Pas nëntë ditë luftimesh të ashpra afër kampit, një heshtje e pazakontë mbërtheu një seksion të Auschwitzit, aty ku Eva Mozes Kor, atëherë 10 vjeç, ishte fshehur me motrën e saj binjake, Miriamin.
Heshtja u thye në orët e pasdites.
“Një grua vrapoi në barakën tonë duke bërtitur: Jemi të lirë, jemi të lirë, jemi të lirë. Ishte e mrekullueshme, tingëllonte për mrekulli”, thotë Kor për Radion Evropa e Lirë.
Vetëm gjysmë ore më vonë, më 27 janar 1945, Eva Mozes Kor përpara vetes kishte “një turmë të madhe njerëzish, të veshur në mushama të bardha”.
“Qeshnin që të gjithë”, thotë ajo.
“Dhe për mua pjesa më e rëndësishme ishte se nuk u ngjanin nazistëve fare. Vrapuam drejt tyre. Na dhanë çokollata, biskota dhe përqafime. Kjo ishte shija ime e parë e lirisë”.
Zonja Kor, sot është 80 vjeç Ajo dhe e motra ishin në mesin e rreth 7,000 të burgosurve të liruar nga kampi famëkeq i përqëndrimit, me ndihmën e Ushtrisë së Kuqe, 70 vite më parë.
Ditën e lirimit, në orët e mbrëmjes, Kor rikujton si ushtarët sovjetikë erdhën në barakën e saj, duke pirë vodkë dhe duke vallëzuar me këngë ruse.
Dy-tre ditë më vonë, ata u rikthyen duke bartur me vete kamera masive dhe me një kërkesë të çuditshme: ata kërkuan nga fëmijët që të veshin sërish uniformat e kampit dhe inskenojnë një marshim përreth tij.
Jo të gjithë u pajtuan të vishen me uniformat famëkeqe, por duke qenë se ishte janar dhe ftohtë, zonja Kor i thotë së motrës se duhet të ruhen nga i ftohti dhe të veshin sipër rrobave edhe uniformat.
“Ishim krejtësisht vetëm”
Eva dhe Miriami kishin arritur në Auschwitz me të ëmën, babanë dhe dy motra më të mëdha, në maj të vitit 1944, pasi kishin kaluar katër ditë me mijëra hebrenj të tjerë në një geto në rajonin e Transilvanisë në Rumani.
Kjo ishte hera e fundit që binjaket patën kontakt me familjen, e cila u zhduk në turmë.
“Mamaja kishte zgjatur duart në dëshpërtim dhe përpiqej të na mbante, ndërkohë që gjermanët e tërhiqnin prapa. Nuk e pata rastin as t’i them lamtumirë, por atëherë nuk e kisha kuptuar se kjo do të ishte hera e fundit që do ta shihja”, thotë zonja Kor.
Binjaket nuk arritën të kuptonin kurrë se çfarë në të vërtetë ndodhi me prindërit dhe motrat.
“Nuk pranova të vdes”
Vajzat iu bashkuan rreth 1,500 binjakëve të tjerë, të cilët iu nënshtruan eksperimenteve mjekësore në Auschwitz, nën mbikqyrjen e mjekut famëkeq nazist, Josef Mengele, veprimet e tmerrshme të të cilit bënë që të njihet me nofkën “Engjëlli i Vdekjes”.
Binjakët iu nënshtruan ekzaminimeve torturuese, injeksioneve, dhe eksperimenteve tjera gjenetike, por për dallim nga shumica, Eva dhe Miriami nuk vdiqën.
Evës iu dha një injeksion dhe pas këtij eksperimenti, mjekët në kamp e kishin mbajtur nën vëzhgim, në pritje të diçkaje për të ndodhur. Ajo madje kujton fjalët e Mengeles…
“Duke qeshur me sarkazëm, ai tha: ‘Sa keq, aq e re, dhe ka vetëm dy javë jetë’. E dija se kishtë të drejtë, por unë refuzova të vdes dhe bëra një zotim në heshtje, për t’ia dëshmuar doctor Mengeles se e kishte gabim. Do të mbijetoj dhe do të ribashkohem me motrën”.
“Fëmijëria e humbur”
Pas çlirimit të kampit, motrat u vunë nën kujdesin e murgeshave vendëse, të cilat vazhdimisht u ofronin vajzave lodra.
“Në një farë mënyre, për mua kjo ishte fyese, sepse ato nuk kuptonin se ne nuk ishim më fëmijë dhe unë nuk isha në gjendje të luaja me lodra. Jam e sigurt se përpiqeshin për më të mirën, por vërtetë nuk e kuptonin se çfarë kishim përjetuar ne, në moshën 11 vjeçare”.
“Kurrë nuk kam luajtur me lodra më. Fëmijëria ime kishte humbur përgjithmonë në Auschwitz”, thotë zonja Kor.
Të dyja motrat kane emigruar në Izrael në vitin 1950 dhe vetëm atëherë, Eva kujton se ka qenë në gjendje të fle gjumë për herë të parë.
Të dyja, kanë ndërtuar karrierë, janë martuar dhe kanë fëmijë.
Eva jeton në Shtetet e Bashkuara, së bashku me të shoqin amerikan, kurse Miriami ka ndërruar jetë në vitin 1993, për shkak të problemeve shëndetësore me veshkët, për të cilat Eva fajëson eksperimentet e doktor Mengeles.
Vite pas vdekjes së Miriamit, Eva ndërmorri një rrugë të re të çlirimit: atë të faljes së torturuesve të saj nazistë.
Në vitin 1995, ndërkohë që bota shënonte 5 vjetorin e çlirimit të Auschwitzit, zonja Kor kishte arritur të marrë një letër-dëshmi nga një mjek nazist, Hans Muench, të cilit i kishte kërkuar të detajonte horroret e shkaktuara në kamp.
E kishin munduar shumë idetë e disa revizionistëve se ishin hebrenjtë ata që e kishin sajuar Holokaustin dhe donte një dëshmi të një torturuesi për të vërtetuar historinë e saj, por letra pati një efekt tjetër te ajo…e ndihmoi të falte nazistët.
Deklarata e saj pati nxitur reagime dhe kundërthënie marrë parasyshë përmasat e krimeve gjatë Holokaustit.
“Ajo çfarë zbulova në atë rast, kishte të bënte me mua. Zbulova se kam fuqinë për të falur. Askush nuk mund të ta japë atë fuqi dhe askush nuk ta heqë dot. Ishte e imja dhe mund ta shfrytëzoja sit ë doja”, thotë zonja Kor.
Falja, thotë ajo, e ka çliruar “nga e kaluara tragjike, nga Auschwitzi dhe nga Mengele”.
Shalom.
Gezoj nje rrespekt te veçante per popullin heroik hebre.Kame lexuar shume libra dedikuar hebrenjeve ,dhe gjithnje me shkojne lot per ato njerez te pafajshem te masakruar barbarisht nga nazistet.Mbijetesa e hebrenjeve ka treguar se jane nje Komb i forte,e i zgjuar qe meritojne rrespekt.U preheshin ne paqe shpirtrat e viktimave te nazi-fashizmit
Te njejtin fat kemi pasur dhe ne Shqiptaret nder shekuj por kemi triumfuar.Zoti i ndihmon viktimat.Poshte nazi-fashistet.
Pse urrehen çifutet?? Sepse nji pjese e njerezve i kane SMIRE.SMIRA asht burimi i çdo te keqe ne bote. Kto jane te mirat qi populli çifut, nji grusht njerezish ne krahasim me popujt e botes,i kane prû njerezimit:
“…At least 194 Jews and people of half- or three-quarters-Jewish ancestry have been awarded the Nobel Prize,1 accounting for 23% of all individual recipients worldwide between 1901 and 2014, and constituting 36% of all US recipients2 during the same period.3 In the scientific research fields of Chemistry, Economics, Physics, and Physiology/Medicine, the corresponding world and US percentages are 27% and 39%, respectively. Among women laureates in the four research fields, the Jewish percentages (world and US) are 35% and 50%, respectively. Of organizations awarded the Nobel Peace Prize, 23% were founded principally by Jews or by people of half-Jewish descent. Since the turn of the century (i.e., since the year 2000), Jews have been awarded 27% of all Nobel Prizes and 29% of those in the scientific research fields. (Jews currently make up approximately 0.2% of the world’s population and 2% of the US population.)
Chemistry (36 prize winners, 21% of world total, 32% of US total)
Economics (29 prize winners, 39% of world total, 50% of US total)
Literature (14 prize winners, 13% of world total, 27% of US total)
Peace (9 prize winners, 9% of world total, 10% of US total)4
Physics (51 prize winners, 26% of world total, 37% of US total)
Physiology or Medicine (55 prize winners, 27% of world total, 39% of US total)
See also related data on:
Jewish Recipients of the Kyoto Prize (25% of recipients)
Jewish Recipients of the Wolf Foundation Prize (34% of recipients)
Jewish Recipients of the US National Medal of Science (38% of recipients)
Jewish Recipients of the Grande Médaille of the French Academy of Sciences (50% of recipients)
Jews Elected to Foreign Membership in the British Royal Society, 1901-Present (27% of total, 38% of current Foreign Members)
Jews Among the Creators of History’s Greatest Lifesaving Medical & Scientific Advances (estimated 2.8 billion lives saved)…”
Ambelsina ne fund: çifutnit i kane dhane botes “peshtjeshin” mâ te çmuem, çifutin Jezus Krisht. Nuk e mbajten per vedi, por ja dhane botes, qi bota te jetojne prej fjaleve te tija.
Todah, banim Israel!