‘Partia e Arbenëve’ dhe uzurpatorët e tribunave

17 Dhjetor 2014, 19:30Dossier TEMA
‘Partia e Arbenëve’ dhe uzurpatorët e tribunave

Nga Arben Meçaj

Nuk do të desha të riktheja çështjen e 8 Dhjetorit ‘90, nëse në skenë nuk do të ridilte përsëri rishikimi i kësaj çështje nga opinionisti Fevziu.

Fevziu e mbylli tematikën e ngjarjeve te Dhjetorit ’90 me një emision në datën 8Dhjetor, dhe iu rikthye (nuk e di se përse, nëse do t’i referohemi faktit se zakonisht Fevziu i ka”shterues” emisionet e veta veçanërisht për zhvillime e ngjarje historike), në një kohë tepër tëshkurtër, më datën 14 dhjetor.

Në panel Imami, Zogaj, Zheji dhe Bushati.

Imami e Zogaj kanë folur në këtë periudhë 23-vjecare në çdo Dhjetor. Zogaj ka shkruar dhe një Libër mbi këto ngjarje, por ky edicion ‘Opinioni’ kishte dicka të vecantë, të pa trajtuar asnjëherë as në emisionin shterues dhe plot emocion të datës 8 dhjetor: Pështjellimet mbi debatin e të vërtetave të pa zbardhura mbi zhvillimet në datat 8-11 dhjetor ’90 .

Dy Teza që krijojnë pështjellim

Teza e Pare: Demokracia Shqiptare e Dhjetorit ’90 ishte problem debati filozofik, dhe jo çështje e shtruar për zgjidhje imediate. Demokracia Shqiptare duhej të ishte demokraci eNegociuarapo eImponuar, kjo ishte çështja, pjesa tjetër e aktit ishte thjesht një vepër artistike e vënë në skenën e madhe të shoqërisë shqiptare, e kuruar me kujdes nga Partia e Punes, e dirigjuar me mjeshtëri nga Sigurimi i Shtetit, e luajtur me mjeshtëri nga aktorët në Skene , Studentët e 8-11 Dhjetorit.

E turpshme.

Demokracia Shqiptare,e materializuar me Pluralizmin e fituar nga Lëvizja Studentore ishte një fitore e mrekullueshme e Studenteve Shqiptarë, e si e tillë ajo meriton vetëm piedestal dhe asnjë diskutim të mëtejshëm. Fitimtarët nuk gjykohen.

E të tillë ishin Studentët e 8-11Dhjetorit ’90.

Teza e Dyte ishte dhe teza që më ngacmoi, dhe që gjykoj se ka interes për sqarim apo debat ishte ajo e deklaruar nga një prej protagonistëve kryesorë të dhjetorit ’90 Imamit se Historia e Dhjetorit duhet parëe ndarë në dy faza:

Ditët e 8-11 Dhjetor. Për këtë fazë paneli pati opsionet e veta. Për të qënë i sinqertë si person aktiv dhe njohës i mjaft skutave të kohës, nuk jam dakort me mjaft teza të artikuluara ne këtë emision ‘Opinioni’. Ne opinionin tim tashmë të azhornuar me zhvillime historike të kohës dhe të periudhës 23-vjeçare , momenti kohor 8-11 dhjetor përfaqëson një REVOLUCION Historik ne Shqipëri.

Ky proces qoftë i aluduar si lëvizje me kontribut të sigurimit të shtetit apo Ramizit, qoftë dhe ashtu siishte vërtet në
opinionin tim
, pa këtë kontributiniciues apo protektor tëkëtyre strukturave, shënoizhvillimin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërise se Re, fillimin epluralizmit shqiptar. Ky pluralizëm është fitore që historia shqiptare do ta kujtojë në shekuj. Bashkë me të, qytetaria shqiptare do te kujtojë me krenari dhe ata Studentë idealistë, të mencur, patriotë dhe trima që i hapën rrugën zhvillimit të pakthyeshëm të Shqipërisë evropiane.

Ditët pas darkës se 11 dhjetorit, si një nga ngjarjet më të dyshimta në fillesat e veta (emërimin e Komisionit Nismëtar te PD ), por akoma më të kontestuarat në dinamikën e ngjarjeve në 23 viteve demokraci. Në këndvështrimin tim, darka e 11 Dhjetorit dhe zhvillimet post kësaj darke përbëjnëmomentin historik kur POLITIKA rrëmbeu fitoren, e përvetësoi dhe personalizoi protagonizmin eLëvizjes së Dhjetorit.

Në këtë emision askush nuk mori kurajon të përgjigjej për pyetjen (ndoshta që vetë emisioni kërkonte tëlatonte):

Si ndryshoi dinamika historike e ngjarjeve në një darkë të vetmetë atij 11 dhjetori të vitit 1990, nga Revolucion Demokratik ne POLITIKE?

Gjithsesi shpreh bindjen se Shqipëria nuk bën përjashtim nga rregulli universal i përbotshëm:Revolucionet i bëjnë revolucionarët , por i përvetësojnë Politikanët (në fakt në këtë fabul thuhet “maskarenjtë”) .

E në këtë emision, kjo Fabul u mbrojt me konsekuencë nga pjesa “Nismëtare e PD (Imami e Zogaj),Kjo teze u deklarua e pastërpër herë të parë në historinë e demokracisë Shqiptare.

Po! Në darkën e 11 dhjetorit, vetëm një orë pasi u kthyem nga Ramizi dhe kur në shesh qytetarët e Tiranës festonin këtë fitore historike, “POLITIKANET” u mblodhën (apo i mblodhën) në korridoret e një Godine të Qytetit Studenti dhe nga ky korridor shpallen : Neser ne Shqipëri fillon POLITIKA. Revolucioni Idealist PERFUNDOI. Idealistët ne Shtëpi. Politikanët në Tribuna.

Por edhe në këtë emision , për këta “POLITIKANË, që për 23 vjet ishin cilësuar si themelues e siDhjetorista apo ku ta di (duhet parë dhe libri i ZOGAJT) , askush nuk shpjegoi , rrëfeu apo dha përgjigje: NGA DOLEN?

Një eveniment që flet shumë

Këtë 8 dhjetor përvjetori i “fazës së parë 8-11 dhjetor ’90“ u përkujtua me një Forum i quajtur FORUM I HAPUR Drejt LIRISE. Nëse i referohemi tezës së mbrojtur me konseguencë në emisionin e Opinion ky Forum përkujtonte “fazën e parë 8-11 dhjetor 90 “. “ Faza e dytë u festua me protagonist të vetëm Kryetarin e Opozitës Shqiptare z. BASHA .

E në këtë Forum , protagonistët e ngjarjeve ata Studentë Heronj nuk i pa njeri në Tribunë. Në të ishinvetem Ata POLITIKANËT e darkës së 11 Dhjetorit 90 ,apo Uzurpatorët e 8 dhjetorit 1990. Foto flet më shumë se çdo koment.

Shiheni Panelin. A shihni ndonje protagonist të 8-11 dhjetorit 1990? Asnjë. Jo, është Beslimi më duketnë qoshe, dhe Imami. Në qendër Berisha.

I nderuar miku im Imami. Në këtë Forum a kishit parasysh se 8 -11 dhjetorin , apo darkën e 11 dhjetoritdhe me tej. Në
tribun
ë, dhe SOT në 2014,si dhe 23 vjet me rradhë , duket se nuk ishte RINIA e Idealizmit, Ajo tëcilës i përkiste kjo ditë. Por fatkeqësisht dhe Sot nëTribunën festive apo përkujtimore nuk ishteLëvizja idealiste e Studentëve, protagonistët e saj ( të njohur me emër e mbiemër ) por ishit Ju POLITIKA.

Në fakt në emision ishe i sinqertë . Në darkën e 11 Dhjetorit Revolucioni u transformua për 15 minuta në POLITIKË.

Të nderuar Politikanë të Darkes se 11 Dhjetorit . Kini 23 vjet që në çdo Dhjetor jini kujtuar vetëm tëprodhoni protagonizma të gënjeshterta 

I nderuar miku im Imami. Berisha është prurje e Darkës se 11 dhjetorit, e asaj nate të Korridorit te errët te historisë Shqiptare. Ky apel dhe për mikun tim Selami. Dhe ti Njeri i Mirë, nuk duhej të ishe në atëpanel. Ju duhej të kishit vendin tuaj në tribunë “ne krye të këndit” në 13 Dhjetor, në festën e përvjetorit të PD, të asaj krijese që (sipas emisionit dhe tezës suaj) ligjëroi POLITIKËNsi instrument legjitim për të okupuar e përvetësuar Dhjetorin 90.

Do të desha në emision të zbardhnit Korridorin e natës së 11 dhjetorit . Por dëgjova Zogajn qëcuditërisht “ pasi kishte konsultuar udhëzuar dhe dirigjuar Sudentët “, pas kthimit tonë nga Ramizi kishte filluar të grumbullonte “intelektualët “ që të themelonin PD e datës 12 dhjetor.

Nga ky emision zbardha dhe enigmën time më të madhe 23 vjeçare : Kush i grumbulloi njerëzit nëkorrdorin e Godines 13 ( apo 15,flitet për Godinën përballë, djathtas Mensës se Re ku u improvizua tribuna nga ku u shpall themelimi i PD). Sinqerisht nuk e prisja të tillë. Ishte dhe një enigmë që sinqerisht më kishte munduar prej kohësh.

Miku im , tashmë , pas këtij emisioni mësova përfundimisht se Kryesia Nismëtare e PD ( pjesë dhe anëtar i së cilës kam qenë dhe unë ,duan apo nuk duan “Historianët” e Themelimittë PD ), ajo e cila ne natën e 11 dhjetorit revolucionin e 8-11 dhjetorit e transformoi per 15 minuta ne POLITIKË ishteprodukt i joti Arben IMAMI. E me ketë më zgjidhen dhe shumë dilema të mëvonshme.

Fillimisht njërën: Nuk do ta bëjmë PD-në parti të Benave!

atë kohë si padashje Kryesia Nismëtare e PD pati si anëtarë të saj Arben IMAMI. Arben DEMET. Arben SULA, Arben LIKA. Arben BROZI, dhe unë Arben MECAJ. Fati i tyre politik dihet dhe nuk ka nevojë për diskutim të mëtejshëm. /pol.al/

12 komente në “‘Partia e Arbenëve’ dhe uzurpatorët e tribunave”

  1. Pipi says:

    Thirreni, more, edhe kete Arben Mecajn ne keta pervjetore, se plasi ky.

    1. 007 says:

      Se therasin se ka qene spiun, pseudonimi Mitralieri

  2. gorezi says:

    E gjithe ajo periudhe apo ngjarje ,eshte trukimi I Ramiz Alise mbi historine.Eshte ALIBIA qe I dha ai vetes per te ndryshuar pushtetin nga PPSH te Sigurimi I Shtetit.

  3. Faqe Zi says:

    I vetmi Arben i vertete ka qene Arben Lika. Broci ka qene djale i mrekullueshem e fjale respekti per Mecajn, por ketu i lepin menderen Selamit, Imamit, e kushedi cfare …mamit…

  4. piellarg says:

    Demokracia shqiptare e vitit 90 ishte problem filozofik???????? Sokrati do t ishte ndier shum i fyem!!! O tempra o mores!

  5. zambaku says:

    Nje tufe me zambake
    Nje parti me torollake.
    Shkrim realist.
    Studentet e dhjetorit duhet te pranojne qe ramizi e kishte pranuar pluralizmin ne pleniumin e dhjete me dujet. Mbi nje vit perpara.
    Ramizi hapi ambasadat gjashte muaj me pare.
    KisHte ndoshta qysh pas vdekjes se enverit qe ramizi nuk denonte njeri per agjitacion e propagande, por ne fakt agjente te ramizit e nxisnin agjitacionin ne popyll.
    Kudo ne qendra pune shaheshe hapur regjimi nga njerez te ramizit. Tani qe I kujtoj ishin veriore.
    Studentet dhe levizja e tyre ishin sibkofini pas te te vjelit.
    Ne ate kohe cdo gje kishte mbaruar. Njerezit shkonin e vinin ne itali.
    Ne qytetin studenti te zgjedhur nga ramizi vetem do ndahej torta.
    Te gjithe rrotull tortes ishin veriore, besnike te ramizit me luge ne brez.

    1. StudentiAtehershem says:

      @zambaku – jam pjeserisht dakort
      Une jam nje Student i 90es dhe e deklaroj me bindje dhe fakte se Ramizi kishte filluar ndryshimin dhe nuk e kishte te lehte sepse behej fjale per ndryshim pa gjak.
      Kurse sa per ngrenien e tortes ne qytetin studenti … pak para ngjarjeve te dhjetorit, u hap fjala se do behej nje proteste madheshtore kunder sistemit ne tirane. Llafi hapej atehere po aq shpejt sa interneti sot dhe te gjithe e morren lajmin.
      2 dite para dates se caktuar, jane bere mbledhje te drejtuara nga mesues dhe te besuar ne Universitetin e Tiranes,ne cdo klase pa perjashtim, per te “njohur” organizuesit e kesaj proteste !! Protesta si perfundim nuk u be.
      Une nuk jam i mireditur, por cka shkruajta e kam perjetuar vete dhe them se llogjika tregon pjesen tjeter

  6. Njerezit e Dosjes says:

    O Ben, kaq vite qe ben po keto muhabete,
    dhe pastaj bje qetesia, heshtesh edhe ti, dhe ia filloni serish, dikur…

    E degjove Benin tjeter, Ben Imamin, kur po vriste mendjen se cilin prej “klasave te permbysura” kishin ftuar ne Nismetaret e Dhjetorit, dhe duket se nuk po i kujtohej as edhe nje per bè, por nderhyri ne ate moment Prech Zogaj dhe i tha:
    “Mua me zgjodhen nga te persektuarit dhe te pushkatuarit, mua…”
    “TY…?!”, e pyeti Beni i Imameve qe si biografi ishte nga e kunderta e Rruges se Barrikadave, por ato dite, nuk kishin pasur nge te pyesnin nga vinte Prec Zogaj biografikisht!!!

    Deri aty biseda rridhte bukur, Tur Zhej bente hajgare me dy demokratikasit dhe u mek fare se qeshuri, kukuriste, kur Ben Imami rrefente me sinqeritet se i kishin hapur syte se mos ne dergaten per tek Ramizi hynte ndonje nga ata te panjohurit,,,(dmth biografizinjte, dmth ata qe mund te flisnin ndryshe nga zerigjori…!); aq me mire kur Andi Bushati kishte dale shkoqur ne mbrojtje te te Permbysurve ne kohen e Bushatllinjve, aq e larget dukej ajo kohe, tani qe i erdhi koha te refisionoheshin biografite e viteve ’90! E kush kishte nge me te merrej me biografite e Kamunistave, ata vetem ndonje foto mbanin ne dore tani, dhe aq, me ta talleshin te gjithe, edhe Rama, edhe Meta madje, jo me Berisha qe kishte tashme nje cerek shekulli qe thoshte parapasqyres: Une jam demokrat, une jam antikomunist, une nuk kam qene kurre kamunist…!

    Por kur Prechi i shkrete, pohoi serish, duke tundur koken: “Po or po, mua me kishin nga te persektuarit…”, dhe uli kryet si i turperuar, qe mbase vertete kishte qene prej klasave te permbysura, por ishte i vetmi qe kishte Vete-Hapur Dosjen e Tij, dhe tashme dihej si Njeriu i Dosjes…

    Me erdhi gjynah edhe mua, o Ben, po si nuk gjeten nje tjeter kend ata te organizimit te debateve tek Opinioni: nuk gjeten dot nje njeri tjeter qe ate dite kur po diskutohej qenia e tere PD-se me Dosje, ata kishin derguar ta mbronte nje njeri me dosje…!

    Por kur shoku ramiz, ndjese paste ne emer te demokratikeve qe buk kane qene te presektuar prej tij, as prej Enverionos, i u gjend perballe, dukej se e njihte vleren aktoriale te Ben (Imamit) dhe e sugjeroi te Ecnin vete tere Benët dhe tere Blendet dhe tere …

  7. Shqiperia mjere says:

    Z.Mecaj ke shume te drejte me cfare diskuton ne kete artikull. Levizja e dhjetorit nuk erdhi nga populli por nga frika e Ramizit se mos pesonte si ne Rumani. Keshtu ai zgjodhi te zgjedhurit e tij shumices ua njihte dhe familjet dhe u dha gjoja mundesine te krijonin nje organizate qe sigurisht do e kontrollonte ai me sigurimin e shtetit dhe do ju jepte liri aq sa interesat e tij te mos prekeshin.
    Te gjithe ata doktore e pedagoge te asaj kohe qe shkuan te Ramizi ishin femije qe kishin studiuar ne dege te privilegjuara si rezultat i pasjes se prinderve te tyre ne pozita qe u dhane mundesi femijeve te tyre te zgjidhni deget e desheruara. Ata te gjithe vijne nga familje komuniste se te perndjekurve e te persekutuarve nuk ju jepej e drejta studimore dhe dege te privilegjuara. Keta njerez shfrytezuan rastin qe ju dha qe te beheshin dikush dhe te merrnin pushtetin me vone sic e morren dhe po e gezojne dhe sot por nuk bene asgje per parimet qe mundohen te na shesin tani neper emisionet e Fevziut.
    Ne emisionin e Fevziut doli shume qarte kush qe vertete dhe si lindi levizja e dhjetorit. Z. Bushati dhe Zheji ishin shume te sakte dhe shume te qarte ne ato cfare shtjelluan dhe me shume te drejte ndersa Zogaj dhe Imami perpiqeshin te mbulonin diellin me shoshe sic u intereson te dyve.Populli nuk eshte me nje turme por ka arritur te shohe dhe te dalloje cilet jeni ju Zogaj dhe Imami dhe kush ishte axhenda juaj e vertet. Ju te gjithe donit thelen e pushtetit ,privlegjet e tij por asnjehere nuk punuat per demokracine e vertete dhe popullin qe ju besoj. Kete e dini mire se ckeni bere dhe mbajeni ne ndergjegjen tuaj ,por nje gje ta dini nuk ka me budallenj. Populli eshte me i zgjuar sec mund ta mendoni. Me te drejte tha Zoti Bushati ku ishin te burgosurit politik ne ate delegacion,ku ishin disidentet,Ku ishin te perndjekurit ,ata qe vuanin nen ate rregjim????!!!!! Rastesira keto nuk na e merr mendja.Te perkedhelurit kishim ne krye bijte e tyre na udheheqin dhe sot zevendes kryetaret e komiteveve te rretheve bashkepunetore te rregjimit te kaluar sahanlepiresit e partise se shkuar ata qe prisnin te aderonin ne partine e Ramizit, keto ishin perfaqesuesit e popullit ne ate levizje.E turpshme shume ah populli i mjere kush e ka udhehequr. E ashtuquajtura partia demokratike e ka demtuar kete vend me gjithe zagaret hajdutet te mesuar nga rregjimi i me parshem me shume se dhe rregjimi komunist dhe e dini pse sepse shumica e tyre rridhnin nga ato dyer e familje dhe ishin mesuar me privilegje dhe i vazhduan me tej ato praktika.Lutemi o Zot shpetoje ate vend nga ujqerit qe zihen per pushtet.Ju te ashtuquajturit demokrate na keni vene fytren ne balte dhe ju vetem jeni pergjegjesit per gjendjen ku ndodhemi. Ky eshte realitei tragjik i vendit tone te mrekullueshem me udheheqes deshtak si juve qe ju eshte trashur qafa nga te mirat e po pelcisni kur populli nuk nxjerr fundin e muajit me buke.

  8. Albann says:

    Qumeshti zjen e del ajka.”Ziene” studentet po ajke nxorren te derguarin e presidentit:Saliun.Ky eshte thelbi I gjithe levizjes.Zieu qumshti e nxori ajke corbe…Demokracia ne Shqiperi erdhi kur presidenti I shqiperise shkoi ne USA e u fal ne kishe.U hap me boten,u hap me fene…Ai qe sinjali qe ne jemi gati per ndryshimin.NA NDIHMONI.
    Studentet u perdoren si fasade. Sot kuptohet qe ndihen ligsht qe rrezikuan koken dhe mesojne se qene pjese e nje teatri te improvizuar..ku shperthen dhuna e s ka viktima.Si ka mundesi qe asnje komunist I terbuar s mori automatikun dhe te hapte zjarr mbi demostruesit.U be nje demonstrate kunder qeverise demokratike Berisha dhe u vrane 4 vete.U be demonstrate kunder rregjimit me totalitar ne bote dhe …s ndodh asgje.Paradox.

    Studentet e dhjetorit tashme e dine qe simbolikisht sollen demokracine,realisht qene tapeti ku do kalonte Berisha.

  9. Marku says:

    Kam mendimin se z.Mece eshte objektiv dhe i sakte ne ato qe shkruan,nuk hyn tek ata njerez qe shprehen mirenjohjen per Presidentin,Heroin e Luftes nacionalclirimtare dhe pas tre muajsh e futen ne burg ne shenje “mirenjohjeje”! Se dyti,mendoj se ajo ide qe percon z.Mece ne kete shkrim duhet vleresuar dhe respektuar,pra pavaresisht se kush hipen tribunave,kush e pervetesoi e kush e shperdoroi levizjen e studenteve,ata ishin dhe mbeten revolucionare idealiste qe meritojne respektin e shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje