Elhaida "bashkon" politikanët. Të gjithë njëzëri, thirrje për ta votuar në Eurovizion

19 Maj 2015, 18:49Kulturë TEMA

Konkurrentja e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtarja e talentuar shkodrane Elhaida Dani, ka marrë si rrallë më parë mbështetjen e gjithë politikanëve shqiptarë.

Zëri i Elhaidës duket se ka bashkuar në këtë prag fushate zgjedhore, thirrjet për mbështetje ndaj saj.

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, ka postuar një foto me Elhaidën në Facebook dhe  ka ftuar gjtihë shqiptarët të votojnë për Danin. “të gjithë ‪#‎Bashke‬ mbështetesim Elhaida Danin duke ftuar miqtë dhe të afërmit jashtë Shqipërisë të votojnë nr.14.”, shkruan Veliaj.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe kryebashkiaku në detyrë, Lulzim Basha i cili i ka uruar suksese këngëtares shqiptare.

“Sonte Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërine në Eurovizion. Duke i uruar suksese Elhaidës, ftoj te gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit te Shqipërisë, të votojne sonte për këngën “I’m alive“ nga Elhaida Dani, me KODIN 14
Të gjithe bashke te mbështesim Elhaida Danin dhe të cojmë Shqipërine drejt fitores!”, shkruan Basha.

Edhe Sali Berisha, sot ka uruar fitore për Shqipërinë.

“Elhaida mban sonte ‘KODIN 14’, dhe duke votuar kete kod ne numrin e telefonit qe do te vihet dispozicion le te kontribuojme qe Elhaida dhe Shqiperia te rrugetojne drejt fitores se merituar dhe historike ne Eurovizion!”, thekson Berisha në një status në Facebook.

 

 

9 komente në “Elhaida “bashkon” politikanët. Të gjithë njëzëri, thirrje për ta votuar në Eurovizion”

  1. sara says:

    Suksese Eri Dhe Elajda jemi me ju fitore per te dy

    1. Renata says:

      Suksese ERi Suksese Elajda

    2. hedi says:

      Eri elajda shkelqejne fitor

  2. xxx says:

    Po ci ka bashkuar e bejne per “bella figura,, si i thon pipinot.

  3. analist Hajri Cili says:

    C’po na vjen nji vark me Veliajn,
    Thone se ka manifaktur,
    Qenka mbush o me dylbera,
    Jalla Zot shkarkofshin ktu.

  4. MAJAKOVSKI says:

    Sikur mos ta kishte uruar Salia do te kisha me shprese, tani sikur…

  5. ld says:

    Patjeter qe do ta votojme .Nqs Shqiperia fiton i bie qe vitin tjeter festivali te behet ne Shqiperi .Do te cuditen te gjithe kur te shohin Albanistanin tone me gropa, gropa nje shtet skandaloz .
    Wiena ka filluar mobilizimin te madh rregull , kontroll .Ne nuk jemi ne nivelin e Europes.

  6. Pelasgian says:

    mos more ,,,,i kemi KARtista politiropshkerdhymit ne … a e shef sa e dun artin ???

    hajde Maqedon hajde qiiiiij fiiiiisssssin ksaj mahalle kanceroze qe ka mbi ne tr .

    ps – @id

    hahhahahahhahahahahahhaha …..jo se ne rast fitorje do i shtrojne rruget me cakull …. te vijne europsat e te shikojne “planet of the apes” live ne mes te europes .

  7. sefer ziu says:

    Kenga dhe kengetarja jane shume te mira, por po e ka uruar saliu, ehehe, s’me duket mire. Kudo, po mori pjese ai dreq s’na vete mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje