“Ramizi mori drejtimin e Partisë pa vdekur Enveri. Nexhmija u kujdes që vdekja e tij të bëhej publike të nesërmen”

18 Shtator 2014, 11:03Dossier TEMA

Enver Hoxha ka hequr dorë nga drejtimi i partisë disa muaj para se të vdiste, madje më herët.

Në shënimet e tij në ditar, zyrtari i lartë i kabinetit të diktatorit, Haxhi Kroi shkruan se kreu i regjimit, qysh pas goditjes nga ishemia cerebrale, në shkurt të vitit 1984, mbeti një mysafir i rrallë në zyrën në KQ.

Ai shkruan në ditarin e publikuar nga Panorama se detyrat në aparatin e KQ i jepte Ramizi pas konsultimit me Enverin.

Zyrtari besnik i shtetit, që ka shërbyer 40 vite në zyrën e tij, shpjegon me detaje rolin e veçantë që ka luajtur Nexhmije Hoxha, e cila siç shkruan Kroi, arrin deri aty sa të flasë në emër të të shoqit jo thjesht për çështje rutinë, por edhe për probleme të rëndësishme shtetërore.

“I dërgova shokut Enver dy materiale që do të diskutohen në mbledhjen e Byrosë Politike. Tani ato ia lexon shoqja Nexhmije. Fakti që ia dërgojmë, tregon se shoku Enver është në gjendje që t’ju japë mendimet e veta shokëve që kanë nevojë për ndihmën e tij.

Me qëndrimin e shokut Enver në shtëpi, shoku Ramiz dhe shokët e tjerë kryesorë, po udhëheqin të gjithë jetën e vendit, pasi veç ndihmës së shokut Enver për çështjet kryesore, kanë edhe përvojën e tyre të madhe si udhëheqës Partie e shteti”, shkruan Kroi.

Ai rrëfen se lajmi për vdekjen e Hoxhës është bërë publik vetëm të nesërmen në mëngjes.

“Në orën O7:00 isha në zyrë. Për orë të tëra nuk më bëhej të lexoja diçka.

Paraditja iku kështu me tension dhe ankth. Pasdite u ktheva përsëri në zyrë. Në orën 16:30 më telefonoi shoku Piro Kondi dhe më tha se me të gjithë shokët e sektorit do të na takonte shoku Ramiz. U thashë edhe shokëve.

Të tre rrinim në heshtje dhe nuk i thonim gjë njëri- tjetrit, por ndjenim se diçka seroze po na priste.

Pas pak erdhi shoku Ramiz në zyrën time dhe na dha lajmin e tmerrshëm, se qysh dje shoku Enver ishte në gjendje shumë të rëndë, aq të rëndë theksoi ai, saqë organizmi nuk vepron, ai jeton vetëm me aparatura”, shkruan ai, teksa rrëfen se Ramizi i ka këshilluar të bëheshin të fortë.

Ai rrëfen se pas mesnatës së 11 prillit, në orën 2:40 ishte njoftuar nga Sulo Gradeci që të shkonte në shtëpinë e Enverit.

“Pas shokut Spiro, hyra dhe unë.

Shoqja Nexhmije e lodhur dhe e drobitur nga dhembja e thellë dhe lodhja e madhe, sidomos këtyre ditëve të fundit, priste te dera dhe më dha dorën.

E përqafova si shoqen, si motrën time.

“Na la Enveri shoku Haxhi, me të cilin ti kalove një jetë të tërë”, më tha ajo. M’u shkrep të qarët, por e mbajta veten”, shkruan Kroi teksa rrëfen se të nesërmen në orën 07:00 u mblodh aparati i KQ dhe u dha lajmi i kobshëm dhe në orën 12:00 Radio Tirana dha komunikatën e KQ, që u dëgjua në heshtje në të gjithë vendin.

6 komente në ““Ramizi mori drejtimin e Partisë pa vdekur Enveri. Nexhmija u kujdes që vdekja e tij të bëhej publike të nesërmen””

  1. Tironci says:

    Po gjithe atyre nenave qe e kane marre se djalit te tyre i eshte dhene nje plumb mbas koke, a thua se i kane shpetuar lotet valle?.
    Enveri as ato nuk i linte te qanin femijet e tyre.
    Ate dite qe morem lajmin, nuk e di por se cna u perhap nje shprese ne shpirt, nje ndjenje e cuditeshme, na u duk se amerika ishte me afer, ishin afruar kufinjte.
    Cuditerisht edhe cunat e tirones nuk ziheshin me, me njeri tjetrin, por i flisnin e pershendeteshin sikur te ishin shoke lagjie.
    Vdekja e dulles solli per ato dite shpresen e madhe per te pare boten.

  2. Salamandra says:

    Dhimbjet e nenave nuk pushojne akoma nga lotet dhe sot o Tiranc gjate 24vjet demokraci i shikojme i degjojme kurr te rinjte shqiptar ka dhene jeten pa asnje vyrtyt te paralizuar nga droga korrupsioni krriminaliteti prostitucioni dhe varferis ekstreme Kjo eshte demokracia qe enderuam per nje jete me te mir me lot dhe me halle qe pervec urrejtje nuk pame demokraci

  3. dardhari says:

    Sikur Demokracine ta kishin sjelle Demokratet e vertete dhe jo Sekretaret e Partise dhe kelyshat e Nexhmijes dhe Kurves plake Ramiz Alija atehere as nje gje e peshtire nuk do ndodhte ne kete vend qe u shkaterua nga heronjte si Azemi nga Ekonomiste si Pashko dhe Ruli.
    dhe per me shume nuk do linim te tregoje kujtimet e saj me Dullen ajo Znja e Zeze.
    Po tani kemi tjeter Zonje qe ben bamiresi per te ndihmuar Zenin dhe Giten

  4. mbreti says:

    Haxhi ti hengre e pive rehate si udheheqsit e shtetit
    por shoket i harrove
    Jeton apo jo haxhiu.sidoqofte komunistve i jetojn veprat
    ata vdesin ne kem e askush nuk i merr vesh
    Po nexhi spo thote asgjee per vrasjet e oficerave madhore te gjith atyre gjnralve te Bac enverite.

  5. ipa besi says:

    Ramizi ska drejtuar partin
    Por partin e Pushtetin i drejtonte Naxhija me rito injorantin
    bile nuk e pyten fare rameizi-ramen kur pushkatuan grupin e gasper curcise por nexhua me rrito markon firmuan pushkatimi para se te vdiste evr biroja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje