A e përdorin vërtetë fetë gjuhën e huaj në shërbesa?!

28 Prill 2015, 10:28Dossier TEMA

Debati i Kishës Ortodokse shqiptare në ditët e fundit për përdorimin apo jo të gjuhës shqipe në shërbesat fetare ka bërë që të ngrihet një fushatë e tërë në lidhje me këtë fenomen, ku ka pasur të akuzuar që nga kryepeshkopi ortodoks Janullatos e me radhë klerikë fetarë. Në fakt, problemi i sotëm më i madh, sipas njerëzve të fesë, qëndron në pasurimin e gjuhës shqipe…

 

Nga Ben Andoni, JAVA

 

 

Fenomeni i përdorimit të gjuhëve të huaja në shërbesat fetare, që mbahen në objektet tona të kultit ka ngritur një shqetësim të madh. Po a është e vërtetë apo jo? Dhe në çfarë niveli është gjuha e përdorur? Si komunikon shqipja e klerikëve me komunitetet? Ka qenë Kisha Orthodokse që është përgjigjur zyrtarisht pas akuzës, që i është bërë kryepeshkopit shqiptar me origjinë greke Janullatos se ai ka mbajtur meshën e Pashkëve në greqisht. Jo, nuk është e vërtetë, ka qenë përgjigja e Kishës, madje ai meshon shqip edhe kur gjendet jashtë vendit!! Të tjerë, që janë përfshirë në debat, më të kursyer, kanë sjellë edhe eksperiencat e komunitetit mysliman dhe atij katolik, ku për këtë të fundit, duhet të kujtojmë se pjesëmarrja e klerikëve të huaj është e madhe. Ilir Hoxholli, kreu zyrtar i kulteve, e ka davaritur shqetësimin duke u shprehur se deri më tani në Komitetin Shtetëror për Kultet nuk ka ardhur asnjëherë ndonjë shqetësim për mungesën e gjuhës shqipe në objektet e kultit, madje, sipas tij, se: në të gjitha objektet e Kultit, në ceremonitë dhe kudo ritet fetare mbahen shqip. Në këtë vazhdë, sipas tij, bëjnë përjashtim vetëm ritet universale, që burojnë nga librat e shenjtë, të cilat kryhen në gjuhët përkatëse. Kjo ndodh në të gjitha vendet e botës, p.sh. Ezani i cili thirret në gjuhën arabe nuk ka të bëjë me gjuhën përkatëse të kombeve, ai thirret i njëjtë në çdo vend të botës. Pastaj ligjëratat e ditës së premte mbahen në shqip po kështu edhe në meshat që mbahen nga Kishat, thotë Hoxholli për “JAVA”.

Shqipja në kishën ortodokse

Shqipja në 150 vitet e fundit ka bërë një punë të madhe, që në lartësitë ku ka arritur niveli i gjuhës moderne, të bëjë përshtatjen e përkthimeve të teksteve të shenjta me gjuhën e saj. Duhet vlerësuar mbi të gjitha puna e Konstandin Kristoforidhit, që përktheu me komisionim të Shoqërisë Biblike Britanike, Dhiatën e Re të plotë. Ajo u botua më 1879. Vite më pas, ai do të merrej me disa libra të Dhiatës së Vjetër: Të Bërët, Të Dalët, Nomi i Dytë, Fjalët e Urta dhe Isaia. Është kaq i vyer ky përkthim në dialektin tosk, saqë u ribotua në vitin 1911 dhe 1930, por edhe përdoret akoma edhe sot në Kishën Ortodokse.

Imzot Theofan Noli, që njihet si protagonisti kryesor i pavarësisë së Kishës sonë Ortodokse botoi në 1908 në Boston Shërbesën e Javës së Madhe dhe në 1909 Librën e Shërbesave të Shenjta. Përkthimin e saj e quajti si dhuratë për të praktikuar faljen në gjuhën kombëtare. Noli, në punën e vet, shkoi dhe një shkallë më shumë pasi në përkthimet e tij punoi në përshtatjen në muzikë në dëm të besnikërisë së tekstit dhe stilin poetik. Nga Noli kemi dhe Uratoren, Triodin dhe sidomos Kremtoren, të cilën ai e quante kryeveprën e tij në fushën letrare. Në vitet në vijim do të punonin edhe Prof. Sotir Papakristo dhe teologu i dëgjuar Dhimitër Beduli.

Por në ditët tona fenomeni lidhet me atë që ligjëratat fetare mes shqiptarëve janë dygjuhëshe. Madje kjo dukuri është shumë e vjetër dhe vërehet qysh te botimi i vjetër i Gj. Buzukut, ku e kemi të pranishme rregullisht, sipas specialistëve.

Në shqipe ka një gjendje interesante, në të cilën e njëjta fjalë del në forma të ndryshme, p.sh. kundrejt parajsës si njësi asnjanëse të përgjithshme, janë përdorur edhe parriz nga katolikët, paradhis nga ortodoksët dhe xhenet nga myslimanët. Së dyti, ka qenë “shqipërimi”, domethënë rritja e peshës së shqipes në ligjëratën fetare. Ky është drejtimi kryesor edhe për punën e sotme e në të ardhmen, po ta them ndryshe, le të përpiqemi për parajsën e shqipes, shkruan Xhevat Lloshi.

Duke përfunduar, sa i përket gjuhës në vendet e kultit, duhet të shtojmë se: paçka mos ndalimit dot të përdorimit të gjuhës së huaj në rastet e kërkesave funksionale, duhet që vetë shqiptarët të kundërshtojmë përdorimin e gjuhës së huaj në predikimin e zakonshëm, në ligjëratat dhe në shkrimet e ndryshme, me të cilat bëhet komunikimi normal. Ata që e përdorin gjuhën e huaj aty ku nuk është e domosdoshme, jo vetëm i lënë besimtarët në errësirë, duke mos u dhënë mundësinë që të kuptojnë përmbajtjen, por edhe i bëjnë të dyshojnë se prapa një përdorimi të tillë fshihen synime të tjera, përtej atyre fetare, në mos qofshin synime antikombëtare, shprehet prof. Lloshi, në një farë mënyre duke na përgatitur se jemi para një sfide, që nuk kërkon vetëm pjesëmarrjen e institucioneve, por edhe vetë reagimin e besimtarëve.

36 komente në “A e përdorin vërtetë fetë gjuhën e huaj në shërbesa?!”

  1. millosh kopiliqi says:

    Janulla le te shkoje ne greqi dhe te mbaje mesha ne gjuhene shqipe, xhamive duhete ndaluare thirrjete ne gjuhene arabe, qdo fjale duhete te jete ne shqip, krejte bashkesite fetare teke shqiptaret veprojne ne kundershtim me interesate kombetare dhe ne e genjejme vehten pere njefare tolerance fetare

  2. MESHARI... says:

    Mesha e shenjte ,ne te gjitha kishet katolike te vendit, kryhet ne menyre absolute vetem ne shqip….Kisha katolike, eshte kishe universale boterore, apostolike dhe qe varet nga Vatikani….Punetoret e saj mund te jene nga e gjithe bota, me nje qellim te vetem…perhapjen e Ungjillit te Jezusit…

  3. kuq e zi says:

    Islami nuk krahasohet me kishen ortodokse sepse kjo e fundit ne europe eshte ndertuar sipas etnive pra gjuhes dhe gjuha jone eshte shqipja
    A e ka dhe nje fjale greke kisha serbe???
    Po ajo romune??
    A E kane nje kryepeshkop kto 2 kisha qe i uron per pashket ne greqisht si do reagonin po te ndodhte ??
    dridheni si te doni kjo bie era mut
    Papa uron ne te gjitha gjuhet e botes ndersa ky qe perfaqson vetem ate shqiptare as e rruan fare…
    si do ishte per katoliket qe kreu i tyre per urimin e pashkeve te jepte nje interviste latinisht?
    Kush do ta kuptonte se na shau apo lavderoje??

    1. anticensurë 61456 says:

      ti i zi me të kuqe për maskim!
      lexoje dhe zbatoje
      “Ata që e përdorin gjuhën e huaj aty ku nuk është e domosdoshme, jo vetëm i lënë besimtarët në errësirë, duke mos u dhënë mundësinë që të kuptojnë përmbajtjen, por edhe i bëjnë të dyshojnë se prapa një përdorimi të tillë fshihen synime të tjera, përtej atyre fetare, në mos qofshin synime antikombëtare, shprehet prof. Lloshi, në një farë mënyre duke na përgatitur se jemi para një sfide, që nuk kërkon vetëm pjesëmarrjen e institucioneve, por edhe vetë reagimin e besimtarëve.”
      mos e lër hoxhën tënd të pëllasë në arabisht!!thuaji se je në shqipëri o hoxhë e jo në shkretëtirat e arabisë!!
      kur të kesh bërë këtë shkojmë e ndihmojmë vëllezrit tanë ortodoks!!
      mos më eja e të më thuash se duhet patjetër ti flasësh allahut në arabisht se ai nuk kupton gjuhë tjetër!!bektashijt i luten në shqip dhe ai ikupton ata!!allahu i di të gjitha gjuhët,është i gjithditshëm e i gjithfuqishëm!di dhe shqip!!

  4. Klimax says:

    Gjuha nacionaliste eshte me e rrezikshme se cdo gjuhe tjeter!
    Per gati 2000 vjet, fal ketij besimi dhe kesaj gjuhe te “huaj”, ortodokset shqiptare rruajten identitetin, kulturen, traditat dhe gjuhen e tyre duke u perballur me barbaret dhe kanibalet me te eger qe ka njojtur historia europiane!
    Dhe te mendosh se 3000 vjet me pare qyteterimi klasik me i madh ne bote dhe kjo gjuhe e “huaj” ishin rrenjet dhe vertebra e civilizimit te ketyre trojeve!
    Atehere kujt i trembeni??!! Mbijetuam 3000 vjet, do mbijetojme edhe perballe krimbave qe nxjerin koken here pas here nga nje jashteqitje e harruar nje shekull me pare ne Ballkan!

    1. arbereshi says:

      KlimaX beje klizem se ndoshta ndjehesh mire nga trute. Se truri yt eahte ajo qe per te gjithe te tjeret eshte ZORRA E TRASHE.

    2. anticensurë 61456 says:

      o po të jetë tjetri kaq i diot!?
      ty me atë klizëm që të kanë bërë të kanë nxjerrë dhe trurin??
      mor qën,përse vetëm shqipja nxitka nacionalizëm dhe greqishtja jo??mos ka bërë vaksinën e anti nacionalizmit gërqishtja??
      po ti vlersojmë kështu sipas llogjikës tënde,atëherë fusni shqipen dhe ju në gra qi thjeshtë për të mos u dukur nacionalistë!
      ysh qëjne me dy këmbë që arsyetoni si me katër!!
      të jetë njeriu kaq idiot?!

  5. A says:

    Si te krishteret dhe muslimanet qe jane me origjine shqiptar, ne radhe te pare duhet te kene parasysh qe jane shqiptar, pastaj FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe MOS SHIKONI KISHA dhe XHAMIA, pastaj jane rrace evropiane me tradita dhe zakone pellazgo-ilire-arberore dhe shqiptare duke perfshire edhe zakonet dhe traditat me te mira evropiane.
    Si perfundim ata qe jane teista mund te jene te krishtere ose musliman.
    Ka ardhur koha qe te gjitha ritet fetare duhen bere vetem shqip me drejteshkrim dhe HOXHA ELEKTRONIK kur bertet ndermjet altoparlanteve ne minaret e xhamive te bertasi dhe te gerthasi VETEM ne gjuhen SHQIPE.
    Bile e bertitja dhe e gerthitja te jete sa ka fuqi HOXHA i VERTETE NATYRAL nga minareja dhe jo sa kane fuqi bokset. Bile e gerthitura dhe te bertiturat te reduktohen vetem ne dite festash madhore.
    Te behet e prere nga te gjithe shqiptaret me perpara te thone se jane shqiptar, pastaj jane teista (te krishtere dhe musliman) ose ateista.
    Te mos lejohen ndikimet islamike fondamentaliste si ne mendesi dhe ne pamjen e jashtme, ne veshje.
    Pra, gjithcka ti pershtatet traditave, zakoneve te mirfillta shqiptare ne arsim, kulture, art, ne qytetrim dhe art duke ju afruar vendeve me te zhvilluara evropiane.
    Sa perqind e evropianeve ikin nga vendet e tyre ne vende te mbrapambetura arabo-islamike, ASNJE.
    Sa perqind nga vendet e pazhvilluara arabo-afrikane-islamike ikin nga syte kembet me sakrifica te medha ne vendet evropiane, ME MIJRA cdo VIT. Kjo eshte e gjitha, sepse kete Heroi i Gjikand i Popullit dhe i Kombit Shqiptar i krishteri GJERGJ KASTRIOTI beri dhe sakrifikoj gjithe jeten e vet duke mbrojtur popullin dhe kombin e vet, duke mbrojtur Evropen Qendrore dhe mbare KRISHTERIMIN ne pergjithesi nga Superfuqia me e madhe e kohes Perandoria Osmane e mbrapambetur dhe arkaike me SULLTAN te PJERDHUR dhe INJORANT, te cilet i beri zapt, deri sa kishte prej tyre qe vdiqen nga marazi, stresi se nuk e mundnin GJERGJIN e MADH ne asnje drejtim.
    Gjithashtu mesime dhe veprime te pavdekeshme na lane edhe PATRIOTET e MEDHENJ te RILINDJES KOMBETARE qe arriten te thone: “O Perendi, O Zot, O Allah, kur krijove derr dhe arine, c’deshe qe KRIJOVE TURQINE”.
    Pas vitit 1800 kjo PERANDORI INJORANTESH nuk kishte SHKOLLE te LARTE, UNIVERSITET dhe kete e krijoj, e hapi per here te pare PATRIOTI i MADH MUSLIMAN HOXHE HASAN TAHSIN. Qe fatkeqesisht keto SULLTAN INJORANTESH nuk ja dinin per nder dhe filluan ta ruanin me polici sekrete, sepse ky GJIGANT thonte qe shqiptaret ta kene vemendjen nga EVROPA e arsimuar, e kulturuar, e qyteruar dhe e emancipuar.
    Eshte turp per disa individe, qe i thonin vehtes shqiptar, qe dalin si grup, me flamuj jeshil arab dhe me gjysem hene turke.
    TURQIA qe eshte sot, e cila ne keto momente nuk eshte ne rrugen e duhur, eshte krijuar nga shqiptari i madh BABAI i TURQISE MODERNE, QEMAL ATA TURK.
    Shqiptaret e vertete nuk thone ndonjehere shprehjen fame keqe: “DUME BABA SULLTANIN”. I cili Shqiperine e la ne nje varferi, mjerim dhe injorance ekstreme. Edhe sot qe jane rreth 6 MIJELION SHQIPTARE ne TURQI nuk KANE SHKOLLA ne GJUHEN SHQIPE dhe me kalimin e kohes e harrojne. Kaq sa per sot.

  6. arbereshi says:

    POLITIKA e vuri POLITIKA ta heqi, me te njejten menyre turperuese ashtu si u vu

    1. anticensurë 61456 says:

      e vuri politika dhe ska ndërmënd ta heqë!!të dy nacionalistët e flaktë berish sërbi dhe rampsikopati,asnjëherë nga vendosja e tij në shqipëri nuk e kanë kritikuar të paktën!!
      atëherë është detyra tonë ta heqim!!
      ortodoksët shqiptarë tia thonë në sy që të mos predikojë në shqip!tia thonë nësy që të shkojëandej nga ka ardhur!!
      këtë nuk mund ta bëj unë si ateist!!
      ajo që unë mund të bëj është ti mbështes!!
      kur flas për “unë”flas për të gjithë ata shqiptarë që se duan gjeneral gramafonin gërk!!

  7. shqiptar says:

    jemi shtet leshi prandaj ndodhin keto gjera te Ishim shtet ne rregull askush nuk fliste greqisht ne mesha apo askush nuk na fuste ne ligen ISLAMIKE pa asnje lloj avantazhi dhe nuk behej xhamia me e madhe ne ballkan per te na treguar si vend islamik
    perse sali berisha na futi ne konferencen isalamike e beri kete gje sepse e urdheroi serbi sepse e dine qe shqiperia me shume humbet se fiton

  8. Zigur Qarri says:

    “Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
    vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
    tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
    cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
    Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…
    Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

    Unte’ paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit,

    Kjo eshte nje fraze nga”Formula e Pagezimit” per sherbesa fetare per shqiptaret,shkruar nga keshilltari dhe dipllomati i Skenderbeut,
    arbereshi Pal Engjelli me 1462,si nje nder dokumentet me te çmuara te Rilindjes Europiane.Mesazhi klerit katolik ne token Arberit, eshte i qarte.Me popullin duhet te komunikosh ne gjuhen e tij.Por edhe 552 vjet mbas Formules se Pagezimit shkruar nga arbereshi i madh Pal Engjelli,diskutohet akoma se cila gjuh duhet te perdoret ne Kishat shqiptare!
    Greqia dhe Kisha greke,jan armiqt me te eger dhe te rrafinuar te kombit shqiptare.Fale largesise gjeografike,rreziku turk ka vdekur njehere pergjithmone,koalicioni sllavo-grek me kishat e tyre,akoma jo.
    A nuk ishin greket qe vrane Anastas Kulluriotin,qe u perpoq te perhapte
    zerin gjuhes shqipe tek arvanitasit?-krime qe nuk i benin as edhe osmanet!
    Greket dhe Kisha e tyre shfarosnin gjuhen,kulturen dhe rracen shqiptare
    nderkoh qe Turqia megjithese ishte armiqsuar per vdekje me greket,lejonte ne territoret e pushtuara prej tyre pa problem shkolla greke!Greket jan 1000 here me te ndyre se osmanet.
    A nuk ishin greket dhe filogreket paguar nga Kisha e tyre,qe vrane pioneret e gjuhes shqipe,ku pothuaj gati te gjith ishin shqiptare ortodoks???Nuk ishte Greqia qe bllokoi per vite me rralle ndihmat nga
    KE ne vitet 90-te?A nuk ishte Kisha greke dhe greket qe dolen ne perkrahje te serbeve kundra Kosoves?
    A nuk eshte Janullaposi,nje grek,ai qe ka uzurpuar Kishen shqiptare fale presionit te shtetit grek?
    Kush pra jan armiqt e shqiperise???
    “Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.
    “Greket,serbet dhe bullgaret kan qene gjithmone ne nje mendje me turqit,kur ishte puna per ti mohuar shqiptareve te drejtat kombetare”.
    Eqrem Vlora.

    1. janullatos dhjavolo says:

      Kane dashur dhe duan te zhdukin çdo gje shqiptare sepse tek ne gjendet zanafilla e tyre dhe njekohesisht e verteta e genjeshtres se madhe greke

      1. Zigur Qarri says:

        Dhe greket me Kishen e tyre,kerkojn te tjerrin nje zanafille tjeter,
        huazuar nga Orienti!
        Te shohim kush do te fitoje ne fund,vepra e Zotit,apo krijimi tinzar i njeriut.

    2. jani says:

      Ti zigur fleet qarte me pelqen

  9. tfgs says:

    E mer Ben ”i pa fe”tek profesor Xhevati u bazove ti…………!!!!???
    O Zot,perse kemi kaq shume te tredhur………..!!!???

  10. jani says:

    Po ai TFG Ku eshte vdiq ai

    1. Zigur Qarri says:

      Dikush dyshoi,se mutofgos na qenka”entuziast”!
      Un iu pergjigja dyshimit te tij:
      entuziast!!!Metamfetamin+acid baterish+klor+kerosin=Sisa(shisha).
      Para krizes greke,mutofagos komentonte(pelliste) me nickname “i pashprese”!

      Qe nga ky koment nuk behet me i gjalle.Ndodhet ne ndonje stacion rehabilitimi(per drogen),apo ne ndonje psikiatri,nuk dihet.
      Nje emigrant shqiptar ne Greqi,tregoi per nje lajm te pazakonte qe kishte lexuar ne faqet e gzetave greke,per nje person te arrestuar nga Policia qe prishte qetesine duke thirrurr rrugeve ne mesnate me ze te larte fjale pa kuptim,si Zike,marmita,komisari,pronat,janulla,ninulla,
      shpulla,rakia,gjiza,preshi,qepa hurdha…etj.
      Te kete qene Mutofagos valle?

  11. Z/Kallami says:

    Ne monizem Zoti i katolikve nuk e dinte shqipen dhe prifterinjet e thonin meshen ne gjuhen Latine.Myslimanet shqiptare e thojne ne gjuhen Arabe apo turke.Ortodokset e thone ne gjuhen qe ia la Noli ose simbas pozicionit gjegrafik ne Shkoder bie fjala ne sllavisht.Ne juge Korce,Jorgucat,Konispol Greqisht.
    Me ardhjen e demokracise Zoti katolik kishte mesue shqipen me pauzen e ndalimit te fes.Sot Mesha cohet ne shqipe.Ai Ortodoks nuk e ka mesue ala shqipen dhe e thot simbas pozicionit gjeografik.Nese jo na bani me dite te ndryshojm bindjen.Ndersa ky ma halldupi i pa civilizuem,sot ma keq se te ishte mesjet ala falen Arabisht.Ku tregohet bindshem qe dhe Zoti i tyne asht glle e nuk din te mesoj shqipen.Mos ma merrni per te keq.Po simbas faktit komentova bindjen qe kam per perdorimin e gjuhes ne tepullin e cdo Zotit ne prularimin fetar.

  12. ilia says:

    Une nuk shoh ndonje shqetesim ne perdorimin nga komunitetet fetare te gjuhes se huaj, ndersa persa i perket literatures si Bibla dhe Kurani, jane perkthyer ne shqip, keto libra qe jane bazamenti i ketyre feve. Dhe ka pastaj perkthime te librave te tjere fetare ne shqip sa te duash.
    Keshtu qe mendoj se duhet te jemi tolerante ndaj njeri tjetrit, se nuk prish pune nje Ezan qe kendohet qofte edhe 5 here ne dite (gje qe rralle ndodh), apo nje Kembane, apo nje predikim ne gjuhe te huaj (me perkthim, apo….,

    1. Zigur Qarri says:

      Çudiiii…,per Ilian nuk perben shqetesim,nese komunitetet fetare perdorin gjuhen e huaj!Per ty nuk perben shqetesim ndoshta edhe sikur ta zhdukin gjuhen shqipe nga faqja e Dheut,ashtu siç beri djalli Kozma dhe pasardhesi i tij sot,djalli grek,Janullapos!
      Iliaaa,Papa Kristo Negovani dha gjëne më te shtrejte per gjuhen shqipe,jeten.
      Iliaaa,je shqiptar apo jo?
      Iliaaa,gjuha eshte si Buka e Nënës,eshte gjaku,oksigjeni,eshte shpirti,
      dashuria,,urrejtja,gezimi,vaji,zemerimi,falja,miqesia,besa,origjina,
      eshte deshira e Zotit qe na percaktoi ne fillesen e belbezimit,se me cilet fjale duhet ti drejtohemi atij.

      1. Albani says:

        Zigur
        ilia futet tek qenjet pa identitet,keto qenje quhen ……
        illia futet tek ……. qe jetojne vetem per te ngrene nje cope buke.
        Keshtu si ilia e filluan karrieren dhe Klimax me disa te tjere.
        O zot shyqyr qe i kemi te paket keto qenjet e “zgjuara”
        Duhet dhe te bejme kujdes qe te ms i shkelim.
        Po i shkelem mund te na bejne pis kepucet ose dhe me keq,mund te na kafshojne,megjithese helmin e kane te parrezikshem.
        pershendetje.

        1. Zigur Qarri says:

          Nese Ilia eshte vertete shqiptar,patjeter qe do kthehet nje dite ne grigjen e tij,por si i behet me ata lopçaret hibrite qe e mbajn veten per pronare te trashegimise helene?!
          Tung.

          1. Albani says:

            Grigja eshte me e paster pa keta mbeturinat.

  13. Angela says:

    mesa kuptoj un jan shum ortodoks shqiptar qe flasin me shum greqish se shqip e them une qe kam jetuar ne greqi edhe femive u mesojn vetem greqisht e jo shqip ndoshta e kuptojn meshen ma mir ne gjuhen e huaj

  14. Pelasgian says:

    politika ka fajet e saj por fajin me te madh e ka BAGTIA !!!

    Kur bagetia rri urte e bute e s’ndihet politika natyrisht qe te shtyp , jan kasta ….asgje ska ndryshu ,,,,ata qe kan pushtetin gjithmon do mundohen te shtypin te tjeret per interesat e tyre .

    dicka e tille , ne serbi , maqedoni apo bullgari do kishte perfundu me gjakderdhje ne parlament ….

    janullen do e kishin “lincuar” ne sheshin kryesor te kryeqytetit.

  15. butrinti says:

    angela shqiptaret otrtodoks ne kisha behet mesha ne gjuhen ton te bukur shqipe dhe ortodoksit jan me patriotet qe ka shqiperia sot njerez puntor te urt te shkolluar problemi i atdheut ton eshte feja islame qe qelbesiri sali berisha e ktehu ne vend islamik mallkuar qofte feja islame dhe janullatosi resprkt per katoliket dhe ortodoksit shqiptar genci labi sarande

    1. anticensurë 61456 says:

      të besoj butrint,por kjo që po më thua më vën në dyshim!!në dyshim për faktin e thejshtë se o je verbuar o ke rënë në letargji!!nuk je në nivelin e papakristos,at stathit e të gramenos!!
      zotëri nuk është thjeshtë predikimi në shqip!!do të ishte gjysma e të keqes!!ti nuk reagove ndaj asaj që,me dashje a pa dashje,bëri të njohur mitro çako!!
      150 priftërinj me ORIGJINË GREKE ose ME NËNSHTETËSI GREKE!!
      çdo të thotë kjo??
      emrat e peshkopatave nuk janë në shqipen aktuale por në atë bizantine!
      nuk të ka shkuar mëndja përse??
      ky është problemi butrint!!
      GJENERAL GRAMAFONI,butrint,GJENERAL GRAMAFONI!!
      ose më mirë GJENERAL PREDIKIMI!

      GJENERAL GREQIZIMI!!

      nëse nuk e kupton këtë,më vjen keq për ty!
      në se je USHTAR i këtij GJENERAL GREQIZIMIT!?
      ATËHERË NË MOS SOT NESËR DO TË PËRPLASEMI!!

  16. Angela says:

    o butrinti edhe une jam katolike edhe kam jetuar gjithmon afer ortodoksve jan njerz shume te mire por patriota si thua ti nuk jane sa per fen muslimane te lutem mos ofendo sepse muslimanet jan me besimtar se une dhe ti….. me respekt

    1. Albani says:

      Bravo Anxhela per komentin e dyte,sa per ate te parin,shume komentues ortodokse ndjehen Greke,dhe femijte e tyre muk dine Shqip por kjo nuk do te thote qe kryepeshkopi ta mbaje meshen ne Greqisht ne Shqiperi.
      Shqiperia eshte e Shqipetareve,ata le ta degjojne meshen ne Greqi.

  17. CANI says:

    Sat sillen greket neper kishat e shqipris gjithmon ka me u fole greqisht neper ato kisha ortodokse ,pore ma e mira merrni ata popa futnja shkelem ne prapanic e qitn ne kakavi e let shkon ka kane ardhur se ska hajr prej ketyre grekv te flliqt .

    1. Albani says:

      Mos u merzit,nuk te kafshojne me,ua kemi shkulur dhembet atyre qe kane ngelur.

  18. butrinti says:

    te gjith ju qe ankoheni anticensure edhe ti cani prifterinjte grek te shporen njeheremir nga atdheu jon por ata i solli sali qelbaniku jo pa qellim kuptoje sali islamiku bashke me islamiket e pdes qe e shkatruan atdheun ton un jam shqiptar dhe eshte krenaria me emadhe per mua pse nuk flisni pak per islamiket e qelbur qe pellasin ne nje gjuh qe un nuk ekuptoj qe urinojn tek busti gjergj kastriotit qe ofendojn nen terezen qethon qe na ka sjell turku ne trojet tona dhe shum te tjera vdekje fes islame grekve dhe serbeve

  19. butrinti says:

    alban qe nuk duhet te kishe kete emer ore turk muti po mos te ishin ortodokset shqiptar qe kontribuan kaq shum per shqiperin nuk do kishte shqiperi porti anadollak dhe shum te tjer si ti nje dite do tju shporim nga shqiperia se nuk jeni shqiptar

  20. Angela says:

    butrint po ca kan ba ortodoksit ma shum se tjert nuk kan dhan noj kontribut perkundrazi i thon vetit ma shum grek se shqiptar sa per priftat grek te them qe jan ma injorantat e botes jan gej pedofila mendo para se te shkruajsh e me kthe pergjigje

  21. ilia says:

    Kjo teme dhe keto artikuj antiorthodhokse, jane thjesht nje furtune ne gote. Gjuha greke perdoret dhe do te perdoret simbolikisht ne Kishen tone Orthodhokse, sepse nepermjet greqishtes u shkruajt Shkrimi i Shenjte dhe u perhap ne te gjithe boten, pra eshte lidhja mistike e Kishes me origjinen e Saj 2000 vjecare. Po te shikosh edhe ikonat ne Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, keto jane ne shqip dhe greqisht. Besimtaret e ndjekin Liturgjine dhe sherbesat etj., ne gjuhen shqipe, ndersa simbolikisht perdoret edhe greqishtja. Fjala simbolikisht do te thote rreth 5 minuta greqisht ne 2 ore Liturgji Hyjnore.
    Keto jane kanonet orthodhokse dhe tradita e Kishes sone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje