Turizmi do të jetë sektori prioritar ku do të investohen fondet e bashkimit europian në Shqipëri. Kështu është shprehur ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vllahutin.
E pranishme në konferencën Ndërkombëtare “Integrimi Evropian dhe Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, Vllahutin tha se miliarda euro do të investohen për infrastrukturën rrugore , e cila do të bëjë të mundur zbulimin e aseteve turistike në vendin tonë.
“Kur ndalemi tek Shqipëria, ndalem tek turizmi, tek fakti se sa e pengon infrastruktuara për të zbuluar këtë sektor. Këtu ka shumë thesare të pazbuluara, por kur vjen çështja tek burimet është një industri ku mund të shikojmë se ekonomia mund të nxitet në një kohë të shkurtër. Be ka ndërmend të nxisë dhe të japë miliarda euro dhe kur të takohemi në Vjenë do të kemi përcaktime të qarta sesei të ecim përpara”, tha Vlahutin.
Ambsadorja Vlahutin shtoi se investimet në infrastrukturë dhe punësimi i të rinjve do të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ka disa hapa që duhet të ndodhin që të themi se kemi pasur sukses. Të gjithë vendet e rajonit duhet të bien në kompromis. Kjo është një mënyrë praktike të mësohen se si bëhen gjerat në BE. Po mendojmë se si të krijojmë fondet për këto projekte. Nuk është e lehtë të bësh autostrada. Duhet të marrim njohur nga BE-ja dhe të jemi qëndrueshëm dhe të kërkojmë që projektet të plotësohen. Takimi që mbajtëm në Bruksel kishte një rëndësi. Janë disa plane, dhe jam shumë e lumtur që ka mirëkuptim se kush janë prioritet për infrastrukturën në rajon. BE është e interesuar që të bëhen autostrada të reja dhe një tjetër pikë është punësimi i të rinjve dhe të nxisim zhvillimin ekonomik.”, -pohoi Vlahutin
Po ku do behet Turizimi, Tokat ne Bregdet kane ngelur pa Hipotekuar, ku do investohet, kete Sigurisht e ka vendosur Iliri me Moniken, pyetja qe shtrohet sot eshte cfare duhet te bejme te Kenaqim Ilirin-Moniken, Fatet e Vendit jane ne Dore te kesaj te fundit, te lutem Zonja Monika cfare te bej une psh, nqs do ate token qe kam ne Bregdet po ta le ty, nuk e di nese do kenaqesh se Orekset e Tua per Leke shkojne pertej Imagjinates Njerezore, gjithsesi pak ndoshta do kenaqesh????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Jemi vend me potencial sa i perket turizmit. Investime po kryhen, ka nevoje edhe per mjaft te tjera ne menyre qe te rritet sa me shume numri i turisteve te huaj madje edhe investitoreve, ne kete sektor.
Zhvillimi i turizmit: – rrit numrin e pushuesve te huaj ne Shqiperi
-shkakton impak pozitiv ne ekonomi per shkak se ne vend vjen kapital i huaj
-krijohen vende te reja pune
-ndikohet pozitivisht imazhi i vendit tone, etj.
Lum si ju qe jetoni ne Shqiperi?!
Po zonje por turizem i pergjegjshem jo masiv dhe ne repekt te mjedisit
Qe te zhvillohet turizmi duhet sqaruar me perpara problemi i pronesise, te tjerat jane brockullat e rradhes, qe u mesuam keto 25-se vjet nga “”PERFAQESUESJA e INTERESAVE”” te PRONAREVE LIGJITIM “”Partia Demokratike”” dhe nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim. Me tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA.
Gjithcka behet ne radhe te pare duke mbrojtur dhe permiresuar mjedisin, ambjenti dhe natyren dhe pastaj me studime te mirefillta per zhvillim dhe ndertim nga specialistet me te mire fushave te ndryeshme. JO dhe vetem JO me fjale boshe, brockulla partiakesh, politikanesh dhe qeveritaresh derdidimen dhe maskarenj qe nuk dine tjeter vetem shkaterrimin dhe vjedhjen e pasurive te popullit dhe te shtetit shqiptar.
Ku nga “”puna e mire”” e ketyre pushtave qeveritar nga 28000 km2 qe eshte Shqiperia, tani eshte 26000 km2, ku 2000 km2 ja ka marre deti nga shperdorimet e medha ne zonat bregdetare. Nga 25 PERQIND TOKE BUJQESORE, 14 PERQIND ka ngelur toke bujqesore dhe 11 PERQIND jane zene nga ndertimet rrumpall, sikur ne toka me bollik fushore, sepse pjesa tjeter eshte toke malore.
Qe sollen shkaterrimin dhe shfrytezimin e eger, agresiv te minierave, te arit te zi (naftes) qe per 25-se vjet edhe kjo pasuri e madhe kobetare si ne asnje shtet te botesh del me humbje nga keto maskarenj qe tashme kane dalur ne siperfaqen e ujit te kenetes si BUFA te KENETES qe thonte shkrimtari dhe poeti DRITERO AGOLLI. Tung.
Po te kerkosh gjen thesare ketu shkelqesi…:)