuk ka per te patur demokraci dhe mireqenie ne Shqiperi!!!
    SHTETI SOCIALIT I ENVER HOXHES DO MBAHET MEND PER JETE NE TE GJKITHA DREJTIMET!!!
    Ju,qe e keni urryer ate shtet,e keni patur HALLALL plumbin,internimet dhe burgjet!!
    Edhe sot keni ngelur po aq ANTISHQIPTARE sa edhe atehere!!!

  17. p.d says:

    Komentet kane vlere por shtoj se Levizja e pare kunder Diktatures ka filluar ne Qytetin Stalin ne nje ndeshje futbolli-ate dite kam pare makinat Ifa te mbushur me sampiste qe shkuan Q.S per te vendosur qetesin-per mua Qyteti Stalin eshte hapi i pare kunder diktatures.Kurse i pari mbase asaj Italiane te Popajve eshte shoku im Bernard Kici qe u fut ne ambasaden Greke-nje nate me pare kam biseduar me Bernardin se si munde te arratisej-mbase kesaj pasuan u futen ne ate Turke dy vllezerit qe punonin ne minjeren e Valiasit njeri me dukej se quhej Gezim-edhe me keta kam biseduar afersisht shume gjera te rrezikshme-Pra keta jane ata qe thyen mitin mbase Kavajes-kam deshire te shkruaj dicka ne se gazeta “Tema “me mundeson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje