Zbulohet një intervistë e Syrja Vlorës tri ditë para ngritjes së flamurit në 28 nëntor 1912

15 Prill 2015, 09:52Dossier TEMA
Zbulohet një intervistë e Syrja Vlorës tri ditë para

Në foton që shihni, djathtas është Syrja bej Vlora (1860-1940), në Vjenë, me një diplomat tjetër. Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane. Ai e përdori këtë ndikim në të mirë të Shqipërisë. Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë. Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.

 

Nga Ilir Ikonomi

Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:

SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.

GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?

SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë evropiane.

GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…

SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.

GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?

SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria garantojnë se i gjithë bregdeti Adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.

GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?

SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë evropiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por, fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia evropiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.

Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.

13 komente në “Zbulohet një intervistë e Syrja Vlorës tri ditë para ngritjes së flamurit në 28 nëntor 1912”

  1. alo says:

    Ore po dy katolik ka pasur firmetare tek deklarata e pavarsise, ku ishin keta qe e donin kaq shume

    1. Cimi says:

      Nuk e kupton o ALO, qe katoliket u bashkuan me malazezet se po mos te ishin bere me ta kundra turkut (osmanit me mire te themi) nuk do ishim ketu ku ishim, dmth Syrja Vlora qe si ta thuash ne ditet tona ishte deputet i zones(shqiperise se asaj kohe ) thote qe nese turqia(Perandoria) do ishte treguar me e zgjuar dhe do ikish lejuar qe ne 1870 shqiptaret te kishin shtetin e tyre, do kishte me shume miq ne ballkan sesa cka tani sepse Janina dhe Shkodra nuk do kishin rene nen grekun dhe Malazezin dhe Nishi e Pazari i ri Nuk do ishin nen serbi sot e kesaj dite. pra do ishte nje shtet shume me i fuqishem dhe i madh ne ballkan aleat i perandorise(e pranojme apo jo shqiptaret kane pasur me teper afrimitet me PERANDORINE BIZANTINE/OSMANE sesa jevgjit e serbise dhe greqise).

      1. Ilir Hoti says:

        Shkurt e sakte..faleminderit per sqarimin ne dobi te atyre qe nuk ose nuk duan te kuptojne nje fjalim ose interviste……

  2. Flamur_Vlore says:

    MOMENTI HISTORIK KU SHQIPTARET PUNOJNE PER SHQIPERI KA ARDHUR!NE SHQIPETARET KEMI PERGJEGJSINE TE TREGOJM VETES SE DIME TE RUAJME DHE NDERTOJME TE ARDHMEN PER INTERESAT TONA TE PERBASHKETA SHQIPETARE SE BOLL KEMI KONTRIBUAR SA PER ROMEN PER BIZANTIN E PER PORTEN E LART!

  3. Zigur Qarri says:

    GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…

    SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime.

    Sa aktuale edhe sot!!!
    Po nuk e shkule ferren me gjith rrenje,do ta keshe perkembesh per jete te jeteve.

    1. Klimax says:

      Aktuale eshte, por ferra qe nuk u shkul nga rrenjet jane pikerisht mbeturinat turko-arabe te zbarkuara se bashku me islamin e tyre nga stepat e Uzbekistanit ne keto troje ne shek XV dhe jo te krishteret ortodoks!
      Ata ne keto troje ishin, jane e do te jene per jete!

      1. Zigur Qarri says:

        Historiani Sherif Delvina thote:
        …shkuam së bashku me Ferit Dukën dhe Maks Husin në Stamboll, në Arkivin e Kryeministrisë, dhe morëm regjistrin kadastror të Himarës 1520-1536 si edhe regjistrat kadastrorë të rretheve Delvinë, Sarandë e Gjirokastër dhe të një pjese të Çamërisë të viteve 1690. Aty doli se deri në vitin 1690, minoritarë grekë në Shqipëri nuk ekzistonin. Në të gjitha këto zona, emrat e të gjithë banorëve ishin shqiptarë. Po ashtu, morëm edhe regjistrimet e popullsisë së Himarës në fillim të shekullit të XVI, ku na bëri përshtypje se në të gjithë atë zonë sundonin emrat Llesh, Gjon, Gjin, Nue.

        Ky dokument regjistrimi i popullsise per efekt taksash,tregon se ne keto troje kan jetuar vetem kristine,por kristiane shqiptare ama,
        dhe jo grek.
        Rumi,feja nuk eshte indetitet rracor!Un jam shqiptare,po ti çfar je?
        Rumi,vetem arabet i shohin problemet me syrinin fetar,ashtu si i sheh ti.Pra,ti ke baze kulturen shpirterore orientale,je taleban.
        Ferrat jan ata qe jan pro grekeve dhe serbeve,jan ata qe jan kunder
        kosovareve,qe mbas skocezeve kan mesataren me te larte Europiane per gjatesi,dhe kan aq shume sukses ne sportet marciale,sa nuk ka Turqia dhe Greqia marre sebashku.Edhe futbollisti turk me i mire i te gjitha kohrave,Hakan(Şükür)Shykyr,po shqiptare me prejardhje nga Kosova eshte,dhe kete e deklaroi vete.
        Armiqt tane jan serbet,greket dhe Kisha e tyre.Por greket jan me te keqinjte nga te gjith.Faktori shqiptar ne ish Jugosllavi eshte ekzistent,ndersa ne Greqi eshte zhdukur,megjithese me i madh se ai ne ish Jugosllavi.Greqia ka bere po te njejten gje si Turqia,qe ka
        mbi 5 milion shqiptare,asimilimin,konvertimin rracor me indetitetin fetar.Por ne Turqi te pakten deklarojn se jan shqiptare,ndersa greket Arstidh Kolen e vrane,9 here me i madh radioaktiviteti ne zyrene e tij se sa normalja,sipas familjes se tij,si edhe fjalet e fundit te Aristidh Koles.
        “Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
        vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
        tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
        cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
        Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…
        Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

        Ishin deputet shqiptare ne Parlamentin turk qe detyruan Turqine ne 1997 te kerrcenonte Greqine,qe mos bente gabim te futej ne Shqiperi,ndryshe fillonte lufta.Kurse Greqia u rrallit me serbet kunder shqiptareve.Shqiperia e ka dashur miqesine me Greqine,Greqia jo.Greqia nuk don partneritet,por sundim.Nese hapen dokumentat nje dite,megjithse shumica dihet,besoj se do tmerrohen edhe vete greket.

        Mihal Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare”tregon kur ai pyet një nga rrebelet e krishterë që luftonin përkrah Haxhi Qamilit: “Mirë Turqit(haxhiqamilsat) që duan Turqinë po juve kaurët qysh e doni? -ata duke qeshur i përgjigjen se-ne luftojmë sipas programit të Dhespotit të Korfuzit në sipërfaqe si për Turqinë por qëllimi është se duke luftuar Turqit me Turqit do te rrinë mënjanë Grekët e në anën tjetër Serbët dhe atëherë do te jemi ne të zotërit e vendit”.

        Rumi,feja eshte nocion socialo-shpirteror dhe jo rracor.Greqia eshte
        nje konglomerat popujsh ngritur mbi bazen e fese,ortodoksizmit,dhe jo mbi baze rracore.Edhe Bizanti ishte po i tille,ashtu si dikur edhe Bota latine.
        Rumi,ne Kine ekziston pema familjare e Konfucit,kurse ne Greqi nuk ekziston as edhe njerit nga te famshit e antikitetit.Sepse greket e sotem nuk kan te bejne fare me ata te vjetrit,ndryshe duhet te ishin me te zhvilluarit ne Bote me distance te madhe me vendin e dyte.Greqia nuk zoteron asnje patente te njohur ne elektronike,
        mekanike apo kimi,sepse jan nje tufe jevgjitesh qe krenohen vetem se pellasin ne Kishe.
        Hugh Poulton thote:”Ne Greqi mjafton te jesh ortodoks dhe te flasesh gjuhen greke gezon te drejta te barabarta me shtetasit e tjere greke.Ne Follorine,romet prisnin ne rralle te gjate te pagezoheshin si ortodokse dhe te merrnin shtetesine greke”.

        Rumi,greket qe para dyqind vjetesh e quanin veten Romi apo Rumi,dhe
        nuk e kishin haberin se kush ishin helenet.Ja than te tjeret.I treguan se kush ishin stergjysherit e tyre(se kush duhet te ishin
        stergjysherit e tyre)!
        Rumi,mentaliteti grek noton ne nje bote ambivalente,dy kundershtive,
        dy ideologjive qe perjashtojn njera tjetren, ortodoksizmit dhe helenizmit.
        Romi,ADN-ja turke,eshte me e perafert me ate greke dhe armene.
        Turqit nuk i urrejn aspak greket,kete e tregojn edhe marredheniet tregtare,ku Turqia eshte per Greqine partneri kryesor tregtare prej dy vjetesh.Turistet turq ne Greqi,vijn te dytet pas ruseve.Sa i terheq gjaku!

        1. Dean says:

          po shqiptaret ku kane qene gjate historise, sna e kane fajin fqinjet se ketu ska pasur burra qe ti dalin zot ketij vendi, as pavaresine se kemi marre vete po na e kane dhuruar, populli me i shastisur ne evrope, vetem te qyraviteni dini

          1. Zigur Qarri says:

            “…vetem te qyraviteni dini”!!!
            Po veten,e perjashton,apo nuk je shqiptar(meqe perdor veten e trete shumes)???Gjithesesi,kjo te dekonspiron,tregon se ke pervoje me qurravitjen.

        2. Ilir Hoti says:

          Mos u merrni me morra grekesh!!!

  4. eleΥΘeriskeΨi says:

    Ashtu siç dhe dëshmojnë faktet, shume tradhtarë grekomane kerkonin te beheshin shtojce e grekut, si dhe shume falanga, çallmaxhinj te padishahut i mbanin syte nga kalifati.
    Shumica , shqiptare te vertete, kerkonin pavaresine e plote ne kufijte real te Shqiperise.
    Ja dhe arsyet pse kisha greke, vazhdimisht dhe ne bashkepunim me pushtuesit turq, kerkonte te mbillte perçarje midis shqiptareve, duke vrare rilindasit e atdhetaret e duke greqizuar jugun.

    Shoke kemi ne mes tene
    Shume armiq e tradhetore,
    Bobo mos u qofte thene
    Veçse s’kane gje ne dore.

    N. Frashëri

  5. EleΥΘeriskeΨi says:

    …malesoret shqiptare,… u bashkuan me malazezet kunder Shkodres. Ortodokset shqiptare, donin te bashkoheshin me Greqine. Dhe muslimanet shqiptare donin Kalifatin !

    No comment!

  6. Ajaxs says:

    KOSOVA nuk e pranoi pavaresine e trojeve SHqiptare duke deklaruar se ne jemi Turq shqip foles. SHqipria e mesme Durres, Tirane, Kavaje, Elbasan, Peqin nuk e pranuan pavaresine e SHqiprise duke dale ne protesta dhe duke brohoritur DUAM BABE SULLTANIN; Ata kercenuan Ismail Qemalin se do ta vrisnin ne Durres ku Ai do shpallte pavaresine. Pavaresia jone eshte dhurate nga Austro Hungaria, Italia, Franca, Anglia. Ne SHqiptaret nuk kemi luftuar asnjehere per Pavaresi. Kapitullimi i Perandoris Turke ne SHqiperi nuk e besonin atehere dhe as sot ne shekuullin e 21.SHumica e SHqiptareve jane te ardhur ne keto troje nga Turqia, jane Turq mysliman, qe nenshtruan popullsine SHqiptare autoktone. Keta Turq qe erdhen krtu me porosi te Sulltanit e quajten veten SHqipt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje