Në zgafellet e STASIT

2 Maj 2015, 14:58Dossier TEMA
Në zgafellet e STASIT

Nga Berlini, Ben Andoni

Kur Muri i Berlinit ra në Nëntor të vitit 1989, një urdhër i brendshëm në STASI, kërkoi shkatërrimin e listave me emrat e informatorëve të fshehtë dhe shumë nga listat e operacioneve të saj. Atëkohë procesi vijoi natë e ditë me grirëset e letrave, me djegiet, përzierjet e hireve të dokumenteve me ujë dhe në fund plot 45 milion faqe të dosjeve të STASI-it u shqyen dhe prishën. Kjo ishte maja e ajsbergut. Burri, që na tregon, hesht dhe na shikon. Ai ishte një nga ata, që u dynd me bashkëqytetarët e tij, të shpëtonin ç’të mundnin. Dëmi ishte bërë gjithsesi. Mbeturinat u vendosën në plot 15.000 thasë, ku përmblidheshin gati më shumë se 600 milionë copa letre. Kjo shifër që qëndronte dy vjet më vonë, pas ribashkimit të Gjermanisë para zyrtarëve të Agjencisë për Komisionin Federal për Procesverbalin e STASIT (BStU) ishte nga më të vështirat probleme në historinë e këtij lloji. Burri që na i shpjegon ka qenë i burgosur prej STASI-t dhe sot në ish-godinën, ku ruan arkivat në Berlin-Lichtenberg, është një nga njerëzit kryesore që po merren me rregullimin e trashëgimisë…E përkthen një grua re, që njësoj si ai, njeh çdo pjesëz të arkivit dhe që na ruan, të mos lëvizim nga një perimetër i ngushtë. “Kemi pasur dhe shumë njerëz të STASI-t, që na kanë ndihur”, na thotë një moment…Ngre supet, sikur të na thotë: Ç’ti bësh? Pse?“Duhen dhe ata. Kush mund t’i njihte më mirë këto vende”.

Hohenschönhausen Memorial

Pak orë më parë, pak më larg prej këndej, pasi kemi ndërruar disa herë metronë dhe kemi marrë një tren, jemi gjendur në Hohenschönhausen Memorial, një muze-burg, vendosur në veri-lindje të Alt-Hohenschönhausen në Berlin. Na pret një burrë, që menjëherë na ka thënë se ka qenë i përndjekur. Befas na lë dhe përqafohet me dikë. Është i veshur krejt me të zeza. Ka një kapele, që më kujton Gjon Millin; pantallona; këmishë; pulovër; xhaketë të zezë. Gjithçka zi. Ka mustaqe gati tip-Hitleri dhe flet në mënyrë shumë baroke. Nuk më duket si gjerman, por fajësoj veten dhe dyzimin prej një viroze. Flet ngatërrueshëm anglisht, por për fat është tepër i kuptueshëm. Ligjërata është disi monotone, por në gjithë këto ditë STASI-n e kemi pasur kudo ndaj thjesht e lemë monologun e vet. “STASI u themelua më 8 shkurt 1950. Wilhelm Zaisser ishte ministri i parë i Sigurimit të Shtetit të RDGJ, kurse Erich Mielke ishte zëvendësi i tij. Këta të dy janë më të rëndësishmit e këtij shërbimi. Mielke ruajti deri në fund një material kompromentues për Honecker, dëshmia e të cilit në kohën naziste, mori në qafë një grua.  Zaisser u përpoq të heqë Sekretarin Walter Ulbricht pas kryengritjes së qershorit 1953. Wollweber dha dorëheqjen në 1957 pas përleshjeve me Ulbricht dhe Erich Honecker, dhe u pasua nga zëvendësi i tij, Erich Mielke. Me të lidhet një nga faqet më të suksesshme të STASI-it. Në 1957, Markus Wolf u bë kreu i Hauptverwaltung Aufklärung. Wolf ka arritur sukses të madh në qarqet qeveritare, politike dhe të biznesit të Gjermanisë Perëndimore me spiunët, që arriti të penetrojë. Rasti më me ndikim ishte ajo e Günter Guillaume, gjë që çoi në rrëzimin e Kancelarit të Gjermanisë Perëndimore Willy Brandt në maj të 1974”. I kërkojmë, nën këtë strukturë të hirtë burgu përzier me tulla të kuqe, teksa lemë njërën qelë pas tjetrës disa të dhëna. Ashtu si merret me mënd, pothuaj i di përmendsh të dhënat: një në çdo 63 gjermano-lindorë bashkëpunuan me STASI-n; Struktura kish një vëzhgues  në çdo 166 gjermano-lindorë. Të mendosh se GESTAPO për të njëjtën punë kishte një njeri në 2000 njerëz!!! Në fakt, njerëzit e GESTAPO-s bashkëpunuan me STASI-n, na thotë…

Burri bën me shenjë mbi një maket, ku shenja e gishtit vendosur gjithnjë në një pikë, ka bërë vrimë. Ja ku jemi. Është një hirnajë e tërë dhe ne të dhjetë, ardhur nga gjithë bota, jemi aty pjesë e një boshësie, krijuar nga mëndja djallëzore e njeriut. Zona Hohenschönhausen ishte kryesisht zonë industriale para Luftës së Dytë Botërore për furnizimet e organizatës Social-Demokrate. Më duket se ka qenë Geringu?-na thotë befas. I kërkojmë një krahasim dhe ai i vjen natyrshëm: Ja për shembull, krahasuar me Sekuritatea ka qenë si nata me ditën. E nxjerr instinktivisht që është nga minoriteti gjerman i Rumanisë. Ka qenë shkrimtar dhe është dëbuar në Gjermani… “Kur me arrestuan në Rumani, libri sapo kishte dalë, por askush se vërejti, kurse me STASI-n s’bëheshin këto gabime”. Arma më e fortë e këtij shërbimi ishte presioni psikologjik, që ajo e ngriti në art të së keqes. Por qelat e këtij burgu më duken si shumë të kuruara. S’duket keq burgu, e pyes një moment-dhe në kokë më rri burgu i tmerrshëm shqiptar. Sikur ma ka blerë mendimin sepse fillon e sqaron se s’është e vërtetë. Kanë vdekur mijëra veta, por presioni këtu ishte i pamatë. Plot 886 të vdekur kanë qenë në kampin në mes korrikut 1945 dhe tetorit 1946, kurse vlerësimet e pavarura shkojnë deri në 3000 veta. “Revolucioni” në këtë vend ndodhi kur dikush mendoi që mensa poshtë të konvertohej në zonën nëntokësore të burgut (e ashtuquajtura “nëndetëse”). Ndalojmë para një makine me të cilën bëheshin arrestimet. “Barkas”, në mos gabojmë e kemi parë dhe në Tiranë, por këtu përdorej për gjë tjetër!!! E vogël saqë s’të mbushte mendjen për keq, ajo ishte tmerri i desidentëve. “Shpesh kish të shkruar: Punime të ndryshme apo nuk e di, por ajo të çonte vetëm në burg”. Sërish, ka pak më shumë vend se në Gazin tonë të famshëm. Lëvizim. Në fakt, qelat janë të nxehta, por jashtë bodrumi është i shtruar me linoleum! Ka krevate druri, kurse hera-herës shikon veshje me tuta (pjesë të të burgosurve), plus shumë e shumë gjëra të tjera, që mund të konsideroheshin si luks për ne. Një dritëz e verdhë, që është kudo, e shton tmerrin. Duhet të kuptoni, na thotë burri që shikon zhgënjimet se këtu janë prerë edhe koka, kurse ndodhte që për vite të tëra i burgosuri të mos fliste me askënd. Kjo ishte vuajta më e madhe. Vendi kishte qelat e trajtimit dhe ato operative, një laborator, morgun dhe qelizat e ajrimit (të quajtura “Kafaze tigër” nga të burgosurit). Për të sjellë këtu të shëtisnin me orë të tëra në Berlin, që të mos kuptoje se po të sillnin këtu. “E dini kam kërkuar njëherë thjesht të më merrnin në pyetje sepse doja të flisja me dikënd!!!” Po ata s’përgjigjeshin. Kur më morën me bënë një xhiro, sikur më kishin lëvizur nga fare larg. Në vitet e fundit kuptova se thjesht më kishin zhvendosur pak metra. Dhe, të mendosh, këtë e bënin, thjesht duke të lëvizur nga një vend në tjetrin në burg. Duke qenë larg teatrit të ngjarjeve, burgu Hohenschönhausen nuk u sulmua nga demonstruesit pas rënies së Murit të Berlinit, duke lejuar autoritetet e burgut për të shkatërruar qetësisht provat e funksioneve të burgut dhe punën e tyre…Paradoksalisht, një pjesë e njerëzve të STASI-t janë gjallë dhe jetojnë sot e kësaj dite vetëm pak qindra metra larg nga zona e burgut. Gjyqi kombëtar i fali dhe madje shumë gëzojnë pensionin me rrogat e larta që merrnin dikur. Tek e fundit kishin mbaruar shkollat për juristë dhe në degë të tjera…, na thonë me keqardhje.

 Rimëkëmbja e dosjeve

Dikush prej tyre u bë iniciator dhe arriti të përcjellë te CIA shumë materiale. Kjo e fundit arriti të mbledhë shumë dosje gjatë grabitjes së arkivave të STASI-t. Republika Federale e Gjermanisë ka kërkuar menjëherë kthimin e tyre dhe mori shumë nga dosjet në prill të vitit 2000. Por vetë njerëzit e STASI-t arritën të fshihnin shumë gjëra. Këtë e kuptojmë pak nga pak, kur zhvendosemi në godinën, që dikur ka shërbyer për STASI-n, sot një museum, bashkë me arkivat dhe shumë gjëra që lidhen me arkivat. Deri pak kohë më parë kanë punuar dhe disa njerëz të STASI-t. Nuk e di nëse ka mbetur ndonjëri më aty. Na flasin dhe na tregojnë, kurse pas dyerve të rënda përfundojmë në dhoma interesante. “Burrin tim e kanë ndjekur që të ri, kur ishim të fejuar në shkollë. Tani ka vdekur”, më thotë një grua që plotëson një formular. Mbush e qetë dokumentacionin dhe shikon me kujdes. Me të shoqin kanë qenë në universitet. E has gruan që punon e qetë dhe rrimë pak bashkë. Po ç’të intereson tani dhe pse nuk e ke bërë deri më tani. Ka shumë procedurë dhe radhë. “Dua ta di se kush na ka rënë më shumë në qafë”, më thotë me një anglishte të thjeshtë. Mbush qetazi dhe më buzëqesh. Një numër i konsiderueshëm i dosjeve janë të vendosura në magazinat e zyrave rajonale STASI-t dhe fati i tyre u vendos nën Traktatin e Bashkimit midis dy Gjermanive. Mu këtu jemi. Gjermanët me mendësinë e tyre kanë mbledhur gjithçka. Qoftë edhe plehrat e palexueshme. Ku ta dish: ndonjë ditë shkenca do bëjë mrekulli! Ky traktat ka mundësuar me ligjin Volkskammer shumë qasje në përdorimin e dosjeve dhe mundëson, që njerëzit të përdorin fotografi, por edhe t’i lejojë njerëzit të shohin dosjet e tyre në këtë kompleks të gjerë në Berlin-Lichtenberg. Në fakt STASI veç këtu ka qenë edhe në disa godina më të vogla në të gjithë qytetin. Një tjetër i dënuar nga STASI bashkë me një përkthyese na flasin pas një dritare nga ku shihet e gjithë ngrehina e infrastrukturës së STASI-t. Pastaj rrëfimi: Më 1992, pas një vendimi të deklasifikimit nga qeveria gjermane, u hapën fillimisht dosjet e STASI-t, ku midis 1991 dhe 2011 plot 2.750.000 persona, kryesisht nga ish-RDGJ kërkuan për të parë dosjet e tyre. Vendimi gjithashtu u dha njerëzve aftësinë për të bërë kopje identike të dokumenteve të tyre. Një tjetër mundësi ishte se edhe media mund të përdorte mundësinë të përfitonte nga dokumentet. Deri më atëherë, qeveria e fundit e DDR-së urdhëroi djegien e mijëra kasetave kompjuterike, gjoja për të parandaluar Luftën e shtrigave. Kjo ishte dhe sfida, na thotë gruaja, që luan rolin e Ciceros- dhe mijërat e dosjeve që kishin të bënin me spiunazhin ishin copëtuar dhe mbushur në 17.200 thasë letre. Filloi një punë titanike dhe nga mesi i vitit 1997, gati 500 thasë janë copëtuar dhe rindërtuar duke u konvertuar në rreth 200.000 faqe. Por, problemi më i madh mbetej për 37.5 milionë kartat e indeksit që mbanin emrat e informatorëve, si dhe personat që kishin qenë nën mbikëqyrjen e STASI-t. U pa se 24.5 DM milion në vit (rreth 15 milionë dollarë duke përdorur një kurs këmbimi) nuk mjaftonin dhe nga 1997, buxheti i mëkëmbjes u rrit në 137 milion USD. Por rehabilitimi i viktimave s’ishte aspak i lehtë. Sot, në këtë muze gjigand, por edhe në arkiv ku vazhdon e punohet ruhen edhe qindra relike të policisë sekrete, duke filluar nga kamerat e vogla të spiunazhit, objektet personale të Mielke-s, vendi i tij i fjetjes, dhomat e tij, të njerëzve të tij, imazhet dhe dokumentet e njerëzve më të afërt të Mielke, të cilat qëndrojnë si të ngrira në kohë, në një ish-kompleks policie prej 1,1 milion këmbë katrore…Këtë mundohet të na shpjegojë një burrë ish i dënuar, që ruan një ftohtësi të frikshme, por që tashmë s’i bën përshtypje asgjë. Alternohet me gruan, por duhet ta ketë përsëritur kaq shumë, saqë i është bërë bezdisëse.

Më 7 nëntor të vitit 1989, duke iu përgjigjur rrokadës politike dhe sociale në RDGJ, Erich Mielke dha dorëheqjen. Më 17 nëntor 1989, Këshilli i Ministrave e emërtoi STASI-n si “Zyrë për Sigurinë Kombëtare”, kurse më 14 dhjetor 1989, kjo strukturë u shpërbë. Dua të di nëse ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit tonë, por këtë s’ma thonë dot. STASI ka pasur lidhje me KGB-në dhe gjithë shërbimet, por Shqipëria mungon. Si është kujtesa e tyre? Sikur të ma ketë blerë mendjen, gruaja që na shoqëron më sqaron se oficerë të rangut të lartë të STASI-t vazhduar me sukses karrierën e tyre post-DDR në pozita drejtuese në kompani të ndryshme. STASI mbajti gjallë disa nga degët e veta në mënyrë private, ndërsa jo shumë larg burgut në Hohenschönhausen, gjenden ende shumë prej familjeve të tyre. “E takova njërin prej tyre, teksa ishim në librari. Ishte i qetë, por këtu është kompartimenti i tyre. Njerëzit e STASI-t sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur”, më ka thënë ish-i burgosuri ‘rumun’.  Paradoksi është se shumë prej tyre nuk u dënuan, ashtu si nazistët pas Luftës së Dytë, duke ua bërë bashkëqytetarëve të tyre më të errët, kujdesën e hidhur të STASI-t. Por moria e dosjeve, skedave janë një memecëri që të lodh për të keqen. Gruaja na ka lënë dhe shefi i saj, por gjithnjë duke na kujtuar se mund t’i pyesim për gjithçka që duam.

Gjermani i komunitetit minoritar në Rumani ka bërë një libër dhe tashmë jeta e tij është sesi t’u tregojë njerëzve vuajtjen e vet dhe të njerëzve si ai. “Ai burri kishte ditëlindjen”, na thotë për atë që ka përqafuar para derës. Cili? “Ai që takova në fillim dhe që ka qenë në burg këtu. Ia arritëm të jemi të lirë”. Mundohet të verë pak buzën në gaz, por ajo i shuhet menjëherë. Në fakt një ndjesi boshe të ndjek kudo. Për çfarë ia vlen e gjithë ajo përpjekje? A ia vlejti i gjithë ai gjak? Pse qenia njerëzore është aq e keqe? Deri kur do vazhdohet? A ka drejtësi për viktimat? Kur shikon rastin gjerman dhe rrënjët e të keqes, bindesh se e keqja është gjithnjë e fortë. Ti kujton se e mposht, por ajo rilind. Një erë e thartë më shtyn të gjej stacionin dhe të futem në metro. Përzihem me turmën. Pranverë e ftohtë. Berlin. Prill 2

Ministria e Sigurimit të Shtetit (gjermanisht: Ministerium für Staatssicherheit, MFS)

Formuar:                                  Më 8 shkurt 1950

Mbaruar:                                  3 tetor 1990 (fundi i RDGJ)

Kuartieri:                                 Berlin-Lichtenberg në Berlinin Lindor, Gjermania Lindore

Punonjës:                                 91.015 (1989)

Gjithsej:                                   274.000 (0950-1989)

Drejtuesit e Agjencisë:            Wilhelm Zaisser (1950-1953)

Ernst Wollweber (1953-1957)

Erich Mielke (1957-1989)

Wolfgang Schwanitz (1989-1990)

Motoja:  “Shild und Schwert der Partei” (Mburoja dhe shpata e Partisë)

Staatssicherheitsdienst, thjesht STASI, ishte Sigurimi Shtetëror i Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) në kohën komuniste. Qindra-mijëra gjermanë punuan në të, por më shumë u ndoqën, u burgosën dhe u vranë thjesht për të përjetësuar sundimin e klikës së Erik Honecker. Edhe pse në vitin 1989, STASI ndërmori një fushatë të tërë të prishte dosjet e saj të përndjekjes, gjermanët e thjeshtë arritën të kapin mbi 95% të dokumenteve të paprekura. Zbulimi, identifikimi dhe procesi që ka nisur me to ka nxjerrë në pah jo thjesht një nga armatat më të këqija të Shërbimeve Inteligjente në botë, por edhe strukturën e ngatërruar dhe ashpërsinë e saj të represionit human…

 

3 komente në “Në zgafellet e STASIT”

  1. RIGRABITJA says:

    bravo na hoqe nje merak te madh..

  2. kur do hapet bun'kari i STASIT te saliserbit ? says:

    Pas 1991 ne shqiperi shpertheu nje histeri masive artificjale ku kerkohej te barazohej Enveri me Hitlerin.

    I perkas atij brezi qe ne ato vite hyj te ato reformatore qe mora pjese ne ndryshimin e atij sistemi qe terorikisht dhe praktikisht kishte mbaruar.

    Por cfare ndodhi?

    eshte turp ,poshtersi dhe antishqipatrizem qe nje hordhi ish komunistesh nga familje shume te afert me sistemin e EH dhe pjese e admistrates ose antare dhe sekretare te PPSH..ku mund te permendin

    PASHKO
    RULI
    BERISHA
    HAJDARI
    SELAMI
    MEHMUT ELEZI..e mijra te tjere qe nuk me kujtohen ku do vecoja dhe urithin e zerin popullit Fari BALLIU apo spiunin artan hoxha dhe bledi fejziu.

    Keto hijena dhe zvarranike u bene nje miljon here me agersive se vete te burgosurit dhe te familjeve qe ishin viktima te atij sistemi.

    Kjo ka lidhje me nje dyshe famekeqe e cila “i shpalli lufte” nje sistemi qe kishtevdekur me kohe.

    E thene troc ishin epshet antikomunste te elez biberajt dhe makuteria e ca makartisteve pro serbe si will rajeson qe vune berishen dhe hajdarin si zbatues te planit te dekomunstifikimet te nje kufome sic ishte ai fare komunizmi ne shqiperi

    cfare ka ndodhur pas 1992 eshte me vend te thuhet qe kaluam nga shiu ne bresher.

    vetem 5% e popullsise e pasuruar me vjedhje eshte e kenaqur me kete sistem demon-kratik dhe nja 5% nje klase e mesme kurse 90% e shqiptareve jetojne ne varferi nga normalja ne ate ekstreme.

    Dhe ne vend qe paria e tiranes,nje pjese e shoqerise civile dhe paneli diplomatik te japin llogari ne GJYQIN E HAGES se kush ja vrau shtetin dhe dinjitetin shqiptareve,,fillojne dhe tregojne nistori me Stasin e gjermanise ..

    Kujt i duhen keto artikuj ne shqiperi sot (kujt i plasi)ne nje kohe qe krimet e berishes dhe luleve te tij jane milona here me te medha se “krimet” e stasit

    Dhe gazeta Tema po ben nje pune jo te sinqerte qe tani ne rastin e 8 MAJIT dites fitores mbi fashizmit po “gumezhin” ne lufte kunder komunizmit…PSE NDODH KJO

    Kush jane ato elezbiberiste qe fshihen pas kesaj fushate te piste sa ne nje shkrim ne kete portal te Temes ishte dikuhe nje kaush qe deklaroi se Satlini kishet filluar Luften e dyte boterore..

    Keto shkrues po bejne nje propogande aq idiote sa tani na ngelet te pyesim:

    Mire Stalini i paska gjithe te keqijat por e keqja eshte se me rregull treshi po nxirren dhe Ruzvelti me Curcillin si bashfajtore me Rusinese jo vetem moren ne qafe boten por dhe shqiperine qe na lane me marreveshje ne 1943-44 ne dore te Marshallit Tito…

    atehere pse duhet te mallkojme enver hoxhen dhe jo cucillin dhe ruzveltin qe na shiten te stalini dhe tito…

    boll se na cate menderen me stassin e gjermanise kur nuk dihen dhe nuk po zbulohen krimet e shikut te Salise

    Kush “stas” e zhduku REMZI HOXHEN

    Kush “stas” e PRURI SALISERBIN NGA BEOGRADI

    Kush “stas” e zhduku DREJTORIN E SHIKUT ISA COBA

    Kush “stas” e zhduku FISIN E HAKLAJVE

    Kush “stas” e VRAU DEPUTETIN XHINDI

    Kush “stas” e VRAU KRYEKOMUNARIN NE KUKES

    Kush “stas” e VRAU GJYQTARIN KONOMI

    Kush “stas” e ORGANIZOI “AKSIDENTIN” E OLLDASHIT

    Kush “stas” e ORGANIZOI HELMIMIN E FERDINAT PONIT

    Kush “stas” e ORGANIZOI VRASJEN E SANTOS

    Kush “stas” e ORGANIZOI VRASJEN DRITAN LAMAJT

    Kush “stas” e ORGANIZOI VRASJEN 20 KOMISARVE TE POLICISE

    Kush “stas” e ORGANIZOI VRASJEN MBI 500 POLICEVE NE DETYRE

    TE NDERUAR KOMENTUES

    PO E NDERPRES PER ARESYE TE MOS HARXHIMIT TE KOHES SE LEXUESVE PASI LISTA ESHTE SHUME SHUME E GJATE DHE E SHUME LLOJESHME POR I BEJ THIRRJE

    ATYRE ELEZBIBERSTEVE,FRANKSHRELISTEVE QE MERREN ME KETE FUSHATE BAJATE.

    NUK I HEQ ASNJE PRESJE CFARE KA BERE STALINI, ENVERI,TITO,MUSOLINI .HITLERI,CURCILLI ,DEGOLI APO RUSVELTI QOFTE PER MIRE APO PER KEQ NE TE DY EKSTREMET.

    AJO QE ME INTERESON ESHTE SE KETO ARTIKUJ DHE ATO QE JANE PAS TYRE JANE ME TE NDYRE SE STALINI DHE HITLERI BASHKE SEPSE SHERBEJNE PER TE MJEGULUAR KRIMET E BERISHIZMIT ME PROPOGANDEN E ELEZBIBERIZMIT…boll me kufoma te l2b dhe luftes ftohte per te mbuluar monstren berishe & sons

  3. apostoli i 23 te says:

    haa haa!
    ala po merren me dosjet mesjetare primitive kta?
    spiunimi i njeriu prej njeriu ne komunizem ka qen nje gje qe s duhet hiperbolizu.
    esht tjeter gje se si ishin ligjet atehere,se pse ishin ashtu ligjet atehere,dhe si jan ligjet sot.
    nese ligjet atehere ishin “te kqija”,per kete s duhet penalizu stazi,apo sigurimi ishtetit,
    ishin te tjer ata qe i shkruajten dhe bene ato ligje.
    historija dihet,ligjet i bene fitimtaret e luftes.
    kurse sot ligjet i bejn “fitimtaret e votave”
    ky esht ndryshimi.
    ndersa,po te flasim per sigurim shteti apo per “agjenci informative te mbrojtjes se ligjit”,sic perqehen te titullohen sot organet dhe institucjonet spiunore te shtetit demokratik,pra po te bejm krahasimin e spiunise dje dhe sot,ajo qe bente sigurimi shtetit do na duket si nji loj kalamajsh me cingla,ne krahasim me luften qe ben sot spiunerija e shtetit demokratik.
    “sot shteti te njef edhe madhsin e karit” thoshte nje nepunes i CIAs.
    kurse n koh t komunizmit rujtja e dinjitetit njerzor ne perndjekjen e njerzve ishte me rendsi.
    sot hetuesi gjykatsi prokurori polici ,te fut ne burg vetem per inate personale,kurse ne koh te komunizmit shefi i KGB ruse thoshte qe “dedektivet duhet te ken:zemren zjarr,duart e pastra,koken e ftoht”
    jan te shkruara ne leter kto.
    pra punonjsi i sherbimit te agjensis se ruajtjes se ligjit duhet te jet i zoti,i aft,shpirtnisht e mendrisht e me moral te fort e te paster zemermir,te jet i ndershem i drejte jo te ndyj duart me krime,dhe te jet i zgjuar e jo pordhac fodull inatci…
    mu me denun ne perndim vetem pse shajta policat dhe me degjenerun fare neper burgje,kriminelat e agjensive te ligjit neper perndim.
    punonjsit e agjensive sekrete informative dhe te ruajtjes se ligjit ne perndim jan kriminela,killera…
    sepse kjo esht demokracija..esht krim.
    po kshtu duan njerzit
    le te shkerdhehen pra!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje