Ramiz Alia: Të qëllohet mbi shkelësit e kufirit!

13 Maj 2015, 10:43Dossier TEMA

“Nëse një kufitar qëllon dhe vret një shkelës në kufi ai nuk është fajtor. Ku mund ta dijë ai që shkelësi nuk është një trafikant droge ose një vrasës?…”

Me këto fjalë shprehet Ramiz Alia në një mbledhje në Komitetin Qendror me 23 korrik 1990, ndërsa flet për vrasjet në kufi dhe rrezikun që i kanosej pushtetit komunist pas ngjarjeve të ambasadave.

Korriku i 1990 mund të ketë qenë një prej muajve më të vështirë të qeverisjes për Ramiz Alinë.

Pas ngjarjeve të ambasadave dhe trazirave në Kavajë, Shkodër e gjetkë, ishin marrë të gjithë masat për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Siç edhe e thotë shpesh në disa mbledhje në Komitetin Qendror gjatë verës së 1990, komunizmi po kalonte ditët më të vështira dhe rrezikonte të zhdukej.

Për këtë arsye Ramiz Aliaj bënte thirrje për t’i bërë ballë këtij rrënimi me çdo mjet.

Dokumenti që sjellim sot, është një procesverbal i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 23 korrik 1990, ku Ramiz Alia bën një skaner të gjithë vështirësive, me të cilat po përballej pushteti komunist në vitin 1990.

Ai e sheh shpëtimin dhe daljen nga kjo situatë përmes përfshirjes së të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të cilët duheshin ingranuar për të mbrojtur pushtetin dhe për të luftuar ata që ai i quan “armiqtë e vendit”. /shqiptarja.com/

12 komente në “Ramiz Alia: Të qëllohet mbi shkelësit e kufirit!”

  1. tomsojeri says:

    Ftyr e ndyr e gjyna qe shpetove paq !Ti je strategu i postkomunizmit qe solli demokracin ne duar te kriminelit e tradhtarit me te madh te gjith kohrave e qe sot akoma Shqiperia lengon nen plaget qe i shkaktoi!

  2. Gjobeku says:

    Nuk kishte c’te-bente sepsis ate gjendje-trashegoi-nga heqja-e prones-fshatare-dhe tjetra-ku-ta-dinte ai-se-krimineli-berishovic ishte-rekrutuar-nga-biberovici——–

  3. Ledio says:

    O Tema pse nuk e publikoni komentin tim?

  4. ramy exsiqi says:

    Ramiz aleja dhe s . Berisha dy udheheqesat me injorant qe ka pare shqiperia.

  5. Mark Gjonaj says:

    Edhe Ramizi u largue si ato skafet qe thoshnin, iken me shpejtesi me parate e vjedhura shqiptarve dhe tani keta na zbulojne arshivat se cfare ka thene Ramizi dhe Enveri!

  6. sefer ziu says:

    Qe te bej koment dua te shikoj materialin qe thuhet ne shkrim. Materiali s’ihet ku eshte. Tjetra, nuk eshte çudi per ate qe ka thene Ramizi ne korrik 1990 se perseriste kushtetuten egzistuese dhe ligjin egzistues ne nje pushtet totzlitar te konfirmuar me ligj dhe kanun, por qysh te ja besh kur e thote “legjendari” demokracise, Sali Berisha, 20 e ca vjet me mbrapa dhe jo ne kufi me nje vend te huaj, por ne Bulevardin “Deshmoret Kombit” ne mes te Tiranes dhe sot eshte nje qytetar kriminel i lire, nje deputet shtrigash llafazan e çpifes, nje hajdut qe ka vjedhe miljona shqiptaret e mjere, nje tradhetar qe fali territor shqiptar grekut e sa e sa te tjera. Lereni komunizmin atje ku eshte, po merruni me demokracine qe e beri dreke e kuje per shumicen; apo s’u pelqen? Vazhdoni se e keni mire…

  7. alphade says:

    Berishovicin ia imponuan te tjeret more zoterinj !!!

  8. Ledio says:

    Eshtrat e Ramize Alise edhe te Sali Bishes pas vdekjes duhet te varrosen ne Beograd. Te Fatos Nanos ne Greqi….

  9. al paci says:

    Nuk ma mer mendja qe ramizi te ket the qe te qellohej ndaj shkelesve te kufirit jo se ishte i mir po ishte i lodhur dhe frikacak. Ramiz alia esht si tipi i servet pellumit si pandeli majko si basha keta bashke me ramizin nuk jan as mish as peshk tipa qe nuk japin rrugzgjidhje per azgje. Nuk ka lidhje tipi i ramizit me te enverit te mehmet dhe te saliut.

  10. elda says:

    asgje e ndryshme nga Kim Jong-un i Korese se Veriut

  11. Albani says:

    Eshte e verete ajo qe tha Ramizi por a duhet bere edhe kjo perqeverine aktuale ! Ata na mashtrojne perdite pse nuk i pushkatojme?! Ata vjedhin perdite pse nuk futen ne bug ?! Ja pra kjo qeveri e cila si per pike referimi ka komunistet do fillojne te bejne te gjitha porosit ashtu sic jua kane lene etrit e tyre ! Aleanca e Majte duhet denuar per mashtrime publike !

  12. stela says:

    Ah mor njerez sa djem te rinj jane ndjekur e qelluar me gjakftohtesi , sa jane kapur te gjalle dhe jane lene te shqyen nga qente e kufirit dhe sa te vdekur jane hedhur neper ropa dhe nuk u jane dhene familjeve te varrosen . po ne jemi nje popull qe kapemi me budallalleqe dhe harojme ato qe nuk duhen harruar. Megjithe ate ta gezojme demokracine e diktatorit Ramiz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje