Presidentët amerikanë Johnson dhe Carter për Nolin e Kadarenë

5 Maj 2015, 12:42Kulturë TEMA

Nga Gjekë Gjonlekaj

Gazeta “Dielli”e Bostonit e datës korrik 1964 shkruan : “Hirsija e Tij Fan S. Noli në Shtëpi të Bardhë”

Ati ynë i Vatrës i Diellit dhe i të gjithë shqiptarëve u ftua nga zoti dhe zonja Johnson në Shtëpi të Bardhë. Në mes të mysafirëve të Shtëpisë së Bardhë ishte edhe Hirësija Tij Fan Noli kryepeshkop,metropolitan i Kishës sonë kombëtare,shkrimtar klasik i gjuhës shqipe ,autor me famë botërore të studimeve rreth historisë së Skënderbeut dhe përkthyes i madh i veprave të pavdekshme të Shakespeare:Hamletit,Jul Qezarit,Othellos e Makbethit. Ftesa i qe bërë Hirësisë së Tij  nga zonja dhe zoti Johnson President i Shteteve të Bashkuara,në rastin e kremtimeve triditëshe të 400-vjetorit të Shakespeare. Në Britaninë e Madhe  i tërë viti 1964 i është kushtuar 400-vjetorit të Shakespeare. Më këtë rast Imzot Noli shkroi dy biseda për BBC.(British Broadcasting Company)

Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në pranverë te vitit 1992 ishin tepër të rëndësishme.Vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara ishin tepër të interesuara për ato zgjedhje.Përvecë zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane,në ato zgjedhje morën pjesë si vëzhgues personalitete të shquara të jetës politike të Shteteve të Bashkuara midis të cilëve shquhej ish Presidenti Jimmy Carter. Ai kishte shërbyer vetëm një mandat presidencial dhe pas zgjedhjeve të vitit 1980, ai  u largua nga kjo detyrë.Pëngjet amerikane në Iran dhe ekonomia e dobët ishin shkaku kryesor i humbjes së tij. Ai pësoi humbje të rëndë nga kandidati republikan Ronald Reagan. Jimmy Carter u ndje keq për këtë humbje dhe qysh atëherë e sot punon ditë e natë për të mirën e Amerikes dhe mbarë njerëzimit. Biografët presidencial thonë se angazhimet e tij janë bërë edhe më të fuqishme për të kompenzuar humbjen e madhe të mandatit të dytë presidencial. Qëndra Carter në qytetin Atlanta të shtetit amerikan Georgia u bë një nga selitë më të njohura në botë për zhvillime  demokratike dhe ekonomike anë e mbanë globit. Para disa vjetësh Jimmy Carter u laurua me Çmimin Nobel për Paqë. Ai shkroi dhe botoi më shumë vepra se asnjë president tjetër amerikan. Veprat e tij të botuara kanë  vlerë të madhe për shoqërinë amerikane dhe gjithënjerëzore.Disa historianë biografë të presidentëve thonë se ky është Presidenti në pension  më aktiv në historinë e Amerikës. Ky është arkitekti i të drejtave të njeriut.

Jimmy Carter tregoi interesim të madh për Shqipërinë pas rënies së diktaturës. Në pranverë të vitit 1992, ai dhe një grup ekspertësh të Institutit Carter vajtën në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet e lira dhe demokratike. Në këtë mision fisnik e shoqëroi bija e tij Amy dhe një mik i tij i veçantë. Ky ishte gazetari i mirënjohur amerikano-shqiptar Bill Kovach për të cilin kisha degjuar në vitin 1983 nga editori i gazetës “The New York Times” në Washington, David Binder. Bill Kovach kishte qënë redaktor përgjegjës i kësaj gazete në kryeqytetin amerikan për më shumë se një dekadë. Ishte një ndër gazetarët më të njohur të Amerikës. Më vonë Bill Kovach shkoi në qytetin Atlanta dhe atje  drejtoi dy gazeta të njohura të atij qyteti. Në Atlanta Carter dhe Kovach u bënë miqë të ngushtë. Bill Kovach  i kishte treguar Presidentit Carter për origjinën e tij shqiptare dhe për këtë shoqerimi i tij në Shqipëri ishte i mirëpritur. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në tokën e shqiptarëve zoti Carter kishte treguar interesim për historinë dhe kulturën e atij vendi. Natyrisht se Bill Kovach i kishte sugjeruar veprat e Ismail Kadaresë. Publicisti amerikano-shqiptar Bill Kovach e vlerësonte shume Ismail Kadarenë sepse në fund të viteve 80’ dhe në fillim të viteve ’90 ishin botuar këtu ne Shtetet e Bashkuara disa nga veprat e tij. Shumë gazeta dhe disa revista të njohura kishin botuar recensione të mrekullueshme,ku shquhej edhe shkrimtari i njohur amerikan John Updike.

Në vitin 1992 Bill Kovach ishte profesor i gazetarisë në Universitetin Harvard. Ne kishim lidhje te vazhdueshme telefonike. Këto lidhje ishin zgjeruar më shumë pas botimit anglisht nga ana ime  të Kanunit të Lekë Dukagjinit në vitin 1989. Ndërsa me vëllaun e tij Joe Kovach isha takuar disa herë në redaksinë e të përditshmes  “Daily News”,të New Yorkut. Për Joe Kovach kisha bërë një kronikë të veçantë për Zërin e Amerikes në gjuhën shqipe. Edhe Joe kovach ishte ndër gazetarët më te njohur të New Yorkut,tepër modest dhe kryelartë për origjinën e tij shqiptare.Miqësia me Joe Kovach  e bënte edhe me të fortë lidhjen time me Billin. Pasi ishte kthyer nga Shqipëria Bill Kovach  më bëri telefon  dhe më tregoi për udhëtimin e tij dhe të Presidentit Carter në atë vend. Por, këtë radhë më u lut t’i bëja një nder dhe shpënzimet do t’i paguante ai. Para se të më kërkonte ekzaktërisht nderën time ai më tregoi për  interesimin e madh të Presidentit Carter për veprat letrare të Ismail Kadaresë. Perveçë leximit të tyre në Shqipëri, zoti Carter kishte lexuar një vepër të tërë gjatë udhëtimit nga Shqipëria në Amerikë tregonte Bill Kovach.  Natyrisht se ishte ndjerë edhe më shume kryelartë ngase orgjina e Bill Kovach është nga Gjirokastra. Ai  tha se Presidenti Carter kërkonte veprat e Ismail Kadaresë për Qëndrën e tij në Atlanta. Zoti Kovach tha se do të më dërgonte menjëherë çekun për ato vepra dhe për shërbimet e postës. Kërkoi me këmbëgulje faturën,që nuk ishte ndonjë shpënzim i madh. U ndjeva shumë i lumtur që mu dha rasti t’i bëja një nder Presidentit të Shteteve te Bashkuara Jimmy Carter. Menjëherë  ia postova të gjitha veprat e Ismail Kadaresë anglisht në adresën personale që më kishte dhënë Bill Kovach.

Një javë më vonë mora një letër te veçantë falënderimi nga Presidenti Carter. E kujtoj sot e kësaj dite atë zarfë pa pullë postale. Në vend të pulles ishte emëri i tij.Mora vesh nga nëpunësit e postës se këtë lloj zarfe përdorin vetëm presidentët amerikanë  në pension. U ndjeva shumë mirë për këtë lëtër,por edhe më mirë për interesimin dhe respektin e tij për shkrimtarin tonë gjenial Isamil Kadarenë. Kurrë nuk kam bërë ndonjë koment për këtë lëtër. Në kohën kur Ekrem Bardha ishte pronar i gazetës “Illyria” të New Yorkut,kjo letër u botua por pa asnjë koment. Para disa vjetesh ia kisha dhënë kopjen  e kësaj letre Profesor Agron Ficos,duke iu lutur që të bënte një shënim te shkurtër për interesimin e jashtzakonshëm që kishte treguar ky President nobelist për shkrimtarin tonë të madh. Profesor Fico nuk ka bërë kurrë ndonjë koment për këtë letër.

Në të kaluarën kisha degjuar për ftesën që Presidentit Johnson i kishte bërë Imzot Nolit në Shtëpi të Bardhë për 400-vjetorin e Shakespeare.Përvece tjerash kisha dëgjuar se Peshkop Noli kishte bërë lutjet fetare të rastit në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë për 400-vjetorin e Shakespeare. Natyrisht se Noli dhe shekspirologët më të njohur te botës ishin ftuar për ligjerata por në këtë rast Peshkop Noli kishte edhe nje mision te dytë,atë të bekimeve të rastit.

Duke lexuar gazetën “Dielli” në mikrofilm në Bibliotekën Kombëtare të New Yorkut këto ditë gjeta shënimin për ftesën që Presidenti Johnson i kishte bërë gjenialit shqiptar Fan S. Nolit. Lartësitë e mia intelektuale mbase nuk janë te mjaftueshme për ta cilësuar gjenialitetin e Nolit ose të Kadaresë. Cilësimin gjenial për  Fan Nolin e mësova nga Ismail Kadare, në veprën e tij letrare te fundit: “Mëngjeset në Kafe Rostand- Motive të Parisit” . Ndërsa, për gjenialitetin e Ismail Kadaresë e kanë thënë fjalën e tyre shumë intelektualë dhe akademi me renome ndërkombëtare. Gjenialët janë një gjini në vete(sui generis) dhe në këtë rast sikur ekziston ndonjë lidhje gjenetike midis Shakespeare,Nolit dhe Kadaresë. Ata siç duket kanë një lidhje të vecantë me gjenialin angle William Shakespeare.

16 komente në “Presidentët amerikanë Johnson dhe Carter për Nolin e Kadarenë”

  1. Gjon Gjini says:

    Nga ku shkrim thjesht mund të ndjesh kënaqësi.

  2. tfgs says:

    si mund te krahasosh te Madhin Noli me nje paloshkrimtar te oborrit komunist…………!!!!

    1. No Fair says:

      Me ken myslliman ,vallaj tana i ban ?

      Kullufi me syze , mundet te krahasohet me ndnji nga bota islame ,aswnji shqiptare kristjan .

  3. hyjnore says:

    visar zhiti esht shkrimtari me i madh i shqiperise i cili ka bere vetem letersi reale e jo ti sherbej sisitemeve jete te gjate shkrimtarit te madh visar zhiti

  4. 5B* says:

    Ju tre muskutjeret malsore te zerit amerikes jeni bere te padurueshem me hipokrizine tuaj.

    E kam fjalen per elez biberajn,fran shkrelin dhe ky gjeke gjolekaj.

    Ne ditet e sotme shkojme qe shteti shqiptar eshte ne vdekje klinike dhe keto perralla me Ismaile dhe Fan Nole tregoini tjeter kund.

    Ku ishte ti “o hero” kreshniku I leshit gjeke gjolekaj me kardarene kur ndodhi nje nga ndyresite e medha pas 1992 te porno demokracise aneksimi I autoqefalise shqiptare nga koloneli janullatos.

    Me trego vetem nje fjale te vetme nga ty, kadareja , elez biberaj dhe frankeshtein shkreli per pushtimin dhe uzurpimin e kishes se Fan NOLIT nga kasha greke me mbeshtejte te fuqishme nga amerikani greqishtfoles armiku me I madh I shqiperise Nikollaq gaxojani (nick gage) dhe leri keto pordhe si heroizmi I papullit tone ne shekuj.

    Janullatos ne 100 vjetorin e Nolit ne Boston. Komuniteti shqiptar ne protesta. ‘Janullatos go home’

    8 Mars 2008 – Këtë te diele ne Boston, për te gjithë shqiptaret dhe veçanerisht, per ata te besimit te krishtere ortodoks ka nje feste, nje kremtim, nje përshpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 – vjetori i krijimit te katedrales se Shën Gjergjit nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli.

    Duke marre referime nga nje artikull me titull “Elegji per Nolin – Ose buzëqeshja e vrerosur e IMZOTIT” nga Bostoni, thuhet se ata janë njoftuar se ne festen e besimtareve shqiptare, do te marre pjese edhe prifti greke, hirësia e tij – Kryepeshkopi Anastasio Janullatosi, i ftuar nga kisha shqiptare ortodokse Shën Gjergji ne Boston. Ky lajm ka tronditur thelle bashkësinë shqiptare , te kësaj zone. Te gjithë pyesin se “Ç’pune ka Janullatosi me Nolin? Ç’pune kanë besimtaret shqiptare me Janullatosin? Pse duhet drekuar me te? Shqiptaret shkojnë te nderojnë Nolin e jo atë njeriun qe diten e pare qe mori kishën shqiptare ortodokse, e hoqi portretin Nolit nga çdo zyre. Pse Janollatosi nuk e pavarësinë e Kosoves? Pse Janullatosi nuk mori pjese ne lutjen e përbashkët ne Shqiperi, kushtuar gjenocidit te vëllezërve e motrave tona, prindërve tanë Çameve te martirizuar?

    Sipas te njëjtave burime thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne katedralen Shën Gjergjit, e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin e famshëm PIER -4, njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Organizatoret, nga frika e protestave anti Janullatos, dhe reagimeve kundra Janullatosit e prezencës se tij ne kjo feste e bashkësisë shqiptare, ne Boston, është mbajtur e fshehte dhe çdo detaj mbi këtë aktivitet ende nuk është bere publik. Madje nje artikullshrues per HermesNews, ka pohuar se s’ka nje program, te njoftuar, s’ka nje agjende te ditës për te madhin tone Nolin, dhe krijesën e tij, katedralen e Shën Gjergjit. Sipas artikull shkruesit, konspiracioni me i madh, për këtë feste është se çdo pjesëmarrës duhet te jete aty kundrejt nje shume te vogël te $65, te cilat kërkohen për te ngrenë dreke me Janullatosin.

    Nder te tjera thuhet ne letrën e botuar nga HermesNews, se bashkësia shqiptare ne këtë zone ka bere nje reagim qe me tepër se sa fetar është i pastër, shqiptare. Thuhet se shume shqiptare e kane bojkotuar festen ne prezencën e priftit grek Janullatos, pasi megjithëse ata me pare kishin bere rezervime kur kane mësuar lajmin, shume vete i kane anuluar prenotimet ne lokal.

    Ne këtë lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele këmba e Janullatosit, jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirëpritur nga shqiptari i madh Athanas, shkruan nje besimtare nga Bostoni. Ai thotë se nuk do te ishte pjese e asnjë grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime, e paska krijuar tashme përçarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencën e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajnë te fshehte këtë fakt, megjithëse pranojnë me krenari kur i pyet se e kane ftuar ata Janullatosin grek, ne kremtimet për panshqiptarin Noli, thekson artikullshkruesi.

    Me tej thuhet se besimtaret shqiptare, atdhetaret e patriotet ne Boston e zonën përqark tij, megjithatë te dielën e kësaj jave ne Boston, simboli fetar i festes te zbehte, për t’i lënë vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishës autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Për te vetmen arsye, sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udhëheqës, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithëse Janullatosi, thuhet se ka ardhur për kurim pasi vuan nga nje sëmundje e rende, ai do te jete prezent ne Kishën e Shën Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshëm pavarësinë e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojnë nje prift greke me emrin Anasatasios Janullatos. Nuk ka ofendim me te madh. Me kujtohet Odisea i lashte, dhelpër dhe krijimi i tij djallëzor Kali i Trojës. Nje kalë Troje modern, qe nuk pranon te beje përshpirtje fetare, për viktimat çame te gjenocidit grek, por e politizon qenien e vet, duke mëshiruar çështjen politike te Qipros Veriore. Nje Kalë Troje qe ka ngulur këmbët e veta ne fshatin Kosine – Përmet, dhe zhvarros te vdekurit e lashte te ‘fakirëve’ përmetare dhe u ve emra luftëtaresh greke, qe kane mbrojtur te ashtuquajturin ”Vorio Epir” ne Luftën e Dyte Botërore.

    “Imagjinojeni Imzot Nolin, sot te kthehet përmbys ne varr”- tha nje bashkombase e nderuar kur mori vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Te gjithë qe ata kane vendosur te bojkotojnë festen ne kishe aty te jete prezentë prifti greke Anastasios Janallatos, te dielën, kane vendosur te shkojnë tek varri i Imzotit Nolit, dhe do te vendosin tufa me lule ne emer te gjithë bashkëkombësve. Ata thonë se ende shohin fytyrën e Nolit te gjalle, e kane parasysh tashme Nolin tone, me ato vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nënqeshje te vrerosur ne cep te buzëve te lodhura. Vështrimi i syve te tij pyet: ”Edhe këtë ma bëtë o vëllezër ???”

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’ as i varrosur,
    Pres nje shenj’ e pres nje drite,
    Pres me vjet’ e pres me dite,
    Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
    Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka….

    Mendohet se asgjë me shume se ky varg i madhërishëm i Imzot Nolit nuk do ta përshkruante me mire gjendjen shpirtërore te tij nëse do te ishte gjalle

    Pse flije “gjume” zoti gjoleke ti me kadarene kur greket e amerikes shurruan mbi FAN NOLIN me fuckberishen tuaj qe prute ne pushtet mbi kafkat e 2 prillit 1991 ?

    1. Arti says:

      Pse ore tutkun ata ta kane fajin se hypi Janullatosi ne krye. Shko kerkoi Sali Berishes llogari qe pervec atij peshqeshi na futi dhe ne Konference Islamike.

      1. 5B* says:

        zoti komentues Arti!

        Me gjithse me ke ofenduar nuk po te kunder pergjigjem sepse ju keni bere autogol..

        Nuk i kerkoj llogari Berishes se ai ka qene eshte dhe do te jete kukull antishqiptare ne duar lobeve serbe dhe greke ne perendim dhe sidomos ne Amerike.

        Kur kam lexuar keto rrjeshta te te penduarit IZET HAXHIA nuk kam nevoje me te sqarohem se kush e pruri sali shtrigun ne 1992 nga Beogradi ku dhe Elez Biberaj dhe Ismail KADAREJA kane pjesen e tyre antishqiptare..filloni hapni dosjet e tyre na vitet 80-90 dhe do gjeni se kush e pruri dhe kush embron sot k/krimineli berishoviq

        Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

        Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

        Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

        Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

        Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

        “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

        Ka ardhur koha qe gjeke gjolekajt,biberajt dhe kadarete ti kerkojne falje shqiptareve per mashtrimin me Sali BERISHOVIQIN..

        1. No Fair says:

          Rrespekt 5B,
          ky eshte zeri shqiptarit me gjake Shqiptari .

    2. Toni says:

      Një shqiptar u vetëvra në një sulm kamikaz në Irak, duke i shkaktuar vdekjen e 36 ushtarëve kurdë. / Në foto: Bujar Avdiaj
      Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur i riu Bujar Avdija, me origjinë kosovare, shpërtheu nga një sulm kamikaz i organizuar në provincën Salahudin, në veri të Irakut.
      Nga shpërthimi humbën jetën 36 ushtarë kurdë, raporton sot më 6 maj Observatori Italian (Osservatorio Italiano).
      Në korrik të vitit të kaluar Avidja kishte kërcënuar ish-kryetarin e Komunsë së Gjakovës, Pal Lekaj, me këputje koke.
      Pal Lekaj u kërcënua pas një urimi që kishte bërë për festën e Bajramit në facebook.
      Ndërsa Bujar Avdija komentoi në urimin e tij “pal leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”.
      kercenimi i bujar avidjas

  5. vang says:

    ZOTIT B5.Ezeme se keto qe thua jane te verteta e biles shume te verteta por del pyetja teper e cuditeshme:::Ku lidhet ketu KADARE? A KE LEXUAR ATO QE SHKRUAN KADARE PER KOSOVEN DHE QENDRIMIN NDAJ SERBISE?? BESOJ SE SKE LEXUAR ASGJE DHE SDO KISHE KUPTUAR ASGJE EDHE SIKUR TE KISHE LEXUAR .PRANDAJ MOS SHKRUAJ BROCKULLA ORE B5.Po te kujtoj vetem nje shprehje te KADARESE ne lidhje me qendrimin e tije ndaj serbeve:”kur ta dua dhe respektoj popullin serb(shiko:thote :popullin serb dhe jo politikanet serb),ashtu si popujt e tjere ,ahere nuk do te kisha asnje paragjykim”.NESE,TI B5 KUPTON DICKA NGA KJO ,SHIKO SE KA SHUME E SHUME TE TJERA E ME TE MIRA SE KJO, qe tregon se sa ”filoserb” eshte KADARE,athere do beje nje perpjekje ti benje ndonje pyetje vehtes ne se je ne gjendje te jesh realist te pakteN,pa le aftesine per te nderuar KADARENE.

    1. 5B* says:

      Per zotin vang.

      Sundimi 24 vjecar I saliserbit qe vazhdon dhe sot..nxjerr jashte loje cdo shkrim te kadarese kunder serbit..

      Nuk kam asnje lloj problem me Kadarene nga pikpamje letrare,i cili ka permasa boterore pa diskutim ..

      Por si atdhetar ka te njejten vlere por me ngarkese negative.

      E thene me ndryshe Kadareja I madh I para 90′ armikun me te madh ka Ismailin e pas 1990 (kur iku si legen ne France).

      Ndiq materialin e meposhtem te shkruar nga Kadareja(diktatorin e letersise) ne mars 1974 dhe pres komentin tuaj..

      Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

      Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
      Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
      Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.

      Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
      Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë

    2. Toni says:

      thjesht terrorist islamik

  6. kodoshi nga Pirro Goshi says:

    sa shpejt qe krijohet kulti i individit!
    gjenialet
    gjenetalet

  7. tavelala-sonte says:

    tfgs-se-ja-nje palotopeshpuar-me siguri-qe-do-te-jete-monokoqeshpuar-

  8. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

    Ndihem i kenaqur qe,perveç shkrimit,Presidentet amerikane…i lexova edhe komentet e lexuesve,te cilat me pasuruan me njohuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje