Përkthimi i mëposhtëm vjen nga shkrimi “Elgin Marble Argument in a New Light (Grindja për Mermerët e Elginit e ndriçuar përsëri)” me autor Michael Kimmelman botuar në gazetën New York Times më 23 Qershor 2009.
Jo shumë kohë më parë se Muzeumi i ri Akropolit (Qytezës mbi Majë) të hapej fundjavën e shkuar, shkrimtari Christopher Hitchens përshëndeti në gazetën New York Times atë që ai e quajti fundi i një sherri. Britania pat bërë me dije se Athina nuk kishte vend të mjaftë ku të vendoseshin Mermerët e Elginit, domethënë më shumë se gjysma e rrypave zbukures (frizave), skalitjeve në korniza (metopeve) dhe strehave të dyerve (pedimenteve) të faltores Parthenon në Qytezën mbi Majë që Lordi Elgin i largoi shpejt e fshehtas kur ishte ambasador në Perandorinë Osmane dy shekuj më parë. Që nga viti 1816, ato kanë qenë të thesarë të çmuar të Muzeumit Britanik. Kurse grekërit duhej të përkujdeseshin me ato çfar tepruan duke i grumbulluar në një muzeum që mezi mbahej në këmbë të ndërtuar në vitin 1874.
Prandaj muzeumi i ri që arkitekti zviceran Bernard Tschumi formësoi poshtë Qytezës mbi Majë, i cili kushtoi 200 milion dollarë për një sipërfaqe prej 21000 metrash katrorë, është një mohim i mëtimit britanik. Nga disa këndvështrime ai ngjason me qendrën e autobuzave “Port Authority” në Manhatan të Nju Jorkut. Pavarësisht nga ankesat e tyre, fqinjët janë pasuruar ngase vlerat e shtëpive ngjitur janë rritur shumë. Sido qoftë, nga brenda ai është i ndriçuar, i ajrosur dhe koleksioni është i mrekullueshëm. Copëzat origjinale të vjetruara prej kohës nga friza e Parthenonit, ato që Elgini la pa marrë, janë plotësuar me derdhje në allçi si kopje të pjesëve që janë në Londër. Të gjitha këto mbushin katin e sipërm të muzeumit i cili, i rrahur fort prej diellit, është si pasqyrë e Parthenonit që duket përmes dritareve të përdredhura.
Mospërputhja midis origjinalëve dhe kopjeve krijon një tingull të fortë për kthimin e mermerëve. Ministri grek i kulturës, Anton Samara, me rastin e hapjes së muzeumit javën e kaluar, foli çfar zyrtarët grekë kanë qenë duke thënë përgjatë viteve: se skulpturat e coptuara të Parthenonit janë si portreti i një familjeje ku të dashurit mungojnë. Presidenti i Greqisë Karol Papulia foli më haptas: “Është koha të shërojmë plagët e njëmendores me kthimin e mermerëve që i përkasin asaj”; mos e vini në dyshim se britanikët do të bien në ujdi.
Brenda muzeumit, vizitorët ngjiten sikur të ishte pjerrsia e Akropolit mbi një shtrojë të qelqtë e cila shfaq nën këmbë mbetje të lashta të zbuluara gjatë ndërtimit të muzeumit; kjo të jep një ndjenjë e bukur. Në kohën e duhur ato do jenë të hapura edhe për vizitorët. Në katin e dytë, statuja të lashta dhe të periudhës së hershme klasikë mbushin një galeri të madhe sikur të ishte një turmë njerëzish në një treg. Kjo ishte një dëshirë e kujdestarëve dhe ndërtuesve por e cila tani rrezikon që vizitorëve t’u shpëtojnë pa parë punime si për shëmbull “Djalin e Kritit”, i cili pothuaj është i fshehur nga një anë.
Sa për skulpturat femërore që shërbejnë si kollona në faltoren Erekthion dhe mbetjet e skulpturave të faltores së Athinasë Fitimtare [të dyja në Qytezën mbi Majë], përfshirë edhe “Lidhësen e Sandales”, ato duken si të futura në kurth mbi një ballkon dhe në një rrugë-kalimi sepse muzeumi ndryshe nga dyshemeja e Parthenonit nuk ka hapësira të rregullta. Për një qarkullim të lirë vendoset çdo gjë në largësi të njëjtë, por ana tjetër e këtij sistemimi është e meta e renditjes sipas përparësive, gjë të cilën muzeumet e artit duhet ta bëjnë.
Thuhet se Athinës i nevojiten vula të reja bashkëkohore. Qyteti është i mbërthyer prej fyti nga ndërtimet e parregullta që mbinë në fillim të viteve 1970 pasi junta ushtarake ra. Njëmendoret popullore kopjojnë pallatet e lashta në mënyrë të trashë. Niko Dimou, një shkrimtar i mirënjohur këtu, kujton se kur një shfaqje e skulptorit bashkëkohor britanik Henry Moore arriti vite më pare, “njerëzit u ankuan se po silleshin forma të shëmtuara në tokën e bukurisë. 90% e grekërve të kulturuar edhe sot jetojnë me këtë ndjeshmëri klasike”.
Një ose dy brezni e grekërve të cilët kanë udhëtuar shumë, janë të ndërgjegjshëm për mjedisin, janë të lidhur me botën, kanë arritur pjekuri dhe ballafaqimi për Mermerët e Elginit tani përfaqson një lloj lluksi që Greqia ka fituar. Ai filloi me artisten Melina Mërkuri gjatë viteve 1980 kur fushata politike e saj përputhej me ngjitjen e udhëheqësit popullor Andrea Papandreu, parrulla e të cilit ishte “Greqia për grekërit”. Tani ai është shndërruar në një lëmsh pak të lavdishëm prej kurtheve diplomatike dhe ligjore, ndërkohë që së fundmi Greqia ka arritur të rimbledhë 25 objekte të lashta nga vende të ndryshme duke përfshirë edhe disa copëza të humbura nga Parthenoni.
“Kjo çeshtje na bashkon”, thotë drejtori i Muzeumit të Akropolit Dimitri Pandermali, pa përfillur pyetsorët që tregojnë se pak grekë shqetësohen ta vizitojnë Akropolin pasi kanë mbaruar shkollën. Për sa i përket pyetjes nëse Lordi Elgin pati autoritet ligjor t’i shkulte mermerët, përkundrejt britanikëve që kapen pas faktit se ishin osmanët fuqia sunduese e kohës, drejtori Dimitri Pandermali ndalon. “Problemi nuk është ligjor, por moral dhe kulturor”, këmbëngul ai. George Voulgaraki, një ish-ministër kulture, nuk ishte aq i kujdesshëm kur iu bë e njëjta pyetje. Ai tha: “Është njësoj si me thënë se nazistët ishin të justifikuar të plaçkitnin vepra arti të çmuara gjatë Luftës II Botërore. Unë e kuptoj se çfar kanë frikë muzeumet. Ato mendojnë se çdo gjë do të duhet të kthehet mbrapsht nëse Mermerët e Elginit kthehen. Sido qoftë, Akropoli është i veçantë”.
Kjo është çfar grekërit kanë këmbëngulur për vite kur mëshojnë pse mermerët i përkasin Greqisë, por ato thonë gjithashtu se mermerët i përkasin botës kur venë në dukjse pse ato nuk i përkasin britanikëve. Mermerët në fakt i përkasin Parthenonit, një ndërtesë e këtushme dhe askund tjetër, arsye kjo më e mira për kthimin e tyre. Përveç se tani mendimi nuk është me i ringjitur ato tek Parthenoni në Qytezën mbi Majë por me i zhvendosur nga një muzeum në tjetrin, nga Muzeumi Britanik në Muzeumin e ri të Akropolit, sikur të ishte derë fqinji – një çeshtje tjetër, në qoftë se jo për grekërit.
“Ishte faji i një gjermani”, foli Niko Dimou në lidhje me krenarinë greke në këtë çeshtje. Ai po drejtonte gishtin tek Johann J. Winckelmann, një historian gjerman arti i shekullit XVIII ëndërrimi i të cilit për Greqinë e lashtë “të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, flokëverdhë, të urtë, që përfaqsonin përsosmërinë”, siç e parashtroi Niko Dimou, u përdor me qëllim që t’i jepej formë qenies greke në kohën tonë.
“Ne flitnim Shqip dhe e quanim veten romakë (romanë, romaioi, romioi), por pastaj historiani Winckelmann, shkrimtarët Goethe dhe Viktor Hugo, piktori Eugène Delacroix, të gjithë këta na thanë se “Jo, ju jeni helenët, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platonit dhe Sokratit”, dhe ajo e bëri të vetën. Nëse një komb i vogël dhe i varfër ka një ngarkesë të tillë mbi shpatullat e tij, ai nuk e merr veten ndonjëherë”.
Ajo gënjeshtër kërkoi gërmime në Qytezën mbi Majë gjatë shekullit XIX për të fshirë gjurmët osmane, pastruar vendin dhe nxjerrë atë si vatra e klasiçizmit. Erekthioni pat qenë një harem dhe Parthenoni një xhami. “Sido qoftë, gërmimet greke për të shkuarën gjithmonë kanë qenë një lloj fantazie”, vuri në dukje ditën tjetër Anton Liako, një krye-historian grek. Kërkesa për kthimin e mermerëve duke u mbështetur mbi mëtime të ndershmërisë historike e shtrembëron vetë historinë.
Nga ana e tyre, britanikët përmendin gjithashtu se prania e mermërëve në Londër përgjatë dy shekujve ka bërë vend në histori duke ushqyer në tërë botën klasiçizmin e ri dhe pëlqyeshmërinë për grekërit. Kjo është e vërtetë dhe nuk është e rastësishme që botimet më të mira për tekstet e lashta greke janë nxjerrë prej britanikëve, francezëve, amerikanëve, gjermanëve dhe jo prej grekërve.
Ndonëse në rrugë të ndryshme, të dyja palët qëndrojnë mbi toka të lëkundëshme. Pronësia mbetet pyka kryesore e mëdyshjes. Kur javën e shkuar Britania i afroi Muzeumit të Akropolit dhënien e mermërëve hua për tre muaj me kushtin që Greqia të njihte pronësinë britanike mbi to, ministri Anton Samara kundërshtoi menjëherë duke thënë se Britania mund të marrë hua çdo vepër arti që dëshiron nga Greqia në qoftë se ajo braktis pronësinë mbi skulpturat e Parthenonit. Megjithatë, një huamarrje mungoi; sa keq. I pyetur nëse të dy palët mund të mirren vesh ndonjëherë për një mënyrë se si t’i bashkëndajnë mermërët, ministri Anton Samara tundi kokën e tij dhe tha: “Nuk ka grek që mund të nënshkruajë për atë gjë”.
Në vende të tjera, muzeumet kanë filluar të bashkëpunojnë, të bashkojnë mjetet, të përkulin rregullat e vjetër. Muzeumi Britanik, Muzeumi Metropolitan i Artit në Nju Jork, Luvri në Paris dhe muzeume të tjerë të rëndësishëm për gjërat e lashta kanë arësye të fortë t’i friksohen një rrokullime të papërmbajtshme nëse Mermerët e Elginit shkojnë mbrapsht në Athinë, pavarësisht se çfar grekërit flasin. Ndërkohë, Muzeumi i Akropolit kredhet i tëri në vozitjen e çeshtjeve të shkuara të pronësisë në eterin e mjergullt të një lloji të vërtete të ndryshme; kjo është rruga më cilësore dhe më e lehtë.
Plaçkitja e gjetjeve të lashta natyrisht që nuk mund të lejohet. Lordi Elgin veproi shekuj më parë në një klimë të ndryshme. I tërë bisedimi tani nevojitet të rihartohet. Ndërsa shkrimtari i mirënjohur Niko Dimou ngriti pyetjen: “Në qoftë se mermërët kthehen, a do të bëhen grekërit më të urtë, më të mirë? Objekte të tjera me rëndësi të pabesueshme janë të shpërndarë rreth e përqark Greqisë dhe askush i viziton ato”. Krye-historiani Anton Liako a tha me një mënyrë tjetër: “Është shumë greke të ngreshë pyetjen: Kush e pronëson historinë? Ajo është pjesë e kundërshtimit tonë kombtar. Qyteza mbi Majë është vula jonë dalluese. Porse energjia e shpenzuar mbi lashtësinë kullon nga krijimtaria bashkëkohore”. Muzeumi i ri përfundimisht e derdhi në beton kërkesën e vjetër të Melina Mërkurit; tani rasti është atje.
(Përkthyer nga Saimir Lolja)
Athina dhe Athena, jane te dyja fjale Shqip me nje kuptim preciz dhe te ndryshem nga njera tjetra (Thithka (e gjirit) qe lidhet me kodren me kishe) dhe Thirza (qe lidhet me shkembin me Akropolin) gje qe tregon se 100% e banoreve te atij qyteti jane Shqiptare.
Beno po ngaterron kohet historike,mos u be lemsh se ne vend te vesh vetullat nxjerr syte! Emertimi Athina (A-then-a) eshte shume i lashte dhe mendohet se ka prejardhje para-helenike dmth pellazge (pasi ne helenisht nuk ka kuptim).Nje teori e shpjegimit eshte ajo mbi gjuhen shqipe (qe mendohet se eshte pasardhesja e pellazgjishtes) ku kuptimi A-then-a eshte “e thena” pra perendia qe te thote fatin dhe te ardhmen.Eshte me te vertet nje shpjegim interesant dhe me llogjike brenda saj,sepse Athina eshte pikerisht nje perendeshe me atribute te tilla!
Sa i perket banoreve te Athines,nuk behet fjale per banoret e lashtesise,por per ata te mesjetes se vone.Askush nuk pretendon se banoret e Athines antike ishin “shqiptare”,se ky do ishte nje budallallek i madh qofte ne kuptimin kohor qofte ne ate percaktues.Banoret e Athines se lashte ishin helene (as greke e as shqiptare,as sllave e as turq).Ndersa banoret e Athines mesjetare (shek XII-XIII e ketej) po,ishin shqiptare dhe per kete nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike!Gjithe krahina e Athines,e quajtur Atiki,ishte dhe eshte e banuar nga popullsi shqiptare.Kjo popullsi eshte e ardhur aty pas dyndjeve dhe terrorit serb (sidomos ne kohen e Car Dushanit) mbi trojet shqiptare.Nderkohe zona per shkaqe nga me te ndryshmet(historike,politike,ekonomike,natyrore),ka qene pothuaj e shkretuar dhe me deshiren dhe urdheresat e perandoreve romane te Kostandinopojes u popullua nga shqiptaret!
Kemi te bejme pra me kohe te ndryshme historike !!!
Keto shprehjet “… dhe per kete nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike…” i kemi shume qejf ne shqiptaret. Biles del ndonjeri here pas here e thote qe edhe Keltet e pse jo edhe Gjermaniket rrjedhin nga shqiptaret, e per kete, sigurisht, “… nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike…”. Cudi qe vetem ne kemi prova kaq bindese historike, ndersa historianet neper bote rreken e rropaten, e perseri teorite e tyre i shoqerojne me shprehjen “… mendohet qe…”. sigurisht, ne shqiptaret, si popull shume me i ngritur se te tjeret, kemi vetem bindje dhe fakte, nuk kemi dyshime…
Le qe pastaj ky lloj argumenti eshte me shume autogol sesa burim mburrje per ne. Kur keta shqiptaret qe paskan shkuar ne Athine, kane evoluar kaq shume, qofte nga asimilimi, qofte nga shkaqe te tjera, perse ne ketej nga anet tona kemi mbetur perseri kaq mbrapa, dhe tere historine tone, progresi na ka kaluar tangent, pa na marre asnjehere me vete?
Albi,e kuptoj qe nuk ke fare njohuri per metodiken e shkences historike dhe ndoshta nuk ke asnje njohuri edhe per popullimin shqiptar te Atikes! Sidoqofte do ishte mire te dije (dhe ta fiksosh mire ne tru) se studimet,hulumtimet dhe vleresimet me te shumta per kete ceshtje jane bere nga studiuesit e sotem greke (asnje studim nga studiues shqiptare dhe vetem disa nga studiues te huaj).Pra mbaje mend se “…nuk ka dyshim nga pikepamja historike…” per kete ceshtje eshte perfundim i studimeve te historiografise se sotme greke! E kupton se cfare po te them!? Edhe njehere po te pyes,e kupton se cfare po te them!?
Pra vete historiografia e sotme greke NUK KA ASNJE DYSHIM se popullsia qe populloi Atiken (dhe shume hapesira te Greqise se sotme) jane shqiptare nga pikepamja etnike. Thjesht “teoria” e kesaj historiografie ka edhe pjesen e dyte, ka edhe vazhdimin dmth,qe thote se : popullsise shqiptare te ketyre hapesirave ju mvesh ndergjegjia kombetare greke (jo helene) dhe sot jane greke! Nuk e di nese e kupton,por s’kam shume kohe te te jap sqarime.Po deshe shko studio per ceshtjen dhe thellohu qe te kuptosh,pastaj hajde pirdh ketu ;(
Me fal, neve jemi te lire te pjerdhim ku te duam e si te duam, more vesh o dijetar?
Pirdh pirdh se lirohesh o BYTHCPUAR ? ? ?
Para 2000 vjetesh nuk ka patur as kishe, as “kishe greke” dhe as gjuhe “greke” te kishes greke. Grekerit e sotem nuk kane lidhje me lashtesine, as me histori, as me race, as me gjuhe. Hiqi grekerve te sotem rroben fetare te kishes, çfar iu ngelet? “Greket” nuk jane komb. “Grek” eshte thjesht nje emertim per besimtare fetare te nje kishe lindore bizantine. Fakti se “greket” e dijne shume mire shqipen tregon se pse jane “greke” ato. Komb “helen” apo “grek” nuk ka dhe nuk ka patur ndonjehere. Fjala “Helen” eshte shpikje e “grekerve” te sotem per t’i gjetur nje emer lashtesise arberoere qe nuk eshte aspak greke. Edhe “greqishtja” e lashte me germat qe njihen si greke” lexohet dhe kuptohet vetem shqip.
greket ne greqi …i gjen me …………kokrra !
ata qe pretendojne se jane greke ,me pare jane shqiptare [pellazge] pastaj grek !
para 200 vjetesh ne Athine kishte njerez te bukur ,te gjate ,dhe bjonde , eshte njesoj si te thuash …kal jeshike ,dhe jo grek,!
nuk ka grek bjonde !ata jane …….shqiptare ,,zgjohuni !
lexoni Aristir Kola ;SHQIPJA ,NENA E GJUHES GREKE !
kjo , i thote te gjitha .
O gazetar Saimiri…Ke perdorur GOOGLE per perkthimin a ketij artikulli…?
O Tema, ky esht lajm I vjeter dhe ju e botoni tani…
po e shkrun daten lale ..23 qershor 2009 .
Po pra o pellasgian… 6 vjet me vonese e ka tema!
Ben Dibrani.
ky qenka nje leksion per
Arqidhis,me fal aqilis
patriot
elefteriskepsi
Klimax dhe te tjere
keta jane tradhetaret qe mohuan gjuhen, qe shiten atdheun,mohojne bab dhe nene,por ama e bene per te ruajtur besimin fetar.
ju pjerdhsha ne besim kur mohoni gjakun.
Mbylle halen ti tyrceli muti,race e ndyre shqip-folese! Ti aspak nuk ndryshon nga grupi i PISOGLEND-asve,por pervec mut si ata je edhe i shurrosur gjithashtu! Pra je nje mut i shurrosur o “Alban” tyrceliu ? ? ?
Nje shkrim per korraket e Anastasit ose e formuluar ndryshe per pjellat e shitura
O tema, mos i botoni kastile kto gjera se na flliqet me minoriting grek!!! Ne duhet ti respektojme ata jo te behemi racista!! E shikon asnje spo komenton ktu!!
Jo vetem Perkthim prej kurve…, por perkthyesi nuk eshte njohes i historise..Romioi jane popullsite e krishtera ne perandorine otomane. Megjithese etimologjikisht ka lidhje me romaket e lashte ne kuptimin e shtetasve te Bizantit, nje grek do te qeshte me perkthimin…Romak ne greq. eshte romaios.
O TRAP! Perkthimi eshte ne shqip,jo ne greqisht! Na paske mesuar greqisht ti mor katunar Idiot …
te gjithe e dine qe flisnin shqip ….zonat me shqiptare te greqise jan pikerisht zonat ku ndodhet shpirti i vjeter helenik .
Peloponezi , Attika .
Vertet qe jane shqip,se jane krijuar para 200 vjeteve mutderne.
Qe nga Amiko ne Mik.
Traitor-Tradhetar
Road-rruge.
Spirit-shpirt
Mind-mendje
Note-nate
day-dite
pusy-pidhi
mak,sperme-com,sperme
mount-mal
spy-spiun
pligi-plage.
primavera-pranvere.
spiti-shtepi.
castle-keshtjelle
deth-v-des.
barry-varr,
Po me gjetet nje fjale Ilyre jini te medhenj megalos.
Kurse keto gjuhet qe te gjitha flasin shqip se kur u pushtuan nga Shqipetaret Roma,Anglia,Turqia,Greqia shpune gjuhen e bukur (buatiful)skipetare skifteris apo zhgabe.
Akilis je i vonuar me teorine tende ha ha ha
Qenke mire me anglishten O akilis Si ishte ajo e fundit barry me varre qenke plllak fare.Me fal per korigjimin barry do te thote groposje ose varrim ndersa varr do te thote grave.Jo po ta dishe edhe mos bej Si ekspert gjuhesh perqendrohu tek prifti dhe greqishtja.suksese.O me fal se Nuk na the ku kishe zemren(Ndoshta ne prapanice)
mout-mal???????
harrove fisin ilir molos ku rrjedh dhe rraca e qenve qe sot quhen molossoidi pale po na e pekthen nga anglishtja qe njihet si gjuhe e re dhe me ushtaret romak me origjine ballkani ka sa te duash
Aqileas,o katunar i trashe! Edhe shqipja edhe latinishtja edhe greqishtja edhe anglishtja…etj, jane gjuhe indoevropiane dhe kane te njejten prejardhje! Keshtuqe afersite jane mese normale! Po ti je shume i trashe dhe kujton se zbulove ndonje “cudi”.
Pune korrakesh katunare ? ? ? ? ?
Ky eshte artikulli ne anglisht.
Elgin Marble Argument in a New Light
It’s the fault of a German,” Mr. Dimou said about Greek pride in this cause. He was referring to Johann Winckelmann, the 18th-century German art historian whose vision of an ancient Greece “populated by beautiful, tall, blond, wise people, representing perfection,” as Mr. Dimou put it, was in a sense imposed on the country to shape modern Greek identity.
“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”
http://www.nytimes.com/2009/06/24/arts/design/24abroad.html?_r=4&pagewanted=2&
Pelasgian
Nuk ka Peloponez por More.
Edhe kenga 600 vjecare e spjegon shume mire qe Morea ka qene e banuar vetem nga shqiptaret.
Mbasi e korigjove Benin,
Sa i perket lashtesis, mvaret se kush trashigon ma teper nga Pellasget, nga populli i lashte; duhet dite se historianet e lashe grek i qunint Pellasget barbar. Ndashta shqiptaret trashigojne ma teper nda Pellasget se greket.
Sa i perket emrit Athine, ka nje mendim se emri eshte me origjine nga shqipja, nga fjala thane/thene, pra vendi i thanave…
Ka nje tendence tek disa pseudohistoriane per te mbivleresuar historine e lashte,sa qe, shpesh here behen qesharake,ku cdo fjale,mundohen ti gjejne kuptimin ne shqip.Idiotizmi arrin deri aty,sa thone qe fiset maja(maya)ne Ameriken Jugore jane me prejardhje shqiptare,duke u bazuar ne nje koicidence te fjales maja=lartesi ,kulm.
Je ti qe percakton “idiotesine” e te tjereve? “Idiotet” nuk po te fusin me force ne shkollen e tyre. Si verteton ti, per shembull, se maja nuk eshte majë?
Ne perfundimin e studimeve nga historiane ,albanologe shqiptare apo te huaj dalin konkluzione te bazuara si nga Homeri apo shume dijetare te tjere se Pellasget ishin banoret e Thesalise ku ne luften e Trojes mbajten anen e Trojaneve, ku gjuha e tyre e cilesuar barbare humbi kurre ata u Helenizuan. Helenet prej tyre mesuan kultin e perendive. Fjala Pellasg apo konkretisht PIELLARG ne shqipen e sotshme piell-ardh apo pinjoll i bardhe. Emri i zotit te deteve Poseidon PO SI-E-DON eshte kuptimi ne shqip- shume e deshiron! Populli me i vjeter i Evropes (Pellasget-Iliret-shqiptaret) jane gjithmone nje qender e madhe studimesh si p.sh edhe gjuha e vdekur Pellasge ku te gjitha fjalet Helenike te vjetra apo latinishte perkthehen vetem me anen e kesaj gjuhe .Zbulimet arkeologjike edhe ne Nish tregojne ekzistencen jetesore Ilire, apo ne Toskane ku ka qene edhe qendra e fiseve Ilire Etrusket flasin per kete kulture ku akoma edhe sot ne Peshkara ka rrenoja te mbetura qe flasin me anen e perkthimeve te gjuhes, se fiset Ilire emigruan ne shume vende te ndryshme si p.sh edhe ne Egjypt ku mendohet qe edhe fareonet kishin origjine Pellasge!
Shkrimtari i njohur grek Dimou ka thene nji te vertete per greket e asaj kohe qe flitnin shqip.Zoti Saimir ben shume mire qe na jep perkthime te tilla me mjaft vlere per kulturen e lashte te kombit tone.Cmira e ndonjerit qe komenton ketu nuk ka vlere.Vazhdo si ngahera zoti Saimir me punen tende te shkelqyer si atdhetar e dijetar..
Durrahu
Barasvlera e fjales ‘varros’ ne anglisht nuk ‘barry’ por ‘bury,’
– to bury someone.