DailyMail vlerëson kinematë e Dokufest në Prizren ndër më të mirat në botë

6 Maj 2015, 13:31Kulturë TEMA

E përditshmja britanike, “DailyMail”, ka përpiluar një listë prej kinemave më të mira në botë, të cilat janë në ambient të hapur.

Në këtë listë është përfshirë edhe qyteti i Prizrenit me kinematë e saja që krijohen me rastin e festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentar, Dokufest, i cili aktivitetin e saj e ka nisur në vitin 2002.

Që nga ajo kohë, Dokufesti është shndërruar në një ngjarje kulturore që tërheq artistë nga rajoni dhe e gjithë bota, ndërsa kinematë e saja janë vendosur një lokacione me pamje mahnitësi, të tilla, si ajo në Kalanë 500-vjeçare të qytetit të Prizrenit.

Për traditën e kinemasë së festivalit Dokufest, gazeta britanike shkruan se kinematë janë të lëvizshme, ku njëra ndër to gjendet edhe përgjatë Lumbardhit të qytetit, e cila turistëve u mundëson që të ndjejnë edhe freskinë duke shikuar filma dhe atmosferën mbresëlënëse të qytetit të Prizrenit.

2 komente në “DailyMail vlerëson kinematë e Dokufest në Prizren ndër më të mirat në botë”

  1. billy says:

    Tashi ja hudhen fukarallikut…

  2. RON says:

    Bravo Prizreni
    jam i lumtur për këtë gjë!
    dmth, kinematë më të bukura,
    në ambient të hapur në botë jan në Prizren!
    Eveniment interesant, me festival filmi,
    hajde urime, si shpejt do e bëjmë
    SHQIPËRINË ETNIKE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje