Lufta për trashëgimin në Ballkan dhe zakonet e vjetra

6 Shkurt 2015, 18:17Dossier TEMA
Lufta për trashëgimin në Ballkan dhe zakonet e vjetra

Në shoqëritë patriarkale pasuria tek femrat bartet vetëm se formalisht

Në seancat lidhur me trashëgiminë në Ballkan kanë përparësi meshkujt, pa marrë parasysh përkatësinë fetare ndërkohë që femrat përpiqen që ta luftojnë diskriminim dhe padrejtësitë lidhur me të drejtën trashëgimore. Njëra nga viktimat e traditave patriarkale është edhe Shyrete Berisha e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë humbi burrin dhe katër fëmijët.

Nga Vili Einspieler Deloo

Pas 26 marsit të vitit 1999 media të shumta botërore patën shkruar me të madhe lidhur me krimin serb në Suharekë, në juglindje të Kosovës. Në fillim të bombardimeve të NATO-s ndaj RFJ-së forcat paramilitare serbe vranë përafërsisht 50 shqiptarë Kosovarë trupat e të cilëve i ngarkuan në një kamion. Në mesin e tyre ndodhej edhe Shyrete Berisha e plagosur në stomak. Ekzekutuesit e saj të bindur se është e vdekur e hedhin në kamion bashkë me të shoqin e katër fëmijët e saj të vrarë.

Djali më i vogël nuk i kishte as dy vite, ndërsa më i madhe ende nuk i kishte mbushur të gjashtëmbëdhjetat. Shyreteja e mbijeton vrasjen së bashku me dy familjarë të tjerë. Që të tretë shpëtojnë kokën duke u hedhur nga kamioni ndërkohë që po transportoheshin në vend të panjohur. Shyreteja edhe pse ishte e bindur se pas vdekjes së burrit, dy vajzave dhe dy djemve nuk mund të humbas më asgjë tjetër, e kishte gabim. Jeta Abazi Gashi përmes një artikulli, me të cilin edhe fitoj shpërblimin e parë në konkursin për Bursën ballkanike për Gazetari Ekselente për vitin 2014 me ç´rast zbulon se Shyreteja e humb edhe shtëpinë në të cilën kishte banuar. Fill pas luftës vjehrra ia kishte thënë troç se nuk ka nevojë për shtëpi ngase edhe ashtu i ka humbur krejt të afërmit që ka pasur.

Ligjet janë një germë e vdekur në letër
Në shoqëritë patriarkale pasuria dhe kapitali si zakonisht barten tek anëtarët e gjinisë mashkullore në familje. Femrat janë të përjashtuara nga e drejta trashëgimore përkundër faktit se legjislacioni garanton të drejta të barabarta. Edhe pse një numër i madh femrash i lufton të drejtat e veta përmes rrugëve ligjore, ato janë pareshtur të dëmtuara në krahasim me palën tradicionalisht më të mbrojtur. Për shkak të ngarkesës së madhe të sistemit të drejtësisë mulliri gjyqësor bluan me një plogështi të jashtëzakonshme. Po vendosi gjykata në favor të femrave, prindërit e të ndjerit nuk e përfillin një vendim të këtillë gjyqësor.

Sipas thënieve të Shyretes meshkujt e familjes në fjalë janë marrë vesh lidhur me ndarjen e pasurisë familjare midis veti. Gjysma e shtëpisë i takon burrit të saj të ndjerë kurse gjysma tjetër vëllait të burrit i cili ka një djalë. Përkundër kësaj marrëveshjeje me të kthyer në shtëpi pas luftës familja nuk ka dashur t´ia jep çelësat e shtëpisë. Traumat e shkaktuara nga lufta Shyreteja i mbijeton me ndihmën e organizatave joqeveritare ndërkombëtare. Banesën e re e gjen në Gjermani ndërkohë që në Suharekë inicion procedurën civile para 12 vitesh.

Deri në vitin 2012 procedura gjyqësore nuk lëvizë nga pika zero. Avokati i saj mezi arrin që në vjeshtën e kaluar (2014) të mbahet seanca e parë e shqyrtimit paraprak. Djali i xhaxhait Jalal Berisha pohon se pasuria është regjistruar si pronë e babait të tij, pra kunatit, i cili me testament ia ka trashëguar shtëpinë djalit të tij bashkë me shitoren në katin e parë të shtëpisë, me ndihmën e të cilit edhe ka mbijetuar familja e Shyretes. Gjithashtu pohon se Shyreteja është e mirëseardhur tek ata, mirëpo kjo paskësh refuzuar këtë ofertë.

Gjyqtari kompetent në Suharekë pohon se është i strërngarkuar me rreth 800 lëndë të pazgjidhura. Që gjykatat të jenë shumë të ngarkuara vërteton edhe mbrojtësi i Shyretes, i cili tërheq vërejtjen se problemi kryesor qëndron në faktin se gjykatat nuk po i respektojnë ligjet në fuqi me të cilat femrave ju njihet e drejta në trashëgimi. Me këtë rast ai mendon në Kushtetutën e cila garanton barabarësi gjinore si dhe në Ligjin për trashëgimi dhe familje i cli përcakton përparësi ligjore për partnerin martesorë me fëmijë.

Fajtor lidhur me trashëgimi edhe varfëria

Në Kosovë nuk qëndron praktika që regjistrohen si pronarë të dy bashkëshortorët në rastet kur pasuria regjistrohet në Librin e tokave. Regjistrohet vetëm se burri. Se zakonet e vjetra janë këmbëngulëse dhe nuk kanë të sosur tregojnë edhe të dhënat nga agjencia për kadastër sipas të cilës është evidente se në Kosovë 79 % e pasurive të regjistruara janë në emër të meshkujve. Tradicionalisht kontestet pasurore zgjidhen përmes kuvendit të pleqve e në mbështetje të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Konform traditës së drejtës zakonore shqiptare pasuria i takon mashkullit. Në rast se mashkulli nuk ka trashëgimtarë pasuria bartet në mashkullin më të afërt familjar.

Një rol të veçantë në këtë aspekt luan edhe varfëria. Prindërit shtëpinë ia trashëgojnë djalit më të vogël në mënyrë që pasuria të mos ndahet e me kusht që trashëgimtari të kujdeset për trashëgimlënësit. Në Kosovë, ku një e treta e banorëve janë të varfër dhe jeton me dy euro në ditë, shteti nuk përkujdeset për popullatën e vet të moshuar. Edhe pse në Kosovë më tepër se 90% të banorëve janë të besimit mysliman përparësia e meshkujve në shqyrtimet trashëgimore nuk është pasojë e fesë islame. Një praktikë kësisoj e hasim kudo në Ballkan dhe i tejkalon përmasat fetare e politike.

Edhe pse në Mal të zi dominon besimi ortodoks pronarë të patundshmërive janë meshkujt tri herë më shumë se femrat. Malazezët pohojnë se nuk mund t´ia lëshojnë shtëpinë njerëzve me një mbiemër tjetër sepse zoti ju ka thënë ruajeni traditën! Edhe në Maqedoni është i pranishëm diskriminimi në këtë drejtim ku pronarë janë meshkujt pesë herë më shumë se femrat, qoftë tek popullata maqedonase e besimit ortodoks, qoftë ajo shqiptare e besimit mysliman apo ortodoks.

Shqipëroi Abedin Maliqi, Lubjanë

6 komente në “Lufta për trashëgimin në Ballkan dhe zakonet e vjetra”

  1. Pelasgian says:

    BallKAR hesapi ! Te pakten UralMongolet mundohen te bejne shtete te aferta me Europen ndersa BallKARSIT ma te medhenj dhe ma te vjeter as nuk e cojne ndermend ndryshimin e vendit .

    Mesjet Mesjet Mesjet perjetsisht .

  2. patriarkale says:

    Sepse femra ngaqe eshte me xgjuar se burri, gjithmone duan ta ulin, ta poshterojne. Por nuk e bejne dot me.
    Eshte shekulli i femres, si dikur do ngrihemi larte e do na kendojn kenge, sic Afroditit e Athinas.si Shives
    Ne budizem e kdhu me rradhe. Burrerria e burrave eshte pare, qenie te dobeta qe e gjejne forcen duke
    dhunuar me te dobetin.palo burra

    1. albatros says:

      Femrat jane ca debile shiko kurven Thetcher.Asnje femer ska shkencetare.Ku mhizoteron femra mbizoteron plakja e popullsise pederastizmi dhe degjenerimi.Shikoje si katandisi perendimi nga idiotet femra feministe.Cifuterit e kane me ligj ti ngelet mashkullit pasudia dhe familjet e pasura ne Eveope mashkullit ja lene.Pse i fut hundet Evropa ne punet dhe zakonet tona.Do Zoti i hedh ca bomba atomike Putini ketyre bastardeve masonike

    2. illyrian says:

      Ti je I njejti m#t si ata oalo burra!

      1. albatros says:

        Fole to more bythqire vrim pusete.Ti je nga te ambasades pink ose ndonje baxhelle pabukse e ngel paoune nga konkurrenca ne ksemafor.Rrob qire me SIDA

  3. Albania says:

    Ti Pelasgian a ca k…n e ke emrin, bo mire e te gjesh ndonji pune se qenke kokrra e parazitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje