Hamleti dhe Makbethi në Teatrin Eksperimental, Kadare bashkëbisedim me artistët e rinj

6 Maj 2015, 12:56Kulturë TEMA

Shkrimtari i madh Ismail Kadare,  ishte i ftuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental.

Kadare krijoi mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjerë me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.

Në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin.

Duke ndaluar ne figurën e Çehovit dhe akoma më gjërësisht në atë të Shekspirit.

Ky bashkëbisedim me të madhin Kadare u bë  pasi Teatri Eksperimental për sezonin e ri artistik,  do mbeshtetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në “Hamlet” dhe “Makbeth” që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson”.

Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe, u konkludua me dhurimin e 2 librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtepia Botuese “Onufri”.

3 komente në “Hamleti dhe Makbethi në Teatrin Eksperimental, Kadare bashkëbisedim me artistët e rinj”

  1. coli says:

    SOT eshte ditelindja e GJERGJ KASTRIOTITo shqipetar largohuni nga politika merruni dhe nderoni figuren e heroit tone kombetare se gjithe bota e kane zili ta kishin te tyre .lereni budalleqet banu njehere njerez

  2. GeRi G says:

    Nderim per Gj.K Skanderbeg-un!
    Shume falenderime per Kadaren!n Iam 60 years old dhe ky zoteri naka mbajtur gjalle!
    Blesss god tha he gave us Kadare!

  3. hyjnore says:

    shkrimtari i madh visar zhiti ka cka i jep artisteve te rinj me letersine e tij reale jete te gjate visarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje