Ing.Ahmet Ҫollaku
Ai burrë serioz, veshur me një kostum të errët, nxitonte në dimër, në verë, herë për në zyrë për në puse. Ramadani ishte drejtor I Drejtorisë për shpimet e puseve të naftës dhe gazit po edhe studjues, ai studionte teknologjinë e shpimeve të puseve dhe lëngjet larse, parametrat që përcaktoheshin nga Institute Teknollogjik i Patosit. Tani këtij institucioni nuk do ti gjeni as muret. Lëngu larës I pusit është gjaku I puseve të naftës. Edhe puset preken nga Diabeti, prandaj janë në kontroll të rrepët. Njohja e veprimit të këtij solucioni (të parametrave fizik dhe kimik) në bashkëveprimin me ndërtimi litologjik të shtresave të nëntokës, është mjaftë e rëndësishëmë, pamvarsisht se në ballë luftën e bënë dalta me diamant dhe hekuri. Fontanat si përbindësha rrinë e përgjojnë poshtë, ndër kohë qe ҫensura komuniste bënë sofizma apo farsa në shesh të pusit me fjalët partia, klasa punëtore, naftëtarët, flete-rrufe, teknokratë, sabotatorë, e më the e të thashë…
Ai studjonte natën dhe aplikonte ditën, kështu me punë hekurash dhe solucionesh gjeti metoda origjinale per të kapercyer nderlikimet gjeologjike. Ka shkenca që merren me llafe, llallalla dhe shkenca konkrete. Ai ishte pjellë I shkencave konkrete. Problemet e nëntokës tek ne kanë specifika e veta, ndryshe nga bota, arsyeton ai. Kjo meritë I takon Prof. Ramadanit, sepse ai pasururoi teknologjinë e shpimeve shqipatre. Edhe tani, pas shumë vitesh, ai lutet, “Do të isha shumë I lumtur të më jepej mundësia që këto studime ti vija ne zbatim… Unë mendoj dhe ëndërroj për naftën. Unë dëshiroj që kjo pasuri, të shërbëjë për lumturinë e begatinë tonë…” Po kabashët nuk e dëgjojnë.
Në vitin 1975 partia e shkarkoi nga gjithë detyrat dhe e ҫoi per riedukim (!?), duke I hequr të drejtën e profesionit, titujt shekncor, atë të botimit, po nuk e divorcoj dot nga puna dhe nga gruaja e tij e shënjtë, Nezihaja! Prof. Ramadani është një personalitet I kompletuar, simpatik dhe I dhëmbshëm. Feniks. I vetëmi! Ai nuk shtiret, sikurse bëjmë ne të gjithë. Sado që shteti hesht dhe nuk shkruan, ai më shumë shënjëtohet si njeri, si specialist dhe si atdhetar… Cili është atdhetarë më shumë se Prof. Ramadan Perhati?!
Ai shkruan dhe boton libra. Në një letër që më drejton më thotë : “…Po ju shkruaj duke ia diktuar këto rreshta nipit tim Mesed Bajraktarit se ju e dini se unë kam vite nuk shoh për të shkruar…”
Ne jetuam bashkë mjaftë kohë në qytetin e Fierit dhe Patosit të cilët I ruajmë dhe I kuijtojmë me dhëmbje, por ne u pamë shumë pak, kalimthi, jo më shumë se tre-katër herë. Unë në sizmik, ai ne shpim, ai shumë larte, unë në oborrin dhe borderon e shefave. Jemi këmbyer ne rrugë apo pranë dyerëve të ndërmarrjeve. Prof. Ramadani ka zënë një vend dinjitoz në elitën e naftës shqiptare, ai është një ortek I madh I kompletuar në sajë të pasionit të tij vigan. Ai ka moral të lartë, është I thjeshtë, prandaj kështu magjishëm ka zunë vend në naftën shqiptare, shtyllë mermeri që zorë se e rrëzon dikush. Ramadani pikoi nga një krahinë shqiptare e pastër që kërkon qëndresë, që ka uri per dije, jo për tym duhani, apo hashash rrugësh…
