Nis Festivali Folklorik në Gjirokastër/ Rama: Popujve që u këndon zemra, janë popuj të bukur

10 Maj 2015, 21:09Kulturë TEMA

 

 

Është çelur  mbrëmjen e sotme në Gjirokastër Festivali Folklorik, “Argjiro-fest-on”.

I pranishëm në hapjen e tij ishte edhe kryeministri, Edi Rama, i cili vlerësoi trashgiminë në këngë të shqiptarëve.

“Kjo skenë, ky festival, me emrin e bukur “Argjiro Fest-on” është sot për ne një “trashëgimi” që shpaloset po mbi një “Trashëgimi”. Është festa jonë e bukur dhe e madhe e së bukurës mbarëshqiptare, me grupe që vijnë nga çdo trevë e hapësirë ku këndohet shqip, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, por edhe arvanitas e arbëreshë, edhe shqiptarë të Turqisë e shqiptarë të Zvicrës, sepse e tillë është harta e madhe e shpirtit të këtij kombit të vogël që diti të jetojë me këngën dhe gjuhën e vet, përtej çdo hartografie historike e politike. “Kangë e gjeta e kangë e kndova” thotë vargu brilant i Kangëve të Kreshnikëve. Dhe kështu do të ndodhë vërtetë në këtë skenë e në këtë qytet, teksa artistët tanë më të mirë popullorë do të përcjellin përmes shpirtrave e trupave të tyre pikërisht atë çka kanë trashëguar më të mirë dhe më të qenësishme nga vija e dritës që i lidh me etërit e me etërit e etërve të etërve me radhë, lart në histori për t’ia përcjellë bijve e bijve të bijve më tutje në rrugën drejt të ardhmes. Dhe do të na befasojnë sot, siç i kanë befasuar dikur të parët e tyre udhëtarë, diplomatë e studiues të huaj që nuk reshtën së dëshmuari admirimin e thellë që ndjenjë për larminë dhe veçantinë mahnitëse të veshjeve popullore të shqiptarëve, që nga xhubleta ilirike te fustanella e bardhë (dikur) mbarëarbërore, që nga kostumi i qëndisur i Lunxhërisë te tirqet burrërore të Malësisë; për plastikën marramendëse e impulsive të valleve tona epike dhe elegancën, përkorjen e fisnikërinë e atyre lirike; për mjeshtërinë e lartë të lojës e dijes muzikore dhe harmoninë e rrallë mes zërave e timbrave”, tha Rama.

Rama më tej tha se “larmia cilësisht e dallueshme e këtij folklori përbën një tipar të rrallë që vërteton jo vetëm rrethanat që e krijuan, por edhe një prirje të natyrshme në zemër të kolektives, për një respekt dhe kërkim të përhershëm e të brendashkruar vlerave tona më të mira, për të njohur e çmuar ndryshimin dhe të ndryshmen. Përvoja dhe cilësitë etike më të mira të shqiptarëve na kanë mësuar e garantuar në shekuj, kuptimin dhe pranimin e tjetrit si pjesë e domosdoshme e jetës. Ndaj vjen natyrshëm dhe harmonishëm në këtë festival folklorik, edhe ajo pjesë e jona që na është pasuruar prej vlerave të tjetrit, vijnë elemente të folklorit dropullit, maqedonas, arumun, goran, egjiptian dhe rom, me këngët, vallet, meloditë e kostumet e tyre, në Festivalin e tyre, me pasurinë e çmuar pa të cilën ne nuk jemi dhe nuk mund të ndjehemi të plotë. Teksa bartim me vete këtë trajtë të hijshme e të trashëguar diversiteti, ndjehemi po aq modernë sa çdo europian sot”. 

Kryeministri vlerësoi traditën  shqiptare të trashëguar ndër shekuj dhe tha se shqiptarët janë një popull i bukur, si të gjithë popujve  që iu këndon zemra:

“Ky shkëmbim mes popujsh e bashkësish, kulturash e traditash është fytyra e vërtetë e Ballkanit. Askund më tepër se këtu, historia e përbashkët dhe bashkëjetesa e gjatë nuk kanë gdhendur tipare antropomorfike, psikologjike e komunikuesve të ngjashme. Kemi shkëmbyer mes dashurisë dhe urrejtjes, ashtu siç dimë vetëm ne, lëndë gjuhësore e kulturore, legjenda e balada, përfytyrime e mite, të cilat kanë rrugëtuar së bashku me popujt e Ballkanit për të mbërritur sot, përmes vitalitetit të skajshëm që na karakterizon, po së bashku, në një nga shprehjet më interesante të identitetit tonë ballkanik. Nga thellësia e së shkuarës sonë të lashtë, aty ku zu fill vetë emri Europë, visari i çmuar i folklorit mbarëballkanik na jep krenarinë të pohojmë “Po, unë jam ballkanas”, ashtu siç jam shqiptar, ashtu siç është një grek, një turk a malazez, ashtu siç jemi bashkërisht europianë e qytetarë të botës. 

 Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s përmes historisë dhe arkitekturës së tyre unike, ndërsa iso-polifonia jonë e mrekullueshme është përzgjedhur njëzëri si një ndër 50 trajtat më tërheqëse jomateriale në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës. E kush nuk u mrekullua nga një polifoni labe apo gjirokastrite, kush nuk u drithërua nga “Janinës ç’i panë sytë” dhe nuk u magjeps nga harmonia tronditëse e këngës “Te Rrapi në Mashkullorë”?! Performanca e mistershme e grupeve tona polifonike është e denjë për çdo skenë botërore. 

Sepse popujve që u këndon zemra janë popuj të bukur dhe ne shqiptarët jemi një popull i bukur, sepse na këndon zemra. Le të na këndojë pra zemra në ditët e netët e këtij Festivali dhe le t’u këndojë edhe më fort zemra, bijve e bijave të këtij populli që do të ngjiten në skenën e këtij Festivali, për t’i kënduar Shqipërisë që ishte, është dhe do të bëhet!”

Nga skena e Festivalit Folklorik në Gjirokastër , Rama kërkoi një minutë heshtje për viktimat në Kumanovë.

“Ju kërkoj ndjesë por e kam të pamundur ta çel këtë festë të kombit tonë, pa ju kërkuar te gjithëve të mbajmë një minutë heshtje për jetët e pafajshme të humbura në tragjedinë e Kumanovës”, tha Rama

42 komente në “Nis Festivali Folklorik në Gjirokastër/ Rama: Popujve që u këndon zemra, janë popuj të bukur”

  1. gjithashtu malok says:

    po nga kumanova a ka ardhur njeri

    1. Sit back.. and ..relaks says:

      Po popujt qe ju kendojne zorret ca populli eshte?

      1. rrena saliut says:

        Vlerat tona PO I TIKTHEN ZOTI KRYENMINISTER.. BOLL ME ME RRENAT E SALIUT DHE EJA ECIM PARA DREJT VLERAVE.. TE LUMTE

        1. Siona says:

          Jam shume krenare per gjithe punen dhe syrin e mire qe po mbjell tek te tjeret per shqiperine.. kemi folklor te jashtezkonshem e duhet promovuar e mbeshtetur

          1. Renata says:

            Zorret e popullit nuk rregullohet duke mos paguar dritat, ujin , ushqimet etj, sit BACK//
            Puna e qeverise me reforma te medha eshte vertete operacion qe ka dhuimbje por eshte ne te mire te se nesermes. Ndaj ka dhe mbeshtetjen Rama.

            1. coco channe;l says:

              Shume mire. ky festival eshte krenaria jone, eshte historia jone, eshte ajo qe ne jemi ne te vertete.. saliu e groposi si gjtihcka tjeter ne kete vend, por tani ka rililndur

              1. vesa kocit says:

                Pune e mbare Edi.. Me vjen shume mire qe po e ben kete.. Jam nga gjirokastra por jetoj jashte vendit.. ju pershendes

                1. Tefta Radi says:

                  Te nderuar teleshikuaes, po ndiqni festivalin folklorik nga gjirokastra drejperdrejt.. ju urojme shikim te kendshem.. e papame tefta.
                  dhe ju kryeminister ju faleminderit per rikthimin magjepses

                  1. Ylmiu says:

                    ashtu te paca kryeministri im.. kjo eshte puna, keto jane vlerat, ky popull jemi ne.. boll me me inate, na duhet progres ne te gjtiha fushat

                    1. xeni says:

                      baba sala e la per faqe te zeze cdo sfere te jetes se shqiptareve,, shyqyr qe kthyet syte ju edhe pse geopa ne te gjtiha drejtimet eshte e madhe e trasheguar 25 vjet

    2. besa says:

      Argjiro-feste nje tradit shume vjecare ne qytetin e gurte qe lindi njere te medhenj te cilet kontribuan pa kyrsyer dhe jeten pe token shqiptare ashtu si trimat e kumanoves

    3. besa says:

      Edi shkelqeje ne Argjiro -feste

    4. innaa says:

      duhet et tregohemi popull me kulture qe dime te zgjidhim gjerat ne menyre diplomatihe e jo me gjuhen e hanxharit a e dini se ku do kishte aritur gjendjasot ne se do i kishim nxehur gjakrat

    5. innaa says:

      duhet te tregohemi popull me kulture qe dime te zgjidhim gjerat ne menyre diplomatihe e jo me gjuhen e hanxharit a e dini se ku do kishte aritur gjendjasot ne se do i kishim nxehur gjakrat

    6. Bler says:

      Edi te faleminderit qe na u dere pjese e festes sone

    7. fatma says:

      shqipetari se ka per zakon te qaje trimat

    8. fatma says:

      gjendja sot ne kumanove paraqitet me e qete dhe me vjen mire per kete por a e dini ju qe komentoni pa llogjike se cfar gjendje do ishte sot ne se do kishim mare hanxharet e te shpallnim lufte i binte qe jo vetem kumanova por gjith shqiperia do ishte ne lufte do krijohen nje kaos i veertete po perdorni pak llogjiken dhe me pas komentoni

    9. jona says:

      nuk e di cfar njerez jeni perdorni e emrin e trimave te kumanoves per te ofenduar kryeministrin po ju sjeni shqiptare ju jeni haivane ju lepini ku pseshtysni e peshtysni ku lepini

    10. donika says:

      jetojme ne vitin 2015 dhe mendojme akoma per gjuhen e dajakut po perse valle kaq te prapambetur jem a e dini se cfar do te thote kjo jam shume e sigurt qe disa komentues qe e kerkojne ketegje nuk e kane idene por bihen pre e disa goje ve te qelbura gjendja ne kumanove sot paraqitet me e stabilizuar dhe kjo fale diplomacise se perdorur

  2. Zig Zag Man says:

    Po emri i Argyrose nga vjen dini gje?

    1. Napoli – Neapolit – Qytet i Ri !

      Tani si thu ti ….i takon Grekve ky qytet ???

      E ke parasysh c’do te thote “Koloni” .

      Edhe Britania pati gjysmen e botes si “Koloni” por kjo sdo te thote qe ato vende ishin vende “Britanike”.

      Ne gjithe kto lajme kaq tragjike , ty , cuditerisht ta terheq vemendjen origjina e emrit “Argjiro”.

    2. Dean says:

      Po emri i platise posht Akropolit,Platia ”Plaka”,di gje ti b..eqir grek se nga vjen?!?!?!?!!

      1. Zig Zag Man says:

        “Plaka” vjen nga gjyshja ime e ndjere qe shiste geshtenja larte ne platia

        1. Plake kur…… e paske pas gjishen more qerrata

    3. drini says:

      Elbasan eshte emer turk, apo jo? Qe do te thote vend qe sundon, nese nuk gaboj. Valle e ka harruar Erdogani kete? Ashtu si mijra shqiptare qe kane emra greke. Mos valle myslimanet shqiptare jane arabe meqe kane emra te tille? Do ta bej emrin kinez se mos ndoshta me beson kush se jam kinez…

  3. E paske mbyll bukur …mos fol vetem nga shkallet e festivaleve z Rama.

    Mbaj qendrimin DINJITOZ te nje SHTETARI .

    Te rikujtoj se per nje banderole aspak vrasese dhe per nje te VERTET te pakthyeshme , kolegu juaj serb u ankua ne kancelarite me te fuqishme te botes .

    Ti c’pret ?????

  4. fit says:

    Shko bej cicin se e ben prap tek breket.

  5. horizonte te mbyllura says:

    Ky festival kishte kuptim ne kohen e madhe te xhaxhit.Tani eshte dicka me teper se e dhjere.Kujdes ti koksynet se c’fare dmth Athina!

  6. Ramadean says:

    RROFTE Edi ,muzikologu,folklorogu,inxhinieri,arkitekti,doktori,filozofi,historiani,nudisti,kengetari,spotisti qe te tana i ban,dikur ene nje tjeter ka qene kshtu.

  7. Socialisti bythpambuk says:

    Vetem idiotlleqe do degjoni nga ky Kryeminister psikopat .
    Me vjen turp qe eshte KM i vendit tim .

  8. Eli says:

    O injorant Krye-Zdap bashke me ate tjetren Ministre edhe me keq se ty. Po shkon ky titull per kete aktivitet krejt i paster BIO shqiptar “Argjiro-fest-on” ?
    Ç’eshte ky snobizem qe u ka rene mbi koke. Vini titull shqip ore se lat nam. E beni me zorr pis kete aktivitet!

  9. Ilyrians Comedy says:

    Hajduteve QE Vjedhin Popullin
    JU qan ZEMRA ta Shkaterrojne Ate.Rama ,Berisha ,Meta etj.
    Injorant.

  10. Petro says:

    Sa qesharake perseritet historia! Si dikur me ndonje retushim.Populli shqiptar hedh valle ne goje te ujkut(ne kete rast ujku eshte varferia)Jam kurioz te njoh tekstet e kengeve.Me siguri i kendojne xhaxhi Edit qe ka gojen me sheqer.

  11. caci says:

    Me mire te vinte Kokedhimen te fliste per mbrockulla,sepse ai ja ka marre doren hajduterise dhe mashtrimit,oh cdo te fliste Kokevrima per te mirat e festivalit dhe ndonje fond po pati nga Rama,Koco hajduti do te marre,Lere pastaj po ti shtonte dhe Bankers ,do te kenaqeshin te gjithe hajdutet per folklorin shqipar ,oh sa do ti behej qejfi Fevzos dhe Batonit,te dy ngordhin per popullin,sidomos kur ka folklor dhe vjedhje,Thuhet qe te dy se bashku po pergatisin nje emision kushtuartradites kombetare folklorike te vjedhjes perfshi dhe kosoven trime.

  12. drita bashaj says:

    fshati digjet kurva krihet!Keshtu t ndodh kur ke nje kryeminister kengetar, dmth sipas tij me zemer te bukur!!!!!!

  13. stela says:

    Ah populli i shkrete jetim, nuk ka ku ti vari shpresat. Fshati digjet e kurva krihet.

    Mor koqe, qe pretenton ti ngjash Enver Hoxhes, por po kthehesh ne nje shembelltyre te shemtuar te “diktatorit”, se ai i kishte koqet e renda, i peshonin. Po pse momenti per te hap ti festivalin ishte?????

  14. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Emri Plaka z. Dean vjen nga greqishtja e lasht -Plaks- dhe ka kuptime te shumta ne gjuhen greke. Edhe shakaja perkthehet Plaka ne greqisht.

    http://en.wiktionary.org/wiki/%CF%80%CE%BB%CE%AC%CE%BA%CE%B1
    http://el.wiktionary.org/wiki/%CF%80%CE%BB%CE%AC%CE%BA%CE%B1

    1. dmx says:

      Por ja qe nuk ka ate kuptim SHAKAJA ne kete rast por kuptimin E VJETER dhe kete e din te gjithe greket si dhe ju 300 eu

      1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

        Pervec atyre me lart do te thote,

        Plaka = shakaja ne greqisht nenkupton si me poshte

        Kano anoisia /paizo,koroidhevo/ astievomai/peirazo/ se dhoylevo, soy kano plaka/ astivomai/kalampoyrizo,xoratevo/ leo asteia,kano asteia =shakaja

  15. CANI says:

    Edhe ne kohen e Enverit kane kendue ,pore sote po vajtone .

  16. sefer ziu says:

    Zoti Kryeminister ! Kuptohet qe jo te gjitha punet do ti beje kryeministri, jo se nuk do, por nuk mund. Festivali folklorik i Gjirokastres eshte nje eviniment nga me te medhenjte ne gojen e embel te popullit tone. Historia jone me shume eshte transmetuar me kenget popullore se sa me shkrimet e historianeve, por kjo eshte njera ane. kenga te ngalle edhe kur je ne agoni. Jo me kot, nga anet tona,kur ne ndonje familje te varfer dikur degjohej kenge, fshati thoshte: “Filanet” s’do kene buke per darke sonte dhe kendojne. Per te mos ta zgjatur se dhe mund te lexohet a mund te mos lexohet desha tu beja dhe ndonje sygjerim apo dhe vrejtej ne kete drejtim. TVSH eshte televizion i te gjithe shqiptareve qe duan apo nuk duan paguajne nje takse per te. Po ky televizion a ka detyrimin qe ta transmetoje direkt kete feste mbarepopullore te shpirtit te tyre?! Hapnim TVsh-ne mbreme ketu mijra kilometra nga kalaja e Argjiros dhe na jepte emisione bajate ne oren 20.30, marre ne telefon ne Shqiperi dhe te njejten gje me thone. Nje tv qe nuk i sherben popullit te tij, kujt i sherben? Dhe problemi dyte; tv shqip duhej te transmentonte ne nje programe te veçante çdo nate te gjitha festivalet kombtare folklorike te plota per te njohur rinine e ketij vendi me trashegimine e tij dhe per kujtuar dhe nostalgjiket e ketij evenimebti mbarepopullor. Ministraj KUmbaro ka pergjegjesi te madhe per kete, se nuk i kerkohet te mbjelle grure, miser apo perime, por te detyroje nje televizion qe i sherben qetesimit dhe argetimit te shpirtrave shqiptare. Ngelem me shprese se ne netet ne vazhdim do te kete nje fare perkujdesje me te madhe. Edhe ne lufte shkohesh me kenge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje