Sezoni turistik/ Tare: Vetëfinancim për standarde më të mira

16 Maj 2015, 20:15Kulturë TEMA

Rreth 300 punonjës sezonalë do të angazhohen për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës.

Kjo u bë e ditur sot nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, i cili deklaroi në një konferencë për mediat se javën e ardhshme pritet të nisë puna, si në zonat bregdetare ashtu dhe në akset kryesore nacionale për t’i pastruar nga inertet dhe mbetjet e tjera.

Ai bëri të ditur se paralelisht ministria e Mjedisit të kryejë dezifektimin e lagunave.

“Janë një numër rreth 300 punonjës sezonalë që do të merren për të pastruar në përgjithësi plazhet kryesore të Shqipërisë, dhe për të qenë një lloj kujdestarësh të plazheve, për të kompensuar mungesat që do të kenë komunat dhe bashkitë”, tha  Tare.

Ai hodhi idenë e vetëfinancimit të zonave bregdetare, për një shërbim më të mirë ndaj pushuesve.

Ne kërkojmë ndryshimin e formulës së menaxhimit, ku nëse bëhet ajo formulë që ne themi, pra me vetë financim duke mbledhur të gjithë të ardhurat e vijës së rërës me një përllogaritje 5-6 mln euro në vit. Këto mund të futen shumë kollaj në efiçencë që mund të bëhen pastaj të gjithë këto që ne kërkojmë”, tha kreu i AKB-së

Një vit e gjysmë që nga ngritja e Agjencisë së Bregdeti, Auron Tare thotë se është “fitorja më e madhe është fitorja e kontrollit të territorit”

10 komente në “Sezoni turistik/ Tare: Vetëfinancim për standarde më të mira”

  1. Cimi says:

    Car te pastrojne more ? Aty esht bere mal nga plehrat ! Ku krahasohemi ne me vendet fqinj se Mali I zi, Serbia apo lere fare Kroacia ?

    1. werw says:

      nuk vete njeri ne serbi mos ki merak, por mbrapa malit te zi dhe kroacise eshte shume. sidomos durres ku derdhin ujerat e zeza.

      1. Shefqet Cela says:

        Flitet per VIJE BREGDETARE.
        Serbise i mungon dicka me rendesi.

      2. aqifi (po i verteti ama) says:

        Na ngjalle shokun RamiZ…

  2. Mbreti i Epirit says:

    Serbia Ska pare det me syy!!!!

  3. Futja kot says:

    Po tufezim do te kete? Tarja do t’i arketoje leket? Si Butrinti puna? Ooooooooo sa mire me qene Drejtor, o hej …

  4. bled permetari says:

    sigurisht per grabitesit e pronave ne bregdet. per ata e kane marre rerren dhe ujin e shqiperise keto lloj reformash nuk pelqehen. bile personat qe duan ti bej sulmohen. eshte turp qe hapsira te medha rere jane privatizuar nga kusare dhe hajdute qe e kane plackitur kete vend.

  5. Bregdetasi HIMARIOT says:

    Sic po duket jemi duke shkuar ne centralizim ekstrem,Pra kontrolli nga nje parti ne pushtet,qe ketej e tutje me kete lloj agjensie do tenderoje edhe vijen bregdetare.
    Deri tani sipas teorise se tij,Keshillat Bashkiak dhe Komunal,te ardhurat e realizuara nga plazhet e dhena me qira i kane keqadministruar.
    Kurse ky z.Tare do te jete supermeni qe do te shpetoje Bregdetin Shqiptar nga Rrenimi.
    Dmth ne administrimin e vijes bregdetare, centralizimi socialist ne doren e njeshit(drejtorit te agjensise) eshte me i mire nga decentralizmi liberal kapitalist,administrim sipas vendimarrjes se Keshillave Bashkiake dhe keshillave komunale.
    Ju a them qe tani rezultatin e ketij pretendimi per te administruar buxhetin e grumbulluar nga dhenia me qira e te gjithe vijes bregdetare shqiptare.
    1-Investime korruptive per tendera “fasadash bregdetare”.
    2-Rritje kostosh per ata qe do frekuentojne keto plazhe,pasi edhe qiraja personave qe do ti administrojne do te jete e larte.
    3-Fukarenjve do ti hiqet mundesia te kene nje plazh te tyren.

  6. KIOSKA says:

    Qytetari nga Himara dukesh qe jeni i ri pamvarsisht nga shkrimi deri diku i bindshem per ndonje person qe jeton ne vend.A keni qene ndonjere jashte Shqiperise ne Montenegro apo Itali, France ose ne Gjermani ku cdo bashki edhe atij te nje qyteti te vogel ka mbi 50 puntore per pastrimin e territorit ! Ketu ku une jetoj Komuna(Bashkia) ne nje qytet me gjysem milioni banore ka mbi 1000 puntore qe pastrojne!Shqiperia duhet te kete 20000 puntore eshte mire per reabilitimin e eko-logjise(Mjedisit). Mos i merni ne pyetje gjerat qe ju i konsideroni si tendera apo centralizime apo vija bregdetare si tendence politike! Mundohu ta shikosh kete aksion si nje fluks kundra injorances! Shqiptaret deri me sot jane te paraqitur ne syrin e botes si te pa edukuar si ne gjestet qytetare edhe atyre te shperdorimit te ambientit! Ne qofte se ju jetoni jashte vendit mos i merr gjerat politike per perfitime apo deshironi ate Shpellarin Mesjetar te kioskave si me i miri!Merini keto lajme si nje gje pozitive e cila duhet te hyje ne kulturen e re te cdo Shqiptari,- pastertia eshte kulture se bashku me sjelljen edhe fjalet e qyteteruara ku ne si komb jemi krejtesisht te cveshur!

  7. Felliqesire says:

    Tare qe te them te verteten jeni kokrra e hajdutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje