Duke lexuar librin “Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare” (botim i Universitetit të Tiranës – Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Vëll. I: 1879-1908, përgatitur për shtyp nga Zihni Haskaj, Tiranë, 1971) hasa në një artikull të shkruar nga Lap Martallozi me titull: “Si qeveriset Shqipëria”. Artikulli është botuar fillimisht në të përkohshmen “Drita” të Sofjes, nr. 97, 1 shkurt 1908, faqe 79-82. Si artikulli, si libri meritojnë vëmendje për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me politikë dhe kanë nevojë ta ushtrojnë “zanatin” në këtë veprimtari të rëndësishme shoqërore.
Autori që në fillim i drejtohet lexuesit (ligjëronjësve, siç i quan Lap Martallozi), me qëllim që t’ju ofrojë një shërbim të mirë për ta njohur atë me një çështje të rëndësishme kombëtare, konkretisht me çështjen se si qeverisej Shqipëria e katër vilajeteve në fillim të shekullit XX. Edhe pse leximi i shkrimit në ato vite kishte një numër të kufizuar lexuesish, ai u dedikohej njerëzve të elitës atdhetare e politike të kohës, e cila edhe pse ishte e kufizuar, e kishte marrë për mision bërjen e Shqipërisë së Lirë e të Pavarur.
Edhe sot, 107 vjet më pas, duke lexuar ato mendime të kthjellëta politike e shoqërore, nuk ke si të mos kesh një respekt për vendosmërinë dhe këmbëngulësinë e atij brezi atdhetarësh, të cilët çelikosën atdhedashurinë për të gjithë shqiptarët. Këtë vepër, e cila na bën unikë në botë për tolerancë, e kemi dhuratë nga rilindësit tanë të mëdhenj dhe pasuesit e tyre të devotshëm. Armiqtë e tyre (të shqiptarëve), nuk kishin tolerancë as edhe ndaj një libri shqip. Këtë vepër madhore të kombit (tolerancën fetare për shqiptarizmin), duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Atyre, shqiptarëve të mëdhenj (që e shpallën shqiptarizmin Fe të shqiptarëve), ua dedikoj këtë shkrim të shkurtër.
Martallozi, që në hyrje thotë: “Shqipëria, Albanie, Arnaudlëk”, duke i përdorur tri emërtimet dhe më pas thotë se Shqipëria është: “një nga më të mirat e më të bukurat vende të Evropës, gjendet në perëndim të Sinisisë (Siujdhesës) së Ballkanit”. Autori Shqipërinë e kufizon me Bullgarinë, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën e Malin e Zi. Të gjitha këto vende i përcakton në Veri të Shqipërisë, në Perëndim përballet me Italinë, duke pasur në mes Detin Adriatik dhe Jonin, ndërsa nga lindja, thotë autori, kufiri është i hapur për armiqtë, ndërsa në Jug kufizohet me Greqinë. Autori bën fjalë për Shqipërinë e katër vilajeteve dhe e fillon nga Vilajeti i Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit. Pastaj Vilajeteve ua bën ndarjen administrative. Gjithnjë sipas autorit, Vilajetet ndaheshin në sanxhaqe, sanxhaqet në kaza dhe këto të fundit në nahije.
Qëllimi i autorit, nuk ishte aq shumë për të treguar shumë histori, ai qëllimin kryesor ka: të tregojë se si “qeveriset Shqipëria” e pas vitit 1839, pasi Sulltan Mexhiti i dha fund qeverisjes feudale. Por, autori në fillim ndalet shumë shkarazi në vitet e lavdishme të “kordhëtarit të shquar, mbretit të fundit të shqiptarëve – Skënderbeut, për të kaluar në kohën e qeverisjes nga spahinjtë, e cila qeverisje në Shqipëri quhej: “devër e hairit”. Gjithnjë sipas autorit, kjo qeverisje ishte e “hairit” për të fortët dhe harbutët, të cilët pasuroheshin me plaçkitje prej më të ndryshmeve, ndërsa shumica e banorëve të Shqipërisë jetonte në varfëri e mjerim.
Pothuajse si sot! Sigurisht që kjo formë e qeverisjes nuk mund të ishte e hairit për të varfrit e shumtë që ishin në Shqipërinë e kohës, pra nuk mund të ishte e hairit as për myslimanët e as të krishterët që me shumicë ishin të varfër. Ishte një pakicë myslimane që arrinte të bëhej bartëse e titullit pasha, që në ndonjë rast mund të lakmohej edhe nga të krishterët, por kishte edhe raste kur myslimani mezi e shpëtonte jetën nga luftërat që zhvillonin për Perandorinë e ktheheshin të gjymtuar nga luftërat, e ndonjë i krishterë që nuk shkonte nizam edhe arrinte të bëhej tregtar i pasur.
Shqipëria e katër vilajeteve qeverisej nga katër valinjtë, të cilët urdhrat i merrnin nga ministri i Brendshëm i Perandorisë, gjithsesi edhe nga vetë sulltani dhe duhej të qeverisnin mbi bazën e kanunit (ligjeve). Edhe pse valinjtë e kishin të ndaluar që zyrtarëve (vartësve të tyre), t’u jepnin urdhra jashtë ligjeve që ishin në fuqi. Është interesant se, sipas autorit edhe atëherë ligjet ishin si ato të Evropës (reformat i kërkonte Evropa), po të tilla ishin në letër (kartë), por që shkeleshin nga ata që duhej t’i mbronin dhe ata që duhej t’i zbatonin. Ky farë mashtrimi, mashtrimi për t’u dukur, e ka përcjellë njeriun nga antika. P.sh. Platoni në librin e tij “Republika”, në faqen 58 shkruan: “…mbase shkalla më e lartë e padrejtësisë është kur dukesh i drejtë pa qenë i tillë”.
Me gjasë, edhe sot më shumë se atëherë, bota dominohet nga të tillët, që “duken të drejtë, pa qenë të tillë”. Në kohën e Perandorisë Osmane, mbase edhe sot, e rëndësishme ishte të dukej se kishte (apo ka) drejtësi. Pra, edhe atëherë si sot, nuk ishte problem të hartoheshin e miratoheshin ligjet, problemi ishte sa ato respektoheshin e zbatoheshin për të qenë në shërbim të qytetarëve. Sipas autorit, edhe pse valinjtë duhej të ishin civilë, në Shqipëri ata ishin oficerë “të trashë”, që do të thotë se ata nuk i njihnin ligjet dhe jo vetëm që nuk i njihnin ato, por as që ishin te interesuar t’i respektonin, pasi ishin të interesuar të jepnin urdhra të jashtëligjshme dhe qëllim të fundit kishin përfitimin. Pra nëpër kohë të ndryshme, si edhe sot, kërkohej vullneti politik i qeveritarëve për të qenë në shërbim te qytetarëve. Ismail Qemali, me një raport të bërë enkas për sulltanin në vitet e fundit të shekullit XIX, do t’i thoshte atij se: “mënyra si po administrohej vendi dhe mënyra si po trajtohen çështjet politike, nuk janë fare në lartësinë e synimeve … të Madhërisë suaj” (Ismail Qemai, “Kujtimet”, Toena, Tiranë 2009, f. 243). Më i drejtpërdrejtë në qëndrimet e tij ishte Sami Frashëri. Në shkrimet e tij ai konstatonte: “Me meremetime (reforma) nuk është e mundur që kjo godinë (shtetërore), të sillet në atë gjendje që të mbijetojë për një kohë të gjatë.
Është e nevojshme që të ngritët mbi themele të reja”.(Sami Frashëri, “Kush e prishi paqen në Ballkan”, Dukagjini, Pejë, 2000, f. 147). Sulltan Abdyl Hamidi, duke dëshiruar të kontrollonte çdo gjë në Perandorinë e tij, në qeverisjen e vendit kishin instaluar njerëzit e padijshëm, të pandershëm, njerëz të paedukatë e kulturë qeverisëse, mjaftonin që ata të ishin të dëgjueshëm. Edhe në atë kohë qeveritarët nuk kishin të drejtë t’i burgosnin njerëzit e pafajshëm as për 24 orë pa urdhër të gjykatësit, ndërsa ata i mbanin me vite dhe i internonin pa gjyq e dënim të bazuar në ligje. Shqiptari i asaj kohe e përjetonte, atë që thotë Platoni në librin e përmendur “se i drejti që do të ngulë këmbë në qëndrimet e tij, do të rrihet me kamxhik, do të torturohet, do të lidhet me zinxhirë, do t’i djegin sytë dhe në fund pasi të ketë hequr një mijë të zeza në trupin e tij, do ta shkojnë në hell dhe atëherë ka për të mësuar se një njeri nuk duhet të jetë i drejtë, por të duket si i drejtë”(faqe 59).
Në Shqipërinë e kohës, vjedhjet, vrasjet e plaçkitjet e ndryshme ishin bërë praktikë e përditshme, të cilat vepra në të shumtën bëheshin edhe me dijeninë e zyrtarëve të lartë të shtetit. Zaten në asnjë kohë, veprat e liga e kriminale nuk mund të bëheshin pa një lidhje bashkërenduese në mes qeveritarëve me bandat e organizuara kriminale. Pra, kjo jetë bashkërenduese lulëzon aty ku nuk funksionon gjyqësori me efikasitet dhe aty ku ai është i ndikuar politikisht nga të fuqishmit.
Vrazhdësinë e qeverisjes në Shqipërinë e kohës akoma më mirë na e jep autori tjetër, i cili nënshkruhet me inicialet: M. K. në artikullin “Letër nga Elbasani” të botuar në të njëjtën gazetë, në nr. 92, të 14 gushtit 1907, faqe 73-75, ku shkruan: “Sikurse me gjithë anët (në gjithë Shqipërinë, nënvizimi im – J. K), ene këtu në Elbasan burimi i gjithë të këqijave asht qeveria, hyqymeti. Vriten, vidhen, grabiten bahen gjithfarë të ligash, qeveria s’turbullohet aspak, edhe gëzohet e banë qef, ku shef shqiptarët që vriten e anmiqsohen. Ati qi vritet djali ose i vidhet malli, në asht i zoti, e merë hakën, hyqymeti s’dëgjon hiç përveç për pare”.
Prandaj shumë konsuj të kohës thoshin: “Shqiptarët meritojnë qeverisje më të mirë”. Diçka e ngjashme diplomatet mund të thonë edhe sot, mbase edhe më shumë, por gjithsesi nuk mendojnë mirë. Gjatë këtyre viteve, të lirisë e të pavarësisë, jo pak herë e kemi parë këtë fenomen! Ndoshta, mënyra më e mirë sesi mendojnë ata, mund të shihet, nga përzgjedhja që u është bërë shumë zyrtarëve te pushteteve të ndryshme në Kosovë, përfshire edhe koalicioneve të ndryshme në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike!
Në artikullin “Si qeveriset Shqipëria”, autori Martallozi vjen në përfundim, se burimi i varfërisë së shqiptarëve, përveç keqqeverisjes, pa ligjësisë, ishte edhe te ndarja fetare e krahinore e shqiptarëve, ishte edhe te shkalla e ultë e arsimit dhe mungesa e komunikimit, që të gjitha, marrë së bashku e pengonin kombin tonë që ta gjente “ilaçin” e bashkimit për ta hequr qafe kuçedrën nga atdheu i tyre. Këtu autori është dashur të shtonte se edhe lojaliteti ndaj Sulltanit, tradhtia për lakminë e pushtetit e të pasurisë, shërbimet e verbëta politike a ideologjike për të tjerët, ishin diga që pengonin bashkimin kombëtar.
Por, përveç kuçedrës në ikje, siç e quan autori Perandorinë Osmane, të tjera kuçedra në Ballkan ishin bërë edhe më të rrezikshme për Shqipërinë e shqiptarët. E sot, a thua po na bëhet pa dija e papërgjegjësia në qeverisje dhe në komunikim me të tjerët, një kuçedër tjetër që po e vret besimin e njerëzve tanë?!
Per ke “Shqiperi” e ka fjalen autori??!! Per ato territore ballkanike qe ishin akoma pjese e Perandorise Otomane? Per ato territore qe nuk kishin as minimumin e autonomise nga Porta e Madhe? Per ato territore ku gjuha e vetme zyrtare ishte arabishtja? Per ato territore ku 80% e popullsise njihte identiteten e saj si turq dhe qe i mungonte plotesisht cdo kuptim mbi shqiptarizmin? Per ato territore te zaptuara nga barbaret duke detyruar mijra arbereshe apo arvanitas shekuj me pare ti braktisnin per gjithmone per te rruajtur identiteten e tyre? Apo per ata banore te ketyre territoreve qe ju bashkangjiten revolucionit grek si e vetmja shprese per tju shkeputur barbarizmit otoman dhe per tju rikthyher identitetit te humbur dhe civilizimit europian?
Ne ato territore ajo “kuceder ne ikje” nuk iku kurre duke qene nje vazhdimesi e se keqes, te shemtuares, barbarizmit dhe nje trup i huaj me gjak te helmuar ne Ballkanin e sotem! Shijoheni! Ju befte mire!
S’kishin minimumin e “autonomise” sepse nuk kishin papune Kaaarngrenes ne Stamboll .
Arvanitasit kan ikur ne greqi para ardhjes se Turqve dhe Arvanitasit e VERTET flasin dhe kan tradita ARBERORE . Flas per ARBERESHET e ITALISE dhe jo per gjakprishurit e Gerrqise .
Plehre greke !
Imagjino te ishe nje tregtar kristian i atyre viteve ne baterdine e grabitjeve te shtetit te autoriteteve dhe kusareve islamike. Imagjino sa rrembime, gjobitje, padrejtesi kane ndodhur dhe nuk kishe asnje lloj lehtesimi. E gjithe klasa drejtuese e vendit u krijua duke shperblyer sherbetoret e turkut.
Na behu pasha si shperblim qe je xhandar i kristianeve ne ballkan.
Po per kohen kur sheriati ishte ligj kur do kete ca studime ? Kur kristianet taksoheshin vecas ? Kur ishe qytetar i dores se trete se vendin tend e pushtuan ushtrite e allahut?
Shqiperia ka qene as me shume as me pak nje koloni dhe efektet e kancerit osman i vuajme dhe sot.
Mire i ditke po ku i ke lexuar qe ti lexoj edhe une?
Lexo librin Turk te perkthyer ne Shqip “Kronikat eTursun Beut” eshte shkruar nga Kronolog Osman, qe (si Kronolog i Sulltanit) i ka pare dhe degjuar nga afer te gjitha ngjarjet ne Shqiperi dhe Ballkan.
Nxito ta blesh ne librari nqs ka mbetur ndonje kopje nga blerjet vasive te dyshimta qe jane bere disa here pas disa ribotimeve.
turqit nuk bene nje rruge tek ne ;;; nuk bene nje ure ;;; edhe rrugen tirone Elbasan e bene italianet ne 39 ;;; ROMAKET E PUSHTUAN BOTEN DHE I DHANE CIVILIZIM ..AKOMA NE ANGLI NE FRANCE KA RRUGE URA QE JANE NDERTUAR NE SHEKULLIN E 2 TE 3 … ANGLEZET KOPJUAN SHUME GJERA NGA ROMAKET …NDRYSHUAN MENYREN E SE JETUARIT … NDERSA NE TURQIT NA LANE MBRAPA SE KISHIN KULTURE ARABESH DHE JO TE CIVILIZUAR PER SHEKULLIN .. ANALFABETI TURK ISHTE NE ARABISHTE DERI NE 1900 ..POR E NDYSHUAN ME PAS ..QEMAL ATATURKU E NDRYSHOI …. SHIKOHENI edhe TIRONEN KUSH E NDRYSHOI ITALIA NE 39 BENE BULEVARDIN BANKEN EDHE TE TJERAT ..TURQIT KOMPLOTONIN ME SERBET KUNDER NESH …PESRSE I LANE SERBET TE PRAKTIKONIN FENE ORTODOKSE …DHE NE NA KONVERTUAN NE ISLAMIN E KEQ …FE ARABESH ..HE NE NA VRANE VODHEN ..NA PLACKITEN … DHE TANI BEJNE XHAMIJA ..OH ZOT KU KA AKOMA KATNARE QE FALEN SI NE ARABI ..PITIE
Po ti, or Climax, per cilen Greqi e ke fjalen?!
per ate qe ka qene para Eres se re, dhe qe s’ka lidhje fare me kete te sotmen,
apo me ate tjetren qe i ka syte nga Uralet?!
Sic shprehet edhe komentuesi me poshte, urime zoteri Krasniqi, qe po shfaq nje dimension tjeter te tij, realisht te panjohur, ne mos te keqinterpretuar ne syrin tone te Tiranes Londineze…
Eshte nje menyre e bukur qeverisje, kur ofron dhe predikon qendrime te tilla, dhe as mos e kij me medyshje largimin prej “asaj menyre qeverisje te Prishtines dhe Tiranes se sotme” qe ngjan per ibret shume me ate te Turqise paraeuropiane…!
Njerezit qe dine, eshte e pamundur t’i mbash ne erresire pushtetet materiale te shpifur…, le te shkojme pas iluzionesh te tille, se eshte gjithnje me mire se te rrembesh gjene e te tjereve dhe te hiqesh sikur je roje e pasurise se tyre…
nderuar qofsh,
Gjuhet qe lejonte Sulltani te mesoheshin ishin arabishtja (osmanishtja me sakte) dhe GREQISHTJA.
Kete gjuhen e fundit nuk ta ka treguar Janullatosi, o Klimaks (kulm) i tradhetise, o mjeran pa atdhe (se Greqine e ke grazhd e jo atdhe).
2/3 e Perandoris Osmane dinin Greqishte sapse ajo ishte gjuha mbizoteruese ne Ballkan, ajo gjuhe dihej te shkruhej dhe te lexohej.
Mos harroni qe shtypshkronja e dyte pas asaj te Kostandinopojes ishte ne Shqiperi se Voskopoj bashke me nje nga Akademit me te medha ne Ballkan.
Arabishtja flitej dhe lexohej nga 2% e popullsis se Ballkanit.
Keto jane fakte historike.
Gjuhet qe lekonte Sulltani te mesoheshin nuk ishin arabishtja, por osmanishtja dhe greqishtja more injorant.
Per greqishten qe Sulltani e lejonte ta mesonin shqiptaret kur u ndalonte mesimin e shqipes nuk te ka treguar Janullatosi.
Ti je vetem nje tradhetar i vendit tend, nje qenie e mjere e shitur peer 300 dhrahmi, nje rrugac pa atdhe (sepse Greqine nuk e ke atdhe por e ke vetem grazhd). Sa shpirtmadhe kjo toka e jone shqiptare qe mban edhe plehra te tilla!
Kam pasur gjithmone respekt per Jakup Krasniqin si politikan dhe luftetar. Por tani shoh qe qenka edhe me i mençur nga sa kujtonja. Lexoka edhe Platonin, edhe studime historike. Mire eshte ky, por shqiptaret nuk kane nevoje per njerez te mençur dhe patriote ne krye, por per xhahile dhe mashtrues.
Me pak fjale e keqja e Shqiparit eshte vet SHQIPTARI . Pike “muhabeti”.
Te gjithe kan vujt nen sundimin Osman por askush nuk u perca si Shqiptaret (te percare njehere ne 1054) .
“Shtyllat e perandorise Osmane” – Pra te paret qe do kishin mundesine per ta rrezuar nga brenda “Kalane Osmane” .
Nejse ,,,eshte e kote t’ia leme fajin Perandorise Osmane , ajo me te vertet ishte e prapambetur ne krahasim me mbreterite dhe perandorite Europiane por nuk eshte ajo shkaku KRYESOR i “Fenomenit ShqipKAR” .
Ky fenomen NEGATIV ka egzistu edhe para ardhjes se Mongolve ne kto troje –
Mjafton te lexosh pak histori , erdhen sllavet nga stepat e Uraleve pa qene ne kontakte me asnje qytetrim te zhvilluar dhe na e kaluan . Krijuan shtete dhe mbreteri shume kohe para nesh , nuk pirdhnin fare per ligjet e Bizantit , madje arriten deri aty sa donin ta PUSHTONIN perandorine qe i solli ktu (Car Dushani)-
Nderkohe ShqipKARET ??? PA LETERSI , PA KISHE KOMBTARE , PA NJE SHTET TE FORTE , THJESHT DISA PRINCIPATA QE SHITNIN BYTHEN SA NGA TALIONI E SA NGA BIZANTI .
Kjo histori ka vazhdu kohe me pare , kur mongolet ende “endeshin” ne shkretitrat e Gobit .
Po sot si jan ShqipKARET ???? Perseri me te PRAPAMBETURIT E BALLKANIT . Mjafton te shikosh edhe vendet “gllaberuese” . Pjesa e Malit te Zi me sllave ndryshon si nata me diten me pjesen ShqipKARE , po ashtu edhe Maqedonia , po ashtu edhe Serbia .
BAGETI BAGETI …KOT S’JANE BO TURQ FRASHERI ME SHOKE SE E PANE QE S’KISHTE MUNDESI PER BAGETINE TE KTHEHEJ NE POPULL .
Kot ankohem edhe un me “gjakprishurit” ,,,,po ti “bish lapsit” mire te del llogaria qe me mire ” I ASIMILUM ” sesa SHQIPKAR !
Me keqardhje i them kto gjera !
O dashur Pelazgian nuk i heq pik dhe presje asaj qe ke shkruar, vetem kujo te lutem veprat e Ndjesemadhit KONICA dhe do kuptosh se kush jemi ne ShqipeKARET.
@Pelasgian Ashtu nipi jon nipi i serbise ashtu fol per shqiptaret keshtu fliste dhe jot teme kur e palloja une ne repart ushtarak jugosllav aty je ngjizur dhe ti bir rraca jone je ti.
Posti i Pelasgianit vjen nga menca (grazhdi) i Janullatosit Jasu Pelasgian 300 dhrahmishi!
Me kto kohe te veshtira nuk do i thoja “pas” 300 evrove se dhramite kan dhane shpirt me kohe o SHQIPKAR 140 KARA-TSH !
Ne erresiren mesjetare apo sic thuhet ne literaturen historike ne ”Naten e Gjate te Mesjetes” ,zoterinj
edhe justifikohen eksodet e shqiptareve, po c’ti themi eksodeve te shqiptareve ne shek. 21 ?! Nga 4 mi-
lion qe kishte shqiperia sot kane mbetur vetem 2.8 milion dhe qeveritaret tane me paturpesine me te
madhe, te paskrupullt zihen si qent ne parlament , ku tonin ketij parlamenti ”obeso” e jep krmineli me
damke, antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave , ”dushmani” i Vicidolit , qe me urdher ta armiqeve te
jashtem te shqiptareve ka 24 vjet qe e ka shkaterruar Shqiperine , ku e degdisi shqiptarin si muhaxhir ne
rrugetbe botes ! Ky armik ,kriminel , vrases, hajn ,mafioz, nuk po le gje pa bere ne Shqiperine e cfilitur .
Mallkuar qofte brez pas brezi kjo monster e Vicidolit ….!!!!!!
..Kur “akademiket” kosovare, s’kane dale akoma nga “benevreket e vllaut te madh”, çmund te thuash per popullin e thjeshte???…Ne kohen e koleres 600-vjeqare (qe vazhdon) turke ,nuk behej fjale per qeverisje…ajo ka qene dhe mbetet periudhe totale …genocidi zhdukes….dhe duhet t’u vije turp atyre “shqiptareve”,(jane vetem shqipfoles) ,qe nuk flasin te verteten, dhe mundohen t’a paraqesin ndryshe, ate krome…Per çfare çeverisje behet fjale….ku ata qe kundershtuan pushtimin ,o ju pre koka ,o u detyruan te migrojne neper male, apo emigrojne, per te ruajtur identitetin,…dhe ato qe mbeten, u turqizuan dhe u shperblyen me pasurite e te tjereve, per sherbimet ndaj turkut dhe moren prapeshtesen “bej”….pjesa tjeter u greqizuan, ne baze te nje mareveshje ndermjet Portes dhe Patrikanes se Stambollit….SHKURT DHE SHQIP (per te gjithe nostalgjiket e benevrekeve) TRESHJA, ANTISHQIPTARE, Porta nalte-Patrikana e Stambollit-Serbo-sllavet, KISHIN NENESHKRUAR MARREVESHJE TE FSHEHTE, PER ZHDUKJEN TOTALE TE EMRIT ….SHQIPTAR….DHE …SHQIPERI….Popullsia e islamizuar,quheshin “turq”, e greqizuara, “grek”, dhe e sllavizuara, “sllave”, çte mbetej…do quhej ,”latin”…..Prandaj keta “historiane qenefesh”, ne radhe te pare te shkojne te germojne neper arkivat otomane, per keto marreveshje, dhe t’i publikojne ato boterisht….qe te çlirohen njehere e pergjithmone nga ai kancer…
Interesante,
Sa mire ku ish kryetari (ish i cdo gjeje) e pershkruan vehten e ti per te gjitha pislliqet ne Kosove.
ka qene pjese e pa ndashme e keqe qeverisjes ne Kosove (apo kosmetistanin e Kupes).
Ja dhe nje fakt qe me beri te besoj se ka Zot dhe drejtesia e Tij vendoset ketu ne toke dhe jo pas vdekjes. Ky Krasniqi, pasi ne qeverisjen e tij beri nje vere ne uje ne Kosove, duke e detyruar ate popull te marri rruget e europes, Zoti i nxorri nje liber perpara, per te pare ai vete se qeverisja e tij nuk ka ndryshim nga ajo e pashallarve te kohes se te smures se Bosforit. Dhe kujton se doli i lare! Hipokriti!
Z. Krasniqi ka qene njeri i ditur me kohe, vetem se disa komentues nuk e kane ditur. Po, por ne nuk hapim ndonje liber, por presim te na e shkruaje ne gazete kosovari yne. Po, libri ka qene me kohe. Historia e shkruar nga Prof. Zihni Haskaj “Mendimi politik e shoqeror i Rilindjes” ka 45 vjet qe eshte botuar, por a ka ndonje ketej nga Shqiperia qe t’ia permende emrin shpirtndriturit, profesorit, historianit, diplomatit, studiuesit dhe shkrimtarit ZIHNI HASKAJ. KUK KA, SE NA PASKESH QENE KOMUNIST. DERI KETU ARRIN IDIOTLLEKU, sa kane frike edhe t’i permendin veprat e mira te dijetareve tane. si thote turku: “Ashkollsun u qofte!”
A e dini se dhe sot studimet qe ka bere Prof, Zihni Haskaj ne Vjene nga dokumentet origjinale ne gjermanisht per historine e Shqiperise akoma nuk kane pare driten e botimit. Dikush nga “antikomunistet” ish-komuniste ka dhene urdher te mos botohen dhe nuk dihet se kush “do t’i gllaberoje: per te marre titull apo me mire te themi GRADE shkencore!
Sidoqofte, nderime , profesor Krasniqi!
Cdo te thote me kete shkrim ky zoteri nje zot e di