Po cili qëlloi mbi Ramadanin? Cili? Pyesni të gjithë ata që ishin afër me novatorin e madh, specialistin Ramadan Perhatin, a do tu thonë gjë?! Ata rrufjanë-sharmë shtiren të ngrirë. Pa dyshim mbi të qëlloi politika moniste nëpërrmjetë cinizmit tonë shqiptarë. U qëllua urtësia dhe ndershëmëria, u godit një statijë qelqi. Po ai nuk u thye! Ai i di cilët e qëlluan po ai hesht, sepse është shënjëtor, ai I njeh të gjithë ata që e qëlluan, ata janë këtu rrotull konvertuar në demokratë, që sot shtiren gjoja se e duan shumë Danen. Si vetë shteti ynë edhe ata janë në kolaps. Skuadra e kukusklanëve nuk mundet të fsheh hipokrizinë, koha i stazhonon më, ata kanë erë të keqe, ata vrasin edhe sot, më qëllojnë mua, ty, atë atje larg… Kishte shumë nga ata që e kishin frikë Ramandanin, se ata nuk donin që ai te ngjtej latë, se po të ngjitej lartë, do tu zinte vëndin, prandaj e piketuan dhe e qëlluan me ideologji. Ideologjia është më keq se plumbi! Atëhere njerzit e mirë ngacmoheshin dhe qelloheshin me fjalë, cinikët dhe istruktorët bënin kërdinë sepse ishte koha e tyre. Sharmë. Në socializëm karrierizmi patetik dhe partiak digjte vlerat profesionale dhe shoqërore, ishte një lumë nënujor që ujiste shefat. Këtë kod e mbante ne sirtarë edhe ai drejtori im korofillak I cili tani shëtit rrigeve të Athinës me pensionin e majmë Shqiptaro-Grek.
Prof. Ramadaani shkruan libra per naften. Libri tij “Një jetë për arin e zi”, shkruar tani së fundi është një libër original, libër shkencor, ku ndërthuren formulat dhe novatorizmi krijue I një shkencëtari real. Në këtë libër nuk derdhen bojrat per humor, aty vizatohen kollona dhe dalta, jepen koeficienta teknik, libri ne fakt është një patentë që nënkupton vlera të mëdha ekonomik. Ka shumë skolastikë që nuk thonë asgjë për naftën tone. Cinizmi shqipatrë është biologjik, apo diҫka më shumë. Meskinët duan ta ngrijnë dhe ta lënë në heshtur Ramadanin, këtë skofiar të shënjtë. Por nafta dhe puset jane dëshmitarë të përjetshëm të punës së tij…
Ramadani ishte aplikativ, ai ndërthurte teorinë me praktikën, puna e tij është nëpër fushat dhe kodrat e naftës, puset e naftës jane pemët e tij. Ai punoi, studjoje, krikoi, ndihmoi, udhezoi, përqafoi, ai I donte njerzit, dikur në rini mendonte të behej shkrimtarë. Ata pseudo shkencëtare që kishte dikur afër, rritur në hijen e tij, tani mezi thone dy fjalë të vetëme. Janë ata të cilët e qelluan në ato mbledhje partije dhe analizash. Ai u dënua kot, me loje fjalësh, jo nga njerëz anonim, por real. Njëri nga ata ishte ai saldatori që u bë ideolog. Nje gomar. Me pas Ramadanin e ҫuan për riedukim nëpër parcelat e kopshtit te tij të naftës, po dinjiteti iu ndez si një fontanë e larte nafte që përhap dritë. Ai ka dhënë disa intervista, pra, ka pasur rastin të shfryjë kundër armiqëvë të tij, po ai nuk e bënë këtë, ai nuk përmend emëra, nuk kërkon hakmarrje, ai është shënjëtor.
Prof. Ramadani Perhati është dekoruar shtatë herë, ai mban disa Urdhëra dhe Ҫmime Republike. Po kalon të tëtëdhjëtat. Rrudhat nuk I shtohen nga mosha, por kur shikon si gremiset nafta jonë, kjo pasuri shqipatre e pa rinovuesheme. Prof. Ramadan Perhati, nënkupton një fond teorok dhe praktik më vehte, unik në vlera të mëdha monetare kombëtare, po kush do të ia dijë në Shqipëri? Asnjë! Shqiptarët turren të gjykojnë Fullanë, apo një ndeshje fotbolli, po kurrë ҫfarë bëhet me vajgurin shqiptare. Koha nuk ndryshon thote nje I urtë, ndryshojmë ne. Po si I bëhet puna që këto qeveri që ndryshojnë për ditë nuk kujtohen për Prof. Dr. Ramadan Perhatin, për shënjëtorin e fundit të naftës shqiptare atje në qytetin e Shkodrës? Ata të djeshmit e vranë Profesorin, dhe sot fshihen, këta të soҫmit e mbulojnë me heshtje. Po, zakonisht, shënjëtorët flasin me heshtje! Seneka thote, “ Të jetosh do të thotë të jesh I dobishëm për të tjerët”. Kjo I takon Prof Dr. Ramadani Perhatit.
Falenderoj ing Ahmetin qe solli ne kujtesen e shqiptareve e sidomos te atyre qe kane dedikuar jeten e tyre ne fushen e gjeologjise dhe minierave prof Ramadanin.Desha te shtoj vetem se profesori ka nje nip qe me devocionin e tij vazhdon te kontribuoje ne minieren e Bulqizes akoma edhe sot kur shoket e tij jane shperndare ne gjithe cepat e botes.Nderim per AGIM PERHATIN ing dhe shokun e pazvendesueshem!
Nderime mikut dhe shokut tim te punes.Eshte shume i drejte shkrimi dhe vlresimi qe i benet.K Am punuar me at nga viti 1962deri me1971 ne ndermarjen*shpim-kerkiminr1)neish q.stalin(Kucove)
Shkrim brilant i Ing.Ahmet Collakut, njohe personalisht ing Ahmetin,por njohe po edhe Prof.Ramadan Perhatin dhe kame punuar me te.
kjo kaste si prof.Ramadani ka qene me te vertete ajka dhe truri i naftetareve shqiptare,kjo kaste e coi prodhimin e naftes ne shqiperi deri ne 3600 ton/24 ore ne ate kohe, ndersa sote nuk dihet nese ka apo nuk ka nje invetar real te puseve qe jane shpuar nga prof Ramadani,por jan turrur kompani te huaja kush te rrembei dhe te pasurohet me shpejt dhe me shume nga gjaku i nentokes shqiptare.
te lumte ahmet.andon melo
Shkrimi eshte shume i goditur, por fati i Ramadan Perhatit, eshte i ngjashem me ate te shume specialisteve qe punuan ne gjeologjine shqiptare ne kohen e monizmit dhe pak me pas.
Me ndryshimet qe ndodhen drejt ekonomise se tregut- ne kontratat qe shteti shqiptar (i pa pervoje) qe bente me kompanite e huaja, perkatesisht ato te naftes, nuk kerkonte qe nje perqindje e specialisteve dhe puntoreve te kualifikuar te ishin shqiptare, dhe ky ishte nje gabim kolosal.
Ne rastin konkret- ato qe di, me siguri nje pervoje e pallogaritshme
Z. Perhati, sepse mbeshtetet ne te dhenat e pervojen e mijra shpimeve te kryer per naft dhe gaz, nuk ka pse i boton, sepse te interesuarit sot jane vetem kompanite e huaja te naftes qe punojne ne Shqiperi. Pra ato i marrin me 5 dollare/cmimi i librit.
Cfare po ben Bankers- po shpon puse horizontale, te pjerret dhe vertikal per te marre dhe pikat me te fundit te naftes ne vendburimin e Patos-Marinzes, me i madhi ne kontinentin Evropjan.Pra ato qe ka bere Z. Perhati.
A e dini sa jane fitimet ditore? shumzo me shume se 20 000 ton/dit me 100 dollar amerikan/ton. Ne fakt me shume se 2 milion dollar ne dite.
Dhe akoma ata nuk pranojne qe investimet e kryera keto vite, jane shlyer nga fitimet e bera?! Ketu hun mungesa e kontrollit financiar te shtetit per arsye te ndryshme.
Cfare mund te beje Z. Perhati? Nese konstatohet qe kjo kompani p.sh. zbaton metoda te shpimit per te cilat ai personalisht apo shteti shqiptar/instituti i naftes- Albpetroli i kane zbatuar me pare- per te cilat ka shkrime dhe Buletin i Shkencave Gjeologjike, te kerkoj/kerkojne te drejtat e autorit deri ne qindarke.
Sa nuk eshte von, Albetroli/shteti te kerkojne rishikimin e kontratave, per pjesmarrje te detyrushme te specialisteve te afte shqiptare per tu punesuar ne kete kompani.
Mund te thuhet, se edhe ato kompani qe aktualisht punojne ne zbulim ne nafte ne Shqiperi, kane nivel gjeologjik/shkencor nen mediokerr.
Nuk dua te them, qe ne total ne vitet 80-90 ka qene nivel i larte, sepse dhe ata kane patur shume difekte per shkak te koncepteve te shkolles sovjetike, por gjithsesi, u krijua/filloi te krijohej nje pervoje shqitare, qe u keput ne mes. Edhe demokracia nuk sherbeu per mire.
Lufte dhe perpjekje te perditshme dhe jo sehirllek, sepse keto te fundit perkthen ne konformizem dhe kenaqsi per ata qe bejne miliona per dite me pasurit e shtetit shqiptar, dhe shqiptarevet u mbeten vetem zgavrat mjedisore pas largimit te tyre (dhe termetet e perditshme). Per kujtese, Bankers ka dhe Kucoven dhe do te vazhdoje te pakten dhe 30 vjet?
Cduhet te bejen specialistet shqiptare te vjeter apo ata qe diplomohen? te bejne sehir apo te shkojne kamarier ne emigracon dhe tu tregojne botes si fitojne te huajt ne vendin e shqipeve?
Kam punuar me prof. Ramadanin ne zonen e Kallmit ne dimrin e 1977-es,deri me sote nuk kame njohur njeri me korrekt dhe te urte se ai por dhe nje specialiste i rralle qe ka vite qe i mungone sektorit te naftes.Me respekte dhe jete te gjate profesore Ramadani.H.B.
Ing A.collaku urimet mete mira per guximin,ndershmerin dhe njerzillekun qe po vazhdon te tregosh per njerez siRamadan Perhati ,Un ne vitet 1946 kam qene bashke me te ne Shkollen ushtarake Skenderbej dhe me kujtohet si njeri shume i dashur dhe intelegjent
Lufter ke plotesishte te drejte, Ky Ahmeti ka qene dhe eshte nje person me te meta”disorder”. Asnje nuk e kishte ne liste as per shok as per profesionin qe pretendon se ishte. Per Z. Perhati me vjen keq qe shkruan nje njeri si Ahmeti. R.Perhati ishte nje nder specialistet e zote qe ka patur industria e naftes dhe njeri i nderuar.
Perdorimi i gjuhes “korofillak” per shoket e tij eshte nje tregues i qarte i gjendjes jo normale te ketij Ahmet zshv’se. Po te pyes une o Ahmet: “Kush te paguan ty qe e bene Vendlindjen e ish drejtorit te Sizmikes Greke?” Nuk ka lidhje fare shkrimi per Z. Perhati me ate fjalor per shoket edhe kur nuk ke respekt ose ke dicka personale me personin qe permend. C’lidhje ka artikulli me ish drejtorin e Sizmikes? Z. Lufter i ka bere nje analize shume te qarte artikullit te psikopatit Ahmet. Gazeta duhet te dije se kush eshte personi qe shkruan para se sa te botoj artikkujt e tij.
Me respekt per lexuesit dhe komentuesit.
Ish specialist i ndermarjes se sizmikes (njohes i Ahmetit)
Ermali Gjinari
US
Ore Guri, e nje Ahmetin apo flet perralla? Lufteri ka te drejte, Ahmetin e njoh shume mire se kemi punuar ne nje ndermarje per njezet vjet. Eshte person me te meta mendore. Merrte rrogen kot. Mererrej me zshv-te dhe asgje tjeter. Me vjen keq qe shkruan ai per Z.Perhati qe ishte nder specialistet e nderuar te naftes dhe i pa prekur nga regjimi i atehershem.
Mos beni komente kur nuk e njihni personin qe shkruan i hallakatur , ku ngaterron dhe bene lemsh esencen e asaj qe ka ka dashur te beje per Z. Perhati.
Sic eshte thene artikulli ka qendrime denigruese per specialistet naftetare bashkepunetor te Ramadanit qe jo vetem e paskan denuar atehere por dhe tani vazhdojne te mbajne qendrim jo te mire kundrejte Ramadanit,te cileve nuk i permend emrat.Pse nuk i permend emrat,kjo do te ishte pozitive per heroin e Lavdishem(eshte pak te thuash se si paraqitet ketu, Ainshtaini nuk eshte gje),te dilte qarte se keto i dha Ramadani apo i sajoi Collaku,pasi eshte e qarte se drejtorin e sismikes si korofillak eshte krijese e perseritur e Collakut.Ramadani nga Macukulli eshte bashkekrijues i ketij artikulli si denigrimin e specialisteve te tjere si dhe ka pranuar tjetersimin e kombesise te drejtorit te sismikes te cilin e njeh shume mire se dikur kane punuar ne nje drejtori.Ramadani qe kur lindi ne Macukull me pak diell ka kerkuar vazhdimishte lavderim,ai te vleresohesh dhe te tjeret te denigroheshin,me kundershtit nuk ka dal kurr balle per balle por ne prapaskene duke perdorur masha te tjera si dhe ka qene servil i lindur prej te ciles e pesoi.Ramadani po te ishte i drejte duhet ta kish kundershtuar kete permbajtje te ketij artikulli nese nuk ishte dakord por ai eshte njeshe me Collakun.Filipi ruan te drejten e procedimit.Degjoni me vemendje vleresimet e specialisti sismik Ermal gjnari.
Une jam takuar disa here me te nderuarin Ramadan,ne Shkoder dhe me ka treguar edhe historite e shkollimit jashte edhe ,punen dhe perpjkjetper naften ,ndeshkimin e padrejte,perpjekjet deri ne fund per pasurite e Shqiperise.Ai dhe vellai i tij i ndjeri Ademi jane nga nerzit me te shquar qe ka nxjerre zona e tij e kater grykeve te Dibres.Une kam ndjekur ne histori me zhrmues,se cfare pasjoni ka ai per naften dhe Atdheun,nuk jam specialist i kesaj fushe jam mik i tij i njoh edhe inxhnjer Agimin shume i nderuar ,nje pershendetje per ate qe ka shkruar dhe per debatet une se njoh ate dhe nuk paragjykoj njeri,do deshiroja qe me 3 miljon nafte qe prodhon keshtu flitet Shqiperia ne vit afersisht nje ton per njeri cmimi te mos qe 2000 lek te vjetra per makinat tona,per kete lufton Ramadani per vajzen per femijen e vajzes per gjithe brezat jo per vete ,nderim Ramadanit nderim te gjithe inxhnjereve te nderuar te naftes dhe gazit
qe shkruhet per njerez qe kane punuar e sakrifikuar per naften shqiptare eshte nje gje e mire.artikulli mund te shkruhej edhe me mire duke nxjerre vlerat njerzore ne lidhje me tere shoqerine.asnje ne nafte nuk mer dot meritat e te gjitheve ato jane kolektive me te miret ishin ne krye.nje nga keta ishte dhe ramadani te cilin e kam njohur dhe e kam patur drejtor drejtorie te shpimeve.luftari ka te drejte .shkodreanet kan nje parim qe ndaj te huajit shfaqin vetem vetit e mira njerzit nepermjet atyre mbijetojne ne kohera.ramadani ishte nje prej atyre njerzve te mire e te zote.
krenohem me mikun tone te shenjt,shkencetar i nderuar,njeri i perkryer,studjus i thelle ne eleminimin e avarive,jo vetem ne miqt qe e cmojme por dhe nje element i rralle per Dibren dhe nuk e ekzagjeroj te them per kombin.I uroj jete te gjate dhe pleqeri te mbare.