“Ruani zemrën blu të Europës”

5 Maj 2015, 16:06Kulturë TEMA

Parlamenti Europian (PE) i bëri thirrje, ditët e fundit, qeverisë së Shqipërisë drejtuar nga kryeministri Edi Rama të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij.

Në nenin 27 të Rezolutës së sapomiratuar mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian- përpiluar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë – vihet në dukje se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje natyrore.” Edhe pse Rezolutat e PE kanë vetëm një rol këshillues në procesin e vendimeve të BE për politikat e zgjerimit, neni 27 i rezolutës në fjalë mbështetet në Direktivën Kuadër të BE, për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve. Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 270 km e gjatësisë së tij. Por qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar

Vjosa- një lum mahnitës, thesar natyror i gjithë Europës

Sinjali që i dërgon PE, qeverisë së Tiranës për të ndaluar projektet e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa vjen në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato vendase, grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në Shqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa po kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës europiane Riverwhatch, të përfshirë fuqimisht në përpjekjet për të shpëtuar Vjosën nga ndërtimi i hidrocentraleve thotë për DW:

“Në Shqipëri po përpiqemi së bashku me EuroNatur në Gjermani dhe EkoAlbania në Tiranë të ndalojmë realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. Në vend të tyre synojmë që lumi Vjosa të shpalllet Parku i parë Kombëtar, i një lumi të paprekur europian. Në kontektin europian Lumi Vjosa është mahnitës, një thesar natyror, dhuratë për gjithë Europën” thotë për DW, Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch, me seli në Vjenë. Ai tregon se atje ku kalon lumi Vjosa ka ujëvara spektakolare, kanione të thella, pyje të gjelbër dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm: 69 specie peshqish mes të cilave edhe salmoni i Danubit, specie e zhdukur në vendet e BE nga kalon Danubi, që gjenden vetëm në lumin Vjosa dhe askund në botë; 40% e midhjeve të ujrave të ëmbla dhe kërmijve të Europës, në zhdukje e sipër, jetojnë në ekosistemet e lumit Vjosa.

Abuzim me legjislacionin dhe ekonominë e dobët të Ballkanit

Sipas të dhënave të Riverwatch, ka projekte për të ndërtuar 630 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri mbi lumenj të tjerë, të paprekur ballkanikë. “Nëse kjo nuk shmanget atëhere do të ketë një “cunam digash“. Ndërtimi i tyre mbi lumenj të tillë nuk i shërben prodhimit të energjisë por pasurimit të kompanive që i ndërtojnë si edhe bankave europiane që u japin atyre hua”, thotë për DW Ulrich Eichelmann,

Gjithsesi, as që mund të mendohet se ndërtimi i hidrocentraleve në Ballkan mund të ndalohet. Ajo që ekologjistët europianë dhe ballkanikë kërkojnë është ndërtimi i tyre duke respektuar natyrën, hartimi i një master plani unik për gjithë vendet e Ballkanit. “Ky master plan deri tani mungon. Ai duhet hartuar sa më parë me një përqasje planifikimi hapësinor për gjithë Ballkanin. Kjo do të bëjë të mundur informacionin e saktë se ku mund të ndërtohen diga hidrocentralesh që respektojnë ruajtjen e natyrës. Për gjithë Ballknain duhet të përcaktohen zonat, ku nuk mund të ndërtohen hidrocentrale. Bankat në vende të ndryshme të BE japin hua për të ndërtuar në vendet e Ballkanit gjithë sa në vendet e tyre nuk lejohet të ndërtohen. Ato abuzojnë dhe përfitojnë nga legjislacioni, ekonomia e dobët e vendeve të Ballkanit. Nëse kjo nuk ndalet tani rrënimi i natyrës do të ndodhë më shpejt se në vitet 60-të të shekullit të kaluar për shkak të teknologjisë moderne”, thotë për DW Ulrich Eichelmann.

Ruajtja e thesareve natyrore – e ardhme e qendrueshme ekonomike për Ballkanin

Që kjo të mos ndodhë, shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverwatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, po zhvillojnë fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”.

“Kjo fushatë përqëndrohet në tri zona kryesore: ruajtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, Parkun Kombëtar Mavrovo në Maqedoni dhe lumin Sava që kalon në Slloveni, Kroaci , Bosnjë- Hercegovinë dhe Serbi. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë dhe politikanët për vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe rrezikun që u kanoset atyre nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve. Ne besojmë që e ardhmja ekonomike e vendeve të Ballkanit mund të jetë më e qëndrueshme duke nxitur ruajtjen e thesareve natyrore dhe potencialet e tyre për një zhvillim social- ekonomik të vlefshëm për brezat e ardhshëm,” thotë Ulrich Eichelmann, njëherazi edhe koordinator i kësaj fushate.

Larg duart nga lumi Vjosa!

Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkomnbëtare “Ruani zemrën blu të Europës”. Në kuadër të kësaj fushate u zhvillua ditët e fundit një protestë kundër ndërtimit të 5 hidrocentraleve në degën e lumit Vjoza, në Bënçë të Tepelenës, një nga zonat më mahnitëse nga kalon Vjosa. Mbi 150 banorë nga rajonet prej ku kalon Vjosa, ekologjistë, përfaqësues të Riverwatch dhe EuroNatur morën pjesë në këtë protestë. “Duam të jetojmë, duam ujë, jetë, natyrë. Nuk duam që lumi Vjosa të burgoset me anë të digave, duam Vjosën të mbesë ashtu si është krijuar këtu e qindra vjet. Ne do të bëhemi më të varfër, dhe të kamurit më të pasur nëse do të ngrihet hidricentrali këtu “ tha për DW, Golik Jaupi, një nga protestuesit, banor i Bënçës.

Në degën e Vjosës që ndodhet në në Bënçë të Tepelenës sapo kanë filluar punimet për ngritjen e digës.

27 komente në ““Ruani zemrën blu të Europës””

  1. ben says:

    Uffff,Evropi.Kollituni pra.

  2. janaq says:

    Per aq kohe sa ngritja e heceve i sherben komunitetit dhe me investimin e kryer aty krijohen vende pune, nuk ka asgje te keqe. Keshillat ne kete rast jane te dobishme mirpo cdo shtet e di vete se ceshte e mire per te.

    1. Andos says:

      Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje natyrore. Dmth Evrpoa i paska shfrytezuar te vetet e po na meson ne. Krejtesishet e palogjikshme kjo qe kerkohet. Ah Evropa.

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Njerezit pa bisht i dallon prej njerezve me bisht respekti per natyren, ekologjike, qeniet e gjalla, etj. Me kete kerkese te Evropes, shqiptaret kane shans te provojne i ka rene apo jo bishti. Perndryshe shembuj krahasues ka plot – majmunet e Afrikes qe presin pyjet tropikale, evgjiteria e Brazilit qe kerkon nafte ne Amazone, etj.

    2. denis says:

      punesim ? 2 roje dhe nje elektricist

  3. gegetoske says:

    Qendro EDO ! Kunder te gjitheve per ta shkaterruar Vjosen ! Kunder te gjitheve per te mos e lene sic e kane bere shekujt! Kunder te gjitheve per nje THES te madh me EURO ! Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt BRE TE neveritshem! ( Dikur te simpatizoja, por………… Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyytttttttttttt !!!!)

  4. Hem... says:

    e ku i plasi serbogrekut sali.. eshte ne misionin e zhberjes se mbare shqiperise por faj ka Edi Rama qe nuk e ben si Demokleu se me llafe dhe shkresa nuk ia del haleve te Sales, por beje fakt dhe mbaroi ajo pune – anulloji me nje shkrese gjithshka dhe te hidhen perpjete dhe nese duan te marrin para kompensimi, ti jape Europa se ajo e kishte partner Salen kur i dha me koncesion.

  5. lumi says:

    o Tema,o gazet censure.je bo si PSja,qe tjeter propogandon,e tjeter ben.

  6. dibrani pi peshkopije says:

    Po PSE svin te hapin ca fabrika kto evropianet kurva ketu ne shwiperi qe ne te kemi mundesi te jetojm . ????!!!!!
    Kta kurvat e evropes vetem fjal te bukura din me thon ama kur vjen puna te veprat te gjith i lejn shqiptaret ne mut.
    EVROPA KURV KA QEN GJITHMON PER SHQIPTARET DHE KURV DO NGELET ……, ASHTU SI E NDAU SHQIPERIN NE 1913 ASHTU EDHE SOT PO I LEN SHQIPTARET TE VDESIN PER BUKEN E GOJES DUKE NA VENDOSUR KETO POLITIKAN SHQIPTAR FELLIQESIRA QE DIN VETEM ME I PI GJAKUN POPULLIT.

  7. Tironc prej verteti says:

    Duam nje vend te bukur dhe te eger apo nje vend “modern”, me shume ndertime, dhe me me shume energy? A do ta shkaterrojme me shume vendin per hir te interesave materiale te disave, apo do te rezistojme tu leme brezave qe vine nje vend qe ja vlen ta duash, ja vlen ta jetosh, dhe te kenaqesh. Na ka dhene perendia nje dhurate te madhe, jemi ne nje vend me klime, gjeografi, faune, flore, ajer, uje, diell, toke dhe mal ne Mesdhe qe i kan zili 99% e globit. Por sa mahnitese dhe e bukur eshte natyra ne Shqiperi, aq dhe e brishte, delikate dhe e vogel eshte kjo dhurate. Ajo qe eshte ndertuar me shekuj mundet te prishet nga te babeziturit me ore!!! A do te kemi valle mend dhe kurajo te ndalojme shqepjen e metejshme te kesaj toke perle?

  8. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Lumi Aoos me një gjatësi prej 260 km (70 km prej tyre në territorin grek) e ka vendburimin ne Greqi, – nga zona veriore e Pindos –
    rrjedh nepermjet një lugine mes shpateve veriore të Tymfis dhe skajet jugore të Smolikas, hyn në Shqipëri në jugperëndim të Konitsas dhe derdhet në detin Adriatik

    Nuk e kuptoj !! ..perse quhet Vjosa kur emri ne Greqisht eshte Aoös, (Ἀῶος), dhe Aous ne Latinisht !

    1. shqiptari says:

      e pra gjynah qe nuk pyeten tet eme te paret e gjergj arianitit se c’emer ti vinin vjoses. a u dhjefsh ne breke ti dhe ai pali-kari yt tfgs, jeni bere qesharake ne neveritje, dashkeni te na imponoheni edhe me emrat qe duhet te veme ne shtepine tone. skeni faj se jua ka injektuar shovinizmin qe ne gjeneze juve shteti i “themeluar nga adami dhe eva” helenikaro-shkerdhatopoulos! yyyy rrac jevgu.

      1. arbereshi says:

        HA HA HAHAAAAAAAA fantastik, cfar te bejme jemi te denuar te kemi ne gjirin tone idjot te ketille me nje kompleks dhe inferioritet dhe per te treguar qe sjane idjot por te ditur dhe te kulturuar (ne kuptimin qe sjam fshatar) ne nje shkalle te tille sa mund te shtroj edhe pyetje per zgjidhje, dhe pret pergjigjen, ndoshta nga akademia Greke, dh shtron nje pyetje qe deri me sot nuk i ka shkuar ne mend njeriut ky ishte i pari, HAHAHAAAAAAAAAA

    2. ***** says:

      Po autosrdada qe fillon nga Arta perse quhet Egantia ne Greqi kur segmenti origjinal i saji fillonte nga Durresi?

  9. mesila says:

    Pindi eshte shqiptar!

    1. Katunari says:

      Mesila ca bo ti ,mire je?Po Himalajet mos jane gje shqiptare?

      1. Zig Zag Man says:

        Deri ne himalajet ka shkuar Megas Aleksamdros kshq edhe himalajet jane greke

        1. ABC says:

          O injotant. Edhe Turqia ka lene shenjat e saj si ne Greqi edhe ne Shqiperi qe akoma edhe sot e kesaj dite eshte shume thjesht per ti dalluar. Por c’fare domethene kjo qe jemi Turq? Apo mbase Romake se deri tek ne ariten edhe ata.

        2. ***** says:

          Po para se te shpikej “sallate greke” cfare sallate hanin geket?

  10. kuq e zi says:

    oj europe
    oj kurve
    greqia eshte ne be cfare i ke thene ktij shteti per devijimin e vjoses ??
    nuk ka krim me te madh per nje lume se devijimi i tij

  11. Nje mik says:

    Duhen anulluar menjehere punimet ne rrjedhen e siperme mbi Permet, sepse aty zhduken kanionet me nje bukuri mahnitese dhe me vlere me shume se sa disa HECE bashke.

  12. shqip says:

    Evropianet kerkojne qe ne per cdo gje te jemi te varur prej tyre por kjo nuk duhet te ndodhe pse nuk i kerkon llogari Greqise Evropa qe po kerkon devijimin e Vjoses pse nuk kerkojne Evropianet qe te behen investime t ndryshme ne Shqiperi nga firmat Evropiane qe populli te kete pune por kerkojne qe per cdo gje ti shtrijme doren shteteve te medha Evropiane te behen sa me shume hidrocentrale qe te behemi nje shtet i fuqishem per prodhimin e energjise dhe te eksportojme sa me shume.

  13. arben says:

    Deri me sot ne Shqiperi po zbatohet strategjia qe o burra te rrembejme cdo gje mbi toke dhe nen toke se eshte mall pa zot.Nje pjese e vogel e shqiptareve u pasuruan duke grabitur e shkateruar ate qe zoti e natyra ja kishte falur me bollek ketij vendi te vogel por te pasur si dhe cdo gje te krijuar me aq mund e sakrifica nga dora e njeriut ne keto 50 vjet.Ka ardhur koha te shpetojme ate pak gje qe na ka mbetur dhe te demaskojme teorite absurde se ne kapitalizem cdo gje mund te kthehet ne mall e para.Ndertimi i nje strategjie kombetare per zhvillimin e shfrytezimin e pasurive natyrore gjithmone ne sherbim te popullit e duke ruajtur orgjinalitetin duhet te jete objektivi paresor per te gjithe politiken si te majte ashtu e te djathte dhe ketu nuk duhet te behen leshime apo kompromis me mafien.Cmenduria e Berishes per ta shnderuar Shqiperine ne nje superfuqi energjetike duke shkateruar cdo pasuri natyrore ngjan si dy pika uji me idete e cmendura te Hitlerit per sundimin e botes.Le te behen keto vegime te cmendura kufiri ndares midis njerezve largpames e te shkolluar nga njerezit injorante te dale nga shpellat e Vicidolit qe e shkateruan Shqiperine nen slloganin e nivelit ZERO nga ku do fillonte ndertimi i parajses ne Shqiperi por qe ne te vertete ishte realizimi i planit djallezor per te shkateruar cdo gje ne vend dhe per te braktisur masivisht kete vend.

  14. N.M.T. says:

    Gjithe Europa lumejte i ka te sistemuar dhe merr energji (te gjelbert) qe eshte shume e paster dhe shume ekologjike. Ne kete plan edhe shqiptaret do ti shfrytezojne mundesite e tyre, pse te shkoje uji kot qe te mos shfrytzohet. Mqns i plaska deputetit europian per Vjosen le te paguaj qe te ngelet e virgjer. Por te gjitha keto jane pallavra. Fjala vjen eshte Nard Ndoka deputet dhe thote nje llaf per tragun e Fierit; tani o burra se tha deputeti i parlamentit dhe u be ligj kjo pune !!! Eshte krejt tjeter po te kete rezoluta dhe krejt tjeter se cfar thote nje x eurodeputet.

    E keqja me e madhe per Vjosen eshte se mendohet se nje pjese te ujit ne teritorin Grek devijohet nga rrjedhja natyrale ne kundershtim me konventat nderkombetare. Lumejte nuk duhet te devijohen nga rrjedhja natyrale, ketu qendron gjithe puna se eshte hileja e Grekut nga prapa. U bene disa demostrata dhe su degjua me ze njeriu e as shteti.

    E keqe tjeter eshte se lumi Vjosa po ndotet shume si nga mbetyrinat qe hidhen ne te dhe nga mbetjet. E cfar turizmi ka me gjithe ato mbetje. Ky uje tani nuk ben as per vaditje dhe po zhduket fauna e tij, pra peshqit. Ketu duhet te perqendrohet puna e shoqatave tek ndotja.
    Hidrocentralet e vegjel nuk e bejne pis ujin pasi e tille eshte teknollogjia. Biles me veprat e marrjes dhe dekantuesit e filtrojne dhe pastrojne nga shume mbetje dhe prodhojne te ardhura kombetare dhe lokale. Gjithashtu keto hidrocentrale nuk demtojne as ambjentin pasi kane edhe programe pyllezimi ne projekte.

    Lufta kunder ketyre hidrocentraleve ne Shqiperi nga disa te quajtur ambjentaliste koti, eshte si nje levizje dikur ne Europe qe u nxiten punetoret te thejne makinat industriale te tezgjahut pasi u trajtua si e demeshme kunder punetoreve qe i nxirte ata ne rruge. Por cfar ndodhi me vone… makinerite zevendesuan punen e krahut dhe prape njerzit punojne cdo dite.

    Edhe njehere: HEC-et nuk ndotin ambjentin, nuk prekin ujin e pishem, nuk prekin ujin e vaditjes sepse e kane me ligj ne kontrata, nuk prishin e ndotin cilesine e ujit, prodhojne te ardhura kombetare dhe rajonale, punosojne njerez, prodhojne energji te gjelber pa ndotje ambjenti sipas ligjeve nderkombetare te energjiese. Nuk e kuptojme ku eshte e keqja e tyre perveqse ata nuk prodhojne te ardhura per hajdutet e pabuksit e papunesit siq prodhon administrata shtetrore , por prodhojne te ardhura per shtetin me ane te taksimit, per investitorin qe e nedrtoj dhe per te punesuarit. Atehere ketu eshte celesi qe te dihet se pse e nga kush sulmohen keto hidrocentrale.

  15. adriana says:

    Pervec hidrocentraleve ne Shqiperi, nje sasi e konsiderueshme e Vjoses po devijon per mbushjen e liqenit te Janines ne Greqi.

  16. lol says:

    Ne kemi shkatërruar çdo gjë, nuk kemi lënë asgjë në këmbë…tek Vjosa do të ndalemi…???!!! Në fund të fundit, Vjosa do të shkatërrohet, por do të prodhojë dhe energji elektrike, pra e ka një fitim… Ne kemi shkatërruar pyje, lumenj, qytete, bregdete etj. thjesht për instikt, ose përfitim personal, jo Vjosa që do të prodhojë zhvillim, pra mirëqënie… Evropianët “e kanë në spango”…pasi kanë shfrytëzuar në maximum burimet e tyre natyrore, tani duan t’i ruajnë ato në vënde “të botës së tretë” si Shqipëria, që nuk kanë bukë të hanë…(?!) A, se për pak harrova: Dërgoni Kreshnikun “e maleve”, me dylbi në “Tri Urat” (vëndi ku hyn Vjosa në Shqipëri), se mos na e marrin grekët, lumin…(???!!!)

  17. leonard says:

    O Janaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaq ajo qe humbet nga turizmi i neserm eshte shume me e madhe se ajo qe fiton nga energjia. Po ku merr vesh ti e shume te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje