Kryefajtori bolshevik dhe mbrojtja nëpërmjet sulmit më 23 qershor 1941(2)

20 Prill 2015, 17:28Dossier TEMA

Lufta e Spanjës

 

Më 18-07-1936, 120’000 ushtarë spanjollë (80% e ushtrisë) nën komandën e Gjeneralit Jose Sanjurjo ngritën krye kundër Republikës Spanjolle. Gjatë një udhëtimi me një avion të vogël më 20-07-1936 ky gjeneral humb jetën dhe komandën e ushtrisë e mori Gjenerali Francisco Franco. Në ndihmë të kryengritjes, aeroplanë mbartës gjermanë Ju-52 dërguan për tre muaj rradhasi ushtarë e material ushtarak nga Maroku në Spanjë. Deri në fund të Gushtit ato mbartën 7350 ushtarë e oficerë dhe artileri; 5455 ushtarë u dërguan në Shtator dhe 1157 ushtarë të tjerë u mbartën në Tetor 1936. Pa këtë urë ajrore dhe pa ndihmën e dhënë nga 150’000 ushtarë italianë, 20’000 portugezë, 90’000 marokenë, 2700 topa, 1150 tanke dhe 1650 aeroplanë, kryengritja në Spanjë do ishte shtypur.

Më 1936, Stalini emëroi konsull të përgjithshëm në Barcelonë veteranin revolucionar V. A. Antonov-Ovseenko. Ky filloi ta këshillonte qeverinë e Republikës spanjolle të fshihte për arësye sigurie në Moskë tërë arin e shtetit spanjoll [më shumë se 600 ton ar]. Si rrjedhim, më 25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenës për në Moskë….dhe ky ar nuk u kthye më kurrë. BRSS dërgoi në ndihmë të Republikës Spanjolle 2065 oficerë sovjetikë të rangjeve të ndryshme, 772 pilotë, 351 tankistë, 100 artilierë, 222 këshilltarë ushtarakë, 204 përkthyes dhe një numër oficerësh zbulimi e kundër-zbulimi, komisarësh, diplomatësh, etj.; gjithsejt ato qenë 3000 sovjetikë. Ndonëse deti spanjoll ishte nën bllokadë, Stalini dërgoi në Spanjë 648 aeroplana, 347 tanke, 60 makina të blinduara, 1186 topa, 20’486 mitraloza dhe 497’813 pushkë; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjeksore, pajimet ushtarake, naftën e benzinën.

Bujqit e punëtorët në BRSS grumbuluan miliona Rubla për të ndihmuar Republikën Spanjolle. Kudo u organizuan mbledhje për t’i shqetësuar njerëzit e për t’iua mbledhur kopekët [qindarkat]. Tre vjet më parë, për shkak të urisë masive në Bashkimin Sovjetik gjatë së cilës vdiqën miliona njerëz dhe shumë vetë mbijetuan nëpërmjet kanibalizmit dhe ngrënies së trupave të vdekur, nuk u organizuan grumbullime të tilla njerëzish. Ndërsa ajo uri bënte kërdinë, BRSS eksportonte miliona ton grurë të grabitur me forcë nga bujqit e vet. Më 1936, Spanja nuk kishte kampe përqëndrimi, kurse në Bashkimin Sovjetik ato ishin shenjë krenarie.

Pozicioni i krye-këshilltarit sovjetik në Republikën Spanjolle, në vend që t’i përkiste një këshilltari të mirëfilltë ushtarak, ishte zënë nga Drejtori i Zbulimit Ushtarak Sovjetik [GRU] Yan K. Berzin. Ky njihet edhe si rekrutuesi dhe stërvitësi i agjentit Richard Sorge, një gjerman me qëndrim në Japoni gjatë Luftës II Botërore. Tërë operacioni sovjetik gjatë Luftës së Spanjës qe më shumë operacion i zbulimit ushtarak sovjetik sesa operacion i ndihmës ushtarake për Republikën Spanjolle. Gjatë asaj lufte, mijra fëmijë të komunistëve spanjollë u dërguan në BRSS. Ato nuk u kthen më në Spanjë, por u rritën e u stërvitën për t’u dërguar si agjentë të BRSS në Amerikën Latine dhe Afrikë në vitet e mëvonshme.

Ushtria e Republikës u formua nga pjesa e mbetur e ushtrisë spanjolle dhe nga shtatë brigadat ndërkombëtare, të cilat u krijuan me 42’000 vullnetarë nga 54 vende të botës. Agjentët e BRSS trazuan popujt e botës për të krijuar vullnetarë e për t’i dërguar në Spanjë. Shërbimet e spiunazhit sovjetik mbuluan tërë shpenzimet që shoqëronin këto lëvizje njërëzish nga 54 vende të botës. Sapo arrinin në Spanjë, këtyre vullnetarëve iu merreshin pashaportat dhe tërë dokumentat e udhëtimit. Ato u kthyen në skllevër të armatosur që nuk mund të largoheshin më nga zotëruesit e tyre. “Çuditërisht” herë pas here shpërthente zjarr në godinat e makinat ku ishin këto dokumenta. Zbulimi ushtarak sovjetik pronësoi kështu me dhjetra mijra pashaporta nga 54 vende të botës; ajo do ishte një pasuri e paçmuar dhe e pazëvëdësueshme për spiunazhin sovjetik për vitet që do vinin.

Qëllimi i përfshirjes së BRSS në Spanjë nuk ishte fitorja ushtarake, por loja për të futur në luftë Britaninë dhe Francën e kështu për të ndezur luftën midis tyre, nga njëra anë, dhe Gjermanisë, Italisë e Portugalisë, nga ana tjetër. Propaganda sovjetike e kohës vetëm mallkonte Britaninë e Francën për “indiferencën e tyre dhe fatin e fëmijëve spanjollë”, ndërkohë që më 07-04-1935 në BRSS kishte dalë ligji i pushkatimit që nga mosha 12 vjeç e sipër. Britania e Franca zgjodhën politikën e mos-ndërhyrjes në luftën e Spanjës. Plani i zgjuarsisë sovjetike dështoi, sepse Britania e Franca nuk u futën në luftë dhe Lufta e Spanjës, e cila përfundoi më 01-04-1939, nuk i kaloi kufintë e saj; e kështu lufta botërore nuk filloi. Si rrjedhim, zbatuesit e planit, V. A. Antonov-Ovseenko dhe Yan K. Berzin, u thërriten në Moskë ku arrestohen e pushkatohen.

            Kurthi i ngritur nga Stalini

 

Në fund të vitit 1938, propaganda sovjetike kundër Hitlerit u shua menjëherë dhe kurthi i Polonisë filloi të thurej. Franca e Britana kishin dhënë garanci për sigurinë e Polonisë. Pra, mjaftonte që të nxitej Gjermania të sulmonte Poloninë. Më 11-08-1939 Stalini mori vendim për të filluar bisedimet me Gjermaninë për ndarjen e Polonisë. Më 12-08-1939 delegacionet ushtarake të BRSS, Britanisë dhe Francës fillojnë bisedimet në Moskë për paqen Europiane. Më 19-08-1939, Stalini urdhëron ndërprerjen e këtyre bisedimeve. Po në këtë datë, ambasadori gjerman në Moskë merr idenë e shkruar sovjetike për marrëveshjen dypalëshe gjermano-sovjetike. Po më 19-08-1939, Stalini urdhëron fillimin e mobilizimit (e fshehtë) të Ushtrisë së Kuqe. Po më 19-08-1939, nën urdhërin e Stalinit, Gjenerali Zhukov filloi sulmin rrufe [blitzkrieg] të Armatës 1 sovjetike kundër Armatës 6 Japoneze në lumin Khalkhin-Gol në Mongoli. Kjo luftë dhe disfata e ushtrisë japoneze nuk u përmend në shtypin e kohës, sepse taktika ushtarake e zbatuar atje nga ushtria sovjetike nuk duhej të bëhej e njohur. Po më 19-08-1939 u mbajt një takim i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të BRSS; për këtë takim u mësua vetëm në vitin 1993. Në atë takim Stalini u shpreh: “…Lufta që do vijë është midis dy grupeve të vendeve kapitaliste. Për ne është mirë që ato të luftojnë e dobësojnë njëri-tjetrin. Ndërkohë, ne do të shtyjmë një shtet kundër tjetrit, luftimi do bëhet më i rreptë, të dy krahët do të drobiten prej luftës dhe atëhere hyrja jonë në luftë në çastin e duhur do na sjellë shumë përfitime. Prandaj marrëveshja me Gjermaninë duhet nënshkruar dhe pasi lufta botërore të shpallet, të përpiqemi që të vazhdojë sa më gjatë”.

Më 23-08-1939, Gjermania dhe BRSS nënshkruan marrëveshjen për ndarjen e Polonisë. Kjo njihet zyrtarisht nën emrin Pakti i Mos-Sulmimit Molotov-Ribventrop, por që emri më i saktë do ishte “Marrëveshja e Moskës në vitin 1939 për fillimin e Luftës II Botërore”. Sipas kësaj marrëveshje, Gjermania e BRSS shkatërronin shtetin polak dhe sejcila merrte pjesë të barabarta të territorit të saj. Gjermanisë i intersonte kjo marrëveshje paqeje, sepse nuk do t’i ndërpriteshin importet e produkteve vajgurore dhe metaleve të veçantë nga BRSS. Nga ana e tij, BRSS i intersonte ta furnizonte makinën ushtarake gjermane me qëllim që ajo të ishte e aftë të pushtonte Europën (siç edhe bëri). Zbatimi i marrëveshjes u la për më 01-09-1939, datë në të cilën ushtria gjermane sulmoi dhe pushtoi Poloninë. Ndërsa ushtria sovjetike qëndroi pranë kufirit polak dhe, me gjithë habinë dhe kërkesën e vazhdueshme gjermane, sulmoi vetëm më 17-09-139 për të pushtuar pjesën tjetër të Polonisë. Tërë faji i fillimit të luftës ra mbi Gjermaninë. Loja sovjetike doli e mbarë kësaj here, sepse më 03-09-1939 Britania e Franca i shpallën luftë Gjermanisë.

Që nga kjo datë Gjermanisë iu vendos bllokada tregtare dhe pa materialet e metalet e duhura Gjermania e kishte të vulosur humbjen e saj. Prandaj një zgjidhje që i mbetej Gjermanisë ishte të pushtonte me luftë rrufe [blitzkrieg] vendet e kontinentit Europian për të kapur sa më shumë burime minerale (p.sh. minierën e Trepçes në Kosovë), burime vajgurore të përpunuara, furnizime të ndryshme, fabrika industriale e burime ushqimore. Me kalimin e kohës, lufta e saj u bë gjithnjë e më e dëshpëruar ndonëse ushtria e saj luftoi në mënyrë të përsosur deri në fund. Britania e Franca nuk i shpallën luftë BRSS pasi ky pushtoi e kreu krime në pjesën tjetër të Polonisë. Për Britaninë e Francën, emocionalisht Gjermania ishte armiku i trashëguar dhe zhvillimi i Gjermanisë ishte i papranueshëm për to. Për shëmbull, më 1936, Lojrat Olimpike të Verës të mbajtura në Berlin shiheshin drejtpërsëdrejti me televizion nga gjermanët jashtë stadiumeve; televizioni u shfaq në Amerikë vetëm pas 20 vjetësh. Amerika ishte në krah të Britanisë dhe do i bashkëngjitej luftës (siç ndodhi) dhe herët a vonë mbarë rruzulli do përfshihej nga lufta.

            MOBILIZIMI i fshehtë

 

Më 01-09-1939 parlamenti sovjetik zyrtarizoi për herë të parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Për t’i mbledhur përfaqësuesit sovjetikë nga tërë cepat e Rusisë së Madhe urdhëri u lëshua më 19-08-1939, sepse shumë prej anëtarëve të parlamentit sovjetik iu duheshin dy javë udhë për të arritur në Moskë. “Rastësitë” e zbukurojnë historinë. Ligji i mobilizimit [të fshehtë] ushtarak kërkoi edhe përgatitjen e 18 milion rezervistëve. Sipas këtij ligji, koha e shërbimit në ushtri do ishte dy vjet. Nëse BRSS nuk sulmonte deri më 01-09-1941, atëhere tërë ato miliona ushtarë duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe tërë njësitë ushtarake të posaçme dhe të stërvitura (sulmi ajror, tanket, pilotët, artilierët, etj.) do duhej të zhdukeshin. Një ushtri e tillë mamuthe nuk mund të mbahej më gjatë pa kryer luftë dhe vendimi konkret për të kryer një luftë të madhe u muar në Gusht 1939.

Mobilizimi masiv duhej fshehur dhe zgjidhja ishte bërë gati me kohë. Deri më 01-09-1939 ushtria sovjetike i përzgjidhte ushtarët dhe mosha e marrjes në ushtri ishte 21 vjeç. Më 01-09-1939 u thërritën në ushtri edhe ato që nuk ishin marrë vitet e shkuara dhe mosha e marrjes në ushtri u bë 19 vjeç e për disa kategori 18 vjeç. Pa llogaritur më të rinjtë e më të vjetërit dhe pa llogaritur rezervistët, tre breza të rinjsh (19, 20, 21 vjeç) u thërritën njëkohësisht në ushtri. Në gjysmën e dytë të Korrikut 1939, 173’000 rezervistë ishin thërritur në ushtri për të fuqizuar Armatën 1 sovjetike në Mongoli për sulmin rrufe që do kryente pas tre javësh kundër Armatës 6 japoneze. Pa llogaritur trupat e marinës dhe forcat e kufirit, Ushtria e Kuqe numëronte 1’871’600 ushtarë në fund të Korrikut 1939 dhe 5’081’000 ushtarë më 22-06-1941.

Përgatitjet për luftën e madh kërkonin gjithashtu një industri të madhe për prodhim municionesh. Ministria sovjetike e municioneve u krijua në Janar 1939 dhe i ngjante një mamuthi industrial. Nëse parashikohej një luftë mbrojtëse, atëhere këto uzina e fabrika duheshin ndërtuar prapa lumit Vollga, thellë në prapavijë ku nuk mund të arriheshin nga aeroplanët armiq. Nga ana tjetër, municionet e prodhuar kërkonin shumë njerëz e mjete, makina, trena e linja hekurudhore të lira për t’u mbartur nga fabrika e prodhimit në front. Nëse parashikohej një luftë sulmuese (siç ndodhte në të vërtetë), zgjidhja e vetme ushtarake ishte që këto uzina kimike e fabrika prodhimi municionesh të ndërtoheshin në Perëndim të BRSS; e mundësisht pranë kufinjve, sepse ndryshe trupat që ishin në sulm do ngelnin pa municione. Rrjedhimisht, fabrika municionesh u ndërtuan në Zaporozhie, Dnyepropetrovsk, Dnyeprodzerzhinsk, Kharkov, Krvoy Rog e Leningrad. Ndërtimi i fabrikave të muncioneve vazhdoi me ritme të shpejta sapo hyri viti 1941. Depot e ruajtjes së municioneve u mbushën në kufinjtë e lejuar dhe tërë municioni i tepërt dërgohej me vagona treni pranë kufinjve perëndimorë të BRSS. Në Prill 1941, ministrisë së prodhimit të municioneve i erdhi urdhëri që municionet e artilerisë të dërgoheshin pranë kufirit dhe të stivoheshin drejtpërsëdrejti në tokë; se ç’don të thotë kjo, çdo ushtarak e di mirë.

Pas sulmit gjerman, ushtria sovjetike humbi një sasi të panumërueshme predhash artilerie të stivuara mbi tokë apo nëpër vagona treni; pa llogaritur këtu municionet e armëve të tjera. Vetëm në Bjellorusi, 4216 vagona plot me predha artilerie u kapën nga ushtria gjermane vetëm në stacionet hekurudhorë pranë kufirit. Veç municionit të gatshëm, ushtria gjermane kapi edhe 303 uzina e fabrika municioni, të cilat prodhonin 101 milion predha artileri, 32 milion mina, 24 milion bomba aeroplani dhe 3600 ton TNT [tri-nitro-toluen]; këto përbënin 85% të aftësisë prodhuese në municione për BRSS. Në këto uzina u kapën furnizime të gatshme me plumb, çelik të derdhur e kallaj dhe të gjitha këto u dërguan në Gjermani. Pa një plaçkë të tillë lufte Gjermania do e kishte patur të pamundur të vazhdonte sulmin e të arrinte 30 km larg Kremlinit në Dhjetor 1941. Ndonëse 15% i ngelur jepte përsëri një prodhim tepër të madh ushtarak e industrial, në Bashkimin Sovjetik vërshoi nga Amerika e Britania një ndihmë e madhe falas në armatime, lëndë shpërthyese, barut, municione, fabrika, ushqime, lëndë djegëse, etj. Pa këtë ndihmë historia do kishte qenë ndryshe, pavarësisht se propaganda në qarkullim rrëfen përrallën e çmonimit të uzinave e fabrikave gjatë tërheqjes së Ushtrisë së Kuqe (për tre muaj e gjysëm ushtria gjermane arriti Moskën) dhe ringritjes së tyre në prapavijën e thellë.

Zbulimi sovjetik raportoi se Japonia, ndonëse e uritur për lëndë të para, nuk do të sulmonte në drejtim të Siberisë ku kishte burime shumë të mëdha minerale. Arësyeja ishte se nxjerrja dhe përpunimi i atyre lëndëve të para me qëllim me i bërë gati për përdorim kërkonte shpenzime të mëdha, kohë të gjatë dhe kohë të madhe për t’u mbartur. Japonia kishte nevojë për produkte të gatshme dhe të shpejta, prandaj qëllimin e kishte të pushtonte rajonet jugore të Kinës e Azisë. Zbulimi ushtarak sovjetik e dinte se industria gjermane punonte në regjim paqeje dhe nëse Gjermania do sulmonte Poloninë, ajo kishte bomba për avionë vetëm për 10 ditë. Dokumentat gjermane të pas-luftës treguan se këto bomba do zgjatnin jo për 10 ditë por për 14 ditë. Më 1939, Komanda e Lartë Gjermane e trupave tokësore kërkoi që të krijohej një rezervë municioni për katër muaj luftë; në fakt, kjo nuk u arrit dhe rezervat e municioneve ishin për një deri në dy muaj luftë.

Më 05-12-1941, ushtria sovjetike kundërsulmoi në frontin e Moskës. Më 07-12-1941, avionët japonezë sulmuan bazën detare amerikane në Gjirin e Perlave [Pearl Harbour] në ishujt Havai, në Oqeanin Paqësor. Më 11-12-1941, Gjermania i shpalli luftë Amerikës, porse industria gjermane nuk u urdhërua të kalonte në regjim lufte. Vetëm në Janar 1942 ajo e mori urdhërin për të kaluar dalëngadalë në regjim prodhimi në shërbim të luftës. Prandaj prodhimi ushtarak gjerman arriti kulmin në fund të Luftës II Botërore pavarësisht nga bombat që binin nga qielli.

            LUFTA E DIMRIT

Gjatë Luftës II Botërore Ushtria e Kuqe pati artilerinë më të fuqishme në botë. Mësymja e Ushtrisë së Kuqe kundër Finlandës ndodhi midis datave 30-11-1939 dhe 13-03-1940. Për rreth 20 vjet finandezët patën ngritur vija mbrojtëse dhe në rripin e tokës që lidh Leningradin me Finlandën kishin ndërtuar vijën mbrojtëse Mannerheim, ku u zhvilluan edhe luftimet më të ashpra. Për analistët ushtarakë të Perëndimit kjo vijë mbrojtëse ishte e pathyeshme. Tërë rajoni mbrojtës ishtë një rrjet tunelesh, pritash, kurthesh, pengesahh natyrore e të ndëruara, bunkerësh, llogoresh, moçalesh, pyjesh, fushash të minuara, gropash, pozicionesh të panumërta snaiperësh, etj. Dhe në kushtet e dimrit, lufta solli humbje të mëdha.

Për shkak të atij sulmi, Lidhja e Kombeve përjashtoi BRSS nga rradhët e saj më 14-12-1939. Në mesin e Marsit 1940 Ushtria e Kuqe kishte bërë të pamundurën: tërë rajoni mbrojtës ishte kaluar dhe vija Mannerheim ishte thyer. Me traktatin e paqes të firmosur në Moskë, Finlanda humbi 11% të territorit dhe 30% të burimeve ekonomike. Humbjet e Ushtrisë së Kuqe ishin: 127’000 të vrarë, 189’000 të dalë jashtë luftimit (të plagosur, të gjymtuar, të ngrirë, të djegur), 5’500 të kapur, 3’543 tanke dhe mbi 260 avionët të shkatërruar. Humbjet e ushtrisë finlandeze ishin: 26’000 të vrarë, 46’000 të plagosur, 1000 të kapur, 25 tanke dhe 62 aeroplanë të shkatërruar. Për Stalinin dhe Ushtrinë e Kuqe llogariteshin vetëm arritjet ushtarake, por jo humbjet në njerëz. Pandaj me qëllim për të mbuluar fitoren e arritur, propaganda sovjetike që në atë kohë dhe më vonë ( e ndjekur edhe nga propaganda perëndimore) vazhdon ta “mallkojnë atë luftë dhe të tallen me pa-aftësinë e Ushtrisë së Kuqe”. Për ta thelluar mashtimin, Ushtria e Kuqe pushtoi pjesën e vet të Polonisë më 17-09-1939 me tanke të vjetër, ushtarë të veshur keq dhe armatim të vjetëruar. Në fakt nuk qe nevoja për më shumë fuqi ushtarake, sepse Polonia kishte mbaruar pas sulmit gjerman 18 ditë më parë dhe ushtria sovjetike vetëm marshonte përpara.

Tre muaj pas asaj lufte, shtetet balltike Estoni, Lituani e Letoni [Latvia) u dorëzuan pa luftë, u bënë republika sovjetike dhe iu bashkëngjitën BRSS. Në Qershor 1940, BRSS i dërgoi një “kërkesë” Rumanisë që të lëshonte rajonin e Besarabisë [pjesa lindore e Moldavisë]. Rumania jo vetëm që nuk e zgjati, por i dhuroi BRSS edhe Bukovinën Veriore [pjesa veriore e Moldavisë] dhe trupat sovjetike hynë më 28-06-1940.

Burimet strategjike të Gjermanisë

Gjermania importonte drurin nga Finlanda e Suedia, hekurin e importonte nga Suedia dhe 70% të nevojave të saj për Nikel i plotësonte me importin nga Finlanda. Këto rrugë importi ishin nën kontrollin e plotë nga ushtria e flota sovjetike dhe mund të sulmoheshin në çdo çast prej saj. Me fillimin e bllokadës detare ndaj Gjermanisë pas shpalljës së luftës kundër saj prej Britanisë e Francës më 03-09-1939, i vetmi burim i rëndësishëm i naftës dhe produkteve të saj atë përpunuara ishte Ploeshti i Rumanisë. Pa këto produkte vajgurore, tërë industria dhe makina ushtarake gjermane kalonin në ndalesë të plotë.

Më 09-06-1940, qeveria sovjetike krijoi Frontin Jugor (në kufirin me Rumaninë) të ushtrisë së saj nën komandën e Gjeneralit G. K. Zhukov. Ky front përbëhej nga Armatat 5, 9, 12, të cilat përmblidhnin 32 Divizione pushkatarësh, dy Divizione të motorrizuara pushkatarësh, 6 Divizione malore, 14 Brigada të veçanta, 11 Brigada tankesh dhe 3 Brigada parashutiste, 16 Regjimente artilerie të rëndë, 4 Batalione katjushkash, 21 Regjimente aeroplanësh gjuajtës, 24 Regjimente aeroplanësh bombardues. Gjithsejt ishin 460’000 ushtarë e oficerë, 12’000 topa, 3000 tanke dhe 2000 aeroplanë. Rajoni kufitar rumun ishte i sheshtë, më dhe të fortë dhe rrugët ishin në gjendje të mirë. Brigadat e tankeve sovjetike kishin në formacion tanket e shpejta BT, të cilët në këto kushte arrinin shpejtësinë 40-50 km/orë dhe me rrotat e veta 70-80 km/orë. Pra për tre orë tanket sovjetike mund të arrinin fushat naftëmbajtëse të Ploeshtit. Edhe nëse këto nuk pushtoheshin dot nëpërmjet tokës, atëhere puseve, depozitave dhe tubacioneve të naftës mund t’iu vihej flaka shumë lehtë nëpërmjet bombardimit ajror.

Në Qershor 1940, Komanda e Lartë e Ushtrisë Gjermane [Oberkommando des Heeres – OKH] dhe Komanda e Sipërme e Forcave të Armatosura [Oberkommando der Wehrmacht – OKW] nuk kishin ndonjë plan e as ndonjë urdhër për të sulmuar BRSS. Në kufi me BRSS (në Poloninë e ndarë), ushtria gjermane kishte lënë vetëm 10 divizione të pafuqishëm këmbësorie, pa tanke, pa aeroplanë, pa artileri. Ndërsa, në Rumani Divizionet gjermane hynë vetëm në Shkurt 1941 kur filloi zbatimi i Operacionit Barbarossa. Biles, pas pushtimit të Francës më 22-06-1940, Hitleri urdhëroi një paksim të madh të forcave të armatosura gjermane. Papritmas, lindi furia sovjetike kundër Rumanisë (pushtimi i Besarabisë dhe Bukovinës Veriore më 28-06-1940), të cilës trupat rumune nuk i bënë ballë dhe kohë nuk kishte me mbartur trupat nga Franca në Rumani. Berlini përfundimisht e kuptoi se kërcënimi sovjetik në përgjithësi dhe goditja sovjetike në Rumani në veçanti ishte vdekjeprurëse (ngaqë nafta e benzina që vinin prej BRSS ishin sot por nuk do ishin nesër), sepse tani tanket sovjetike kishin ndaluar 180 km larg burimit vajguror të Ploeshtit. Zgjidhje ushtarake për t’u mbrotjur nga BRSS nuk dilte; e vetmja zgjidhje që mbetej ishte të sulmohej me të gjitha forcat e papritmas BRSS.

Më 16-07-1940, Hitleri lëshoi Urdhërin Nr. 16, i cili kërkonte që deri në 15-08-1940 të ishte përgatitur plani i operacionit Zeeloewe [Luan Deti] për zbarkimin e trupave në Britani. Rëndimi i kërcënimit sovjetik bëri që ky plan shpejt të futej në sirtar. Më 21-07-1940, Hitleri për herë të parë mërmëriti “problemin rus” tek njerëzit e tij më të afërt. Më 21-07-1940, Hitleri urdhëron komandantin e forcave tokësore gjermane Gjeneral-Marshallin W. Brauchitsch të fillonte hartimin e një plani të posaçëm për luftë në Lindje. Ditën tjetër, Marshalli Brauchitsch urdhëroi komandantin e shtabit të përgjithshëm të forcave tokësore Gjeneralin F. R. von Halder të analizontë tërë mundësitë e një operacioni ushtarak kundër Rusisë. Gjeneral-Majori Erich Marcks emërohet në shtabin e Gjeneralit Halder dhe më 29-07-1940 filloi planifikimin e fushatës ushtarake kundër BRSS.

         Pushtimi sovjetik i Besarabisë dhe Bukovinës Veriore e ktheu Rumaninë asnjanëse në aleate të Gjermanisë gjatë Luftës II Botërore. Nga Besarabia avionët sovjetikë mund të bombardonin edhe rajonin rumun të Ploeshtit edhe rajonet e Europës Qëndore e Juglindore. Bukovina Veriore i duhej ushtrisë sovjetike, sepse nëpër të kalontë një linjë strategjike hekurudhore që shtrihej nga Odesa dhe lidhej me rrjetin hekurudhor Europian. Në BRSS gjërësia e shinave të trenit është më e madhe se ajo në Europën Qëndrore dhe Perëndimore. Pra trenat e vagonat e BRSS nuk mund të përdoren në Europën Qëndrore e Perëndimore. Me pushtimin e gjysmës së Polonisë në Shtator 1939, Ushtria e Kuqe kapi gjysmën e lokomotivave e vagonave të Polonisë. Këto nuk mjaftonin për sulmin sovjetik kundër Europës. Me pushtimin e Besarabisë dhe Bukovinës Veriore ushtria sovjetike kapi 141 lokomotiva, 1866 vagona të mbuluar, 325 vagona gjysëm të mbuluar, 45 vagona platformë, 19 çisterna, 31 vagona pasagjerësh dhe dy vagona për depo. Edhe këto nuk mjaftonin për mësymjen e madhe. Prandaj gjatë bisedimeve Sovjeto-rumune në Korrik 1940, BRSS i kërkoi dhe Rumania i dha deri më 25-08-1940 175 lokomotiva dhe 4375 vagona me standard Europian.

Industria kimike gjermane nxirrte benzinë sintetike nga qymyret e saja. Një benzinë e tillë kushtone 7-12 herë më shumë se sa nxjerrja e benzinës prej naftës. Më 1941, Gjermania prodhonte 4.1 milion ton benzinë sintetike, domethënë mbulonte 20% të nevojave të saja më të pakta në vitin 1941. Nafta e benzina që grumbullohej nga Austria, Çekosllovakia, Franca, Hungaria e Polonia arrinte sasinë 1.3 milion ton. Pra gjithsejt, këto dy burime mbulonin një të katërtën e nevojave të Gjermanisë. Pa naftën e Rumanisë dhe produktet e saja forcat ushtarake të Gjermanisë mund të luftonin dhe industritë të punonin vetëm për tre muaj në vit. Nga ana tjetër, 5 milion tonë naftë e benzinë importohej prej Rumanisë, domethënë më e shumta Gjermania plotësonte gjysmën e nevojave minimale të saja në vit. Pra, industria gjermane mund të vazhdonte prodhimin dhe ushtria gjermane mund të vazhdonte të luftonte vetëm nëse kapte plaçkë lufte.

Në Prill 1944, Gjermania futi në përdorim aeroplanin e parë reaktiv në botë Me-262, i cili i kalonte tërë aeroplanët e tjerë të botës për nga shpejtësia dhe armatimi. 1433 aeroplanë të tillë u prodhuan, por vetëm pak më shumë se 200 prej tyre u ngritën në ajër. Për shkak të mungesës së vajgurit, pjesa tjetër qëndroi pa lëvizur në fushë-qëndrime. Më 21-06-1941, Hitleri i shkruante Musolinit: “…Rusia po përpiqet të shkatërrojë fushat naftëmbajtëse të Rumanisë…..Detyra e ushtrive tona është ta zhdukim këtë kërcënim sa më shpëjt që të jetë e mundur”. Pra, arësyeja e sulmit kundër Bashkimit Sovjetik nuk ishte lufta për Lebensraum [hapësirë jetese], siç shkruante Hitleri emocionalisht në librin e tij “Mein Kampf” [Lufta Ime] kur ishte në burg para 17 vjetësh.  (Vijon)

 

24 komente në “Kryefajtori bolshevik dhe mbrojtja nëpërmjet sulmit më 23 qershor 1941(2)”

  1. Kundrra Pedal says:

    pse se fute me video tip dokumentari..

  2. Dora Vet says:

    pordhe me rigon…Ruset socialit ishin kaq te varfer sa skishte ku ti zinte qeni…Faleminderit Amerikes qe i mbajti gjalle me armatime dhe ushqime…

    1. eko says:

      Hani pras hani me propganden rusofobe. Eshte shume i felliqur revizionizmi i muajve te fundit. Duan te paraqesin luften e 2 boterore si nje fitore te SHBA-se, kur dihet 80% te humbjeve Ushtria Gjermane i pati ne frotin e Luftes. 3 milon ushtare ne 3 vjet, as nuk krahasohen humbjet ne France apo Itali. Po i leme faktet se torollaket e kane mesuar historine me filmat e Holli me zbarkimn ne Normandi.
      Me e keqja eshte se ndimohet regjimi i Kievit qe pjese perberese ka neo-nazistet, po hajde se si me Sadamin do u dale.

  3. gregori says:

    Zbulimi me i ri dhe me i fundit. Sipas ketij shkrimi BRSS paska sulmuar Gjermanine dhe jo Hitleri BS. C’do te na degjojne veshet ne te ardhmen, ka cudira dhe “zbulime” te pazbuluara. Autore kontravers.
    Meqe ne kohen e sotme, lufta e trete eshte duke u zhvilluar, le t’u japim materiale “historike” vendeve e popujve jashte ketij fronti lufte, materiale te reja, te panjohura deri me sot, te kene me se te merren, packa se ne lindjen e mesme eshte nje kahsapane e vertete njerzore.

    1. Joni says:

      Or te, pse ke frik nga zbulimet? A ke lexu liber nojhere?

  4. lexuesi i irrituar says:

    Me siguri qe autori i shkrimit do te kete qene ndonje “rus i bardhe” qe nxjer konkluzionin se Hitleri sulmoi BRSS per tu mbrojtur,kur gjithe historia boterore thote te kundertten.
    Por po me habit fakti qe tek “Tema” se fundmi,paska lindur nje i tille,qe po perpiqet te retifikoje historine me shkrime te tilla,qe s’dihen nga çlloj haleje kane dale. Komplimenti “Tema” per kete detyre te flliqur qe keni marre persiper,apo jeni paguar me dinare te flliqur…

    1. Joni says:

      Shkrimi nuk merret me thashetheme por veq me fakte. S’te pelqejne ty asht gja tjeter. Ti nuk don me i ditun ato fakte.

      1. eko says:

        80 Milion Gjermane sot paskan 70 vjet qe u mashtrokan nga mungesa e ketyre fakteve gjeniale dhe i bien kot ne qafe Hitlerit.

        Yshhh o gamora yshhh ?

        1. Mati says:

          Nga e di ti si mendon sejcili nga 80 million gjermanet?!

    2. eko says:

      Po te kesh ndjekur llumin e mediave “perendimore-demokratike” para parades se 9 majin ne Moske jane ne front lufte revizionizmi.

      DHe humbameno gjejne sa te duan. Kur bene me arme kimike Sadamin, kur te gjithe inspektoret thonin qe s’kemi gjetur qekundi…se kane per gje te glorifikojne dhe Gjermanine Naziste.

      Ishte Kryeministri i sotem i Ukraines qe hodhi i pari faktin gjenial qe BS sulmoi Gjermanine, dhe kjo vetem sa u mbrojt.

      1. Vasili says:

        Nuk po glorifikohet Gjermania, por po tregohen te vertetat si kane qene.

        1. eko says:

          Ka lidhje me ultimatumin e SHBA per mos-marrje pjese ne paraden e 9 majit ne Moske dhe me mbrojtjen e regjimit te sotem “demokratik” ne Kiev qe eshte ne aleance me neo-nazistet Ukraines. Po sa ta kuptosh ti…ha bar ha.

  5. temujin says:

    Edhe pse jam nje admirues i flakte i taktikave dhe metodave luftarake naziste (gjermane ne pergjithesi)me duhet te pranoj qe ushtria e kuqe (sovjetike sidomos)ishte krijesa dhe perbindeshi me i frikshem ushtarak qe ka ekzistuar ndonjehere deri me sot ne historine njerezore. Edhe aparati i spiunazhit te kuq ka qene she i persosur dhe i sofistikuar. Vetem inteligjenca britanike mund te matej me te (nga aftesia dhe pergatitja se per numra sbehej fjale)Mund te them me plot gojen se nderhyrja hyjnore e shpetoi boten nga dragoi i kuq(sovjetiku/Kina eshte akoma)

  6. Deli says:

    Libri duhet lexuar me vemendje. Ka fakte qe veshtire mohohen. Ajo qe historiografia moderne meson eshte se BS ishte aleati kryesore ndersa Gjermania armiku i njerezimit.Perndryshe po te pranohet verzioni i autorit del se L2B dhe aktoret kyc jane diskutabil dhe jo shume parimore.

    1. eko says:

      Lexoje lexoje me vemendje. Po duke i patur themelet e kalbura me mbeturina do ushqehesh. Lexo me vemendje dhe ato libra me fakte qe thone se nuk ka pasur me teper se gjysem milon cifute te vrare, apo se “shkencerish” dhomat e gazit nuk mund te funksionojne. Apo se Hitleri nuk e deshte kurre luften po ishin agjentet cifut dhe bolshevik qe e futen ne kurth.

      Te gjithe ato terriotre qe ky historiani thote se BS i pushtoi – rezultuan decisive kur Nazistet sulmuan, absorbuan impaktin e pare nga pikpamja ushtarake. Kuptohet jo te gjithe mund ta kuptojne gjenialitetin e Stalinit.

      1. Finqi says:

        Ta dinte Stalini gjenialitetin tend do kishte arritur suksese akoma ma shum.

  7. james says:

    Cdo gje mund te diskutohet dhe cdo gje qe nq serviret si lajm eshte ne rqdhe te pare e mbi cdo gje nje nderthurrje e propqgqndes me <lajme te verteta dhe jo te verteta.
    Ajo qe eshte e sigurt eshte se ne themelin me te telle te bazes shkakesore te cdo lufte eshte ekonomia dhe ne restin e fuqive te medha eshte lufta per tregje per teshitur produktin kombetar. Tjeter gje e sigurt eshte se historiq nuk eshte shkence ekzakte si fizika, kimia dhe biologjia qe jane te njejta edhe ne Europe edhe ne Amerike edhe ne kine sic ishin edhe ne Shqiperine komuniste.
    E kq prure rasti qe une te kem lexuar libra per historine nga autore ruse, frqnceze dhe angleze?
    Shpjegi,i dhe interpreti,i i luftes se dyte ne keto tre burime eshte jo thjesht i ndryshem por esencialisht i ndryshem kur vjen puna per faktet, dhe interpretimin e faktoreve qe percaktuan fitoren e aleateve.
    Ne interpretimin e autoreve gjermane pergjithesisht shkaku i humbjes se Gjermanise ne luften e dyte ishte hirja e SHBA dhe industrise se saj ne sherbim te ushtrise sovjetike.
    Vete fakti qe Franca dhe Britqnia e Madhe i shpallen lufte Gjer,anise per hyrjen e saj ne Poloni (gjysma ish territore gjermane qe iu dhane Polonise pas luftes se Pare boterore) por jo Rusise kur hyri ne Rumani, Finlande etj. tregon se shkaterri,i i Gjermanise ishte edhe qellimi i aleateve perendi,ore ne luften e dyte.
    Dhe arsyeja dihet mire: Industria me e perpqruar dhe me efikase Gjer,ane u mori tregjet.
    Nuk ju duket se kjo po ndodh edhe sot!
    Kjo eshte edhe arsyeja perse Gjermania e do bashkimin dhe integrmin Europian.

  8. Haxhi Qamili says:

    E kush me detyron te lexoj hajvanlleqe te tilla te shkruara nga nje ish spiun Rus qe dezertoi ne perendim? Edhe temes i vjen per mbare te botoje perkethime te tilla idiotesb….

    1. Vasili says:

      Askush, veqse nuk je ti te vlersosh libra.

  9. Fieri says:

    Kush eshte i interesuar per nje histori alternative (ndryshe nga ajo qe shkruan fitimtaret) mund te lexoje “The Icebreaker”. Shkruar nga nje ish antar i zbulimit ushtarak sovjetik, qe dezertoi ne Perendim te shpetonte jeten, libri sjell fakte qe mbeshtesin tezen e ketij shrimi.

  10. kastriot says:

    Ky zoteria pasi ja lodh koken lexuesit me shifra qe nuk spjegojne thelbin e qellimit politiko-ekonomik te luftes ben konkluzionin’gjenial’qe B.S sulmoi Gjermanine Ne forme banale i thone si puna e skecit qe pasi i vodhen lopen dikujt fshataret vinin e ngushellonin duke i thene qe kishte faj qe i kishin vjedhur lopen.Dhe ky zotnia ate mentalitet ka por pak me te djallezuar.I bie qe ShBA dhe Britania bene aleance me nje agresor. Llogjike antihistorike.Pa u zgjatur fitimtaret nuk gjykohen.Historia mund te rishkruet por nuk mund te ribehet Dhe se fundi i zoti{gjermanet }nuk e japin tellallet[fashataret shqiptare] i shesin.

    1. Tirons says:

      Meqenese nuk ta pret as per numra, data, shifra, mbledhje-zbritje, artimetike, mos prit te kete ketu thashetheme kooperativash dhe injorantesh. A lexon bre?

  11. fishta says:

    Faktet jane te shejta dhe komentet jane te lejueshme. Ky liber paraqet faktet, te cilat te analizura me logjiken me te thjeshte dhe te paanashme te cojne ne kete konkluzione:
    1) BRSS eshte po aq fajtor sa Gjermania per fillimin e luftes se dyte boterore, Marreveshja Molotov-Riventrop e tregon kete, pushtimet e 3 republikave Baltike, Rumanise etj.
    2) Stalini e kishte kuptuar se e vetmja menyre per te sfiduar perendimin kapitalist dhe te industrializuar ishte permes luftes. Suilm ne shkalle te gjere nuk mund te bente sepse sespe do t ekishte perballe Gjermanin, Angline dhe Francen. Strategjia ishte e qarte: fillimisht duheshin te dobesoheshin keto vende perendimore ne lufte me njera-tjetren, sikurse edhe ndodhi dhe pastaj BRSS te hynte ne lufte dhe te pushtonte Europen.
    3)Deri ne mbarimin e luftes se ftohte 1990, Rusia ka pasur te gatshem planin operacional per te pushtuar europen perendimore, si te vetmen menyre per te ndalur fundin e sistemit te saj komunsit.
    4) E vetmja menyre me te cilen perendimi e ndaloi rrezikun Rus ishte permes shpikjes e armes atomike nga amerikanet perpara Ruseve, gje e cila e beri te parendesishme luften me mjete konvencionale. Tani Amerika mund ta shkaterronte ushtrine e kuqe brenda nates. Sepse cdo jave SHBA-ja mund te prodhonte nga nje arme atomike te tipit te hedhur ne Hiroshima dhe Ngasaki. Perdorimi i ames atomike ne Hiroshime dhe Nagasaki me 6 dhe 7 gusht 1945 ishte mesazhi me i qarte edhe per BRSS dhe Stalini e kuptoi shume mire.
    5) Pastaj filoi gara e armatimeve mes SHBA-se dhe BRRS e cila nuk i solli Rusises asnje perfitmim vetem shkaterrimin e ekonimise s esaj. Nese BRSS do te fillonte luften e III boterore, duke perdorur armen berthamore, atehere do te ndodhte ajo qe quhej “Mutually Assured Distruction-MAD” ne shqip “Shketerrim i Dyanshem i Sigurt”. Pra, efekti pengues i armes atomike amerikane ndaloi ushtrine e kuqe brenda strofulles se saj, e cila pas shkaterimit te Gjermanise gjate L2B, mund te dilte ne Atlantik per 24 ore.

    1. N/A says:

      O fish
      o selfish..

      nuk e rruan njeri trapin sot ne shqiperi kush ishte dhe cfare beri Stalini.

      stalini ishte nje cope muzhiku (nuk kishte mbaruar oksfordin) por eshte fakt qe e mori rusine nje vend bujkroberish kacake e kozake dhe e beri superfuqi.

      nuk I heq asnje presje per cfare ka bere Stalini POR..fajin me te madh per L2B ISHTE i CURCILLIT qe ne ate kohe ishte perandoria e botes dhe kur hitleri po armatosej frikshem ..curcilli luante me vilma vizatimore qe i kishte hoby..

      nuk eshte faji i lexuesve qe shkuan te stalini si “lypsare” curcilli me rusveltin per te mundur hitlerin

      nuk eshte faji i lexuesve qe nga 1945 e deri ne 1953 stalini i beri “zbor” usa-s dhe anglise.

      e perseris

      zoti serfish mos na cani trapin me keto propoganda qe nuk i hajne as femijet e vegjel.

      sot ka ardhur koha e nje konference nderkombetare me teme:

      1-KUSH JA SHKERDHEU SHTETIN SHQIPTAREVE
      2- PSE PERENDIMI KRIJOJI DHE MBRON ME CDO KUSHT SALININ E TROPOJES ?

      Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve SALIN VISERIANOVIC BERISHOVIQ

      1-puci shtetit 2 prill 1991
      2-lufta veri-jug 1997
      3-kater mije te vrare ne 1997
      4-urdheri per sulm kimik 1997
      5-remzi hoxha
      6-fshehja e kumbaros
      7-kosta trebicka
      8-fatmir xhindi
      9-oficeri shikut
      10 gjyqtari konomi
      11-viktimat e gerdecit
      12-protestuesit e 21 janarit
      13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      15-ktheu k/m ne spital fushor
      16-refuzoi dorzimin e gardisteve
      17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      18-perdhosi k/prokuroren di lavire
      19-ofendoi k/shikasin si pucist
      20-kercenoi ramen me egzekutim
      21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      23-u fshine filmimet
      24-u ndrruan tytat e armeve
      25-u dekorua burri shtetit
      26-u dekorua ylli ne ngjitje
      27-u menderosen ekpertizat e FBI
      28-u zevendesua presidenti
      29-u zevendesua k/prokurri
      30-u zevendesua k/bashkiaku
      31-u zevendesua k/shiku
      32-u terrorizuan gazetare
      33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      35-genocid fisit haklajve
      36-tritol te varezat e haklajve
      37-bulldozer te shtepia e haklajve
      38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
      39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
      40-vrasja e Aleks Kekes
      41-masakrimi Edi Rames
      42-masakrimi Zamir Dules
      43-masakrimi Bardhok Lales
      44-vrasja Florian Viles
      45-egzekutimi Anton Gjergjit
      46-egzekutimi Vaid.Lames
      47-perndjekja e Zef Brozit
      48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
      49-perndjekja e Shinasi Rames
      50-terrorizimi Eduart Sallamit
      51-terrorizimi Arben Dukes
      52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
      53-burgosjae e A.Frangajt
      54-burgosja e A.Ristanit
      55-vdekja misterioze P.Arbnorit
      56-vdekja misterioze Safet zhulalit
      57-vdekja misterioze Ali Spahia
      58-vdekja misterioze Besnik jacellit
      60-vdekja misterioze Gezim Dibra
      61-egzekutimi ahmet krasniqit
      62-egzekutimi ilir koloshevcit
      63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
      64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
      65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
      66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
      67-vdekja misterioze Tani Topit
      68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
      68-Eleminimi Gani Malushit
      69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
      70-vrasja e 10 komisareve te policise
      71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
      72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
      73-…1800 te vrare me kanun
      74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      75-fronezimi i janullatusit
      76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      78-furnizimi me nafte i milloshevicit
      79-vjedhjen e votimeve 96′
      80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
      82-grushti i shtetit shtator 98′
      83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
      85-injorimi total i ceshtjes came
      86-shitja e detit jon
      87-implikimi me ligjin e plehrave
      88-vjedhje e votimeve ne 2009
      89-prishja klasave sportive
      90-prishja e rrjeteve kulluese
      91-tallja me shkollene plepave
      92-masakra e 21 janarit
      93-vjedhja e votimeve 2011
      94-perdhosja e luftes N.CL
      95-glorifikimi i satrapit zog
      96-deklarata qe kemi gjak turku.
      97-Shitja e resurseve strategjike
      98-lidhja me mafiozet e podestes
      99-parlameti i ri
      100-stadiumi i ri
      101-xhamia e re
      102-rruga e Arberit
      103-rrethrrotullimi ne unaze
      104-h/c skavices
      105-h/c devollit
      106-mullinjte e eres ne karaburun
      107-centrale atomike per tu bere superfuqi
      108-hekurudha tirane-pekin
      109-superfuqi arroresh
      110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
      111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
      112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
      113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
      114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
      115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
      116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
      117-mashtrimi kriminal me legalizimet
      118-deshtimi i censusit
      119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
      120-shitja e hidrocentraleve
      121-shitja mafjoze e armatimeve
      122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
      123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
      124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
      125-shqiperia 1-euro
      126-denoncimi i Hysen Shoshorit
      127-enoncimi i Margarira Kostaqit
      128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
      129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
      130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
      131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
      132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
      133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
      134-borxhi stratosphere me Cezin
      135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
      136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
      137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
      138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
      140-poshtrimi i Jon Withersit
      141-poshtrimi i Arvizuse
      142-loja me LHL
      143-komplloti Sokol Olldashit
      144-loja me lazaratin
      145-helmimi Ferdinant Ponit
      146-pagesa e vrasjes se Santos
      147-teatri qe po luan me Fullanin
      148-uzurpimi bsh
      149-uzurpimi i bankes Santos
      150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
      151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
      152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
      153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
      154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
      156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
      157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
      158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
      159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
      160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
      161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
      162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
      163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
      164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
      165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
      166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
      167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
      168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
      169-takimi sekret me milloshevin (1995)
      170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
      171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
      172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
      173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
      174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
      175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
      176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
      177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
      178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
      179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
      180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
      180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
      181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
      182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
      183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
      184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
      185-denimi Top Channel me 13 milion euro
      186-Trafik I madh armesh me Armenine
      187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
      188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
      189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
      190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
      191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
      192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
      193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
      194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
      195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
      196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
      197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
      198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
      199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
      200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
      201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
      202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
      203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
      204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
      205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
      206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
      207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
      208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
      209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
      210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
      211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
      212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
      213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
      214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
      215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
      216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
      217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
      218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
      219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
      220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
      221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
      222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
      223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
      224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
      225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
      227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
      228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
      229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
      230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
      231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
      232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
      233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
      234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
      235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
      236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
      237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
      238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
      239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
      240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
      241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
      242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
      243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
      244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
      245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
      245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
      246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
      247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
      249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
      250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
      251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
      252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
      253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
      254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
      255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
      ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
      kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje