Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, shpreh bindjen se pavioni i Shqipërisë në Panairin Expo Milano 2015 do të ketë shumë sukses, pasi ai afron për vizitorët një Shqipëri që ofron turizmin si destinacion dhe, në të njëjtën kohë, një destinacion për investime të huaja.
Ministrit Ahmetaj ka dhënë një intervistë për mediat mbi pavionin e Shqipërisë në Expo Milano 2015 ku thekson se “ia kemi dalë të sjellim një pavion ndryshe, një Shqipëri moderne dhe një Shqipëri tradicionale në të njëjtën kohë”.
Cili është komenti juaj për pavionin e Shqipërisë në Expo Milano 2015 ?
Pikë së pari, mua më pëlqeu pavioni ynë. Është një koncept shumë interesant që e takon Shqipërinë në një dimension tjetër, dimensioni harmonisë fetare, i harmonisë së njeriut më natyrën, i një Shqipërie në fakt që ka një tranzicion nga tradita tek modernia dhe të dy elementët, dhe tradita, dhe modernia, janë të harmonizuar në një mënyrë gati perfekte. Në të njëjtën kohë, koncepti i harmonisë fetare është aty, është unik në fakt dhe ia vlente që të ishte në fokus sepse është një gjë e veçantë, një gjë që në atë dimension harmonik është sot vetëm në Shqipëri, është një shembull i drejtpërdrejtë edhe për shumë e shumë territore dhe vende të tjera, dhe në të njëjtën kohë aty vjen një Shqipëri shumë e gjallë, shumë e rë, që afron ngjyra, që afro mundësi, që afron destinacion spektakolar turizmi dhe në të njëjtën kohë një destinacion për investime të huaja. Unë jam i bindur që pavioni do të ketë shumë sukses. Na takon ne detyra që ta mbushim me aktivitete gjatë gjithë periudhës dhe të jemi në harmoni dhe me gjithë klasterin bio mediterran, i cili është shumë interesant. Unë pata mundësi të vizitoj edhe dy-tre pavione të tjera, San Marino, Siçilinë. Koncepti është harmonik. Ndjehem shumë krenar që kemi mundur, ia kemi dalë të sjellim një pavion ndryshe, një Shqipëri moderne dhe një Shqipëri tradicionale në të njëjtën kohë.
Shqipëria ka një historik që nga vitet 1937 për pjesëmarrje të tilla në Expo të ngjashme. Cila është pritshmëria e qeverisë shqiptare deri në fund të tetorit, kur të jetë përmbyllur Expo Milano 2015?
Është interesante historia e Expo Milano-s dhe historia e Shqipërisë me Expo-n. Viti i parë që ne kemi marrë pjesë, për shqiptarët besoj është e panjohur, është viti 1937 dhe vetëm pas viteve ’90 kemi mundur të marrim përsëri pjesë. Ky është një rast ku ne kemi mundësi të promovojmë Shqipërinë si një vend evropian i paeksploruar, një vend normal, një vend që afron shumë kënaqësi të ndryshme, që nga qetësia, që nga natyra, që nga kuzhina, që nga njerëzit, turizmi, apo bioturizmi, dhe prishmëria sigurisht që është e vështirë ta masësh, t’i vendosësh masa apo numra, por po j’ua lidh me një statistikë shumë interesante. Sivjet pritshmëria e rritjes së turizmit, për shkak të atyre që janë bërë ndër vite, për shkak të EXPO-ve të ndryshme, për shkak të aktiviteteve nëpër panaire të ndryshme apo ekspozimit të Shqipërisë në shumë vende të ndryshme, numri i turistëve pritet të rritet 25 për qind. Pra, për herë të parë Shqipëria ka mungesë shtretërish për të pritur turistët. Gjithë këto aktivitete në atë drejtim shkojnë, promovojnë Shqipërinë si një vend evropian i pa eksploruar akoma, një vend normal dhe një destionacion shumë interesant për turizmin dhe për investimet./j.h
Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit. Promovimi i tij me qellim ardhjen e sa me shume turisteve te huaj ne vendin tone eshte nje hap tejet pozitiv. Lajm i mire eshte edhe ardhja e investitoreve te huaj ne Shqiperi. Keto krijojne vende te reja pune gjithashtu ndikojne pozitivisht ne ekonomine tone.
Ky panair realisht, vec te tjerash, ka dy elemente pozitive per vendin tone. Se pari, nepermjet promovimit te velerave e bukurive natyrore qe ka Shqiperia kerkon te sjelle sa me shume turiste nga e gjithe europa e jo vetem ne vendin tone. Se dyti konsiston ne thithjen e sa me shume investitoreve te huaj qe te zgjedhin Shqiperine si vend ku mund te investohet. Lehtesirat fiskale, pozita gjeografike, krahu i lire i punes, jane nje sere elementesh pse duhet te investohet nga te huajt ne Shqiperi.
Ne kete drejtim ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit po ben nje pune shunme te mire. Pjesemarrja e vendit tone ne panair eshte pozitive per faktin se aty behet i mundur promovimi i tradites, kultures dhe vlerave te vendit tone. Ministri kurdohere e ka paraqitur Shqiperine ne syte e investitoreve te huaj si “terren” te pershtatshem per tu investuar.
Jemi ne rrugen e duhur. Vetem duke promovuar vlerat e vendit tone dhe duke investuar sa me shume ketu, vetem keshtu mund te progresoje vendi.
Eshte bere gjithe ajo pune dhe investime ne zonat turistike, qofte ne pastrimin e bregdetit, qofte ne kontrollin dhe monitorimin e cilesise se sherbimeve, impiantet e ujerave te zeza, prishja e ndertimeve ne bregdet, tani mbetet pune per ta promovuar, se s’ka asgje me shume riviera greke se e jona.
Ne fakt eshte gjynah qe me te gjithe keto potenciale qe ka Shqiperia per zhvillimin e turizmit, qofte bregdetar apo malor, veror apo dimeror, arkitektura e vecante, gatimet tradicionale, qe kush i ka shijuar ka lene mendte, nuk jane promovuar sic duhet. Por pas panaireve te njepasnjeshme, me siguri me shume turiste do te kete kete vit, me shume te ardhura nga jashte ne vendin tone, qe do te permiresoje jo vetem ekonomine e familjeve qe mbahen me turizmin, por edhe qarkullimin e parase ne ekonomi.
Ardhja e investitoreve dhe turisteve te huaj ne vendin tone sjell:
-investimin e kapitalit te huaj ne Shqiperi
-krijon vende te reja pune
-ndikon drejtepersedrejti ne ekonomine e vendit
-shkakton rritje te numrit te turisteve te huaj
-permireson imazhin e vendit tone, etj.
shqiperia i ka te gjitha mundesite e mundshme per zhvillimin e turizmit,ishte per te ardhur keq qe per kaq shume kohe,vite per te qene te sakte..per turizmin shqiptar nuk u be asgje vec ndarjes se tokave turistike mes familjes se berishes dhe miqve te tyre!!
thjesht pjesmarrja e shqiperise ne nje panair te tille nderkombetar per turizmin sjell promovimin e shqiperise jo vetem tek turistet por edhe tek invstitoret e huaj,fundja kjo eshte ajo cka i nevojitet pikrisht turizmit shqiptar
promovimi i vendit tone eshte pikerisht ajo cka na duhet tani.. per vite me rradhe te huajt kane patur mendim jo fort te mire qofte per vendin tone qofte per popullin ne pergjithesi..pjesmarrja ne panaire te tilla jo vetem qe na rregullon figuren por edhe jep premisa shume te medha zhvillimi per turizmin e vendit tone.
ne shqiperi gjen gjithcka!!
jemi pikerisht shembulli perfekt i nje shteti ku mund te kalosh pushime me shume pak shpenzime! e vetmja gje qe na duhej ishin pikerish promovime te tilla! promovime qe duhet te ishin bere me kohe por qe qeveria e meparshme e kishte mendjen ku e ku te perfitonte per vete dhe jo te mendonte per ndonje zgjidhje per zhvillimin e vendit tone
Pervec faktit qe promovime te tilla na sjellin shume me shume turista qe zgjedhin vendin tone si destinacion per pushimet e tyre,pjesmarrja ne panaire te tille sjell mundesine e perthithjes edhe te investitoreve te huaj,gje qe do te rrise vendet e punes,cka eshte pikerisht ajo qe duan 90% e shqiptareve
per te mos llogaritur fare te gjitha te mirat qe na sjell pjesmarrja ne panaire te tille,vetem fakti qe po promovohen bukurite dhe vlerat e vendit tone eshte nje nisme shume e madhe! eshte koha qe te huaj te nderrojne mendim per shqiperine tone
per te mos permendur fare te mirat qe i sjellin vendit tone promovimi i shqiperise ne panaire te tilla,edhe vete ne shqiptareve na behet qefi kur ne gazeta dhe portale te huaja vleresohen bukurite e vendit tone
Papagallet e Ah-ben Ah-metajt paskan mbushur me glasat e tyre sa me siper. Se kane idene se per cfare ishte kete vit Expo e Milanos.