Kryeministri Edi Rama shprehu sot angazhimin e qeverisë për kthimin e Shqipërisë në një destinacion edhe për dashamirësit e artit dhe të kulturës në rajonin e Europës Juglindore.
Duke marrë fjalën në ceremoninë e çeljes së “Tirana Open”, festivali i librit dhe arteve pamore, në Pallatin e Kongreseve, kryeministri deklaroi se ky aktivitet, që nisi si “një ide e mikut të paharruar Ardian Klosi, është kthyer në një pikë referimi që vit pas viti do të shkëlqejë si një institucion i krijuar nga njerëzit e artit, për njerëzit e artit”.
Qëllimi ynë, tha Rama, është që të stimulohen dhe të mbështeten sa më shumë nisma të njerëzve të njohur të artit sa herë që qasja e tyre është me projekt dhe sa herë që projekti i tyre hyn në mundësitë tona për t’i mbështetur edhe financiarisht.
Kryeministri shprehu bindjen se duke investuar te dituria dhe kultura ne në fakt bëjmë një investim shumë herë më të çmuar se sa faktet që prodhojnë këto projekte, se bëjmë një investim tek liria e brendshme e njerëzve dhe tek liria e vetë shoqërisë sonë. Arti, shtoi Rama është një kontribut real kundër varfërisë e vetmisë.
për librin dhe mendimin, ndaj kjo është një arsye për të ftuar dhe prindërit që në këtë aktivitet të sjellin fëmijët e tyre.
Festivali i Librit dhe Arteve “Tirana Open” çeli sot siparin e edicionit të dytë të tij në Pallatin e Kongreseve, përmes veprave në letërsi, arte pamore, muzikë, arkitekturë dhe filma dokumentarë.
Zoti.edi si kryeminister ti duhet te kesh parasysh vetem parathenien e librit te a.klosit qe pershkruan natyren rreth tiranes,AJO ESHTE ENDRRA E SHQIPERISE QE DUAM DHE QE SHOKU JOTE VRAU VETEN SEPSE NUK DURONTE ZULLUMIN QE NA KISHTE MBERTHYER…me shume kurajo.drejtimi i duhur Eshte po’ me shume kurajo.
Si te vjedhim nepermjet artit do tregosh ndonje gje z. Kryeminister. Dhe duhet te marre fund nderhyrja juaj ne Art sepß poe demtoni
Ca thua o Edo . Paskan rit cilesin e te bardhes qe mer , se qenke i bom ter diten . Mos e mer te paster se te bon dem , perzie pak .
Ky eshte bere me keq se Enver Hoxha ,vetem ky dhe asnji tjeter kudo dhe ne cdo kohe.
I ka marre mendja era miell te shkretit.
O…qytetari……sa fhatar i prapambetur je…po pse me fyerje o burre pse…..
Ky “Arti” i yt, po ju kthehet shqiptareve ne Ferr, zoti KM.
Ja dhe nje version i ri i mbretereshes franceze Maria Antoinett:
“Majestet, populli nuk mund te nxjerre dot buken e gojes!”
Dhe ajo pergjigjet: “Atehere le te hane (torta) piktura”
Dhe me keto cinizma kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise do te godase urine dhe vetmine!!!!
Kete e sjell ne vete vetem nje “sulm mbi Bastije”, asgje tjeter.
Shume banal ky krahasim. Nuk po shohim njeri te vdesi urije ne rruget e Tiranes. Ajo qe shohim eshte thjesht nje shoqeri e shkaterruar shpirterisht, agresive, injorante, pa aspirate. Prandaj ky aktivitet eshte me i rendesishem se shperndarja e ca thase te mjellit. Qeveria e “kafshates” na la shendene
urime zoti kryeminister ne punen tuaj fisnike jete gjate zotit edi rama