Rama fton sipërmarrësit turq: Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë

30 Prill 2015, 14:17Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij  në forumin “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve) në Stamboll, ku ishte edhe i ftuari i nderit vlerësoi raportet mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe ftoi sipërmarrësit turq të investojnë në Shqipëri.

Forumi, me temë “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”, pati një pjesëmarrje të gjerë, industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si dhe përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.

Në fjalën e tij, Kryeministri bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, burimeve tona natyrore, si dhe synimit të qeverisë për të krijuar një klimë pozitive për investimet.

“Unë besoj fort se Turqia është për ne, një burim shumë i rëndësishëm për të mësuar sesi një vend mund të ndryshojë, nga Stambolli i ’84-ës në Turqinë e sotme, por edhe për një arsye fare të thjeshtë, sepse, në qoftë se ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e mira, ne do kemi një hapësirë të madhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ekonomike, shkëmbimet tregtare, si edhe praninë e investitorëve turq në Shqipëri,” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri nënvizoi se qasja e qeverisë shqiptare është një model të ri ekonomik që bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike, e cila mbështetet në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.

Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ambicia jonë është të krijojmë kushtet për Investime të Huaja Direkte, shumë të rëndësishme, në disa fusha ndër të cilat kryesorja është turizmi. Ajo që kuptuam ishte se ne kishim nevojë të hartonim një model të ri zhvillimi dhe të mbështesnim luftën tonë për rritje ekonomike në burime të qëndrueshme. Praktikisht, kemi kuptuar se ka 5 burime të qëndrueshme rritjeje ekonomike për vendin. Së pari, energjia e cila bazohet në faktin se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Europë, pas Norvegjisë, për burime ujore dhe potencial hidroenergjitik. Plus vijnë nafta dhe mineralet. Vendi ynë ka burime të konsiderueshme nafte nën tokë, si edhe burime të rëndësishme mineralesh.

Sigurisht, është turizmi, sepse Shqipëria është një destinacion totalisht i paeksploruar dhe po e shikojmë vit pas viti se si botime shumë të rëndësishme për turizmin, që nga New York Times, tek Lonley Planet, National Geographic dhe agjencitë më të mëdha të turizmit, sidomos të Europës Veriore, po u sugjerojnë turistëve që të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre. Pastaj vjen bujqësia dhe manifaktura”, tha më tej kryeministri shqiptar në forum.

Një theks të veçantë, Kryeministri i vuri turizmit, si një fushë me potencial të lartë zhvillimi dhe ende e paeksploruar plotësisht. Kryeministri i ftoi sipërmarrësit turq të marrin në konsideratë investimin edhe në këtë sektor.

“Shpresojmë fort se do të krijojmë kushtet dhe të bindim investitorët turq që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në turizëm. Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë. Dhe Shqipëria ka një cilësi fantastike, sepse nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Ndaj ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë dhe keni për të parë se do të përjetoni shumë gjera, por kurrë nuk do të mërziteni.”

Kjo vizitë e Kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për t’u takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj, të interesuar për të investuar në Shqipëri./j.h

35 komente në “Rama fton sipërmarrësit turq: Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë”

  1. olta says:

    sa po ben Rama per te rritur sa me shume figuren e ketij shteti nuk e ka bere asnje politikan der me tani

  2. sidi says:

    ajo qe i nevojitet me shume shqiperise eshte pikerisht terheqja e investitoreve te huaj dhe kete Rama po e ben me mire se kushdo !

    1. gerti says:

      Shqiperia i ka te gjitha mundesite e mundshme per zhvillimin e turizmit..gjithe keto vite turizmi shqiptar eshte perdorur vetem per pasurimin e familjes berisha,su mendua asnjeher per vendin tone ..

  3. tfgs says:

    hajde ”fakir sofras”[sofer fakirash] hajde,apo nuk kane ca turista keta byraret e Zikes,mjekerroca me carcafe e gra mumje te mbuluara me burka…………..!!!
    o Ram,ne Evrope nuk shkohet me sofer fakirash me carcafe………….

  4. lela says:

    kjo eshte ide shume e bukur !! te bejm si turqia ne turizem !! super ide super realizim do jete

  5. adea says:

    pune te mbare bravo po proomovoni sektore qe ja vlejne te investohen dhe qe sjellin perfitime

    1. niku says:

      bravo Edo je njish per reklamimin e vendit ne menyren me te mire te mundshme, turizmi vendas eshte nje sektor qe ia vlen te investohet dhe keni vajtur tek me te miret.

      1. tefik says:

        turqit jane te papam per turizem shume mire qe po kerkohen investitore nga nje shtet i fuqishem dhe me shume influence si turqia

  6. ESATI says:

    nisma pper ta bere shqiperine nje nga vendet turistike me te vizituara ne bote,, angazhim maksimalo i qeverise

  7. greku says:

    nisme e mire dhe per tu vleresuar o ashtu si shume te tjera

    1. rejni says:

      po mire hajde e bejme keshtu shqiperine dhe gjithcka behet me e bukur

  8. miral says:

    kto takime jane ne kuader te rritjes edhe zhvillimit ekonomik te shqiperise. duhet shtuar se turqia ka shume investitore te fuqishem qe mund te vine edhe te investojne ne shqiperi.

  9. kamo says:

    shqiperia ka shume vende ku mund te investohet. turizmi buqsia pasurit nentokesore duke pare gjithe mundesit qe ofrohen thithja e investimeve eshte shume e lehte

  10. Toti says:

    Bravo Edi, je burim i pashtershëm energjie dhe vitaliteti.

  11. alda says:

    bravo zoti rama.. shqiperia eshte nje vend qe i ka te gjitha mundesit per zhvillimin e turzimit

  12. Rrapi says:

    Mos kryeminister, vetem ne Vlore te mos rrin me shume se dy ore, se nuk do na kethehen me.

  13. Sh says:

    Ah !keto takime qe mbesin vetem takime . Populli shpreson qe po zbarkojne te gjithe per te na rregulluar dhe perfundimi ASGJE

  14. 007 says:

    Bravo Zoti KRM, Lutju investitoreve se ashtu do vijne ata, ah ku ku per kete vend thuaj!!!

  15. sara says:

    me pelqen angazhimi i plote dhe puna qe po beni per nje rritje te vertete te ekonomise dhe te mireqenies qe aq shume e kemi pritur, keni bere nje pune te shkelqyer zoti kryeminister! urime keshtu vazhdoni..

  16. Klimax says:

    Rama! Ne qoftese ke “harruar” po ta rikujtojme se Bregdeti ishte nje krahine autonome ne kohen e sundimit osman. Fakti qe ne Bregdet nuk u ndertua ansje xhami e verteton me se miri kete realitet dhe nuk besoj se osmanet e rinj do te mundin te realizojne kete gje!
    Rama! Mos provoko duke luajtur me “Kutine e Pandores”!

    1. zz says:

      Kutia e Pandores eshte hapur me kohe por ju greket nuk keni gje brenda per te kerkuar perkundrazi

  17. No comment says:

    Rama te kthej pronat te cilat jane masakruar dhe vjedhur nga shteti Shqiptar te i zoti, pastaj te ftoj te huajt qe te investojne ne pronat tona.

    Kushdo i huaj qe vjen dhe fut hundet ne pronen time, qofte edhe me bekimin e rrumpalles qe quhet shtet Shqiptar, e pret pushka. Nuk ka shans njeri qe te marre pronen time, se do ta gjeje belaja edhe sikur te jete edhe vete Obama!

    1. dreck sack says:

      Dhe ku te bregut jeni trima sidomos kur ju paguajn 300 euro

    2. janullatos dhjavolo says:

      Ju po ju ! Beni trima po sa ju futin pak gishtin ne bythe, aty pastaj filloni e kendoni sirtaki

  18. GAMORI says:

    FMN DHE BB DHE EBZ I KANE LENE SHQIPERISE GJITHE INVESTITORET SURROGATO TE GLOBIT !

    NE KEMI THEBNE E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA

    KETA NA THONE BOHUNI SI LYMI TUTIT BANGLADESH DHE NEPAL E TAHITI E FILIPINET E PAKISTAN E INDIA E AFRIKA E MUTI BASHKE

  19. BISTURIA says:

    Hahahahah po jep mend Rames bualli lekurezi afrikan.

    YYt or amonjak.

  20. A says:

    EDI RAMA, te ketheje pronat pronareve ligjitim qe i quajne akoma pas 25-se vjeteve ish pronar. Se e dine vete ato se cfare duhet bere, ne anen tjeter kane vendosur tarifa marramendese per te rregjistruar nje prone ne Hipoteke dhe nuk i zbatojne afatet kohore me vite. Pra, s’ka si te kete zhvillim.
    EDI RAMA, po ben disa vizita koti, bisedimet po i ben me disa biznesmen spurdhjake.
    Ne kete rast cfare biznesmenesh jane ato te Kompanise “Korum” turq ne Elbasan, vetem fitojne dhe shkaterrojne natyren per rreth dhe shendetin e qytetetareve te Elbasanit dhe punonjesve shqiptare i japin paga qesharake.
    Po ALBTELEKOMI qe e kane perseri biznesmen turq, cfare po bejne vetem se i rrjepin klientat e vet me tarifa te kripura, duke vendosur pa folur fare takse mujore 7000 lek te vjetra. Per kete shfrytezim me mijra vete i kane prishur kontratat me Albtelekomin, gjysma e klienteve te Durresit i kane ikur.
    Prandaj nuk kemi nevoje per biznesmene surrugato dhe investime per investime qe ka 25-se vjet qe na bjen politika hajdute dhe deshtuar shqiptare. Tung.

  21. BIGU says:

    o ed rama, cuni i KRISTAQIT dhe i ELENIT, JE OERTHODHOKS NJEQINPERQIND.KJO QE BEN PER TU DUKUR SI TURK ,ESHTE HIPOKRIZI.PRAP JE I PABESUESHEM PER TURQIT.

    KTHEHU NE IDENTITETIN E TE PAREVE TE TU.

  22. ALEKSI says:

    Nuk po e kuptojme drejt kujt po shkojme,drejt Europes ,apo drejt Azise?
    Te gjithe refugjatet tane po vrapojne drejt Gjermanise jo drejt Turqise.

  23. dn says:

    Pasurine ‘turistike’ e keni shkateruar Kaq shume sa sot nuk ka mbetur avec bjeshket per me terheq investitoret e huaj!kujtoni se vertet di kush do bije me investuar ne shemtine e betonuar si durresi,Vlora a saranda,ku nuk mu’ndesh me shkuaj me vêture se nuk ke parking,po as autobus me te char prej vendit A tek vendi B!kujtoni se njeri qe vjen per qe mbasi nje vjet Pune dur on zhurmen e juaj ne per plazh edhe berllogun kur ka mundesi 50 km ma larg me vjet grekine,croatine e malin e zi ?
    Fatkeqsisht shqiperia e ka humb shansin e vete per shume tjera nga pangopsia e nje grusht te vogel njereze!

  24. latif says:

    o trurethare si mund te pretendosh per nje turizem cilesor ne nje vend si albanistani cfar ofron ky vend po a keni pare qe turistet qe vijne rrine 6 ore ikin dhe nuk kthehen me,apo pretendojm qe me kosovaret mund te behetnje e tille.shqiperise i duhet te thithi investitore serioz ,jo si ato qe prodhojn shulla kepucesh.po si nuk kla nje kompani qe prodhon pjese kembimi,por eshe makina ,ne turqi psh prodhojn plot,por eshte rumania ajo qe ka thith me shum investime

  25. G.Karagjozi says:

    NE Turqi turizmin e zhvilluan Gjermanet,Francezet dhe Zviceranet. Rama kthen trurin prapa dhe kerkon zhvillim turizmi me Turq. Dhe thoni pastaj qe Ramen nuk e kemi te zgjuar. Ai di gjithmon shume e mbi te gjitha eshte shume kopetent. Pyeteni si behet Pekmezi dhe Ai ju jep 10 receta. Kete radhe Ai haron se investitoret organizojne e sigurojne edhe Klientelen ne Turizem. Boll me Turq,se kemi dhe pa Ata te Stambollit plot Turq nga mendja ne Tirane.

    1. kundra says:

      Po pse ne Greqi kush e zhvilloj turizmin ore Karagjoz mos valle greket brekgrisur e fshataresk

  26. al paci says:

    Vete investime turke mos artheshin kurr ne shqipri. turqit kan mentalitet bakshishi keshtu do korruptojn qeveritaret tan e do bejn ca ti doj qefi ne shqiperi. Shum mir e kishe na gjermanija italija ctu desh me keta matrapazet e turqis zoti rama. Keta turqit i kemi provuar shiko krum si e ka ndotur ambjentin ne elbasan.

  27. butrinti says:

    zoti rama te lutem me mir pa buk se sa me turket dhe greket nuk iduam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje