Nga Luljeta Progni
Fjalimi i Pjetër Arbnorit, Uran Kostrecit, Sali Berishës e Ridvan Peshkëpisë
Më poshtë publikohen pjesë nga debati në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së në gusht të vitit 1992. Konferenca ku u përjashtuan mocionistët, grup në të cilin bënin pjesë edhe themeluesit e PD-së, ndër të cilët Gramoz Pashko, Arben Imami, Arben Demeti, Ridvan Peshkëpia e të tjerë.
Pjesë nga libri “Pardesytë e Bardha”
Uran Kostreci: Është një konferencë, për të cilën jo vetëm ne që jemi këtu, por edhe pasardhësit tanë do të na e kenë zili për mënyrën se si do të zhvillohet. Do të jetë historike, sepse sot demokratët shqiptarë do të mund të ndajnë shapin nga sheqeri. Demokratët shqiptarë do të mund të distancohen nga ata që kanë hyrë këtu jo për demokraci, por për pushtetin e tyre. Siç e dini unë jam një ish-i burgosur politik dhe bashkë me të tjerë u rradhitëm në zhvillimet demokratike, pa asnjë xhelozi ndaj askujt, pa marrë parasysh se p.sh. Gramoz Pashko ishte i biri i Josifit. Jo. Ne e konsiederuam si bashkëudhëtar. Por koha tregoi se ai vajti në fis, e tërhoqi forca e gravitetit drejt atit të tij. Çfarë i bëmë ne Gramoz Pashkos? E bëmë deputet, e bëmë zëvendëskryeministër…. Demokracia i ka rrënjët në popull, e ka shpirtin në popull dhe ne jemi demokratë dhe pa paragjykime, pa marrë parasysh se cili nga ne vjen si bir komunisti. Jo. Ne e brohoritëm Gramoz Pashkon, edhe pse ishte bir komunisti, por mjafton të jetë demokrat. Po kur nuk janë demokratë s’kemi ç’bëjmë…
Pjetër Arbnori: Ka kohë, që ka nisur një sulm i kombinuar i komunistëve dhe neokomunistëve kundër të burgosurve politikë të angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike. Tani për tani, sulmojnë me emër Leka Toton dhe Tomorr Dostin. Këta qënkan mëkatarët e krahut ekstremist, të luftës së klasave në udhëheqjen e PD-së. Duhet sqaruar diçka, PD-ja nuk është parti e ish-të burgosurve politikë. Nuk është parti e ekstremit të djathtë. Në PD militojnë me mijëra ish-të burgosur politikë, por ajo është shumë më e gjërë se kaq, përfshin intelektualë, studentë, punëtorë e fshatarë antikomunistë, që pa qenë në burgje kanë ndjerë shtypjen e komunizimit dhe po e gjejnë veten në demokraci.
Një nga gjetjet më të rëndësishme është mbështetja e PD-së te Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë. PD-ja nuk tërheq për hunde shoqatën dhe as anasjelltas, ato kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe mbështeten te njëra-tjetra. Duhet sqaruar një gjë. Një ish-i burgosur politik real, është njeri i ndershëm, i disiplinuar, është ai që ka pasë privacionet më të mëdha dhe ka pretendimet më të vogla. Ata janë faktor stabiliteti në Shqipëri. Mos harrona se qindra të burgosur politikë, si Leka Toto e Tomorr Dosti shohin përditë rrugës persekutorët e tyre, hetues, prokurorë, gjykatës, punonjës të Sigurimit të Shteti dhe të tjerë hafije, që iu kanë nxirë jetën dhe kthejnë kokën me neveri në anën tjetër, por kurrë nuk ju shkon mendja për hakmarrje personale. Të jeni të bindur se një i burgosur politik as fal, as harron, por ka një çështje më të rëndësishme se hakmarrja: ajo është çështja e demokracisë në Shqipëri. I burgosuri politik nuk ka pse merret me ata që i persekutuan, me ata le të merret drejtësia.
Qysh me 3 janar 1991, në mitingun themelues të PD-së në Shkodër, unë kam deklaruar qartë: Ne jemi një popull i vogël prej tre milionësh, mjaft janë veshur nëna me të zeza nga komunizmi, nuk ka pse të vazhdohet më kështu, të tjera nëna të vishen me të zeza. Ku ju ka mbet’ hatri persekutorëve, që thërrasin e bërtasin nga brenda dhe jashtë PD-së? A mos pretendojnë t’i përkëdhelim e t’i puthim?! Ata duhet të ecin kokëulur për krimet që kanë bërë dhe të mos marrin zemër nga butësia e sistemit demokratik. Ne jemi dhe do të jemi parti e qendrës së djathtë.
Sa për autorët e mocionit do të thoja vetëm këtë: ne patëm fat që u treguam të durueshëm. Kjo i plasi ata. U shfaqën me radhë njëri pas tjetrit sipas shkallës së durimit dhe duke qenë veç e veç e vranë veten. Ata patën edhe një fatkeqësi tjetër, shtypi i komunistëve i ndihmoi më tepër se sa duhet, duke i demaskuar ata, sepse ishin vegël e tyre përçarëse e PD-së. Nuk ka nevojë të përjashtohen, ata u vetpërjashtuan. Nga e gjithë kjo del një gjë: individi jashtë Partisë Demokratike nuk është asgjë. Le të provojnë këta heronj a i mbledhin dot 100 mijë njerëz në shesh dhe që bërtasin “liri, demokraci”. Ata jashtë PD-së nuk mbledhin dot as dhjetëmijë, as një mijë. Ata do të jenë disa qindra dhe të një partie tjetër. Te ajo parti le të futen ata, pra mocionistët.
Ridvan Peshkëpia: E vetmja gjë, që unë nuk mund të duroja brenda PD-së ishte pikërisht të shkelja parimet e mia. Dhe kjo është arsyeja, pse unë u bëra pjesë e hartimit të mocionit. Asnjëherë nuk kam shkruar në asnjë media kundër PD-së, përveçse në RD. Kam diskutuar brenda forumeve të partisë për problemet që më kanë shqetësuar, por e vetmja gjë, që më bëri të renditem në ata që nënshkruan mocionin dhe për këtë jam krenar, është pikërisht kjo: cënimi i demokracisë… (ndërpritet nga vërshëllimat e disa pjesëmarrësve nga salla).
E them me bindje, se analiza e këtij mocioni do ta ndihmojë PD-në të evidentojë problematikën brenda saj dhe të zgjidhë atë… Jam mësuar me fërshëllimat dhe kundërshtitë, apo ndërprerjen e fjalës qysh në mbledhjen e këshillit kombëtar, kur zoti Berisha e ndërpreu Arben Imamin me pretendimin, se e kishte dëgjuar mocionin nga socialkomunistët… Por, jam i bindur të nderuar zotërinj, se qëndrimet komuniste janë pikërisht tek ato, që po mbahen ndaj mocionit.
Sali Berisha: Të nderuar delegatë të konferencës së jashtëzakonshme të Partisë Demokratike! Kjo konferencë mblidhet në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Mblidhet në një moment kur Partia Demokratike me kurajon e saj, parimet demokratike, me vendosmërinë e idealeve demokratike që ajo përfaqëson, të mbarë shqiptarëve në botë, ka përfunduar reformën ekonomike, e cila do të çojë Shqipërinë e sigurt drejt iniciativës së tregut të lirë. Janë pikërisht programet që përgatiti qeveria e zotit Meksi, program, që u hartua qysh në ditët e para të ekzistencës së qeverisë, ai, i cili i rriti vlerat Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe i siguroi Shqipërisë një përkrahje të fuqishme, sa asnjë vend tjetër i Evropës Juglindore. Shqipëria ka marrë pesë herë më shumë për frymë ndihmë nga vendet e Perëndimit në krahasim me vendet e Evropës Lindore.
Në rrugën e saj të demokracisë Shqipëria, ju garantoj se do të jetë faktor stabiliteti në Ballkan e më gjerë. Po natyrisht reforma është e dhimbshme, reforma është e rëndësishme dhe kërkon sakrifica. Por, kam kënaqësinë t’ju them se shumica e shqiptarëve po shohin se frutet e saj janë të ëmbla, por skarificat janë të hidhura… (jep disa shifra për të dhënat ekonomike dhe disa rezultate në reforma)
Reforma ka ecur e do të ecë në rrugën e demokracisë, por ka një pjesë që përpiqet çdo ditë e më shumë ta deformojnë, ta sulmojnë. Përpiqen çdo ditë që reforma të pengohet. Po çfarë përfaqësojnë këta? Këta përfaqësojnë linjën e ekstremit të majtë. Mos mendoni se socialistët e vërtetë e pengojnë reformën. Socialistë të vërtetë ka në të gjithë Evropën dhe ajo është demokratike. Në shqipëri ka socialistë të vërtetë, që e duan reformën dhe bashkë me këta socialistë të vërtetë do të ecë Shqipëria demokratike.
Por gjatë fushatës së zgjedhjeve të 22 marsit ishte një fushatë e shfrenuar antidemokratike, një fushatë e shfrenuar antikombëtare, marksiste-leniniste, e përqendruar në krye të PS-së. Kjo linjë marskiste-leniniste e ekstremit të majtë ka në qendër të filozofisë së tyre luftën kundër të përndjekurve politikë. Kurrë ndonjëherë nuk kam menduar t’i përkas një partie ekstremiste.
Kurrë ndonjëherë nuk kam menduar, se Partia Demokratike do t’i përkasë një ekstremi të djathtë. Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë, e mbështetur mbi parimet demokratike dhe s’ka asgjë të përbashkët me ekstremin e djathtë. Ekstremistë janë ata, të cilët janë kundër të burgosurve politikë, që pengojnë reformat, që janë në mbështetje të politikës komuniste. Këta të moderuar hipokritë dhe kameleonë, këta janë ekstremistë të majtë. Morali i tyre është marksizëm-leninizmi, morali i tyre është e shkuara e zezë dhe ata s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.
Se këta të moderuar, që dolën sot me këto teza të moderacionit, janë ata që i treguan Skraparit telat me gjemba, janë ata sharlatanë, që pasi i thurrën ekonomisë socialiste lavde e stërlavde mashtrojnë qytetarët duke iu thënë, se po të isha unë në qeveri, buka do të ishte gjashtë lekë. Unë i them këtij pseudoekonomisti, të më thotë këtu në konferencë, po tregu botëror dhe çmimi i grurit në botë? Stimul për grurin si do ta realizonte, në qoftë se bukën do ta shiste gjashtë lekë, qytetari shqiptar sa do ta blinte grurin? Këta pseudointelektualë, që nuk përfaqësojnë asgjë për inteligjencën shqiptare, e cila nuk preferonte të pinte një kafe me ta, sepse në shumë raste kishte frikë t’ju afrohej. Këta shfrytëzuan demokracinë për të demostruar karakterin e tyre pervers, lidhjet e tyre të errëta në të shkuarën, shpirtin e tyre karrierist. Zoti i ndihmoftë, sepse ata janë gati të sakrifikojnë çdo gjë, edhe ato që janë për njerzit më të shenjtat, vetëm për hir të karrierës politike.
Askush nuk do t’i cënojë, përsa kohë është Parti Demokratike, vetëm në rastet kur cënojnë Kushtetutën dhe merren me korrupsionin. Unë ju ftoj ju të mbrojmë reformën, sepse mbrojtja e saj është mbrojtje e demokracisë. Unë kurkujt s’mund t’i heq të drejtën të kritokojë reformën dhe presidentin, të kritikojë qeverinë dhe minisrtrat, por reforma ka gjetur një mbështetje ndërkombëtare dhe ata që e kundërshtojnë reformën le ta vazhdojnë këtë si një luftë klasash në nivel ndërkombëtar, siç e bënë në zgjedhjet e 22 marsit, siç vazhdojnë ta bëjnë sot e kësaj dite.
Këta janë një grup pseudointelektualësh, të cilët i lejojnë vetes një fjalor ordiner. Dhe unë dua t’i them artistit Imami, që fyerja që i ka bërë deputetëve është e pafalshme dhe ta dijë mirë, se ai nuk është i denjë për këtë sallë, nuk është i denjë për grupin e deputetëve.
Së fundi, dua të shprehem për mocionin. E kam thënë që atë ditë, që mocioni është platformë e ekstremizimit të majtë, e përpunuar me kujdes nga persekutorët e popullit shqiptar. Të nderuar zotërinj, sot dhe asnjëherë, nuk do t’ju quajë kush armiq. Nuk do t’ju quajë njeri tradhëtar. Personalisht, këto dy nocione i rezervoj në kokën time për raste tepër të jashtëzakonshme. Sot po ju them, ju shkoni në partinë tuaj, e gëzofshi përgjithmonë. S’keni punë me ne.
Më pas vijojnë disa diskutantë nga salla.
(Në vazhdim)
Mos bre burr, kush e ka shkruajtur kete artikull?.Kur ta lesoje SALIQENI do magjepset dhe do te thote, ah sikur te vinte dhe njeher viti 1992.
Qe ne fillimet e saj PD-ja Brenda vetvetes kishte shum kontradikta
antagoniste. Vetkuptohet se Ujqerit nuk mundet dot te jetojn bashkarisht ne nje vathe me delet..Kushdo qe I referohet sado pak
krijimit te PD-es jam me se I sigurte se Pik ????? do te jen te pakufizuara..
Kam qënë në atë konference. Ishte nje surrogato e terezitur nga Sali Berisha. ?
Se lexoni fjalimet e Uranit, Pjetrit e Sali Qenit, do tu lutesha te lexoni fjalimet e Enver Hoxhes. Eshte e habitshme çfare ngjashmerie? E habitshme sa te drejte kam pasur ne kete kohe qe Sali Qenin e kam konsideruar vazhduesin me te denjte te Enver Hoxhes. Ne fjalimet e ketyre Maskarenjeve shihet qarte “lufta e klasave”, “pabesia komuniste”, “fjalori i vrazhde i Enverit kunder kundershtarit”, “metodat komuniste te perjashtimit”, “lidhjet e errta me imperializmin e … komunizmin” etj etj.
Lexoni me vemendje Pjeter Arbnorin, e ketu do tu beja nje pytje ish-te persekutuarve. Sa denoncime kane bere te burgosurit politike per krimet komuniste? Se ka pasur krime duhet te kete edhe denoncime eshte elementare, se nuk ka denoncime do te thote se nuk ka pasur krime. Krim do te thote “nje akt kunder personit, prones e shtetit, qe KPP e ka parashikuar te tille”. Sipas Kushtetutes Socialiste te 1976, “askush nuk mund te denohet per nje krim qe ne momentin e kryerjes nuk parashikohej si i tille” kete fraze e kam lexuar ne te pakten dhjete Kushtetuta perendimore e boterore dhe Karta e OKB e 1948 dhe jo vetem ne Kushtetuten Socialiste. Po kjo Kushtetute njeh te drejten e qytetarit qe “askush nuk mund te denohet pa u degjuar me pare arsyet”. PD-istet e Sali QENI e shkelen edhe kushtetuten e Komunisteve, nuk i njohen edhe keto te drejta.