DOSSIER/ 13 gusht 1992: Konferenca e jashtëzakonshme e PD, ndarja e themeluesve

13 Gusht 2014, 19:16Dossier TEMA

Nga Luljeta Progni

“Luftë e ashpër për pushtet nëpërmjet shtypjes së kundërshtarit. Kjo është gjithçka ofron debati në mbledhjen e 13 gushtit. Një skenë, që duket se e çbën në moment atë, që të gjithë bashkë kishin realizuar më pak se dy vite më parë, thua se nuk kishte ekzistuar kurrë dhjetori 1990”

“Kanë kaluar vite prej atij momenti dhe ndoshta duhet ende kohë për të bërë një analizë të qartë e të drejtë. Shumë prej tyre janë ende në politikë, madje aktivë. Shumë prej mocionistëve janë rikthyer në PD dhe sot thonë se më shumë se çdo gjë tjetër, ajo që ndodhi ishte pikërisht rezultat i mungesës së përvojës politike tek të gjithë: kompromisi i munguar. Duke e marrë të mirëqenë këtë argument, nëse ata nuk do të kishin aplikuar përvojën e vetme politike që kishin, atë të komunizimit, historia do të shkruhej ndryshe”.

Pjesë nga libri “Pardesytë e Bardha”

Konferenca e jashtëzakonshme e 13 gushtit 1992, ka mbetur në kujtesën e shumë prej themeluesve të Partisë Demokratike, si njolla më e zezë ne historinë e kësaj partie. Lufta për pushtet, e nisur herët në radhët e PD-së, madje qysh në orët e para të themelimit të saj, kishte mbërritur në atë moment, thellë në çdo qelizë të partisë, deri tek kryetarët e degëve, apo grupseksioneve. Të gjitha kategoritë u përfshinë në një luftë politike të pashembullt, në debate të ashpra me akuza të forta, që lidheshin më të shkuarën e afërt të secilit prej tyre.

Ajo që evidentohet lehtë në të gjithë këtë debat, i cili ashpërsohet më shumë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më datë 5 gusht, është pikërisht kundërshtia ndërmjet grupit të quajtur moderator brenda partisë dhe pjesës tjetër ku përfshihej një grup, që po shihej si ekstremist nga të moderuarit. Në këtë të fundit ishin “caktuar” edhe përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë. Pak kohë kishte kaluar prej momentit kur ata ishin angazhuar në strukturat e PD-së. I përkisnin krahut të mbështetur prej Sali Berishës, i cili në atë kohë ishte president i vendit, me ndikim të fortë në drejtimin e Partisë Demokratike.

Përballë krahut të quajtur ekstremist, ishin mocionistët, por edhe të tjerë. Ata kishin qenë pjesë kryesore e grupit të themeluesve të PD-së: Arben Imami, Gramoz Pashko, Arben Demeti, Edmond Trako, Shahin Kadare etj. Por sulmet më të mëdha u drejtuan fillimisht tek Azem Hajdari. Në formën e një gjyqi të ashpër politik, pjesa më e madhe e diskutantëve në këtë mbledhje maratonë prej shtatë orësh, lëshuan një sërë akuzash drejtuar Azem Hajdarit, duke nisur me atë më fatalen: Misionar i Sigurimit të Shtetit, në Lëvizjen e Dhjetorit 1990.

Azem Hajdari ishte pranuar si simboli i rrëzimit të komunizimit në Shqipëri. Ky ishte opinioni brenda dhe jashtë vendit, që mbizotëroi dhe vazhdon ende të jetë i tillë. Por kontributi i tij u ç’bë në pak orë, në atë pjesë të parë të konferencës së jashtëzakonshme, e cila dukej si të ishte mbledhur pikërisht për të ndëshkuar atë, që ishte një ndër themeluesit kryesor të kësaj partie.

Me të njëjtin stil, sulmet drejtoheshin ndaj grupit të mocionistëve. Me paraqitjen e mocionit ata e kishin zgjedhur pozicionin e tyre, duke u vendosur në tabelën e qitjes së njerëzve të kryetarit Berisha. Ndarja mes tyre dhe pjesës tjetër të PD-së kishte nisur të dukej qartë rreth një vit më herët, kur një grup themeluesish të PD-së ishin shprehur kundër daljes nga bashkëqeverisja me PS-në. Kjo ndarje veçse thellohej, duke kaluar nëpër ngjarjet që pasuan gjatë periudhës nëntor 1991, mars 1992, kur dhe u përcaktuan kandidatët për deputetë të PD-së.

Pavarësisht rrugës që ndoqi kjo ndarje, finalja është dramatike për historinë e një partie, që kishte misionin e ndryshimit të historisë së Shqipërisë komuniste. Probemi ishte qysh në momentin fillestar. Stili nuk kishte ndryshuar me të shkuarën, luftë e ashpër për pushtet nëpërmjet shtypjes së kundërshtarit. Kjo është gjithçka ofron debati në mbledhjen e 13 gushtit. Një skenë, që duket se e çbën në moment atë, që të gjithë bashkë kishin realizuar më pak se dy vite më parë, thua se nuk kishte ekzistuar kurrë dhjetori 1990.

Por lufta për pushtet kishte shkuar shumë larg. Aq larg, sa të mos mund të shmangej ndarja dhunshëm e themeluesve të Partisë Demokratike në dy pjesë, deri në përjashtimin e disa prej tyre. Me një stil të trashëguar nga e kaluara komuniste, si në gjyqet famëkeqe të sigurimit të shtetit ndaj grupeve armiqësore, një sallë e mbushur plot, vërsulej pa mëshirë ndaj një grupi njerëzish, që megjithë mëkatet e tyre, harruan faktin se ishin themeluesit e PD-së.

Kanë kaluar vite prej atij momenti dhe ndoshta duhet ende kohë për të bërë një analizë të qartë e të drejtë. Shumë prej tyre janë ende në politikë, madje aktivë. Shumë prej mocionistëve janë rikthyer në PD dhe sot thonë se më shumë se çdo gjë tjetër, ajo që ndodhi ishte pikërisht rezultat i mungesës së përvojës politike tek të gjithë: kompromisi i munguar.

Por mungesa e përvojës politike nuk mjafton. E kishin një përvojë, e cila kurresesi nuk duhej përsëritur. Ishte përvoja më e hidhur për shqiptarët në 47 vitet e fundit të historisë së tyre, pikërisht udhëheqja totalitare e komunistëve. Duke e marrë të mirëqenë këtë argument, nëse ata nuk do të kishin aplikuar përvojën e vetme politike që kishin, atë të komunizimit, historia do të shkruhej ndryshe.

Mungesa e  përvojës politike për secilin protagonist, lufta e egër për pushtet, trashëgimia nga sistemi i kaluar komunist, apo gjithçka tjetër qoftë, këtë le ta vendosë secili lexues, pasi të shohë të zbardhur një pjesë të rëndësishme të debatit në konferencën e jashtëzakonshme të Partisë Demokratike, mbajtur më 13 gusht 1993.

Fjala e kryetarit të të PD-së, Eduard Selami

Të rrisim ndjenjën e përkushtimit dhe të përgjegjësisë ndaj demokracisë në të gjitha nivelet

Të nderuar delegatë, të nderuar pjesëmarrës, ju uroj mirëseardhjen në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së dhe i uroj kësaj konference punë të mbarë. Pikësëpari do të doja t’ju uroja që të gjithëve ju dhe aktivistëve të PD-së për të dy fitoret historike që i dhamë Shqipërisë, brenda 4 muajve, të cilat janë fitoret më të mëdha të demokracisë në Shqipëri për gjatë këtij shekulli. Ato janë në të njëjtën kohë fitoret më të mëdha, që ka arritur çdo parti në vendet e Europës Lindore. Kjo shkallë e lartë votbesimi që na është dhënë në momentet më të vështira e më të rëndësishme të kthesës sonë kombëtare, kërkon prej nesh si PD, rritjen e përkushtimit dhe të përgjegjësisë, nevojën e një analize konkrete e të studiuar të veprimtarisë tonë në të gjitha nivelet.

Në të vërtetë, kjo analizë ka filluar që në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar dhe duhet thënë, se ka filluar mbarë. Pa dashur të analizoj me hollësi fushatën e fundit elektorale, do të doja të theksoja disa mendime lidhur me rënien e përqindjes në zgjedhjet e 26 korrikut në krahasim me ato të 22 marsit.

Së pari, kjo lidhet me punën e vetë PD-së gjatë kësaj periudhe dhe me organizimin e fushatës elektorale. Kjo nuk u bë në shkallën e duhur. Po kështu, edhe përzgjedhja e kandidatëve. Megjithëse procedura e vendosur nga këshilli kombëtar ishte e drejtë dhe kërkonte një shkallë të lartë të organizimit të seksioneve. Por në këtë, mendoj se ndikuan edhe mosaktivizimi i dy nënkryetarëve të PD-së, Azem Hajdari e Arben Imami. Në të njëjtën kohë, mendoj se e dëmtuan mjaft punën e PD-së deklaratat pas shpine që iu bënë nga brenda, të cilat shkonin në favor të PS-së. Shembulli më tipik është deklarata e Pashkos në parlament. Nga kjo fushatë, një gjë doli qartë: PD-ja ka nevojë për riorganizim dhe strukturim të mëtejshëm, duke larguar elementë karrieristë e pseudodemokratë dhe duke afruar elementë të aftë, të ndershëm e të përkushtuar. Raundi i dytë tregoi, që PD-ja i ka forcat në vetvete, por duhet që këto forca t’i organizojë e t’i drejtojë.

Arsye tjetër, mendoj se është puna e PD-së në dy nivelet, parlamentare e qeveritare. Duke mos u ndalur në anët pozitive të asaj që është bërë, të cilat nuk i mohon askush, dua të them, se deputetët e PD-së duhet të punonin më mirë me elektoratin e tyre, si përmes formave të ndryshme të kontaktit, ashtu edhe të veprimtarisë së tyre në parlament. Fatkeqësisht, disa prej tyre, bile edhe me pozita në PD, kanë spekulluar duke e vendosur grupin tonë parlamentar në pozitë të vështirë, qoftë me kundërvënie ndaj grupit në momente delikate, duke krijuar konfuzion dhe situata të disfavorshme për ne.

Qeveria duhet të punonte më mirë gjatë kesaj periudhe, sidomos në funksion të fushatës. Duke mos zgjidhur disa probleme, sidomos të furnizimit në pikat e nxehta, kjo solli shqetësime. Disa herë janë marrë veprime pa marrë parasysh pasojat politike, si p.sh. rritja e çmimit të bukës në ditët e fushatës. Por mendoj, se të gjitha këto instanca, parlament-parti-qeveri, kanë marrë mësimet e duhura.

Por le të kthehemi të rendi i ditës, qëllimi e misioni i kësaj konference. Mendimi i këshillit kombëtar për mocionin është i qartë dhe i prerë. Përpara kësaj dua t’i heq merakun disave, që e kanë quajtur të paligjshme këtë konferencë. Unë jam i bindur se konferenca do t’i japë fund disa spekullimeve dhe spekullatorëve brenda nesh. Konferenca është shumë e rregullt dhe e ligjshme dhe i ka të gjitha kopetencat për të bërë atë që i duhet sot PD-së. Bashkohem me diskutantët e këshillit kombëtar të PD-së, se mocioni në përmbajtje është platforma e PS-së, të cilën e pamë dhe e dëgjuam boll gjatë fushatës nga PS-ja e “ZP”. Kjo platformë u bashkërendua shumë bukur në këtë betejë të fundit kundër komunizmit.

Që në fillim të kësaj fushate, PS-ja u kap prej deklaratave e veprimeve të liderëve të PD-së, deri tani së fundi. Gjykuar nga njerëzit që e kanë firmosur dhe mbështetur, si në këshillin kombëtar ashtu edhe në shtyp, veçanërisht te “Koha Jonë”, ky mocion mendoj se është bërë e përkrahur nga ata, të cilët nuk arritën të marrin postin dhe karrierën për të cilën i hynë demokracisë. Gjykuar nga fakti se synohej të bëhej analiza e fushatës së zgjedhjeve pikërisht nga ata, që s’pranuan të merrnin pjesë në këtë fushatë, unë mendoj se është e pamoralshme. Po qe se u dhimbsej demokracia, bënim një herë zgjedhjet, pastaj sqaronim rezervat që kishim për njëri-tjetrin. Unë mendoj se me këtë rast del në pah problemi, se demokracia një pjese të komisionit tonë drejtues i ka dhënë më shumë se ç’meritojnë dhe këta, duke mos qenë realistë e modestë e identifikojnë veten me lëvizjen demokratike. Bile, arritën deri atje sa t’u thonë anëtarëve të PD-së, se pa ata s’do të ishit ata që jeni. Delirë të tillë duhet ti heqë nga koka kushdo. Mendoj se po spekullohet edhe në emër të diversitetit të mendimeve. Diversiteti i mendimeve ka ekzistuar dhe do të ekzistojë brenda PD-së, por në rastin konkret kjo s’ka të bëjë me të. Nuk është diversitet mendimi të mos marrësh pjesë në fushatë elektorale, por është veprimtari e hapur në dëm të partisë të cilës i përket, mosjustifikimi i pozitës përkatëse që ti mbron në parti.

(Në vazhdim..)

13 komente në “DOSSIER/ 13 gusht 1992: Konferenca e jashtëzakonshme e PD, ndarja e themeluesve”

  1. Vunoi says:

    Kelyshet e Nexhmies dhe Ramz Alise
    Sidoqofte ata arriten ti vjedhin plotesisht ish Shefat e tyre.
    Kjo eshte demokracia ne Shqiperi.

  2. Xhon megou says:

    mos hapje e dosjeve te sig. shtetit dhe sidomos atyre te agjenturave te huaja nga 1992 e deri tani do te thote qe lapidari i duhet ringritur i lare me flori dhe diamante enver hoxhes.ka ardhur koha te denohet berishizmi si sekt antishqiptar dhe i dale nga zgafellat e beogradit…dhe qe te realizohet kjo duhet te bere derajersonizimi dhe delezbiberizimi ..

    1. Tarrasi says:

      Ne historine e shqiptareve do kete nje volum per Turpin e kombit Shqiptar Sali Serb Berisha.

      Bemat e Saliut.

      Firmat Piramidale
      Shkaterrimi Ushtrise Shqiptare 1-2 Vjet perpara luftes se Kosoves
      Lufta Civile
      Mergimi i deturuar nga kushtet mizable te pothuajse 50% te popullsise Shqiptare
      Shkaterrimi i shtetit
      Shkaterrimi i Shkollave dhe edukimit
      Lulezimi i vjedhjeve galopante e korruposioneve ne cdo qelize te shqiperise
      Lulezimi i krimit
      Degjenerimi i moralit dhe kultures
      Varferimi masiv i popullsise
      Shumefishimi i Informalitetit
      Vrasja ose zhdukja misterioza deshmitaresh dhe konkurenteve politike.
      Drogezimi i Shqiperise
      Per pak desh e beri Shqiperine kosh plerash dhe falja e detit tek Greku

      Nuk kam kohe ti numuroj te gjitha te keqijat qe ndodhen nen pushtetin e kriminelit Sali Serb Berisha.

      1. Elez zeherr biberovic says:

        O tarras paske kujtese te dobet Keto rrefimet e Luljeta Pordhnit nuk ngacmojne njeri ,biles ka ardhur koha te pyesim kush e shkerdheu ate vend ne menyre biblike.
        Ka dicka qe nuk shkon qofte ne reagimet e qeverise re si dhe ne qendrimet teper zhgenjyese te stafit ambasadoreve ne Tirane apo te dipllomacise euro-atllantike.
        Sot tigrat ,zvarraniket dhe hijenat e Sali Berishit po vene me shpatulla pas muri Edi Ramen Por harakiri i Edi Rames eshte se nuk po ben asnje akuze per miljona tonelata krime qe ka bere kupola mafjoze e Don Corleones qe do jete shkaku kryesor qe PS dhe Edi Rama do kete nje fund te shpejte:
        Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
        TRADHETITE & POSHTERSITE
        1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
        2- fronezimi i janullatusit
        3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
        4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
        5- furnizimi me nafte i milloshevicit
        6- vjedhjen e votimeve te 96′
        7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
        8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
        8- grushti i shtetit shtator 98′
        10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
        11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
        12- injorimi total i ceshtjes came
        13- shitja e detit jon
        14- implikimi me ligjin e plehrave
        15- vjedhje e votimeve ne 2009
        16- masakra e 21 janarit
        17- vjedhja e votimeve 2011
        18- perdhosja e luftes N.CL
        19- glorifikimi i satrapit zog
        20- deklarata qe kemi gjak turku.
        21- Shitja e resurseve strategjike
        22-lidhja me mafiozet e podestes
        VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
        23-remzi hoxha
        24-kosta trebicka
        25-fatmir xhindi
        26-komunari ne kukes
        27-oficeri shikut
        28-gjyqtari konomi
        29-26 viktimat e gerdecit
        30-4 protestuesit e 21 janarit
        31-zhdukja e fisit haklajve
        32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
        33-vrasja e 10 komisaerve te policise
        34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
        35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
        37-1800 te vrare me kanun
        GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
        38-parlameti i ri
        39-stadiumi i ri
        40-xhamia e re
        41 -rruga e Arberit
        42 -rrethrrotullimi ne unaze
        43-h/c skavices
        43-h/c devollit
        44-mullinjte e eres ne karaburun
        45-centrale atomike per tu bere superfuqi
        46-hekurudha tirane-pekin
        47-superfuqi arroresh
        48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
        49-deshtimi i censusit
        50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
        51-shitja e hidrocentraleve
        52-shitja mafjoze e armatimeve
        53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
        54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
        55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
        56-shqiperia 1-euro
        57-denoncimi i Hysen Shoshorit
        58-denoncimi i Margarira Kostaqit
        59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
        60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
        61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
        62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
        63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
        64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
        65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
        66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
        67-poshtrimi i Jon Withersit
        68-poshtrimi i Arvizuse
        69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
        70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
        71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
        72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
        73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
        74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
        75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
        76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
        77 –skandali arsidi
        78-vrasja e olldashit
        79-helmimi i ferduinant ponit
        80-pagesa per vrasjen e Santos

        – vijon saga e krimeve

        1. fabio says:

          po te jsh trim e thua emrin e vertete
          ti elez

    2. juve says:

      te lumte goja o xhon enver hoxha eshte ne zemrat tona ishte i vetem
      nga bishat e shteteve fqinj qe donin ta copetonin shqiperin
      ishte trim ne radh te pare sa nuk pyeti nga hrushovi gjigand

  3. latifond says:

    Ftyrat me te urryera sot nga shqiptaret.Cfaredo ideali te perfaqesoje nje hajdut i degjeneruar si maloku Sali,ai prape nuk e harron zakonin e vjeter.Mjere ne qe nuk i njihnim kush ishin!

  4. mazllemi says:

    Per çfare na i nxirrni keta shkerdhata akoma , ka burra me te degjeneruar ne bote se keta

  5. Populli says:

    Si nuk ra njehere rrufeja ne hale!

  6. Fryma e rrembimit sa me shume pushtet u shtri edhe ne deget e partive ne koalicin te asaj kohe. Njerez te ndryshem,te cilet sa me zi kishin marr shkollen 8 -vjecare u bene propogandistet,sigurisht sipas udhezimeve te marra,te shanin sa me shume drejtuesit e parties e pushtetit ne rreth e sidomos Enver Hoxhen. PD mori te gjitha ish seksionet,dhe me thene te drejten ,kishte persona qe sa u ulen ne karrike nuk po u flisnin edhe shokeve me te ngusht,filloi kapardisja e mohimi I punes ,sidomos ne arsim. Ne nje rreth te vogel malor ,drejtoria e qendres ekonomike u ble per 300 000 leke te vjetra e u shit po institucionit shteteror 10.0000000 leke te vjetra. U perbuzen edhe drejtor me eksperience prej kaq vitesh,e u emruan drejtor shkollash te rinj vetem pse ishin democrat ,e shkollat Brenda muajit u kthyen ne hane,ku s;merej vesh se cili mesues vinte e cili shkonte,pa le nxenesit vinin ne mesim kur u donte qefi…. Pra vetem te merrje pushtet,pa per te tjerat nuk pyeste njeri. Kuadrin perseri po e bente partia,madje pa konsultuar fsre, emronte e shkarkonte mesues sips qefit.Erdhi momenti qe thoshin: Hidhu te te te hedhim. Filloi prishja e nderrmarrjeve dhe shitja nga ata qe I muaren gjoja per drejtim,e pikerisht ata qe nuk I dinin deren ndermarrjes,por u ben demokrat te flakt.e brenda nates c’do gje u be shesh. Ja pra ky ishte orjentimi I dhene nga “Pardesyte e bardha” shani sa me shume e shkaterroni sa me shume. E kjo lufte per pushtet vazhdon edhe sot ,ku shkohet parti me parti,vetem per te perfituar,.Demokracia e “pardysyve te bardha” u kthye ne “Pardesy te zeza ,sa arritem qe edhe banka e shtetit te vidhet 2 here ne shuma kolosale dhe cudia te zgjase vetem 3 dite. Arsimi u katandis ne ate gjendje sa sot I ra vlera edhe universitetit duke u kthyer ne qender biznesi jo vetem private qe u duken qe ne mengjes,por edhe ai public,ku pedagogu nuk te kalonte pa paguar ,sidomos ata student te dobet…… U ngriten universitete si kjoskat me llamarina vetem te lexonte ubnuversitet. Keta qe ne fillim e kane patur mendjen te fitimi personal e jo te demokracia e vertet perndimore.Vune ne zbatim shprehjen popullore : Fjale te mira e gurin ne traste” po duke e moderruar qe te thonin fjale te mira e te mbushnin jo trastat po thaset. SHIKONI KA ENDE PARDESYBARDHE QE ULURASIN PER PUSHTET,DHE PIKERISHT ATA QE E DREJTONIN PUSHTETIN. Dhuna ne kete parti ka qene ne plan te pare e eshte sot e kesaj dite. Rasti Olldashi eshte konkret,pasi nuk kishte perse te prisheshin shenjat e rrokullisjes se makines e cili eshte ai qe I mori protofolin. O ja mori vrasesi,ose ai qe vajti I pari te makina.kjo eshte llogjika.

  7. DeAlfa says:

    Ore ”vuno” ke ngaterruar adrese ! Ky dhe te tjere u bene kelysh te Sali Fasllic Milloshit dhe vazhdojne edhe
    sot te jene te tille ! A ke degjuar ate frazen e fameshme : ”VDIQ MBRETI, RROFTETE MBRETI ” ! PO E THEM
    EDHE TROPOJANCE ”VDIQ MBRETI , RRNOFTE MBRETI ” !!!

  8. DeAlfa says:

    Sokol Kolonja , nje bravo kozmike !

  9. Epidor says:

    Jam i nje mendje me komentin e Z.Elezit dhe i shtoj keto fakte nga Arshivat Sali Rama Berisha me origjine nga te paret vjen nga Karpatet e Rusise!Te paret e tij kane djegur Malesine e Gjakoves! I ndihmuar nga ish sigurimi i shtetit ai ne Tirane punonte si d.kardiolog dhe ishte i njohur ne emrat e ish.sigurimit ne detyre si Pencelina! Ne 1974 ne Paris rekrutohet nga ish U.D.B me emrin Bisturia me nje fjale edhe agjendi i Beogradit dubel-agjend,-ne nje lufte te infiltruar mbrenda instances shtetrore qeverise kundra interesave te larta te shtetit Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje