“American Thinker” artikull për kontributin e familjes Panariti për shpëtimin e hebrenjve

6 Maj 2015, 10:44Kulturë TEMA

E përditëshmja “American Thinker” në artikullin e shkruar nga C. Hart me titull, ” Historia e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve”, duke ju referuar nderimit të bërë në Muzeun e Holokaustit Yad Vashem , familjes së ministrit Panariti për shpëtimin e një familje hebreje nga terrori nazist, ndër të tjera shkruan: As edhe nje hebre i vetëm që jetonte në Shqipëri nuk  u vra nga duart e nazistëve.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë me këtë histori suksesi. Shumë pak hebrenj mbijetuan në Selanik”, shkruan  autorja C.Hart, ndërsa asnjë nuk u vra në Shqipëri.  Në fakt,  shkruhet në artikull, kishte 202 hebrenj që jetonin në Shqipëri para luftës dhe rreth 2000 të tillë pas luftës, ndër  të cilet 600 vinin nga Greqia.  Artikulli citon ministrin Panariti, i cili shprehet rreth këtij akti të familjes së tij; “ Edhe Shqipëria ishte e pushtuar në atë kohë dhe ndodhej nën terrorin nazist, prandaj veprime të tilla ishin me shumë rrezik pasi nazistët kishin vendosur kudo paralajmërime, kështu që kushdo që kapej duke shoqëruar ose strehuar  hebrenj, ekzekutohej në çast. Pavarësisht nga kjo, ne e ndjeme për detyrë të ndihmonim njerëzit në nevojë dhe veçanërisht njerëzit të cilëve ju kërcënohej jeta”.

Gazetarja C. Hart vazhdon me tej artikullin duke u shprehur: “Panarititët e kuptuan se nëse hebrenjve nuk u vihej në ndihmë, ata do të internoheshin dhe masakroheshin nga nazistët”.  Shqiptarët përdoren taktika të ndryshme për ti fshehur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, shkruhet në artikull, duke  i pajisur me dokumenta false dhe emra të rremë. Përshembull një hebre me emrin Solomon, u shndërrua në Sulejman, ndërsa një tjetër me emrin Isaac u shndërrua në Isa gjatë qëndrimit në Shqiperi. Gratë hebreje u mbuluan me perçe ndërsa burrat hebrenj rritën mjekrën për tu dukur si të përkatësisë myslimane”

3 komente në ““American Thinker” artikull për kontributin e familjes Panariti për shpëtimin e hebrenjve”

  1. Zig Zag Man says:

    Nga Solomon ne Sulejman..

  2. ILIRET says:

    Duket se bota ka patur te drejte qe i caktoi kufijte keshtu sic jane sot. Ketu u perfshine vetem shqiptaret e ndershem dhe besnike. Sepse per Kosove dhe Cameri ka te dhena te tjera. I kane dorezuar hebrenjte tek Jermani duke i djegur te gjalle.
    Pershendetje per familjen humanitare dhe atdhetare Panariti dhe zoti i shperblefte me tere te mirat per aktet e tyre njerezore ne ndihme te familjeve hebreje gjate luftes se dyte botnore.

  3. GAMORI says:

    ZOTRI PANARITI I DUHET HEBREJVE PER TE MARE GJITHE ZONEN E VOSKOPOJES GRAMOZIT KOLONJES ERSEKES LESKOVIKUT DHE ME TUTJE DERI NE PANARIT PRA ATY KU JANE BURIMET E VJOSES !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje