Rona Nishliu, koncert me 1 maj në parkun e Kryeministrisë në Tiranë

28 Prill 2015, 17:36Kulturë TEMA

Këngëtarja Rona Nishliu ka nisur të prezantojë pjesë të koncertit “Me motivet tona”.

Pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë event, edhe Kryeministri Rama ka lajmëruar për mbajtjen e koncertit në Lulishten e Kryeministrisë.

“Ylli i Rona Nishliut do të shkëlqejë në natën e 1 majit në parkun e Kryeministrisë ku do të këndojë albumin e ri”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Vetëm pak ditë më parë, në Prishtinë,  Rona ka zgjedhur një vend, të njohur nga prishtinasit si “kurrizi”, për paralajmërimin e albumit të parë si pjesë e asaj që përfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i viteve ’90.

Koncerti “Me motivet tona” në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën, të Komunës së Prishtinës.

Projekti “Me motivet tona” i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

“Me motivet tona” do të prezantojë këngëtaren Rona Nishliu dhe band-in e saj më 1 Maj, në një koncert të tingujve jazz dhe tingujve të folkut shqiptare në lulishten e Kryeministrisë në Tiranë, ka pohuar ministria e Kulturës

14 komente në “Rona Nishliu, koncert me 1 maj në parkun e Kryeministrisë në Tiranë”

  1. Besi says:

    Ky Edi e di qe nuk eshte periudha per koncerte apo tra la la vazhdon akoma edhe shqiptaret pikiate si gjithmone???

    1. Mezani Celo says:

      Besi, po nuk te pelqeu mos shko ne koncerte. Ka plot te rinj (edhe nga ata te papunet apo te zhgenjyerit) qe do shkonin me kenaqesi te degjonin Ronen.

      Derisa shqiptaret te heqin zakonin qe te shajne cdo gje te mire, perderisa personi qe e ka bere nuk i pelqen, asnjehere nuk do te ndertohet ky vend.

      Nuk te pelqen Rama apo Basha si politikan shko voto kundra tij, por kur ai ben ndonje gje te mire, duartrokite per ate gje, ose nese nuk te del nga zemra ta duartrokasesh, thjesht hesht.

      Po volle vrer mbi cdo gjelle, gjelle te thartuar do te hash perhere.

      1. Besi says:

        Nuk besoj se ky koncert ben pjese te perparesite e shqiptareve ne keto momente. Sado pak te kushtoje, ato para do te ishin shume me te dobishme per mijera gjera me te dobishme.

    2. Juju says:

      Edhe koncertet tek kryeministria po i ben. A thua se eshte mbreti. Me qesharak sbehet. Se cdo kultura ne oborr te kryeministrise? Me sigur do vi dhe Toger Shazivari, nenprefekti dhe futre kryetar i bashkise

  2. Gerti says:

    Duhej nje keshtu se na kish marre malli. Shyqyr qe kemi ca fushata qe shef populli mitingje pa lek.

  3. Meti says:

    Bravo Rona ! Je shembull qytetarie.

  4. 007 says:

    Bravo keshtu duhet festuar 1 maji me koncerte, jemi populli me i lumtur ne bote, nuk ka asnje problem ketu, hajt pra te hame te pime te kendojme!!!!!!

  5. Gallate says:

    Kryeminister qe poston Koncerte mbasi hapi 400 mije vende pune dhe nuk ka cfare te bej tani. Asistencat I ka cuar ne 200$ ne muaj, mbas dy vjetesh do na ngaterojne me Hollanden kur Koçoja te prodhoje Mariuana.

  6. lili says:

    Eshte nder artistet qe meritojne me u ftuar neper bote me perfasuar shqiptaret po fatkeqesisht nuk ftohet shume!

  7. Leka says:

    Fiks e ka zgjedhur Edi ate kengetare per nje maj sepse e ka bere kete popull tamam per te qare,aman ate kengen e vajtimit ta kendoje ate dite.

  8. Une says:

    Ashtu te lumte mor bir,kur ishe ne opozite shaje Salen per atmosferen festive qe krijonte me Cilin e Greten per 1 Majin!Nejse ke ber dicka ndryshe se Rona nuk i ka Cicat sa te Cilit!

  9. gurbetqari says:

    eshte per te quditur se si disa “artista/e te medhenj” pas cdo deshtimi mundohen qe te kamuflojne mos sukseset e tyre. Per shembull ne fillim te “kari-eres” te gjithe thonin une kendoj si kjo apo ajo kengetare Amerikane, Angleze apo kjo kendon si Madona, apo Rihana, pas disa vitesh ju bien puplat dhe deklarojne qe tani une do kendoj muziken folk, apo popullore dhe motivet e saj. Keshtu qe keta te ashtequajtur “artsita/e e medhenje te kombit” ngelen as mish as peshk. Ne fillim te karieres se tyre kur populli pelqente muziken e vet, pra popullore origjinale,keta artista/e te medhenj e quanin si nencmim ta degjonin muziken popullore e le me ta kendonin ate. Pa ofenduar asken ju gjykojeni vet. Faleminderit te gjitheve.

  10. enter''" says:

    Kush eshte kjo?????

  11. zhivaradpuplica says:

    Kush di gje per programin?!Do ta kendoje ate kengen “Nje djale e nje vajze gjezdisin dynjane””?!eshte kenge e madhe [email protected][email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje