Parku i kryeministrisë kthehet në skenë për muzikën e Rona Nishliut . Rama: Ishte një priviliegj

2 Maj 2015, 13:15Kulturë TEMA

Parku në pjesën e pasme të Kryeministrisë u shndërrua mbrëmjen e djeshme, për të parën herë, në një skenë të madhe të këngës. Kryeministria mikpriti një kërkesë të ardhur nga këngëtarja Rona Nishliu për të prezantuar  albumin e saj të ri dhe kjo hapësirë u vu në dispozicion të publikut.

Nishliu dhe kuarteti i saj pati një performancë mbresëlënëse për qindra të rinj dhe admirues të saj, të këngëve nga albumi i ri “Motivet tona”, një risjellje e këngëve të vjetra shqiptare të përshtatura për ritmin xhaz. Njëri prej tyre ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda.

 

 

Kryeministri Rama në fjalën e tij përshëndetëse tha se prezantimi i albumit nga këngëtarja Nishliu në këtë hapësirë ishte një privilegj.

“Sonte unë jam në rolin e kryekamerierit. Ndoshta ndonjërit prej jush i kujtohet që patëm një ide vjet për të organizuar këtu, në këtë hapësirë të re, të gjelbër dhe publike, finalen e kampionatit botëror, nuk na la shiu. Pastaj për këtë rikthim në këtë fushë u bë shkak një finaliste e kampionatit Europian, Rona Nishliu, të cilën e përshëndes dhe i uroj mirëseardhjen. U bë shkak sepse më bëri një kërkesë, që albumin e saj të ri kishte dëshirë ta prezantonte në Tiranë dhe mundësisht ta prezantonte në këtë hapësirë. Për mua ishte privilegj, për ne të gjithë është privilegj. Është momenti tani për të thënë se kjo hapësirë u çel për publikun dhe do të vazhdojë të jetë në dispozicion të publikut, në dispozicion të artistëve të tifozëve, në dispozicion të çdokujt që do të ketë një ide për ta marrë kuptohet pa qera”, u shpreh Kryeministri në përshëndetjen e tij si mikpritës i këtij eventi

Albumi i ri i Nishliut është pjesë e një projekti të mbështetur nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, ministrive të kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe komunës së Prishtinës si pjesë e një programi të përbashkët kulturor të të dy vendeve.

 

10 komente në “Parku i kryeministrisë kthehet në skenë për muzikën e Rona Nishliut . Rama: Ishte një priviliegj”

  1. Besnik says:

    Ku ka me mire qe hapsirat qe me perpara ishin parkingje per makinat, sot eshte nje park i gjelbert dhe tani po i kthehet ne sherbim te qytetareve.

    Ky eshte nje tjeter premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Kthimi i hapsirave publike ne hapsira te gjelberta dhe vendosja e tyre ne sherbim te komunitetit.

    1. Opium says:

      Aty ku ka hapsira te gjelberta ka dhe hare e gezim. Sa me shume hapsira te tilla aq me mire eshte per qytetaret sepse ata do kene nje vend ku te kalojne kohen e lire.

      1. Eri says:

        Atmosfera qe u krijua aty mbreme ishte super. te gjithe ishin te gezuar sepse nuk gezonin per faktin qe aty kishte nje koncert por dhe per faktin se atyre u ishte kthyer nje hapsire publike e gjelbert.

        Te gjitha hapsirat publike duhet te kthen ne te gjelberta sepse ka shume nevoje qyteti.

    2. muki says:

      Koncert ne vitin 36. Ku kengetaret perdoren nga Politika, sidomos per 1 `MAj

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    koncert per kercitje zorresh dhe orkester. kesaj i thone ku i ha njerzve e ku i krruan rama

  3. anan says:

    Sa i ka kushtuar? Qe do te thot nje dore e mire paresh per fushat,

  4. Durim Madhi says:

    Nje qeveri e tere, nje angazhim dhe vemendje deri ne orgazem i nje kryeministri per nje cope lulishte me bar dhe nje koncert krejt ordinier dhe pa kurfare vlere me zhurme dhe pompozitet sikur u be hataja . A thua se pikerisht kjo ishte gjejja e munguar e ketij populli mjeran qe duron keto skena teatri.
    Duro o popull, rradhes tjeter kemi koncerte te tjera !
    Rrofte Rilindja !

  5. gurbetqari says:

    varja, deshtim

  6. DIKUSHI says:

    Komsomola, Enver Hoxha ndertoi aq shume gjera ne kete vend sa jane te pakrahasushme me askend tjeter dhe gjithashtu meriten per ndertimin e tyre ja dedikonte popullit dhe jo vetes se tij. Megjithate ai urrehet pasi te keqijat e tij ishin shumfish me te medha, kurse ky legeni juaj po i ngjan vetem ne te keqija dhe me ndihmen tuaj (komsomola) kerkon te na imponohet si Hero dhe si lider i ketij populli.

  7. Ne Shqiperi eshte per te qeshur eshte per te qare. Kategoria e nderteses se Kryeministris nuk eshte hapsir publike mos u genjeni. Se c’thot rama esht per te qare e ngaterron vetten kur ishte kryebashkiak. Nuk e di ,por ketu ku une jetoj kan regullore te brendeshme edhe kompanit private jo me godinat shteterore. Por ky eshte ne hall te madh qe eshte katandis si personazh cirku. Paskemi gezuar kote per kte njeri me probleme. Ka shume qe thon ky po bene shtet po se di ku e shohin qe se show edhe une.qe ka shume probleme shqiperia eshte e vertet. Por ky sesht as serioz po ben rolin e gaztorit. Hajde po vallzojm……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje