Berlin/Rama ekspozitë në galerinë e artit modern "Michael Schultz"

26 Prill 2015, 13:08Kulturë TEMA
Berlin/Rama ekspozitë në galerinë e artit modern "Michael

Në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz,  në Berlin është  çelur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artëdashësve, ekspozita vetiake e Kryeministrit Edi Rama  me 115 piktura të realizuar nga Ai, gjate viteve në tryezën e tij të zyrës.

Në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan “mbrëmë në Berlin, në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. 

Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”.

Postimin në rrjetin social Rama e shoqëron me nje set fotosh nga aktiviteti.

21 komente në “Berlin/Rama ekspozitë në galerinë e artit modern “Michael Schultz””

  1. Claus says:

    Po si kryemnister paska punuar ndonje dite????!!!!!

    1. greiss says:

      Ne kemi potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, per thithjen e turisteve, talente te cilet gjithmone kane shkelqyer neper bote dhe eshte gjynah deri me sot qe nuk jane promovuar.
      Kjo ekspozite do te motivoje dhe do te pasohet me siguri edhe nga talente te tjera shqiptare, qe ne te shihemi ndryshe ne syte e botes, jo vetem si vend ku ka kriminalitet, megjithese po luftohet pa kompromis.

      1. arjoni says:

        Edhe te berit politike eshte art, te parit vendit me syte e nje artisti, jo vetem nga pikepamja e infrastruktures, zhvillimit urban, promovimit te kultures, por edhe te mesuarit te publikut se si duhet te sillet, si duhet te promovoje vlerat e veta.

        1. qamili says:

          krenar per ty zoti kryeminister, qe e perfaqeson denjesisht Shqiperine kudo qe shkon, jo vetem me vendosmerine, me fjalimet, por edhe promovimin e artit, kultures, turizmit, duke bere qe Shqiperia te shihet ndryshe ne syte e Europes dhe botes.

          1. yrjana says:

            Ja keshtu duke treguar sa vlejme, qe dime te bejme shume gjera, duke promovuar vlerat e verteta te shqiptareve, ne do te arrijme qe te zhvillohemi e te behemi realisht te dytet pas Gjermanise, jo ne bote imagjinare me retorika boshe, pa u impenjuar per te ndryshuar vendin.

            1. True Detective says:

              Nuk e dinim qe stafi elektoral i Erjon Bythçpumit, ishte i mbushur dhe me kritike arti.

        2. alo1 says:

          Ishte tek benzi, krenaristet duke komentuar qe po thith investime, shkoj ketu krenaristet prap do e gjejne dicka qe po thith kesaj rradhe

      2. Claus says:

        Per cfare talentesh e ke fjalen “grejs”? Per talentin Edi Rama?

        Pak per te qeshur, se ate talent nuk na e ka shfaqur gjate tere karrieres se tij piktor, po na e shfaqka tani!

        Per mua ky eshte nje kthim ne identitet ose me mire nje “doreheqje” e pavullnetshme dhe e di perse e them kete?

        E them se kur lexova gazeten berlineze mbi kete eveniment mu vertetua ajo qe flitej ne rrethe te ngushta te politikes, qe ai njeri kur eshte ne rolin e degjuesit pikturon ose skicon!!!

        Dhe ja c`thoshte gazeta berlineze:

        “Kryeministri shqiptar nuk ka vetem nje kalendar te ngjeshur pune, por edhe nje kalendar me plot ngjyrime te ndezura te cilat sot kerkon te na i prezantoje ne kete ekspozite.”
        Dhe nga ana tjeter shtonte:

        “Jane piktura qe i ben gjate konferencave dhe bisedave telefonike”.

        Me kaq nuk po e zgjas, se merret vesh se sa te shperndare e ka mendjen.
        Merre me mend, sikur Havel te shkruante libra gjate konferencave dhe bisedave telefonike, merre me mend sikur Angela Merkel te merrej me ndonje eksperiment duke kerkuar shpejtesine e molekulave te gazeve ne zyren e saj ose sikur kryeministri suedez te saldonte ndonje tub ne catine e nderteses se tij, kryeministeriale cdo te behej!!!

        Dhe sa per resurset qe kemi ke thene nje te vertete:

        Kemi nje resurs shume te madh. Dhe ky eshte resursi njerezor qe shperndajme neper bote, resursin e eksportimit te azilanteve!

        Me mire do te ishte qe te keishte paraqitur shqiptare qe qendrojne ne cadra te ikur ne kohen e tij, si hebrenjte ne kohen e faraoneve te Egjiptit.

        Ky do te ishte realiteti i Shqiperise se tij te “Rilindjes”.

        P.S. Tani “Tema” ka pe detyre qe kete lajm ta heqe sa me shpejt, se gradualisht po “ledhaton” nervat e njerzve dhe merr permasa te rrezikshme.

  2. Tarasi says:

    Ekzpzita titullohet :

    Z H G A R A V I N A T = SHQIPERIA SOT

  3. YURI says:

    Hmm. Si u thote ky vizitoreve ne Berlin?
    – Me falni por dua tju them se une si pune te pare bej Kryeministrin … e nje vendi te vogel ( nuk e permend emrin e Shqiperise sepse njerezit mund te mendojne keq per te… dmth per Ramen – pauze – buzeqeshje ) …por ne kohe te lire bej piktura ne zyre. Si ju duken pikturat ?

  4. Dashnori nga Peqini says:

    C’lidhje kane piktuarat e ketij me imazhin e Shqiperise?

    Se mos jete e kunderta, pra nje kryeminister ka 1 milion te papune dhe qe ne vend te beje kryeministrin ben piktorin. Ky eshte imazh negativ.

  5. onufri says:

    Rama, ketu eshte vendi jot lere kryeministriqillekun, eshte humbje kohe

  6. lumasi says:

    ah rama ah

    bjeri fyllit me një vrimë bjeri. dy vite kaluan dhe asnjë gjë nuk vure në vijë…

    të dy njësoj jeni si ti si sala bëni shfaqje ti në eksopiztë ai në fb.

  7. Haxhi Qamili says:

    Tani ja hodhem bythes!!!!

  8. dn says:

    Mire,po hap expozite,po me paret e shqiptareve po shkon nje here ne Paris nje here ne germani!konflikt interesi te hapur!edhe fitimin per veti apo jo?
    Per nje qind lek te rrymes po burgosen shqiptaret e per mija leur qe ju shpenzoni kot askkush nuk duhet t’iu pyese?
    Mjaft me me keqperdorimin e pasurise kombtare?
    Tek e fundit,ato piktura Jane bâ gjate kohes kur jeni paguar per nje Pune tjeter,pra ktheni paret e satyre diteve qytetareve!

  9. shoku " Shpati " says:

    Piktura te rrealizuara ne zyren e punes ! Po nese nje epror kap duke pikturuar nje punonjes gjate orarit zyrtar dhe e pushon nga puna , a e ka te fituar gjyqin ky punonjes , duke u mbeshtetur te kjo e kspozite ???

  10. muço says:

    Do Zoti fiton ca euro, pastaj i investon në Shqipëri dhe hap 300 mijë vende pune…….

  11. Albann says:

    hahaha…ky tjetri duket si ai Shulci qe tha :-Rames i ka luajtur pak tepeleku….

    Nje pyetje modeste:Eshte ngjallur gje Enveri qe perdorni fjalen “Ai” me shkronje te madhe ne mes te fjalise;Kush ai?Perendia Rama,lideri absolut…Gazeta tema duket e dashuruar me Ate.

  12. vlora.al says:

    Ajde kryeminister ajde ,njerzit vdesin per buken ky na reklamon pikturat e tija ne ,a u shofshi te gjithe socialiste dhe demokrate pa dallim

  13. e says:

    eshte per tu krenuar me nje kryeminister si rama,i cilika pasion artikulture,por jo me grabitje pronash.

  14. EleΥΘeriskeΨi says:

    Ne kohen e punes vizaton dhe ne kohen e lire luan kryeministrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje