– Cili është mendimi juaj për hapjen e dosjeve?
– Në Shqipëri kur flitet për dosjet nënkuptohet gjithmonë dokumentimi i aktivitetit të spiunëve të Sigurimit. Kurse ato janë një pjesë e krimit që kreu regjimi komunist ndaj popullit shqiptar. Sipas mësimeve të çekistëve sovjetikë dhe udbashëve jugosllavë, edhe në vëndin tonë u ngrit dhe veproi një sistem i tërë strukturash që me dhunë dhe terror do të mbante të nënshtruar nje popull të tërë. Pra, për të filluar, në bazë të dokumentave që egzistojnë, duhet bërë publike se si dhe kush filloi ngritjen e strukturave të atij sistemi që nga qendra e deri në degët poshtë. Kush kanë qënë individët dhe ç’kanë bërë, në renditje kronollogjike që nga fillimi? Të publikohet se ku dhe si merrej informacioni në bazë, duke filluar me organizatat bazë të partisë që kishin kontigjentin potent, mbështetur në faktin që një nga dhjetë cilësitë e komunistit ishte “vigjilenca revolucionare”. Të vazhdohet me informatorët gjysmë të punësuar që futeshin në ambiente, ku kish grumbuj njerëzish si në kafenera, radhë dhe autobuzë, për të përgjuar se çfarë thuhej. E në fund, me bashkëpunëtorët ose spiunët që ishin detyruar të spiunonin individë të ndryshëm si rrjedhim i një presioni kërcënues të egër, në ndonjë rast edhe barbar, por gjithmonë mbi njerëz të thyeshëm. Pra, në se vërtet duam ta pastrojmë duke e dekomunistizuar shoqërinë shqiptare, duhet bërë e njohur publikisht veprimtaria gati gjysmëshekullore e atij sistemi kriminal.
– Mendimi juaj se si ndërthuret dekomunistizimi me dosjet e Sigurimit?
– Denazifikimi në Gjermani u bë me prerje kirurgjikale, sepse Gjermania u pushtua me luftë. U dënua jo vetëm krimi nazist, por edhe kriminelët nazistë. Ndërsa komunizmi u vetshkërmoq, u kthyen xhaketat dhe sigurisht ata që bënë këtë gjë nuk mund të vetdënoheshin. Pra dekomunistizimi u bë dhe po bëhet me vetpastrim, gjë që kërkon kohë të gjatë dhe u jep mundësi xhaketakthyesve të ripërtëriten. Kështu që edhe tek ne janë paraqitur projekt-ligje në të kaluarën edhe sot që, jo vetëm nuk dënojnë kriminelët më të egër të të gjithë ish vëndeve komuniste, por duke e ngritur vetëm fare pak “petën e lakrorit”, synojnë që vetpastrimin ta shtyjnë sa më gjatë në kohë.
– A mendoni se hapja e dosjeve do të ketë pasoja të rënda sociale si hakmarrje, prishje familjesh etj?
– Këtë zhurmë e kanë bërë ata që nuk duan hapjen e dosjeve jo vetëm për të fshehur ndonjë prapësi të tyren, por edhe për të bërë presion tek të tjerët. Shtresa e nacionalizmit nuk ka menduar kurrë për vetgjyqësi, sepse mbi mllefin e urrejtjen në shpirtin e tyre qëndronte dashuria për vëndin. Ata prisnin e presin ende qe drejtësinë ta bëjë shteti shqiptar me ligjet e tij. Ato familje, ku pjestarët kanë spiunuar njëri-tjetrin, janë më se të prishura, janë të kalbura. Nuk pashë në asnjë rast që individëve që mbanin në duar portete të diktatorit në mitingje t’u dilnin përballë pasardhës të komandantëve e komisarëve që ai i pushkatoi në masë, t’ua hiqnin portretet nga duart për t’i shkelur me këmbë.
– Eshtë folur shumë për ndërhyrje tek dosjet nga qeveritë që kanë pasuar njëra-tjetrën gjatë këtyre 24 viteve. Mendimi juaj?
– Duke nënkuptuar gjithmonë me fjalën “dosjet” spiunët e Sigurimit, Blendi Fevziu në një nga panelet e tij, tha se sipas të dhënave, për gjatë gjithë periudhës kanë qënë rreth 120.000. Nga vitet 94-95 një miku im, figurë e lartë në qeverinë e kohës, më ka thënë se dosjet u regjistruan në kompjuter dhe dolën rreth 60.000 spiunë. Sot po flitet se do të hapen 4.000 dosje. Të shohim! Unë jam tepër skeptik. Më duket se do veprohet më tepër për të kaluar radhën, ngase jemi i vetmi vënd kandidat për anëtarësim në Europë që s’e ka bërë këtë proces. Të tjerë, gjoja specialistë, thonë se sado që të zhduken, gjurmët mbeten, se dosjet ndërlidhen njëra me tjetrën. Mund të zhdukësh kartelën e X-it, por emit i tij del tek dosja e atij që ka spiunuar. Vetëm për një gjë jam i sigurtë, që hapje publike të të gjithë dokumentave që do të tregonin gjërësinë dhe thellësinë e krimit të atij sistemi të llahtarshëm nuk do te ketë.
– Të përndjekurit politikë kanë kërkuar të jenë palë në këtë proçes, mendimi juaj?
– Eshtë domosdoshmëri që përfaqësuesit e tyre, pra të viktimave të atij krimi, të jetë shumicë në komisionin që do të kryejë atë proces. Nga anët tona ka një thënie që nuk mund të bëhet dasmë pa dhëndrin e nusen.
– Ka zëra që thonë se midis spiunëve të Sigurimit ka shumë nga shtresa e të përndjekurve. Sipas jush, cila është e vërteta?
– Kjo është thënë me synimin djallëzor për të mos i hapur dosjet, se gjoja të gjithë jemi të përlyer! E vërteta është krejt ndryshe. Ta analizojmë! Edhe midis vetë të burgosurve ka pasur spiunë, numuri i të cilëve ndryshoi sipas kohës. Në fillim ishin sa gishtat e dorës, sepse të burgosurit kishin një ideal e bindje politike. Më vonë u shtuan, sepse të burgosurit vinin nga shtresa të ndryshme, për interesa të ndryshme, pa bindje. Kurse jashtë burgut gjëndja ishte kjo: pjesa dërrmuese e popullsisë jetonte në fshat. Pjesëtarët e familjeve të përndjekura ose ishin internuar në qendra të caktuara, ose pjestarë të tyre kishin ikur në qytete ose qendra pune për të humbur në anonimat. Në fshat armiku i përndjekur ishin kulakët, të cilët ishin të izoluar, asnjë nuk hynte e dilte tek ata, askush nuk u fliste. Bile edhe njëri me tjetrin nuk afroheshin. Atëherë cilin do të përgjonin e spiunonin të rekrutuarit e Sigurimit? Vetëm muret e shtëpisë!! Kështu që në fshatin e asaj kohe spiunët nga radhët e të përndjekurve nuk vlenin. Kurse ata me biografi të mirë po. Marrim korpusin e madh të oficerëvë, për rrezikun që mund t’i vinte diktaturës nga ushtarakët për vetë specifikën e tyre. Cili oficer do të shoqërohej e miqësohej me ndonjë armik të përndjekur që ky i fundit ta spiunonte?! Marrim administratën, nëpunësit e së cilës nuk guxonin të shoqëroheshin e jo më të zinin miqësi me ndonjë me biografi te keqe, se rrezikonin vendin e punës. Vetëm në arsim pati ca të rinj nga familjet e përndjekura, të cilët punuan në fshatrat e largëta, ku nuk kishin qejf të degdiseshin ata me biografi të mirë. Kjo vazhdoi deri nga viti 1970 kur i pushuan të gjithë ata lloj mësuesish, për t’i zëvëndësuar me mësues vëndas, nga nxënësit që ata vetë patën përgatitur. Edhe neve që bënim punë krahu ata me biografi të mirë nuk na afroheshin, bile shpesh herë na kujtonin që të mos harronim se kush ishim! Prandaj spiunët nga radhët e të përndjekurve do të jenë në numur të kufizuar, sepse nuk i hynin shumë në punë Sigurimit. Para do kohësh një shkrimtar i përmendur vetdeklaroi se kish punuar për Sigurimin. Tani edhe dy shkrimtarë shumë të njohur po akuzojnë njëri tietrin si spiunë. Asnjëri nga ata nuk ka qënë i përndjekur, përkundrazi të dy kane qënë komunistë!
– Për hapjen e dosjeve janë paraqitur dy projektligje, një nga shoqëria civile nëpërmjet dy deputetëve dhe një nga qeveria. Mendimi juaj?
-Përsa i përket përfaqësueses të shoqërisë civile, zonjës Ballauri, ajo ka konflikt interesi, sepse ati i saj, Robert Ballauri, na ka dalë dëshmitar akuze, (dëshmitar rëndues), në gjyqin tonë! Dhe ajo e di mirë këtë. Projekti i tyre parashikon që vetëm i interesuari mund të shohë dosjen e tij dhe po vdiq ai, ajo mbyllet përgjithmonë. Projekti qeveritar e shtrin këtë të drejtë edhe tek trashëgimtarët e afërt, si biri ose nipi. Veçse të dy projektet më shumë i hermetizojnë dosjet se sa i hapin ato, sepse emri i spiunit fshihet nën inicialet, duke shumëfishuar hamëndjet, dyshimet, duke rënduar edhe më shumë klimën e shoqërisë shqiptare. Kufizime që më shumë mbrojnë spiunët, sikur duan t’ua ruajnë “namuzin”! Qarkullojnë edhe teza të tilla si “në se janë individë të nderuar, me pozitë shoqërore të mirë, nuk kemi të drejtë t’i lëndojmë duke treguar se babai i tyre ka spiunuar e futur në burg shokun ose mikun e tij. Mendimi im është se këta individë duhet ta dijnë se babai i tyre ka bërë një krim, një vrasje, sepse nuk dënohej vetëm viktima që ai spiunonte, por e gjithë familja, ndoshta më gjërë, bile edhe tek ata që nuk kishin lindur ende! Gjithashtu ata duhet ta dijnë se ata sot janë profesorë, doktorë, etj. si rrjedhim I atij krimit të babait të tyre, kurse bijtë e viktimës, ndoshta edhe më të talentuar se ata, kanë ngelur hekurkthyesa, marangozë, muratorë etj, e ndoshta atë fat e jetojnë sot edhe fëmijët e tyre. Eshtë njerëzore të mendosh se kërkimi i faljes prej viktimave të krimit të kryer nga i ati, do t’i bënte të ndjeheshin më të lehtësuar edhe ata vetë. Këta dy projektligje bëjnë sikur i hyjnë problemit, por nuk zgjidhin asgjë. Hapja e plotë e të gjithë dokumentave të asaj strukture kriminale dhe publikimi i tyre pa asnjë kufizim është e vetmja mënyrë për të mbyllur këtë plagë të thellë të shoqërisë sonë.
– Pse po ndahet lustracioni nga dosjet në projektin qeveritar?
– Në fillim të viteve ‘90, kur në vendet e ish regjimeve komuniste filluan të hapeshin dosjet sekrete dhe nuk synohej dënimi i autorëve të krimeve të kryera, për të zbutur revoltën e shtresave të gjëra të shoqërive përkatëse, u procedua që për një farë kohe, sipas vendeve të ndryshme, të inkriminuarit të mos lejoheshin të merrni pjesë në jetën politike shoqërore. Sot pas gati 25 vjetësh, kur vetëm Shqipëria ka ngelur pa e bërë këtë proces, me ligjet, rezolutat mbi të drejtat e individit, interpretimet, etj. është e pamundur të bëhet I saktë spastrimi i mëkatarëve. Ish hetuesa, të shndruar në juristë dhe avokatë i gjen kudo. Njëri grupim politik që ka më shumë nuk e bën për arsye votash, kurse grupimi tjetër ka më pak, por i ka si emblemat e veta. Të rinjtë që po drejtojnë sot këto grupime, sigurisht për interesa të pushtetit të tyre personal, po krijojnë ekipe me të rinj që s’kanë të bëjnë fare me lustracionin e me regjimin e kaluar. Pra synohet që lustracionin ta bëjë koha, por që vazhdon gjatë. Por ka raste që të indinjojnë, të revoltojnë. Dikur si deputete, sot si drejtuese e një emisioni televiziv na del përpara, si për karshillëk, fytyra e Diana Çulit! Çfarë mendojnë kur e shohin atë grua, e bija e Vilsonit dhe djali i Gencit? Sa të lënduar, sa të fyer ndjehen ata? Ajo pamje ua hap atë plagë që nuk do mbyllet kurrë, sepse në duart e saj ata shohin gjakun e baballarëve të tyre! Edhe ajo është vrasëse e dy poetëvë, se me ekspertizën e saj përligji trillimet e akuzat e sajuara të kriminelëve xhahilë të Sigurimit! Mendoj e pres që zonjat fjalëshumë të shoqërisë civile që bëjnë zhurmë për të drejtat e homoseksualëve ose të njerëzve me ngjyrë, të ngrenë zërin në mbrotje të viktimave të diktaturës kriminale. Jeta private e Diana Çulit nuk na intereson, është e lirë të bëjë atë që do, por dalja e saj në ekrane vazhdimisht është fyese, është cfilitëse për fëmijët e poetëve dhe jo vetëm për ta. Për ta mbyllur temën “lustracion” po përdor frazën e fundit që gazetari i shquar Italian Enzo Biagi shkroi në “Lubjankën” e tij “…e për gjithë ato krime askush nuk u gjykua, askush nuk u pendua, askush nuk kërkoi të falur.”
Dhënë për gazetën “Dielli” Nju Jork, dt. 19 janar 2015
Intervistoi: Dalip Greca
Edhe majmuni e kupton ‘se te djeg nen kesule..’..Te pakten une mendoj se hapja e dosjeve,sipas pervojes Europiane, do te diskreditonte ata qe kane 25 vite e mbajne peng vendin , e shkaterruan vodhen e shiten e vrane nen ‘luften kunder komunizmit e spiuneve..’ Megjithate une nuk kam shume besim se do te behet kjo gje qe do ti sherbente vendit!
Enver Hoxha nuk ishte budalla si ky Kirka! Ai leshoi PROMEMORJEN E BYROSE POLITIKE PER SIGURIMIN E SHTETIT ku percaktonte se:
-Nuk duhet te pasranohet informacion nga antaret e PPSH-se,kuadrot,oficeret etj!
Informatoret e Sigurimit te Shtetit te rekrutohen nga radhet e shtresave reaksionare,te burgosurve,internuarve,familjet e spiuneve,diversanteve etj te shteteve te huaja,per arsye se keta persona mund te ishin te BESUESHEM per t’u rrefyer ARMIQTE E PARTISE E TE POPULLIT!!!
Hapini dosjet,por ato qe kane nbetur jane per CIRONKAT,ndersa PESHKAQENEVE u jane zhdukur me kohe!!
Deshmitare te gjalle te permbajtjes se te gjitha dosjeve jane ish punonjesit e SIGURIMIT TE SHTETIT,ndersa per deshmitaret neper gjyqe,gjenden lehte ne dosjet gjyqesore!
Kush ka dhene deshmi te rreme,te dale para gjyqit e te denohet!
KUJDES:
Shumica e deshmitareve jane grate e burratmvellezerit,femijet,kushuronjte,dajat apo xhaxhallaret e te denuarve!!
HAPINI TE PASTROHET SHQIPERIA NJE HERE E MIRE!!!
haaa!!
cfar qyfyresh po na SHOHIN VESHET E PO NA NGJOJN SYT!!!
u gjet edhe nji sebep me u mbajt njerzit me cfar te merren. varjanti i sales :hudh nji fjal dhe gynjoja zihen me njeri tjetrin se pse ,se si,se cfar..!!aahaaaa>>>!!!!!
kjo historija e dosjeve te sigurimit “famkeq komunist” esht shum e thjesht. dosjet jan nje eveniment administrativ. jan pjes materjale e administrates publike. shum e thjesht me u hap e me u pa.
po kush nuk don.,dhe s ka dash der m tash.
ne rradh te par nuk duan te huajt.”boll refugjat shqiptar na can trapin qyteteve tona der m tash. nuk duam me te tjere te na cvijn azileve”! ky esht shkaku. kte mendon perndimi.
tjeter.
“ne si perndim qellimin ton e arritem,lindja u gjunjzu. e c na plas trapi ne se kush ka qen spiuni e kush i spiunumi atje? apo sapo me u krrujt e me haa nji problem tjeter. ne duam me i mbyll ceshtet se boll halle kemi tonat”///
tjeter. “nese na intereso dicka nga dosjet e komunizmit,ne CIA me shoqet e saj,i kemi akseset e hapura nga njerzit tane atje. edhe kurjozitetin tone e nxorrem dhe e pame sesa “i fort” na paska qen sigurimi”! ky esht mentaliteti i agjensive sekrete perndimore. ata kan ne dor vet drejtuesit e shikut dhe cfar kan dasht e kan marr prej tyre.
pse ambasadoret amerikane kan qene “miq” me kryetaret e shikut. per me pi kafe? apo me lujt bilardo!!
jo mor jo,jan “miq” per me marr cfardo lloj informacjoni nga dosjet e sigurimt.
kurse njerzit e thjesht “le t ngrofen n diell”!!!
se kjo bot kurv ka qen e kurv rrotkarakurve do jet.
paret nuk do i ken t gjith,por vec 1 perqind e njerzve.
edhe informacjionet sekrete te dosjeve jo te gjith por vetem emisaret e CIAs dhe zbulimeve te tjera perndimore,
kush beso se demokracija do ti jap te gjithve pare,prona pasuri informacjon te lir … ,kush beso kto prralla osht trap i saju!
demokracija i ka kto gjona,por vetem per nji pakic.
shumica lu bilardo dhe domino..
haa haaa !!!! .. dhe del cdo kater vjet neper mitingje me dy gishtat perpjet si majmunet e pemve te afrikes….haaa haaa aaaaa ahhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa1a1111111111111111111111111sh
he,se harrova!
edhe po u hap ndonji dosje do hapet per ndonji fukara qe s ka perkrahje,qe do ta bejn shembull,dhe do ta diskretitojn si “spiun komunizmi”……
nji gje esht e sigurt.
spiunet.ata qe merrnin ne qaf tjetrin pra.. ata me te ndyret e me te ndyreve pra. qe kan qen shok e miq me ata qe u denuan,ata jan pjes e njerzve me probleme,me prejardhje “te deklasuarish” sic quheshin atehere,
megjithatre gjith kjo zhurm per celje dosjes me ngjan qesharake sepse me kujto ate shprehjen e famshme “mbreti vdiq rroft mbreti!”
kshtu edhe puna e spiunve :”posht spiunet e sigurimit..rroft spiunija”!
sepse mesa po shofim sot spiunija,kjo shpikje e ndyr e njerzimit ,sot esht me e sofistikuar se kurr,dhe ato spiunime qe ka bo sigurimi i atehereshem do duken si lodra ciliminjsh ne krahasim me spiunin qe ju behet sot njerzve.
shikoni sesi pergjohet dhe perndiqen dhe spiunohen sot ata “te droges” pershembull,dhe hajde shaj sigurimin pasandaj ,pse spiunonte e perndiqte njers.
nji pyetje kam per te gjith:
tash qe po debatohet per dosjet e sigurimit dhe lustracjonin po shifet se ne pozite te veshtire jan ish sigurimsat por sidomos ish bashkpuntoret e tyre sekrete. mir.
po kur te legalizohen drognat,heroin kokain hashash(ky esht legalizu ne disa vende), nje proces ky qe do ndodh patjeter sepse njerzit nuk do merren ter kohes duke kap e mbush burgjet me ata qe shesin drog,pra pas nja 20 apo 30-35 vjetesh do fillojn filizat e para te legalizimit te drognave te forta,pra kur te legalizohen ato,si do ta ndjejn veten te gjith hetuesat e antidroges sot,spiunet e antidroges sot,policat e antidroges sot,kur te “hapen dosjet e te persekutuarve te droges”..
impresiv e ??
prit prit se do vij edhe ajo dit!
prandaj “posh spiunija”!!!!
Kirka ia ban qefin vetes duke i dhene nji dore sherbet alibise se dosjeve me kete interviste.
Shenim:
Nji dore sherbet pjese e fjalorit te bojagjinjeve.=Me e ngjyros lehte sa me ia ndrrue bojen,imazhin.
Niko, rri aty ku je, se je mire. E kupton pse.
Shifrat me te cilat luhet, per numrin e bashkepunetoreve te sigurimit, sigurisht nuk jane as 60000 e aq me teper 120000, sic i kane thene Kirkes. Keto jane budallalleqe. Por edhe thuhen me qellim, per te trembur shume njerez.
Padyshim, kjo dihet mire, shumica e tyre jane nga radhet e atyre qe komunizmi u shfarrosi prinder e katandi.
Pas ndryshimit te sistemit ata u futen ne politike e biznes, sepse paten edhe perkrahje te madhe. Disa prej tyre u bene edhe nder i kombit. Nje e beri Moisiu (nje grua) e nje e beri PD, qe aq shume e qau Presidenti i sotem, kur ai vdiq. Qe te dy, si gruaja edhe burri, kane qene deshmitare ne sa e sa denoncime dhe gjyqe politike.
Po te hapen dosjet, une nuk e besoj, por e uroj, do shpetojme edhe nga ca politikane, historiane, shkrimtare, gazetare e opinioniste nga keta te 20 vjeteve te fundit. Do dale se shume nga ata qe i bien gjoksit dhe bertasin per heroizmet e tyre, kane qene…nuk po vazhdoj me.
Dosjet te hapen ne funksion te te mires se vendit dhe kombit. Kuriozitetet nuk i duhen kujt. Nese doni te tilla, shikoni opinionet e Fevziut, aty i keni spiunet, sic i quajne shpesh sot, qe nga drejtuesi e te ata qe dalin cdo nate ne ekran.
Nese duhet te hapen dosje dhe te behen doemos publike, le te hapen dosjet e atyre qe punonin kunder Shqiperise per llogari te sherbimeve greke e jugosllave, por edhe sherbimeve te tjera te huaja. Keta nuk kane qene per demokracine ne vendin tone, apo jo?