Në shkurt të vitit 1998, Azem Hajdari, ish-deputeti kontravers i Kuvendit të Shqipërisë, bëhet protagonist në një ngjarje që do t’i kushtonte heqjen e imunitetit dhe procedimin penal nën akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Një histori e cila do të mbyllej me pafajësinë e deputetit në të njëjtin vit kur ai humb dhe jetën, në një atentat në krah të selisë së PD-së. Hajdari kishte qenë në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e futbollit të ekipit të Vllaznisë, president i të cilës ishte, kur është konfliktuar fillimisht me ish-drejtorin e policisë së qytetit dhe më pas, në rrugën e kthimit në Tiranë, edhe me një punonjësit e policisë në postoblloqet e ngritur për ta ndalur atë
Nga Lorenc Vangjeli
… Eshtë një histori ende e errët, por që tregon dhe njëherë Shqipërinë e asaj kohe, të sapo dalë nga kriza e tmerrshme e 97-ës, kur armët kishin përfunduar në duart e popullatës dhe në rrugë ligjin e bënin ende bandat e armatosura. E majta kishte më pak se një vit që kishte ardhur në pushtet, por qeverisja e saj shtrihej vetëm në qendrat e rëndësishme urbane, ndërsa periferia e vendit, përgjithësisht ishte jashtë kontrollit. Ka një numër personazhesh politikë dhe jo të tillë që përmenden në fjalën e gjatë të Hajdarit që Revista Java e boton me shkurtime, të cilët ishin mjaft të rëndësishëm në atë periudhë dhe që sot, ose nuk kujtohen më, ose kanë ndryshuar mendim e bindje.
Azem Hajdari – Për të sqaruar deputetët dhe për të mos e vazhduar më tej mbrojtjen, megjithëse do të vazhdoj taktikën e respektimit të procedurave parlamentare, do t’ju kërkoja vendosjen e një monitori për t’ju shpjeguar rrethanat në të cilat jam ndodhur, me djalin tim dhe me ish-Ministrin e Pajtimit Kombëtar, zotin Kazazi, si dhe me personat që më shoqëronin, material i filmuar në vendngjarje. Do t’u lutesha edhe organeve të policisë që e kanë filmuar atë natë ta vendosin në dispozicion të Parlamentit një gjë të tillë.
Gjithashtu do të kërkoja nga Prokurori i Pëgjithshëm të vendoste në dispozicion të komisionit, eksperimentin hetimor, eksperimentin balistik dhe eksperimentin daptilografik që provon se një ndër personat që ka qenë me mua ka një armë të vetën gjatë gjithë këtij procesi. Do të kërkoja t’i bëja një pyetje edhe Ministrit të Brendshëm se sa armë janë gjetur në kanal në vendngjarje? Cilat janë numrat e armëve që keni gjetur në vendngjarje të nesërmen në orën gjashtë dhe kujt i përkasin ato si pronësi përpara rebelimit? Unë ia kërkoj këtë Parlamentit, ma dha parlamenti këtë mundësi unë ia jap. Pse nuk shkova në komision zoti Kryetar, sepse filloi një tërësi sulmesh edhe për një rast tjetër. U tha se u gjet një çifte me dylbi në makinën e Azem Hajdarit, në Fushë-Krujë, përpara një muaji dhe zoti Majko, siç duket, i painformuar nga organet, sepse nuk kishte arsye ta bënte atë, bëri një deklaratë dhe rezultoi, në një konferencë shtypi, se kjo ishte me leje e dhënë nga komisariati nr.1, brenda kushteve të lejimit të lejes. Aty përmendet fakti i një armëmbajtje pa leje kur dihet që neni 6 i ligjit “Mbi armët” ia lejon këtë deputetit dhe shoferit të tij, prandaj kur nuk ka konsulta të rregullta juridike dhe kur njerëzit nisen nga pasione joprofesionale, ndodhin këto. Për më tepër kur ministri Ceka vjen këtu dhe thotë se u vodh Banka e Tropojës dhe me Azemin ndodhej edhe një njeri që kishte marrë pjesë në vjedhjen e kësaj banke. …Erdha për të dhënë shpjegime në këtë seancë, pasi jam konsultuar me të gjitha materialet që pretendon akuza ndaj meje dhe pasi më është dashur t’i nënshtrohem një terrori psikologjik nga shfrytëzimi i mjeteve shtetërore të medias, nga Ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm, drejtori i policisë së Lezhës, drejtori i policisë së Shkodrës, shefi i komisariatit të Laçit dhe prokurori i Lezhës.
Duke i parë dhe analizuar me kujdes nga pikëpamja juridike dhe e teknikave të saj deklaratat e pesë drejtuesve të mësipërm më rezultojnë kontradiksione nga më të thellat. Megjithatë i shmangim këto deklarata të drejtuesve të kësaj hioerarkie, për faktin se ato më shërbejnë mua për t’u radhitur në deklarimin dhe depozitimin që sot përpara këtij Parlamenti të një padie e cila ka të bëjë me ekzekutimin fizik timin dhe të djalit tim.
U nisa për në Shkodër me makinën time… Gjatë gjithë rrugës për në qytetin e Shkodrës jemi nderuar nga policia, jemi ndaluar në 2 qytete, kemi pirë nga një kafe dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Në të hyrë të qytetit të Shkodrës jam ndaluar në lagjen “Banjë e vogël”, ku kemi ngrënë një drekë. Në orën 2 pa 2 minuta kam hyrë në Stadiumin e Shkodrës, për të cilin duhet të falenderoj sportdashësit e Shkodrës të cilët kanë çmuar kontributin tim jo si politikan, por kontributin tim si qytetar, si sportdashës, që kam ndihmuar ekipin e “Vllaznisë”, në të gjitha rrethanat, për të arritur në këto rezultate. Në stadium kam gjetur të ulur prefektin e Shkodrës, kryetarin e Bashkisë, të gjithë deputetët e Shkodrës dhe një tribunë të mbushur plot, gjë e cila disponohet, nga videoja e filmimit të asaj dite. Në mes të Prefektit dhe kryetarit të Bashkisë paska qenë i ulur Mithat Havari. Jo Zef Gjoni thjesht, por presidenti i Federatës së Mundjes ka kërkuar t’i bëhet vend presidentit të futbollit të Shkodrës, të klubit “Vllaznia” të Shkodrës, Azem Hajdarit, dhe presidentit të klubit “Partizani” i cili ishte presidenti i klubit mik. Pra duhej edhe ai të ulej në stadium për të parë ndeshjen e vet, për të treguar edhe mikpritjen dhe unë kërkova që të jetë afër. Zoti Havari nuk preferoi të ulet dhe jo Mergut Lusha, siç pretendon ai, jo njerëz me syze se nuk ka njerëz me syze, jo presidenti i Federatës së Bokseve, zoti Zef Gjoni, por shoqëruesi im, djali i tezes sime, Akil Gjoni, e kapi për krahu dhe i tha: “lëshoi vendin Azem Hajdarit”. Të mos gënjejnë, të thonë të drejtën. Ai lëvizi nga vendi dhe unë u ula dhe ka filluar e ka mbaruar ndeshja e cila është 1 orë e 45 minuta, duke bërë muhabet me kryetarin e Bashkisë, me prefektin, me të gjithë ata që ishin aty dhe duke përjetuar emocionet dhe fitoren e ndeshjes.
…Kemi hipur në makinë, pa ditur fare se mund të provokohemi, pa ditur fare se mund të provokohemi dhe jemi nisur për në Tiranë. Pra nuk po shkoja as në Mal të Zi, nuk po shkoja as në Serbi, as në Itali, por po vija në Tiranë. Në të hyrë të qytetit të Lezhës, domethënë në të hyrë të Balldrenit, 6 veta me maska me një ambulancë të policisë kanë provokuar në mënyrë të vazhdueshme makinën time, persona të cilët nuk kishin shenjat e policisë. Në kushtet e një errësire kam preferuar vetëm të ndez kamerat, për të parë se si është situata, sepse nuk mund ta paragjykosh rrugën, nuk mund të pretendosh se policinë e ke në mbrojtje në çdo moment, megjithëse në bazë të ligjit të Gardës së Republikës, Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen, ka një kod në Gardën e Republikës, i garantohet kalimi i stafetës, siç e ka edhe Kryetari i Komisionit të Rendit dhe SHIK-ut. Kam zbritur nga makina vetë, nuk kam dashur të zbresin të tjerët, siç pretendon zoti prokuror. Kam komunikuar me komandantin e truprojës i cili ishte veshur ushtarak. Azem Hajdari, i thashë, po deshe dokumentin, Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes. Nderoi, “ju kemi punën tuaj, unë kam punën time,” – tha. Në moment kam filluar lëvizjen dhe kam gjetur postëbllokun tjetër. Jo atje ku pretendon zoti Ceka, se nuk u godit zoti Hajdari në Milot, sepse djathtas tij ishte një kanal dhe nuk mund të goditej nga ishte kanali, po që në ditën e parë është bërë deklarata nga ana ime se makina ime tip “Lancia” u godit në kthesë të Lezhës, ndërsa drejtori i policisë së Lezhës thotë: “u shti lart, jo në drejtim të policisë dhe jo nga policia, jo” dhe nuk mohon faktin që u qëllua nga policia.
Në të hyrë të Milotit, nuk është e vërtetë që është dhënë shenjë ndalimi me tabelë, por siç është edhe e filmuar, unë jam gati t’u paraqes vidion, rruga ka qenë e bllokuar me 2 maune, me blloqe të mëdha betoni dhe me një autoblindë të dalë në rrugë. Nuk është dhënë shenja e ndalimit, por në moment është kërkuar ndalim-qëndrim, duke i drejtuar tytat e automatikëve në drejtimin tonë.
Kam urdhëruar fikjen e projektorëve të makinave për të mos krijuar keqkuptime te personat që na kishin ndaluar, sepse në kushtet e një drite të fortë, ata mund të bënin reagime me armë. Kam zbritur dhe i kam kërkuar një titullari të flasë me mua. Për rreth 2 orë nuk ka pranuar askush të flasë me mua, vetëm “mos lëviz”, “do të qëllojmë”, “mos lëviz”, “do të qëllojmë”.
Pas 2 orë e gjysmë ka ardhur shefi i komisariatit të Laçit dhe më ka thënë: “Kemi dijeni se në eskortën tënde qarkullojnë njerëz që kanë thyer Bankën e Tropojës.” Urdhëroni, u thashë, ja ku është eskorta, të fillojë kontrolli i eskortës sime, dhe kjo është e filmuar, fjalë për fjalë. Të fillojë kontrolli i skortës sime që nga makina e fundit, që unë kam me vete, dhe deri te makina e parë, ku kam hipur unë. Edhe makina ime. “Jo, tha, unë nuk e jap me shkrim”. Po si nuk ma jep me shkrim, ti je i detyruar që të ma japësh me shkrim, sepse ti nesër, nëse nuk ma jep me shkrim, duhet të më tregosh arsyet sepse ti, një polic, i kryen këto veprime ndaj një deputeti. …Kam kërkuar shpjegime, harrova, më përpara i kisha kërkuar, në një bisedë telefonike, kryetarit të Partisë Demokratike që të kërkonte lidhje me ambasadorin Evert, për t’i shpjeguar rrethanat në të cilat ndodhej udhëtimi im në Lezhë. Nuk preferova të ndaloja në Lezhë, sepse e pashë se isha përpara një kurthi, por preferova të vazhdoja udhëtimin. …Nuk është e vërtetë që me makinën e Azem Hajdarit ka udhëtuar Izet Haxhia. Nga një anë në gazetat e Shqipërisë del Izet Haxhia kur punonte në Gardën e Republikës, që mua më kapte për dore, në kohën kur bëja protesta, nga një anë thuhej që kur ai u akuzua ishte me Azem Hajdarin dhe nga ana tjetër Izet Haxhia jep çdo ditë intervista nëpër radio të Tiranës dhe policia nuk realizon një pikë kontakti për të gjetur vendndodhjen. Pse qenka e vështirë për të gjetur një pikë kontakti për të identifikuar personin dhe burimin nga kush flet. Kjo nuk është e vështirë nga pikëpamja profesionale dhe nga pikëpamja e teknikave operative që ata që njohin i njohin.
Historia e kësaj ngjarjeje fillon me krizën e thellë që ka Ministri i Brendshëm. Për fatin e mirë ne e përjashtuam nga partia jonë se e kuptuam që po na shkatërronin me deklaratat e tyre, ju ende nuk e keni kuptuar dhe e mbani, e do t’ua bëjë edhe ju atë që ai di të bëjë. Vetëm shkatërrim.
Prokurori i Përgjithshëm del në Televizor dhe jep pseudodeklarata, kurse zoti Ceka vjen këtu dhe thotë:”Banka e thyer e Tropojës, banda e organizuar e armatosur me 30 persona dhe ata thotë, i kishin hedhur armët në kanalet përreth. Katër ditë polombarët për të kontrolluar llojin e armëve dhe nuk gjetën asnjë armë.
…Jua kam kërkuar edhe përpara disa muajsh, ndërtoni një komision parlamentar për të hetuar ngjarjet e Urës Vajgurore. Kam qenë me deputetin Genc Pollo, kam qenë me deputetin Ylli Vejsiu, kam takuar mbi 150 vetë, jo në Urën Vajgurore, por në Poshnje dhe i gjithë Rrethi i Beratit e di se nuk kam të bëj fare me këtë ngjarje. Jam gati të dorëzoj imunitetin dhe për këtë ngjarje të bëhen hetime. Jam gati ta dorëzoj edhe sot imunitetin për të bërë hetime, por t’i vijë turp atyre, që nëpërmjet pseudoakuzave, nëpërmjet pseudoprovave të kërkojnë që të disinformojnë opinionin publik.
Gënjeshtra më e madhe qëndron 3 ditë. Ministri juaj i Brendshëm është bërë njeri qesharak, policët e tij nuk mund të mbajnë dot 7 minuta komisariatin kur ai goditet, Ministri juaj i Brendshëm është bërë njeri që bën deklarata nga më të ndyrat. Ishin 15 vetë, jo po banda në anije, po banda. jo në anije, jo ashtu po kështu. Je Ministër i Brendshëm luaj këmbët. Këtu deputeti Ngjela të ka thënë se kurba e çmimeve dhe kurba e krimeve është në ngritje, se qeni nuk njeh parti, po shkon drejt kriminelit dhe mos u merr me akuza dhe pseudoakuza.
Prokurori i Përgjithshëm ndërtoi prokurorinë. Nëse e ka marrë për zot ta drejtojë këtë vend, sepse Shqipëria ka nevojë për punë, të kërkojë zyra me qira për prokuroritë nëpër rrethe, të kërkojë rritje pagash për prokurorët dhe të fillojë hetimet. Të dënojë Zan Caushin dhe bandën e tij, të dënojë banditët e vërtetë se unë jam një deputet që në Shqipëri jam votuar për 4 vjet dhe jo njëherë. Gjithashtu kam marrë 80 000 vota të marra në 4 rrethe të vendit, prandaj ky është një turp dhe unë jam gati në çfarëdo rrethane, por nëse sot rri në burg Sali Hajdari për të vetmin faj dhe të 4 fëmijët e tij rrinë rrugëve që nuk ka qenë në punë në asnjë pushtet për të vetmin faj, se qenka vëllai im, nëse arrestohet Ministri i Brendshëm Ali Kazazi për të vetmin faj se doli dhe i tha policit: cfarë keni dhe komunikoi njerëzisht me të, meqenëse sot rri në burg Fatmir Pulaj për të vetmin faj që u përjashtua nga forcat speciale dhe erdhi si shoqërues te ne, meqenëse sot rri në faj një përfaqësues i firmës franceze që është marrë me qira, atëherë zotërinj unë mund ta pyes prokurorin, ke ndonjë plan ti apo nuk ke ndonjë plan. Nëse ke plan për të ndaluar kriminelë ordinerë kap Nehat Kullën e ke në Tiranë, nëse ke në plan për të ndaluar kriminelë kap atë Altin Dardhën që vrau në Berat, nëse ke plan për të ndaluar kriminelë ordinerë kap shefin e komisariatit të Tropojës që vrau njerëz dhe mos u merr me deputetë, mos u merr me njerëzit të cilët nuk kanë pyetur për krimin dhe e kanë denoncuar këtu në Parlament. Mos u merr me deklarata boshe. …Nëse klani i Hoxhës apo ai i Kapos mendon se i erdhi koha, mbas 7 vjetësh, të godasë Azem Hajdarin, unë po i them se gabohet, gabohet dhe gabohet shumë rëndë. Azem Hajdari është shumë vështirë të nënshtrohet nga ata njerëz të cilët mendojnë që funksioni i sotëm u jep mundësi për të justifikuar fytyrat e tyre. Prandaj unë e kam thënë në deklaratën time dhe e përsëris edhe një herë: do të vazhdoj ushtrimin e sovranitetit të votës sime në tërë Shqipërinë, do të vazhdoj ushtrimin e integritetit të votës sime dhe të forcës sime politike në tërë Shqipërinë. …Këto nuk janë lojëra, këto janë meskinitete, ky është Parlament makbethian dhe çfardolloj qëndrimi të mbani është në turpin tuaj. Ora 12 ka për t’ju ndenjur. Në tërë Shqipërinë do të luftoj që ky Parlament të ndryshojë, që këtu të vijë një qeveri teknike, që në këtë vend të fillojë stabiliteti dhe integriteti i vendit. Duart e Azem Hajdarit ja ku i keni, këtu do të rri, në Shqipëri.
Ishte njeri ordiner dhe s’kuptoj si mund te quhet hero demokracie nje rrugac i tille. Ne masakren e Ures Vajgurore ti ishe urdheruesi dhe more ne qafe 4 police bije nenash qe benin detyren e tyre. More ate qe meritoje.
Rrugac ordiner. Si u mashtrua nje popull nga doktor vdekja dhe ky rrugac ?
Nga i gjeti paret,ky kriminel,me u bo Presidenti i Vllaznise?!
BOLL e ngritet me qiell kete MASKARA!
Enigma e hidhur e FUQISE MADHE TE ISH KEPUCARIT TROPOJAN AZEM HAJGARJA ka nje emer:: Elez Biberaj.
Azemi ky drod dilleri I LAZARATIT..sipas IZET HAXHISE..ne kohen kur ishte ushtar nxorri kartele mjeksore me mik si “psikopat” dhe u liruar nga ushtria..merreni me mend cfare monster “paguante” zoti biberaj..
Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat(dhe antiamerikani me I madh shqipfoles) ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen dhe azem hajdarin nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po i mbron akoma me cdo kusht.njerin te gjalle dhe tjetrit I ngriti lapidarin I vdekur
Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
2-Si person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
Ne nje interviste dikur ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet.
Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga ai vend?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
po lodhem me gjet nji burre te mire por te gjithe i gjej ne lulishte duke kuajtur domino ,po njohu njeri dike te me thote????
o Tema po varjani ketij ordineri more… duhet te iki koha e te forteve se na e shpifen.
po ky i ndjeri ka qen nje pleher MJER TI O POPULL SHQIPTAR KUR NJEREZ SI KY AZEMI I RESPEKTON SI HEROJ
Ky nuk kishte lidhje me biberajn se biberin nuk e pirdhte njeri ne kohen e RAMIZIT, ishte sigurimi i shtetit qe aktivizoj ata pese njerez dhe i dha nganje pardesy te bardh qe te dalloheshin nga turma se ishte PPSHja qe e organizoj rremujen dhe protesten per ndryshim se ashtu erdhen punet ne kampin e lindjes dhe shteti SHQIPTAR i asaj kohe ishte i detyruar te ndrronte sistem,PDja u krijua tek shpia GRAMOZ PASHKOS dhe Gramozi ishte djali eleni pashkos antares se byros politike,imagjinoni kur u krijua PDja ne ate koh qe gjoja ishte kunder sistemit kta njerez saliu Gramozi ky rrugaçi ne fjal neritan ceka dhe ai qe erdhi tani nga AMERIKA islami ishin personat e pardesyve te bardha dhe diten qe krijuan PDne ruheshin me ushtarin e gardes se PPSHse tek dera viles se Gramozit,kta ishin njerzit e futur nga sigurimi i shtetit qe dhe turmat mos dilnin jasht kontrollit dhe mir ben,por kta njerez kur e pan qe u ben te pa varur nga kerkush dhe kur e pan veten ne krye te shtetit degjeneruan me nje menyr qe tashme bemat e ktyre plerave nuk ka njeri qe nuk i di,ky rrugaçi thosh ateher hajde me arrestoni se e dinte qe drejtori policis ne ate koh ishte nje qurrash qe e kishte ven po ky rrugaçi qe fryej si gjeli ne plera,po kur nuk kishin gje ne dor dhe ishin askushi kte rrugaçin e rrihnin hajdutet tek shkolla komunales tek rruga ura si legen dhe nuk ishte aq trim, sa qe kur mori fuqi luante rrolin e SKENDERBEUT,me pak fjal ky ishte nje rrugaç ordiner qe dhe kur e vran e vran per afera te pista pun kondrabande,saliu qe ishte ne tav te kti problemi te ksaj vrasje e mori ne dor situaten ne at koh dhe e çfrytezoj per te mar pushtetin, kurse sot del rrugaçi hero dhe prandaj ne si popull na kan hecur punet mbar fare ter kto vite demokraci, sa nuk ka te ndalur emigracioni sado qe jan mar 100 miliard euro borxh ky shtet qe esht katandisur me dy milion banor nuk ngopet me buk qe buka nuk esht diskutuar ne vitet 70te ne kte vend, panvarsisht se horrat rrugaçet dhe ordineret e politikes nuk thon rrealitetin si ka qen se nuk i leverdis se sot jan kapitalistet e par te kti vendi dhe mashtrojn shajn dhe çfryn per te kaluaren qe te garantojn te ardhmen e tyre dhe parat e shqiptarve qe i kan futur neper bakat e dryshme te botes per llogari te vet,kurse populli hap syt i ben shuplaka kti rrugaçi dhe ktyre rrugaçve qe jan ne politik sot dhe vet mer valixhet dhe del te kerkoj copen e bukes rrugeve te europes,kta pushta rrugaç si hajdari qe kapardisen dhe sot bejn qef dhe masturbohen si i do trapi, hallall jemi popull debil,qytetaria u laegua nga vendi qe ne vitet e para 90-92 dhe u dynden zonat rurale ne TIRAN dhe qytete, kta jan njerez qe kenaqen me lugen bosh dhe boll qe kan ardhur ne qytet nuk pyesin as per pasurin e perbashket dhe as per punet e pista te rrugaçve te politikes se jan njerez me nivel nen mesataren, kjo esht historia rrugaçve tan qe kan dal heronj.
kafen me pak le ta pime se bashku dhe nje gote te vogel konjak skenderbeu.
I nderuar komentues ne vija te pergjitheshme jam dakort me ju por sot ai vend ka falimentuar ne dac nga elezbiberi apo franshkreli dhe company dhe ne dac nga falagat e tropojes te talebaneve berisha dhe hajdari.
Shqiperia do ishte nje vend demokratik shembellor nqs amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990-1991 ne vend te nje doctrine antishqipatare dhe proserbe te dekomunistifikimit do te merreshin me PAJTIM KOMBETAR DHE NDONJE MIKRO PLAN MARSHALL.
sidoqofte lexo nje material pikant me poshte te kuptohs se dhe gramaoz pashko kishte faj..por ishte I paperfilshem me krimin e 4 dhejtorit 1991 kur serbi berishe prishi qeverine e stabilitetet dhe ne tip elezi priste poshte “shkalleve”
ATA QE BENE SKENARIN E 2 PRILLIT 1991 JANE PO ATA QE BENE SKENARIN E CAUSHESKUT
Shaqirr Vukaj
Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
Postuar më: 16 Mars, 2015
Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
A……………………………..
Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
B……………………………….
siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
B.Sovjetik,
Hungaria,
Izraeli,
ShBA,
Britania e Madhe etj.
për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
C…………………………………
revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
1- revolucionit popullor,
2- komplotit të opozitës
3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??
PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992
DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
2-tradhetia me detin jon
3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
4-vrasje shteterore ne gerdec
5-puci i shtetit shtator 1998
6-genocidi mbi fisin haklajt
7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
9-futja ne konfernecen islamike
10-fronezimi janullatosit
11-shitja hidrocentraleve
12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
13 etj…
RIP ALBANIA
Ajo qe eshte e vertete duhet thene por askush nuk e do te verteten. Me shume e kane tradhetuar Atdheun tone sesa e kane dashur. Askush nuk te do me shume se vetja. Ky mallkim na ka ndjekur ne histori. Nuk denohen te fajshmit qe nga koha e shkaterrimit 1991 sepse rrenjet jane te thella. Me kujtohen njerezit me qe me dy gishta lart shkaterruan uzinat, fabrikat,etc. Cdo gje u vodh dhe shkaterrua ne emer te demokracise. Ne nuk kemi per te bere shtet sepse ata qe kane qene ose edhe jane ne pushtet jane vete kriminele dhe hajdute te atij vendi.
Dy komentuesve te fundit ” nje kafe me pak te lutem ” dhe ” me pak konjak skenderbeu ” ju faliminderit per gjithe sa shkruani ne komentet tuaj dhe uroj qe keto komente te lexohen e te nxjerren mesime nga shume e shume shqiptare te ndershem e te genjyer nga shkerdhatokracia shqiptare me kriminele e tradhtare te kombit te tipit Sali serbo Vicidolit ! Edhe nje scarim te vogel kisha per Azem Hajdarin , nuk mbaj mend ekzakstisht vitin kur ky Azemi e ka kryer sherbimin ushtarak por ne fakt aty rreth 1985 ka qene . Ky pseudo hero ka qene ushtari me i problematik jo vetem per komanden e rrepartit Krume , por dhe per gjithe banoret e Krumes-Has , pasi me ish rrugacet me tipike te ketij ish fshati , tani qytet , vjedhnin per gjithe netet neper neper koteca PULA . Grupi i hajdutve ku bente pjese dhe ushtari i rrepartit ushtarak ka qene i perbere nga keta vjedhsa me damke : Beqir Rada , Hasan Rada , Bedri Geca dhe Azem Hajdari . Mbas leshimeve qe u bene ne politikat e PPSH , me futjen ne fillim te 1988 te pluralizmit ideollogjik , hajdutve te tipit te Azem Hajdarit i u hapen rruget per te vajtur ne shkolla te larta dhe dihet pastaj se kush njerez do dilnin me te paret per rremuja e poshtersira duke i dhene DEMOKRACISE ne Shqiperi rruge TE PRAPE e te pariparueshme per shume e shume dhjetevjecaresh te tjere .
Ooo shqiptare te mjere ne c dore rate dhe mbetet. Si more mbetet ne dore te Sali Serbit i cili eshte bere i pamposhtur si nje shkemb graniti ? Si more te mjere nuk e vini me shpatulla pas muri kete monster serbe qe vetem se flet shqip ?.Si nuk e kuptoni se si nje grua serbe drejton Shqiperine dhe ju shpresoni paqe e stabilitet aq te deshiruar? Sali sllobua me kompani kurre nuk kane punuar per Shqiperi por per Serbi .Problemi eshte se vetem duhet ta kuptoni kete dhe te mos i veni pas si legena o merumer qe ju genjen me ndonje kocke nga parat e vjedhura ne Shqiperi. Boll me kete monster qe i duhet vetem nje tyte e vogel …dhe ky do te ishte clirimi i plote i Shqiperise. Falangat e saliserbit edhe pas vdekjes biologjike nuk do u lene rehat nese nuk shkulet nga rrenjet berishizmi qe eshte thjeshte shkaterrim me paramendim svetenim percudnim ulje e figures shqipetare , paraqitje e shemtuar ne rajon dhe europe e amerike etj. Me egon e vet ai mut na ka ulur koken kudo dhe per shume kohe.Ne keto rrethana nje regjim enverist do kish qene me shume efikas nese do te kish reformuar ekonomine shqipetare ndersa politiken ta reformonte por pa Sali, Azem dhe gjithe kllounet e klanin e tyre te qelbur qe ka mbyt vendin e shqipeve……Nese nuk e gjen nga ropi e gjefte nga ZOTI kjo menxyre e urryer.