FOTO/ "Krijimi i Mbretit": Një paraqitje e rrallë e jetës së Elvis para se të bëhej i famshëm

4 Maj 2015, 11:17Kulturë TEMA
FOTO/ "Krijimi i Mbretit": Një paraqitje e rrallë e

Elvis Presley nuk mbahet mend vetëm si ylli i rrokut, por edhe si mbreti i zemrave të shumë femrave në botë.

Me muzikën dhe sharmin e tij, ai ia doli të jetë “Mbreti i Rock’n Rollit“. Madje ai ishte krijuesi i kësaj rryme muzikore, e cila ende sot pas kaq vitesh identifikohet me emrin e tij.

Por si ishte Elvis para se të bëhej personi me me influencë në muzikë?

Ky kuriozitet mund të shuhet disi pas një libri fotografik, i cili do të publikohet këtë muaj, i titulluar “Elvis and the Birth of Rock and Roll”.

Në disa prej fotove të publikuara më poshtë, Elvis shihet kryesisht nën shoqërinë e disa femrave të panjohura.

Në vitin 1956, Elvis Presley  publikoi për herë të parë albumin e tij muzikor.

Po në fillim të atij viti, kur fama e Presley ende nuk kishte ardhur, kompania  RCA  punësoi Alfred Wertheimer për të fotografuar yllin e tyre të ardhshëm, atëherë vetëm 21-vjeç.
Foto e  Wertheimer shfaqin  këngëtarin e ri,  duke ecur në hapat e parë të të qenit më vonë  ikona e Rock’n roll”.

Në njërën prej  fotove, Wertheimer  e ka kapur Elvisin e ri teksa po shkëmben prekje me gjuhë  me një grua të re në Richmond, Virginia, pak momente para  koncertit të tij  në vendin e quajtur “Xhamia”.

Kjo  foto, por edhe të tjerat mishërojnë një përzierje të gjallërisë dhe seksualitetit, me të cilën erdhi edhe muzika “e re” e Presley, e cila u kthye në identitetin e një brezi të tërë.

Presley në një restorant në Virginia, në 1956 ( kur ende nuk e njihte çdokush)

 

 

8 komente në “FOTO/ “Krijimi i Mbretit”: Një paraqitje e rrallë e jetës së Elvis para se të bëhej i famshëm”

  1. nji uj selite te lutem says:

    Mileti duan pun nuk nuk mbahen kalamajt me histori dafllaku.

  2. endra e Linda Rames dhe Monika kryemadhit,??

  3. epidor says:

    Elvis Presley ka qene nje talent i madh por jeta e tij mbas shuarjes te se jemes dhe marteses me gjermanen u transformua nga suksesi dhe marredheniet me femrat e tjera ne nje shperdorim ku dihet se ai eshte droguar. Droga e transformoi ne nje skllav pa autoritet si cdo i droguar qe e ka parazitin ne trup!

  4. Rrushit Bilbil Gramshi says:

    Ku e keni mesuar se ai ka krijuar rrymen e rrokut?!

    1. Zigur Qarri says:

      Ke te drejte,perfaqesuesi me i madh e kesaj rryme.
      Te kishin qene te bukur po aq sa edhe te talentuar Little Richard dhe Chuck Berry!

  5. dulejman xhejmsbondi says:

    ishte jo krijuesi i rokenrollit por mbreti qe e mbretnoi rokenrollin.
    ishte mbret sepse ishte me i miri kengtar rokenrolli,sepse vishej ne menyr ekstravagante dhe mbrentnore,dhe ishte ne skene tip dominanti,

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      ishte cun KING dmth

  6. Nostaligjiku .
    Na ja, kush nga brezi rinise viteve 80 nuk ishte i cmendur mbas Rock and Roll-it, e vacanerisht mbas Elvis Prsley-t.
    Kisha nji kasete , me kenget e tij me te mira ,e mblidheshim ne ndonji shpi ,me shoke e shoqe festonim .
    Ishin vitet 80 .
    Per fatin tim te mire kisha nji manjetofone te ardhur nga USA ,
    (Panasonik) dhe ja ,ne kushte izolimi shijonim edhe ne te uriturit e muzikes Rrock ;).
    Jetohej ne komunizem ,mundesi te tjera s’kishim . ,
    Por ja s’eshte keq ,qe me ne fund Gazeta Tema ,afron edhe dicka qe ja vlen te lexosh me kenaqsi ,duke na kthyer per nji moment pas ,ne kujtimet e nji epoke ndryshe.
    Thumbs Up…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje