Viktimat e persekutimit politik nga ekzekutimet me ose pa gjyq, shumë të tjerë të vdekur në burgjet apo kampet e diktaturës, por edhe ata që kanë mbetur të vdekur gjatë torturave në hetuesi ose spitale psikiatrike, janë groposur në varre kolektive apo janë vrarë dhe varrosur pa shenja në kufi, gjatë tentativave për arratisje. Mu këta do jenë objekti i këtyre hulumtimeve, që duhet thënë se për t’i identifikuar me AND-në e tyre do u kërkohet plot 1500USD. Por ky institucion do jetë dhe subjekti përgjegjës që do merret edhe me dëshmitë reale audiovizive, por edhe me shumë gjëra të tjera, që lidhen me të mbijetuarit nga diktatura, ku në fund do të hartohet një dokumentacion i plotë mbi të zhdukurit, të ekzekutuarit dhe të vdekurit në burgjet e komunizmit, qendrat e internimit dhe torturës.
Nga Ben Andoni
Ne duam t’i gjejmë, por problemi është se shumica e të vrarëve dhe të zhdukurve në komunizëm u janë ndërruar varret, kurse ata që i kanë vrarë, jo vetëm kanë vdekur, por një pjesë e tyre nuk mbajnë mënd vendet e ekzekutimit. Me këto fjalë, Kurt Kola, një nga funksionarët e vjetër të të përndjekurve ia bëri të qartë panelit, që organizoi pak ditë më parë zv/ministria e Çështjeve Sociale Genta Sula me strukturën ndërkombëtare të ICMP-së. Përballë tij, i biri, Bilal Kola, tashmë si një nga funksionarët kryesorë të të përndjekurve u shpreh optimist se procesi ka nisur dhe se në Komitetin e të Përndjekurve është ngritur një zyrë. Kjo zyrë me një përgjegjës dhe dy specialistë, që do merret enkas për gjetjen e të Zhdukurve të Komunizmit, u ngrit me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Si pjesë e Institutit të ish-Përndjekurve Politikë, kjo strukturë, do trajtojë të gjitha kërkesat që do të vijnë nga familjet e persekutuara, familjarët e të cilëve janë zhdukur gjatë diktaturës. Një strukturë që mëton të rregullojë atë që s’është bërë për 25 vjet me rradhë nga aktorët e ndryshëm, që më shumë janë marrë me akuza dhe kundër-akuza.
Viktimat e persekutimit politik nga ekzekutimet me ose pa gjyq, shumë të tjerë të vdekur në burgjet apo kampet e diktaturës, por edhe ata që kanë mbetur të vdekur gjatë torturave në hetuesi ose spitale psikiatrike, janë groposur në varre kolektive apo janë vrarë dhe varrosur pa shenja në kufi, gjatë tentativave për arratisje. Mu këta do jenë objekti i këtyre hulumtimeve, që duhet thënë se për t’i identifikuar me AND-në e tyre do u kërkohet plot 1500USD. Por ky institucion do jetë dhe subjekti përgjegjës që do merret edhe me dëshmitë reale audiovizive, por edhe me shumë gjëra të tjera, që lidhen me të mbijetuarit nga diktatura, ku në fund do të hartohet një dokumentacion i plotë mbi të zhdukurit, të ekzekutuarit dhe të vdekurit në burgjet e komunizmit, qendrat e internimit dhe torturës.
Deri më tani, në afërsi të Dajtit janë identifikuar plot 13 kufoma, që megjithë zhurmën politike që u bë deri më tash, nuk janë identifikuar sot e kësaj dite, por që ka treguar edhe konfuzionin tonë në këtë proces. “Është me rëndësi të veçantë që autoritetet Shqiptare të fillojnë me krijimin e regjistrit qendror të të gjithë personave, të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist. Kjo do të mundësonte krijimin e lidhjeve në mes të personit të zhdukur dhe familjes respektive, e cila me pastaj do të ndihmonte në fazën e dytë – mbledhjen e mostrave referentë të gjakut nga anëtaret e familjeve”, shprehet Matthew Holliday udhëheqës i Programeve për Ballkanin Perëndimore në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Bashkëpunimi
Veç instancave me këtë rast dhe që ky proces të shënojë sukses, duhet që të mblidhet dhe të kërkohet mirëkuptimi, dëshmia dhe bashkëpunimi i ish-zyrtarëve të regjimit komunist. Në arkiva të ndryshme janë të shënuara vendet e ekzekutimit, paçka se në disa raste Shërbimi i SIGURIMIT thuhet se ia ka ndërruar vendet e varrimit për interesat e saj. Shqipëria sipas hartës së ekzekutimeve të bërë nga z. Agim Musta rezulton sot se përfshin gati 6000 njerëz të zhdukur. Mu në këtë hap ka hyrë në lojë, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur, që falë përvojës së fundit në Bosnjë, ka ofruar ndihmesën teknike dhe ekspertizën mjekësore për autoritetet shqiptare, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Çështjeve Sociale.
Që kur u themelua në vitin 1996, ICMP ka pasur një rol udhëheqës në ndihmën për identifikimin e më shumë se 70% të personave të zhdukur nga rreth 40.000 sa ishte në fillim numri i personave të zhdukur nga konfliktet në ish Jugosllavi. Në mes tjerash, ICMP është pionere e përdorimit të efektshëm të ADN-së për të identifikuar personat e zhdukur. Në vitin 2003, duke reflektuar sukseset e jashtëzakonshme të organizatës në implementimin e detyrave në Ballkanin Perëndimor dhe duke marr parasysh natyrën globale të çështjes, , qeveritë përkrahëse zgjeruan mandatin e ICMP përtej kufijve të vendeve të ish Jugosllavisë, përfshirë edhe rastet e viktimave të fatkeqësive, sipas z. Holliday.
Deri më tani përpjekja (nëse ka ekzistuar) e palës shqiptare ka rezultuar në një nul. Të mos harrojmë se që prej vitit 1991, autoritetet shqiptare kanë miratuar më shumë se 24 akte ligjore në lidhje me viktimat e ish-regjimit, por pothuaj s’është bërë gjë për viktimat e komunizmit dhe identifikimin e tyre. Kësaj duhet t’i shtohet mungesa e informacionit dhe mos qasja serioze që e bën problemin shumë të vështirë. Që për fat, në vitet e fundit është marrë në dore nga vetë familjarët, të cilat kanë mbetur të zhgënjyer nga gënjeshtrat e deri më tanishme të politikanëve të dy krahëve. Përfshirja në këtë rast e këtij institucioni kaq prestigjioz i bën autoritetet shqiptare që në një farë mënyrë të lajnë duart dhe të tregojnë se realisht po fillojnë një punë të madhe, paçka se ende realisht s’dinë se ku do shkojnë.
Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur, ashtu siç ka premtuar, mund të japë ndihmesën e tij teknike në këtë mes, por jo në një boshllëk dhe në një atmosferë mungese të vullnetit të mirë dhe të bashkëpunimit serioz nga autoritetet përkatëse, siç ka qenë deri më tani në Shqipëri. Ky institucion ngul këmbë për një vullnet politik serioz dhe për bashkëpunimin e aktorëve në të gjitha nivelet qeveritare të Shqipërisë, nëqoftëse autoritetet shqiptare me të vërtetë janë të vendosura në këtë proces. Në fakt, të mjaftonte fakti të të rrije para tyre, atë ditë, që të kuptoje seriozisht sesa të pashkëputur ishin nga e kaluara, të gjithë aktorët, që flisnin për të persekutuarit, që tashmë kërkojnë thjesht një varr.
“Krijoni regjistrin qendror të të humburve!”
Matthew Holliday, Drejtues i Programeve për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur flet për “JAVA”, lidhur me procesin e saponisur në vend të identifikimit të të humburve nga komunizmi…Sa i mundur është si proces?!
Matthew Holliday i është dashur shumë që të bindë shqiptarët sepse fillimi i këtij procesi të madh do jetë i mundimshëm dhe se më shumë se çdo gjë tjetër, kërkon vullnet dhe përpjekje të gjithë institucioneve. Kjo është e para dhe e fundit. Por, pala shqiptare në takim, veç Ministrisë së Çështjeve Sociale është endur sërish në hallakatje dhe përfolje dhe kuptohet anatemë për komunizmin…Holliday është munduar të shpjegojë qartësisht përvojën e Bosnjës dhe të vendeve ku operon institucioni i tij, por nga ana tjetër ka bërë thirrje që puna duhet të fillojë pa bërë fjalë, por duke vepruar…Burri i ri thjesht i ka dëgjuar indiferent patetizmat e shqiptarëve dhe kur i ka ardhur koha të riflasë u ka përsëritur me pika gjërat që duhet të bëjnë: Krijimi i një regjistri dhe regjistrimi i të afërmve, prej të cilëve do të identifikohen…
Ka shumë histori tani që lidhen me zhdukjet e detyruara dhe rastet e personave të humbura nga e gjithë bota. Shqipëria është një nga ato dhe ju e keni ngjarjen direkt nga Tirana me humbjet në komunizëm. Si e shikoni mundësinë e fillimit të procesit në Shqipëri?
“ICMP-ja e vizitoi Tiranën me ftesë të Qeverisë shqiptare – Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive që ICMP-ja të ndihmojë Shqipërinë në identifikimin e përafërsisht 6.000 personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist. Gjatë vizitës, delegacioni i ICMP u takua me përfaqësues të qeverisë shqiptare, Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, përfaqësuesit e prokurorisë dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore. ICMP-ja kuptoi se ka një vullnet politik që kjo çështje të ecë përpara. Është me rëndësi të veçantë që autoritetet Shqiptare të fillojnë me krijimin e regjistrit qendror të të gjithë personave, të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist. Kjo do të mundësonte krijimin e lidhjeve në mes të personit të zhdukur dhe familjes respektive, e cila me pastaj do të ndihmonte në fazën e dytë – mbledhjen e mostrave referentë të gjakut nga anëtaret e familjeve. ICMP është i ndërgjegjshëm që 13 persona të zhvarrosur në afërsi të malit Dajt në vitin 2010 janë akoma të paidentifkuar dhe mbahen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ky do të mund të shërbente si rast testi për një projekt-pilot. Megjithatë duhet theksuar se nuk ka një “zgjidhje të shpejtë” për këtë çështje; ky është një proces i cili përshin shumë institucione dhe metoda jashtëzakonisht komplekse shkencore. Për të filluar procesin autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë fondet e nevojshme për të trajtuar çështjen e personave të zhdukur, përfshirë edhe identifikimin me ADN. Kjo do të tregonte qartë se ka një vullnet politik për të trajtuar çështjen dhe do të demonstronte pronësi të qartë të procesit”.
Deri më tani problemi i personave të zhdukur është trajtuar si një çështje humanitare apo si një çështje emergjence në luftë. ICMP-ja ka një status të ri, që do të thotë se do jetë një organizim me një sfidë globale. A mund të na sqaroni statusin e ri të organizimit tuaj?
“Më 15 dhjetor 2015, në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të Holandës, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Belgjikës dhe Luksemburgut nënshkruan marrëveshjen kornizë, e cila i mundëson status të ri ligjor Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Që kur u themelua në vitin 1996, ICMP ka pasur një rol udhëheqës në ndihmën për identifikimin e më shumë se 70% të personave të zhdukur nga rreth 40.000 sa ishte në fillim numri i personave të zhdukur nga konfliktet në ish Jugosllavi. Në mes tjerash, ICMP është pionere e përdorimit të efektshëm të ADN-së për të identifikuar personat e zhdukur. Në vitin 2003, duke reflektuar sukseset e jashtëzakonshme të organizatës në implementimin e detyrave në Ballkanin Perëndimor dhe duke marr parasysh natyrën globale të çështjes, , qeveritë përkrahëse zgjeruan mandatin e ICMP përtej kufijve të vendeve të ish Jugosllavisë, përfshirë edhe rastet e viktimave të fatkeqësive. ICMP është aktive në të gjithë botën tani duke punuar me qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, institucionet e drejtësisë, agjencitë ndërkombëtare dhe të tjerët për të trajtuar çështjen e personave të zhdukur si rezultat i konflikteve të armatosura, shkeljeve e të drejtave të njeriut, fatkeqësive, krimit të organizuar dhe shkaqeve tjera. Është organizata e vetme ndërkombëtare e dedikuar vetëm për ketë çështje. Megjithatë, statusi ligjor ndërkombëtar i tij buronte nga marrëveshjet e arritura me qeveritë e Ballkanit Perëndimor, si dhe organizatave ndërkombëtare si IOM dhe Interpoli. Marrëveshja Kornize e nënshkruar në dhjetor e bën ICMP-në, organizatë ndërkombëtare edhe formalisht me një sistem të brendshëm qeverisjeje dhe kapacitete ndërkombëtare. Ofron gjithashtu edhe strukturën e re organizative përfshirë edhe Bordin e Komisionerëve, si organin kryesore, Konferencën e palëve nënshkruese dhe ekzekutivin e udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm. Ky ndryshim i statusit të ICMP vjen në kohën kur fenomeni i zhdukjes në shekullin 21 bëhet shumë i dukshëm. Për shumë dekada, çështja është trajtuar nga perspektiva humanitare ose si çështje ndihmë-shpëtimi ose si çështje emergjente luftë, por është e qartë tani se kjo çështje është një sfide globale dhe kërkon përgjigje të përbashkët globale. Duke pasuar Marrëveshjen Kornizë ICMP pozicionohet për të dhënë kontribut efektiv dhe të qëndrueshëm ndaj kësaj përgjigje”.
Filluan prap me propogandë.
Akoma gjallë qenka ky milioneri Kurt Kola. Lerini eshtrat të prehen në fatin e tyre.
Ashut eshte disa eshtra te lehen e disa te tjra te grehen hahahahaahahaah….
une per vete jam me ua shujt fare eshtrat ketyre kacareve, sepse sot po faktohet 100% qe kane qene spiuna te shteteve te huaja ose me mire agjente , se sot kemi akuza per te gjithe politikanet se jane agjente , vjedhes se pasurise kombetare , enveri nuk beri tjter po i dinte pasi ka jetuar e ka pare me cfare legenash qe rrethuar dhe bente kurban me rradhe qe te kalitej partia , sot kane vjedh me miliona dhe thone jane sulme politike duan te hedhin balte mbi figuren e x , po kockat mos me ju gjet gjekundi te gjithve ketyre qe dalin te persekutuar dhe politikanve qe jane vetem hajna , do vi dita qe historia te vleresoj veten , dhe sot keta te denohen si diktator ekonomik dhe politik sepse jane , si fillim te jepet referendum ne duan njerzit apo jo te vazhdoje te perdhoset sekretari pare i partise punes enver hoxha ne krahasim me keta qe sot po i fusin pasurite ne vaginat e grave e dashnoreve .
Enveri qe kryeagjenti i Jugosllavise more bimbash qe vrau tere eliten e shkolluar ne perendim.
I thua mo po kujt i thua!?
Bolshevizmi i Enver Qenit, Kryeagjentit, Poliagjentit, krey GENOCID, e beri ate popull te haj bare. Keta sot jane pjella KODOSHE e tij qe kane zene karriket e Drejtesise, Parlamentit, dhe Qeverrive…… Perderisa kembet jane ngritur ebere koke qe nga 1945 e me sot…mos prisni rezultat tjater
Kjo shprehja ” I edukuar ne Perendim ” eshte bere e modes sikur te jete e veteta absolute per te qene i zgjuar, i ndershem , punetor e plot virtute te tjera!
Edhe ish -Lsi-ti Dritan Prifti e shume te tjere jane edukuar ne Perendim sot por ama batakçiun e bejne sikur ti kish trajnuar vete Ali Baba !
Keta te shkolluar te Perendimit qe Enveri pushkatoi ishin shtyllat qe mbanin ne kembe Zogun perpara L2B dhe Kuislinget gjate L2B.
Shko mor injorant krahason specializimet e klases se infektuar komuniste qe ndrroi pardesyne pas 90 me klasen elitare biznesmene qe shkollohej kur kta morra qe moren pushtetin hanin ende me duar. As nuk krahasohet intelektualisht legjislstura e Zogut e paraZogut me kta qe kane krere specializime 40 vjec. Hajt mos na bej te qeshim.
Fatkeqsi, qe njerez si ty I rendojne ketij dheu. Njerez shpirt zinj si ty, zakonisht vdesin ne agoni, megjithate, ta dhente zoti sipas zemres.
Mire behet per te kerkuar eshtrat e tyre, po per te mos ikur shume larg, pyeteni Saliun, ku jane eshtrat e Remzi Hoxhes, per te cilin familjaret e tij kane vite ne kerkim.
Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike po i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe jo vetem eshte rehabilituar nga PERBINDESHI SALI BERISHA DHE CA ELEZ BIBERE MATHERFACKERE qe nxjerrin per 30 vjet me rradhe keto tema me pushkatime
Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi ju KANIBALEVE ANTIENVERISTE ,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve SHUT UP
Dhe amerika qe ishte amerike ne kohen e luftes ftohte i fuste ne karrike elektrike kundershtaret le te hape letrat dhe ky Ben Andoni qe ngelen duke bere copy paste keto artikuj..vijon
Perbindeshi Sali Berisha vazhdoi me perpikmeri varferimin moral dhe intelektual qe nisi babai i tij Enver. Thjesht ndryshe nga ai ne pamundesi per ti mbajtur njerezit mbyllur u detyrua qofte duke ja lene spontanitetit fillimisht qofte duke e rrenuar sic beri be 97 e me tej qe ta mbante kontrollin duje e zbrazur vendin. He jeni qenie perverse por fajin e ka Amerika e Perendimi qe nuk e lejoi popullin te kryente ate qe u be ne Rumani. As dosjet qe kan kaluar mbi 25 vjet e nuk po i hapin se sha mban bytha njeriut kur te dalin makabritetet e shkerdhaturinave sllavokomuniste.
Skenderbeut nuk ju desh 400-500 vjet qe te rehabilitohej. Ai gjithmone ishte i dashur per shqiptaret dhe ishte Kryetrimi yne. Sa per Enverin, ai ishte e keqja me e madhe dhe si i tille qe ishte kurre nuk do te rehabilitohet.
Komentuesi,ex, ka me se te drejte ne ato qe thote.
Sot eshte 40 vjetori i terheqjes se amerikaneve nga Vietnami ose e thene me ndryshe fitorja e Vietnamezeve.
Ne disa gazeta amerikane ky lajm jepet ne kete menyre…Dikur ishim armiq por tani jemi miq..kur dihet se sa amerikane u vrane atje nga vietnamezet.Pra shikohet nje fryme pajtimi..
Edhe me Kinen komuniste edhe pse sic thuhet Mao ce duni paska vrare 60 miljon kineze…edhe pse ne sheshin Tien an men ne 89′ u shtypen mijra vete me tanke perseri miqesia vellazerore e komunizmit kinez me kapitalistet amerikane eshte vellazerore.
Kalojme ne Kube..edhe pse Fidel kastro ka vrare amerikane ne gjirin e derrave dhe kane qene armiq per gjysem shekulli perseri amerikanet zgjaten doren e pajtimit..
Pse me Enver Hoxhen po tregohen akoma kanibale sci ndodhi ne parlament sot dhe sic po bejne propogande me keto artikj si ky ketu lart..
Mos ka ardhur koha qe kongresi amerikan ti drejtohet dhe “ti lutet” elez biberajt si bossi i kopese se nekrofageve te enver hoxhes qe te pakten te pushoje konsumimin e kockave te enverit…
boll me me enverin se e paskeni patur hallall dajakun e tij..paskeni qene hijena dhe vampire..hiqni dore nga kermat..kerma !
Shiko pak gazetat e perpara dyzet viteve. U terhoqen amerikanet nga vietnami. shiko po ruset cfare bene, mos u terhoqen edhe ato nga diku……….
IPERJETSHEM KUJTIMI I XHAXHIT.
Ore shpetuam se ne komunizem vriteshin njerzit rrugve kot i vriste shteti pa ber asgje dhe duke qen korrekt me ligjet e shtetit, po mos i pelqeje dikujt si surrat e fusnin ne burg, policet hanin njerez ore ishin si kanibal neper rrajonet e policis ku kishte kasap qe mereshin me kto therje njerzish i hanin mish te gjall,edhe me teper vrisnin njerezit me te mir me te edukuarit dhe me nacionalistet qe per vendin keputeshin ne byth dhe pre mbrojtien e vatanit kishin luftuar kra gjermanit se ishin demokrat,po kur akuzonin kishen kapolike per spiunllek e pse se i gjeten nja dyqint pushk mitroloz bomba dhe municion sikur gjoja kisha merrej me rreximin e ati regjimi te tera prralla,municione gjem dhe sot dhe njeqind her me shum dhe te bejm direkt deputet nuk te vret njeri si ne at koh,po kur te fusnin ne pun me zor,o punoni te ter ose kush nuk shkon ne pun futet ne burg dhe ne per te mar dy dit pushim prisnim duart dhe thyenim gishtat vet,po kur na çonin me dhun ne shkoll ore e mesmja me detyrim nje diktatur e pa par,nuk linin te lir as ashishin as gjakmarrjen as drogen as prostitucionin ore te fusnin ne burg po te mereshe me kto po ishim si mos me keq, na shkoj jeta pun shkoll dhe aksion ore ta ka lezet shpirti demokracin behesh bos,kur meresh me prostitucoionin behesh deputet, po vrave te marin shoqerus dhe po bere kondraband droge te ben gjith bota rrespekt, mor sot vrit sa te dush, vrit çin te dush, lufto kunder venit tat te gjitha te mirat te vin nga pas, vetem me nji gjo mos u grric mos u boj nacionalist mos lufto per SHQIPNIN se si qen kazanesh perfundon,naj mori shpirtin ne pun ai sistem na boni dhe me shkoll dhe sot prandaj nuk bojm “hajer”.
ICMP – ka qene ne Shqiperi ne v.2010 dhe ka takuar te gjithe drejt5uesit e lkarte te vendit . U dhane shume premtime , zv/ministri brendeshem Peka vajti dhe ne Bosnje per te biseduar me zyrtaret e larte te ICMP qe qendren logjistike e kane ne aty. U ngrit dhe nje grup pune me Peken kryetar dhe te tjere dhe asgje . Bilal Kola thote jane 6.000 te zhduklur , B.Ndregjoni 4.500 , Miraka s’di gje fare , gallate e turp . Le te presim dhe disa kohe qe se c’do te ndodhe , e ka Kola Junior tani rradhen . Ne Inst. Kriminulastikes jane 21 pale eshtra te gjetur te pushkatuarish prej 5 vitesh , ju thane dhe emrat dhe deri me sot asgje . Turp dhe c’nderim per te zhdukurit nga komunizmi . Kur s’kane asnje per vehte te zhdukur si B.Kola . S.Miraka >, B.Ndregjoni , E.Rama , S.Berisha , J.Topalli , I.Meta , A.Tufa , etj. dhe kesaj rradhe mcoi nona me la gojen .
Derisa Ahmut Zogut I ngriten permendoren dhe ka bere krime te llahtareshme eshte e kote te merreni per 25 vjet me “krimet e komunizmit” se paskan gjetur nja 10 skelete qe ndoshta jane te zogut kurves.
Po per mbi 1 mije skelete shqiptaresh ne Permet,Korce qe u be biznes per varrezat e ushtrise greke pse nuk flisni more antishqiptar
enverit I hengret dhe kockat …filloni me kriminelin berishe dhe zogun e kurves..
Masakrat e Zogut, nga varjet tek pjekja në hell e njeriut
– At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.
Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.
4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)
U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.