Është hapur sot ekspozita “Banesat e Parafabrikuara – Histori me Beton”
E pranishme në çeljen e kësaj ekspozite ishte edhe ministrja Gjermeni e cila shprehu vlerësime për punën e stafit te Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në kuadër të dixhitalizimit të dokumentave të arkivuar.
“Këto institucione nëpërmjet ofrimit të ekspertizës teknike na kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin pa kursim një kontribut të vyer në mbledhjen dhe ruajtjen e dokumentave të projektimit dhe ndërtimit. Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta siç është dhe kjo ekspozitë, jemi munduar që t’ju sjellim një pjesë të pashkruar të historisë së arkitekturës Shqiptare dhe një reflektim mbi jetën, zhvillimin social dhe kulturor të kryeqytetit pas viteve ’70′, u shpreh Gjermeni
Ministrja theksoi se “Në këtë 1 vit e gjysmë si Ministre e Zhvillimit Urban më vjen mirë të ndaj me ju përkushtimin e treguar dhe punën kolosale që stafi i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit ka bërë në kuadër të dixhitalizimit të dokumentave të arkivuar.
Kemi hedhur hapat e parë në dixhitalizimin e 30% të kësaj pasurie kombëtare, një proces ky i vazhdueshëm, për të arritur në shërbimin online të dokumentacionit teknik arkivor.”
Qëllimi i ekspozitës është njohja me një nga modelet e zgjidhjes së problemit të strehimit në fundin e viteve 70’ në Shqipëri. Banesat me Pllaka të Parapërgatitura, ose siç njihen ndryshe Parafabrikatet u eksperimentuan si tipologji banimi mbështetur mbi eksperiencat e Bllokut Lindor.
Në Shqipëri ato u realizuan me teknologji kineze dhe njohën një zhvillim mjaft intensiv deri në fillimin e viteve 90’. Synimi ishte racionalizimi i kostove, materialeve dhe kohës së ndërtimit nëpërmjet procesit të industrializimit të prodhimit të elementëve ndërtimore. Për këtë arsye, në Tiranë u ndërtua uzina e 2000 apartamenteve në vit e cila mundësoi ndërtimin e komplekseve të banimit në mbarë vendin nëpërmjet parapërgatitjes së pllakave të mëdha prej betoni që transportoheshin e më pas montoheshin në kantier. Në Tiranë përllogaritet që rreth 6% e popullsisë sot jeton në këto ndërtesa.
Vizitori do të ketë mundësi të përjetojë një udhëtim në kohë duke u njohur sa me arkitekturën aq edhe me aspektet social-kulturore që lidhen me të. Një histori që shkon përtej pllakave të betonit rrëfehet në tone gri duke synuar hapjen e një debati mbi të ardhmen e stokut të banesave në Shqipëri.
Gjithe ky lajm dhe as nuk thuhet se ku eshte kjo ekspozite!
Shume mire behet qe hapen ekspozita te tilla. Por nuk eshte per tu habitur dhe te shihen me nje sy ndryshe keto ndertesa, sigurisht qe per kohen kur jane ndertuar, u dha nje hap i shpejte per te strehuar qytetaret. Keto ndertime me parafabrikate bota sot i perdor ne mase, psh, ketu ne Suedi ato perdoren shume, sigurisht qe teknollogjia eshte e larte, por fakti eshte qe jane shume produktive dhe me kosto teper te ulet. Prandaj dhe ne Shqiperi duhet futur perseri ky lloj ndertimi per banesa dhe per objekte te ndryshme. Me teknollogjine e re te gjitha faqet e mureve brenda kane nje shtrese te trashe, (buke peshku) si i themi ne ne shqip, e cila e izolon per zhurmat dhe te ftohtin.
o dispanceri
ne e çrrënjosëm komunizmin ti do me na fut prap teknollogjinë e tij!?
a je në vete??
ne shkulëm dhe agrumet komuniste e i zëvëndësuam me bar demokratik e ti na dashke parafabrikate komuniste!?
lene mor lal,në atë kohë është shkatërruar vetëm!i përdorka suedia?!nuk është njëlloj,ato janë parafabrikate kapitaliste,vetëm me to ndërtohet!
prandaaj lali mos na fol për parafabrikatet komuniste,se tërbohet arvizu dhe i quan monstra pastaj!!
Nuk e kuptoj ku eshte habia e ketyre homoseksualeve…Kujtojne se kane ardhur nga ndonje planet tjeter..
…me duar ne xhepa..derri katunarit…
Lenka Cuko…
Ooooooooooooooo Gazetar fshatar….. po nuk thuhet “celet”, por..”Hapet Ekspozita” ooooooooooooooooo druuuuuuuuuuuuuu me preeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Kjo ministrja Gjermani, duhej te kishte futur dhe pallatin prej betoni ne krah te gjykates se larte, qe u marrte te keqen pallateve te banimit te fund viteve ’70 qe tek e fundit zgjidhen ne nje fare mase dhe ne nje kohe me te shpejte problemin e strehimit ne vend, ndersa betoni i derdhur tek pallati shume katesh perballe kishes se re ortodokse dhe pallati me pllaka e xham, duken si te sajuar dhe pa asnje kenaqesi pamore, pervec se e kane prishur pamjen e Tiranes, pa asnje lloj arqitekture, te pakten te kishin kopijuar ndonje gje te terheq vemendjen nga arqitektet e huaj, qe jane me shumice, pavarsisht dhe keto i kane projektuar po arqitekte te huaj, por pa asnje shije arqitekturore, e kane bere Tiranen nje qytet pa asgje te bukur,pa asnje mundesi nderhyrje ne te ardhmen. Te pakten, pallatet me blloqe betoni, ne te ardhmen edhe mund te prishen pa kosto dhe ne vend te tyre te ngrihet dicka me e bukur, ndersa betonet e hedhura ne kohet moderne, eshte e pamundur qe te ndreqen o zonja Gjermeni, mjaft shpenzove leke per keto lloj ekspozitash pa vlere, qe i sheh e cuditesh vetem ti e vartesit e tu.
A keni ndonje info ku mund te gjehet info per pallatet parafabrikat ne tirane?