Magjia e violinistit Olen Cesari vjen në Tiranë me një koncert madhështor

22 Prill 2015, 17:16Kulturë TEMA

Vodafone Albania do te jete sponsor gjeneral i nje tjetër koncerti të paharrueshëm nga gjeniu shqiptar i violinës, Olen Cesari.  Violinisti Olen Cesari së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”  do të sjellin një spektakël të vërtetë me anë të një koncerti më 23 prill në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Një nga artistët shqiptar që po korr suksese të njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare, do të vijë për publikun shqiptar me një repertor ndryshe nga çfare kemi pare deri më sot

I quajtur ndryshe gjeniu i violinës, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Olen Cesari nuk do të performojë i vetëm në skenë pasi do të jetëi shoqeruar nga grupi multietnik “International Clandestine Orchestra”, i cili përbëhet nga 6 muzikantë të kombësive të ndryshme si Kuba, Afrika Jugore, Peruja, Italia, Argjentina,  të gjithë sëbashku nën  një emërues të perbashkët, muzikën.

Fama e Olen Cesarit ka prekur disa vende të botës dhe veçanerisht Italinë ku ai edhe jeton. Në repertorin e tij dhe të “International Clandestine Orchestra” performohet nga muzika jazz e deri tek ajo etnike dhe botërore, duke sjellë nje frymë të re koncertesh në disa vende të botës

Përveç përformancës se Olenit dhe grupit, ky koncert do të presë në skenë edhe të ftuar special të violinistit si këngëtarët Flori Mumajesi, Alban Skenderaj, Elvana Gjata, Ermal Mamaqi etj

Me një shitje rekord biletash, ky koncert do të mbush sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të dhuruar një mbremje magjike dhe të paharrueshme muzikore për të gjithë artdashësit shqiptarë.

6 komente në “Magjia e violinistit Olen Cesari vjen në Tiranë me një koncert madhështor”

  1. toni says:

    Olen Cesari eshte nje violinist virtuoz por nuk arrij te kuptoj sesi mund te performoj me nivelin e Florit ose Ermalit, duke qene se ne Shqiperi ka kengetare shume me te mire

    1. Mezani Celo says:

      Koncerti ishte i jashtezakonshem. Olen Cesari ishte super-fantastik ne skene. Orkestra, skenografia, videot qe transmetoheshin ne background te mrekullueshme.

      Te ftuarit u lidhen shkelqyeshem me Cesarin, madje edhe Elvana ja doli te bente figure te mire (per fatin tone Flor Mumajesi mungoi). Dueti me Alban Skenderajn, MAGJIK !!!

      Pjesa me vituoze ishte interpretimi i Valsit Hungarez (me duket !?) me Ermal Mamaqin, qe mbante harkun e violines dhe hidhte batuta, kurse Cesari levizte violinen mbi doren e Mamaqit. Interpretimi me profesinal dhe emocional ishte i kengetares se ftuar italiane ne kenget arbereshe. Shqipe perfekte, ze te jashtezakonshem, emocione te fuqishme.

      Ishte nje koncert qe mund te thuash me plot gojen MAAAAAGJI.

      E vetmja note negative ishte publiku pordhac “elitar” ne pjesen me te madhe te salles. Ka humbur kultura e entuziazmit nga salla, nuk dime te vendosim komunikim te ngushte me artistet dhe mbi te gjithe nuk dime te ngrihemi ne kembe qe te tregojne respektin dhe kenaqesine ndaj interpretimeve te kalibrit te majes se artit boteror.

  2. Nora says:

    Nje shfaqe ne kufijte e mediokritetit. Ç’eshte kjo fryrje dhe pompozitet kaq i madh qe i behet ketij “majmuni” qe performon repertor rruge ? Te tille instrumentiste gjen ne cdo lokal apo birrari ne cdo cep te globit.
    Asnje nivel artistik dhe asgje te re dhe i teresante qe te te beje pershtypje me shume se ne kufijte e 3 minutave te para. Respekt dhe konsiderate dhe do e quaj mjeshter i vertete me plot kuptimin e nje vlere origjinale Et’hem Qerimin qe di t’a “qaje” kabane shqiptare qe te krijon drithema dhe emocion te vecante bindes dhe origjinal.
    Turp per nje Ministri Kulture ose institucion shteteror qe promovon kesi vlerash aspak edukative kulturore pervec se shoqeron kohen e konsumimit te birres ne lokal !

    1. Epirioti II says:

      Paska me keq se ata pordhacet e salles. Paska edhe perversa qe mllefin dhe paaftesine e tyre per te kuptuar artin e zbrazin neper blogje. Arti eshte ceshtje gustosh, dhe per ata qe e mburrin dhe e dashurojne nje veper te caktuar arti, ai kthehet ne kenaqesi dhe vlere per te.

      Por te dalesh te vjellesh kunder njerit nga instrumentistet me te kerkuar sot ne bote dhe kunder nje nga kengetareve me te mira te Italise (me e mira ne llojin e vet), kunder kantautorit me origjinal, me te talentuar te Shqiperise post-2000 (Alban Skenderaj), etj, etj. duhet te jesh PERVERS. Nuk te pelqen mbaje per vete, mos vill vrer, por behu pozitiv. Bota levdatat kur i meriton ti jep me kova, dhe kritiken me finese dhe me doza farmacisti. Shqiptaret jane e kunderta, me kova vrerin me pikatore levdatat.

      Kam nje respekt te jashtezakonshem per Et’hem Qerimin dhe gjithe familjen e tij instrumentiste, por te krahasosh Qerimin me Cesarin eshte si te krahasosh Merita Halilin (ose Eli Faren) me Inva Mulen apo Ermonela Jahon.

  3. Berti says:

    Ule pak dozen se si shume e ke fryre, s’kishte asgje te vecante .nje koncert krejt mesatar here here dhe medioker!

  4. Nora says:

    Degjo ketu ti more “Epirit” ( sherbetor -gr)
    Sigurisht qe s’ke kulture, kjo kuptohet se s’pari te mungon edukata per njerezit e salles te cilet kame ardhur, kane shpenzuar nga koha e tyre per te shuar kuriozitetin dhe sigurisht shlodhur kulturalisht ne nje koncer t rreklamiar gjithe buje.
    Atehere si injorant qe paraqitesh po ta spjegoj me pak fjale. Krahasimin qe ben ti te Etem Qerimit me Inva Mulen, Ermonela Jahon apo dhe ndonje tjeter ne sensin pegiorativ qe ti ndermer eshte krejt mjerane dhe ti duhet ta kesh per privilegj qe po te spjegoj si me poshte:
    Inva, Ermonela, etj jane te talentuar sigurisht, virtuoze dhe exselent ne performancat e tyre ama “tellaller” fatkeqesisht qe s’promovojne artin e tyre , te jene origjinale dhe tu levrije nervi shqiptar ne mendje dhe zemer.
    Respekt dhe pershendetje do jap per Shkelzen Dolin qe u perpoq profesionalisht class te “qaje” violinen. Inisiativa dhe guximi i tij eshte impresionues.
    Et’hem Qerimi apo Merita Halili qe ti permend hane buke vec, arti qe ato promovojne eshte me shume se i vleresuar qe promovojne vlerat , i promovojne, i bartin dhe i percjellin tokes se tyre dhe brezave. Ate mision kerkohet te mbeshtetet, stimulohet, dhe eshte me shume detyrim per tu mbeshtetur institucionalisht.
    Sa per repertoret e atyre “clasike” qe ti permend ka bota plot dhe me lopate, shume me afer origjinalit se sa ketyre taneve qe nuk do u mbahet mend as emri po qe se nuk do jen kontribues dhe promovues i kultures se tyre per popullin e tyre.
    Jam krejt e sigurte qe ka dhe do kete gjithmone vlera per publikun shqiptar arti dhe promovimi i kombetares qe e ben origjinale, emocionale, te permallurshme dhe atehere do shohesh se i gjithe bubliku do ngrihet ne kembe te pershendes dhe respektoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje