“Romeo e Xhulieta” shfaqje e përbashkët serbo-shqiptare

14 Maj 2015, 15:40Kulturë TEMA

Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga Uilliam Shekspiri, në regji të Predrag Miki Manojlviçit, prodhuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe Radionica Integracija (Beograd), do të ketë premierën kosovare në 15 maj 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo premierë është vetëm me ftesa dhe e mbyllur për publikun e gjerë, ndërsa shfaqjet e radhës për të interesuarit do të jepen në 16 e 17 maj.

Shfaqja është mbëshetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Unioni Europian, Ambasada Amerikane në Kosovë, Ambasada Amerikane në Beograd, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur në Prishtinë (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Austrian Development Cooperation, The Balkan Trust for Democracy dhe Fondacioni Erste.
Ky është aktiviteti i parë publik që është mbëshetur nga dy qeveritë, ajo e Serbisë dhe e Kosovës.

Me regji të Predrag Miki Manojloviç në këtë shfaqje interpretojnë Mensur Safçiu, Nikola Rakoçeviç, Armend Ismajli, Nebojsha Glogovac, Alban Ukaj, Goran Jevtiç, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiu, Edona Reshitaj, Natasha Tapuskoviç, Milica Janevski , Anita Mançiç, Arta Selimi.

Ndërsa skenograf është Branko Hojnik, kostumografe Zora Mojsiloviç, koreografe Sonja Vukiceviç, kompozitor Vladimir Pejkoviç. Dramaturge, Olga Dimitrijeviç. Prodhuar nga: Radionica Integracije (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë).
Producent ekzekutiv: Milica Miliç. Bashkproducent: Jeton Neziraj./

3 komente në ““Romeo e Xhulieta” shfaqje e përbashkët serbo-shqiptare”

  1. enter''" says:

    Serbia, Greqia, Shqiperia ne harmoni te perjeteshme

    1. hahaha says:

      S’do ishte keq ,enter …
      por na tradheton realiteti .
      Ai duket ndryshe nga deshirat tona , per te pasur vertet nji Paqe te qendrushme ne Ballkan ,ku vendet te bashkpunojn ne cdo fushe te jetes mes tyre , me qellim zhvillimin e Gadishullit , i cili ka mbetur prej shekujsh ,nji Peshk(piragne) ne Ekuarjumin e Perendimoreve .
      Sa me shpejt ta kuptojn politikanet ,nevojen e Harmonise mes shteteve e popujve ne Ballkan ,(duke hequr dore nga te perdorur nacionalizmat ,si nji mekanizem ,ku bazojn karieren e tyre politike ) aq me mir do jet per popujt e akoma me shpejt do kete nji zhvillim te Ballkanit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje