Festivali i Gjirokastrës/ Kumbaro: I vetmi monument kulture ku përfaqësohen të gjithë shqiptarët

24 Prill 2015, 19:25Kulturë TEMA

47 vjet më parë, në datat 8-16 tetor 1968, në Kalanë e gurtë të qytetit të Gjirokastrës hapi siparin dhe u zhvillua edhe edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Pas plot 47 vjetësh, dhe pas zhvillimit të edicionit të fundit, atë të shtatorit të vitit 2009, FFKGJ  rikthehet në edicionin e tij të 10-të, edicion ky i cili do të zhvillohet në datat 10-16 maj në Kalanë e Gjirokastrës.

I cilësuar nga Ministria e Kulturës si “Monumenti më i madh i Trashëgimisë Jomateriale” sot në konferencën për shtyp, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, bëri me dije të gjitha detajet e fundit të organizimit të ngjarjes më të rëndësishme të trashëgimisë jomateriale.

Në cilësinë edhe të Kryetares së Komitetit Organizativ të Festivalit Folklorik Kombëtar, Kombaro prezantoi edhe informacionet më të fundit lidhur me punën e kryer dhe përgatitjet për festën e muzikës folklorike.

Kumbaro pasi e cilësoi festivalin si “Një kështjellë të Trashëgimisë Jomateriale”  të cilës dikasteri që ajo drejton,  i kushton një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm si vlerë kombëtare, si pasuri shpirtërore e popullit dhe kombit,  edhe si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës universal në rajon dhe Europë) gjatë fjalës së saj u shpreh se:

“Një thesar i jashtëzakonshëm në larminë e folklorit në perlat muzikore, poetike, instrumentale, zakonore , apo edhe kostumet që janë vërtet të rralla për nga densiteti dhe historia, marrë edhe nga të gjitha të gjitha lëndinat e fshatrave, qyteteve, në sënduqet e shtëpirave, etj, përbëjnë monumentin më të madh të Trashëgimisë Jomateriale, i cili jo vetëm duhet ruajtur si institucion dhe prezantohet denjësisht për vlerën që ka, por duhet të jetë i fortë dhe i gjallë që të mund të përcillet e tëtrashëgohet, njësoj si ruajmë e mbrojmë kalatë dhe parqet arkeologjike”.

“Puna e nisur që në korrik 2014” vijoi Kumbaro, “nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe koordinimin kryesor nga  Qendra Kombëtare e Veprimtarive  Folklorike, Komisioni Përzgjedhës i Festivalit, studjuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, bashkpunimi me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministri , dhe grupin e punës, me në krye Drejtorin artistik të Festivalit, Profesor Thoma Gaqi dhe regjisorin Bledar Laco, të cilët për muaj të tërë kanë organizuar një maratonë të trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime dhe koncerte të Komunave dhe Bashkive ku morën pjesë rreth 7230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1600 fëmijë e të rinj, do të prezantojnë këtë edicion gjatë konkursit 12 qarqet tona, dhe mjaft grupe shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali iZi, të cilët vijnë në këtë edicion në një numër 3 herë më të madh se sa Festivalet e kaluara (1400 konkurrues në të gjitha gjinitë)”.

Kumbaro solli në vëmëndje edhe grupet pjesëmarrëse, grupet e ftuara si arbëreshët e Italisë, shqiptarët e SHBA, Zvcirës, Turqisë (rreth 100 artistë), por edhe të fturit specil si Eda Zari band, Grupifolk ngaJanina, Kompleksi Palava nga Çekia,  Trupa e Ansamblit të Këngëve dhe VallevePopullore,  Ansambli Shota i Kosovës,  Banda Fanfara Tirana, Olen Çezari Band, dhe këngëtarja  Rona Nishliu me grupin e sajë.

Pas realizimit dhe mbajtjes së edicionit të parë të festivalti, në edicionet e mëpasshme morën pjesë të gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, të cilat janë zhvilluar rregullisht në Kalanë e Gjirokastrës.

7 komente në “Festivali i Gjirokastrës/ Kumbaro: I vetmi monument kulture ku përfaqësohen të gjithë shqiptarët”

  1. era says:

    Shpresojme qe festivali folklorik te jete me afer dhe me origjinal me traditen tone Ilirike.Shpresojme se veshjet tradicionale,fjalet e kengeve,dhe muzika te mos jene me perberje te huaja,si pershembull brekushet e osmanllinjeve.Folklori, tradicjoni pasqyrojne origjinalitetin dhe zanafillen e nje Kombi.

    1. alo1 says:

      Po mos kumbaro po. 260 mln lek per 5 dite pa tender dhe institucioneve art-beres i jep 100 mln ne vit si buxhet. Ik o hajdute rri urte. Te gjithe per papen ja vejne fajin veliajt per prokurimin e drejt per drejt tek vellai i tij kur ne fakt ishe ti ajo qe dha 500 mln lek pa tu dridhur qerpiku nje firme me dy punojes

  2. MAJAKOVSKI says:

    Ansamblit “Na bashkoi isoja dhe çiftelia” në Greqi i mohohet të përshëndesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.Ka nje shkrim nga gazetari i njohur Abdurahim Ashiku qe sot jeton ne Greqi lidhur me kete grup me titull “ATENTAT KUNDËR KOMUNITETIT TË EMIGRANTËVE SHQIPËTARË NË GREQI!”. Mund te na thote dikush pse nuk reagon ministria e kultures dhe ta ftoje grupin “Na bashkoi isoja dhe çiftelia” ne Festival.

  3. nuk e kuptoje pse sot mbahet ne gjirokaster festivalikombetar ,kur nderkohe te gjitha krahinat folklorike gjenden te tirane ktu e 25 vjet ,edhe rruges kur hecen degjon me dhjetra dialekte

  4. Çuni Zefit says:

    Moj zonja Ministre, na thuaj kush meret me drejtimin e ketij festivali, ç’staf eshte cilet personalitete te fushes kulturore folklorike kane perzgjedhur dhe drejtojne shkencerisht dhe folklorisht kete aktivitet kaq te madhe dhe qe detyrimisht duhet te jete i pergjegjshem dhe serioz. Ne te kundert sillni dem me shume se sa vlera. Deri tani s’kemi vene re asgje serioze dhe bindese. Te gjithe anonime dhe pa kurfare prove serioze ne kete drejtim .
    Sidoqofte ty Zoti te ndihmofte se me sportivitetin qe shpalos vetem gafa dhe deshtime ke demostruar me sukses!
    Se harrova per pak, aman ate shoqen tende Kokonen vije per llogarite dhe hesapet se ajo i ben mire dhe ka laps te holle , eshte kopetente dhe e fushes.

  5. Çuni Zefit says:

    Moj zonja Ministre, na thuaj kush meret me drejtimin e ketij festivali, ç’staf eshte cilet personalitete te fushes kulturore folklorike kane perzgjedhur dhe drejtojne shkencerisht dhe folklorisht kete aktivitet kaq te madhe dhe qe detyrimisht duhet te jete i pergjegjshem dhe serioz. Ne te kundert sillni dem me shume se sa vlera. Deri tani s’kemi vene re asgje serioze dhe bindese. Te gjithe anonime dhe pa kurfare prove serioze ne kete drejtim .
    Sidoqofte ty Zoti te ndihmofte se me sportivitetin qe shpalos vetem gafa dhe deshtime ke demostruar me sukses!
    Se harrova per pak, aman ate shoqen tende Kokonen vije per llogarite dhe hesapet se ajo i ben mire dhe ka laps te holle , eshte kopetente dhe e fushes , i hane ca duart .

  6. Dritan Haxhia says:

    Mua personalisht keto FFK me duken paksa si fallco. Vetem per te thene se u bene. Prurje te reja nuk ka. Nuk Ka. Pse… Mbaj mend qe ne vogli kur babi im si folklorist dhe rapsod i vjeter qe ishte, shkonte fshat me fshat dhe degjonte nenat, gjyshet, gjysherit te kendonin e kercenin. Ai shkonte ne gezime e morte me nje magnitofon dhe aparat fotografik ne dore per te verejtur dhe regjistruar nga afer se si zhvilloheshin ceremonite dhe ritet tradicionale shqiptare. Prej andej beheshin dhe gjetjet dhe perzgjedhjet si per kenget dhe vallet, ashtu dhe per kostumet popullore per tu paraqitur ne FFK ne Gjirokaster. Sa mijra e mijra folkloriste dhe dashamires te folkolorit kane bere nder vite te njeten gje, pa harruar mbeshtetjen totale te atij shteti te poshter qe ne e shajme per c’do gje qe beri edhe per ruajtjen dhe trashgimine, traditen folkorike e kulturore nder vite. A mund te me thote ndokush sot, se sa hulumtime dhe kerkime folklorike jane bere ne kete vit sepaku, Sa para jane dhene per kete nga shteti’ (Ministria E Kultures). Po ju them une pa qene aty dhe qofsha i gabuar. Mendoj se asnje ose ndonje rast, kur jane mbledhur drejtues kulture ne rrethe per te’i ngritur lavde dhe kenge Partise dhe Udheheqesit ne pushtet, sipas rastit dhe zakonit te vjeter. Une perseris, se Personalisht mendoj se ne shqiperi FFK behen vetem per “SHOW” me falni per kete huazim te fjales, dhe per te thene se e beme festivalin. A doni te dini nje fakt qe askush nuk e permend. Me shume Prurje folklorike sjell FF i Femijeve ne Qytetine Fushe-Arrezit qe zhvillohet per te 10-tin vit, dhe qe ka filluar me inisiativen e disa artisteve amator ( dhe askujt nuk i behet vone per te nga shteti) sesa sjell FFK i mbare Shqiperise qe paguhet nga Shqiptaret…Miq dhe artiste folkloriste, Behet Parade Mode ne Gjirokaster per te gjithe ata qe duan te shkojne. Ne skene eshte ngjitur “fizarmonika, klarineta dhe kitara” dhe hedhin valle. Keto jane festivalet qe behen. Organizuesit e grupeve neper rrethe jane ata qe kane para dhe Partine pas vetes, sepse duhen para per tu marre me pergaditjen e festivalisteve dhe grupeve… 20 dite perpara FFK, qe eshte nje nga aktivitetet me madheshtore ne vend, marrim vesh se sa para do te shpenzohen per te. Eshte mjaft qesharake dhe fyese per te gjithe folkloristet e vertete dhe te nderuar ne mbare vendin dhe trojet shqiptare. Prapa mire qe u vendos dhe data perfundimtare dhe uroj qe mos t’i nderroj mendja dikujt e te nderroje daten perseri. Rrofte Partia-te per organizimet madheshtore qe po na bejne sivjet, por pa ndonje prurje te re, qe eshte prurja me e sigurte qe do shohim…Qofsha i gabuar. Respekt per te gjithe Artistet, Folkloristet dhe te gjithe folk’dashesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje