Luftërat me shumë viktima në Ballkan, kriza në Greqi, korrupsioni e ndikimi i grupeve mafioze në politikë e kanë dëmtuar imazhin e rajonit në botë. Por Ballkani ka edhe një anë tjetër: atë të dijes, kulturës, humanizmit – shembull për këtë janë 11 nobelistë
1. Nga Lubjana në Graz
Friderik Pregl – çmimi Nobel për Kimi, 1923
Pregl u lind në vitin 1869 në Lubjanë, që atëbotë njihej me toponimin gjerman: Laibach. Studioi në Graz, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës. Vdiq në vitin 1930. Në Lubjanë emrin e tij e bart një shesh, në Graz një institut në Universitet. Ai u nderua me çmimin Nobel për mikroanalizën e zhvilluar prej tij të substancave organike.
2. Nga Vukovari në Zürich
Lavosllav Stjepan Ruzhiçka – çmimi Nobel për Kimi, 1939
Ruzhiçka u lind në vitin 1887 në Vukovar të Kroacisë, e cila atëbotë i takonte Perandorisë Austro-Hungareze. Studoi kimi në Karlsruhe dhe punoi më vonë në Shkollën e Lartë Politeknike të Zürich-ut (ETH). Këtu mori titullin profesor universitar më 1918 dhe më 1929 u avancua në profesor të rregullt. Vdiq në vitin 1976 si shtetas zviceran. Gjatë agesionit serb kundër Kroacisë në fillim të viteve 90-të u shkatërrua edhe shtëpia e tij në Vukovar. Ndërkohë ajo është rindërtuar dhe shërben si muze. Në Kroaci Ruzhiçka nderohet si «nobelisti i parë kroat».
3. Anarkist, diplomat jugosllav dhe shkrimtar i madh
Ivo Andriq – çmimi Nobel për Letërsi, 1961
Në vitin 1892 në Kumrovec të Kroacisë lindi Josip Broz Tito, mareshali i mëvonshëm i Jugosllavisë dhe po atë vit, në Travnik të Bosnjës, u lind në një familje kroate Ivo Andriqi. Studioi në Zagreb dhe Graz dhe në prag dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ishte anëtar i organizatës anarkiste «Bosna e Re», e cila kishte organizuar edhe atentatin në Sarajevë kundër Franz Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë. Andriq ishte mbështetës i idesë së një lloj kombi jugosllav dhe kundërshtar i dy perandorive – osmane dhe austro-hungareze. Më 1919 u shpërnbul në Beograd dhe deri në vitin 1941 shërbeu si diplomat i Mretërisë serbe, kroate dhe sllovene. Është autor i një pamfleti me propozime për aneksimin e Shqipërisë veriore nga Mbretëria serbo-kroato-sllovene – një fakt që nuk i kushtohet aq rëndësi në Perëndim. Viti 1941, kur Gjermania e Hitlerit sulmoi Jugosllavinë, e gjeti Andriqin në postin e ambasadorit në Berlin. Në vitin 1945 në Beograd nisi botimi i trilogjisë së tij boshnjake, prej së cilës shquhet romani «Ura mbi Drinë», i cili është përkthyer në shqip dhe në shumë gjuhë të tjera. Andriq ishte anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe mbështetës i shtetit shumëkombësh jugosllav. Edhe sot mes kroatëve dhe serbëve zhvillohet një betejë e ashpër se çka ishte Andriqi: kroat apo serb? Për nga etnia pa dyshim kroat, por për nga qëndrimet politike dhe angazhimi publik ai më shumë anonte nga serbët – njëkohësisht në shoqërinë myslimane të Bosnjës ai akuzohet se në librat e tij ka përhapur stereotipe antimyslimane. Pala serbe thekson se Andriqi me rastin e dasmës së tij më 1958 e paskësh cilësuar veten si serb. Komiteti i Nobelit e nderoi Andriqin për shkak të «fuqisë epike, me të cilën ai formësoi motive dhe fate nga historia e vendit të tij».
4. Izmir, Paris, Londër, Athinë
Jorgos Seferis – çmimi Nobel për Letërsi, 1963
Greku Jorgos Seferis e mori mirënjohjen më të madhe të letërsisë në botë me këtë arsyetim: «…për poezinë e tij të shkëlqyeshme lirike, të inspiruar nga ndjenja e thellë për botën kulturore helene». Seferis lindi më 1900 në një qytezë afër Izmirit të sotëm turk, që atëbotë ishte qytet i dominuar nga grekët dhe njihej si Smyrna. Në vitin 1914 familja e tij, e cila rridhte nga shtresa aristokrate, u shpërngul në Athinë. Seferis studoi në Paris dhe shërbeu si diplomat i vendit të tij nga viti 1926. Mes tjerash ishte ambasador në Londër. Me poezitë dhe esetë e tij ai ndikoi që në letërsinë greke të depërtojë moderniteti. Më 1969 botoi një manifest kundër diktaturës ushtarake që sundonte vendin nga viti 1967. Vdiq më 1971 në Athinë. Në ceremoninë e varrimit shumë pjesëmarrës kënduan këngën e tij «Refuzimi», e cila ishte e ndaluar. Gati 100 vjet pas lindjes, në vitin 1999, autoritetet turke të qytezës së lindjes së Seferis vendosën që një rrugë të marrë emrin e tij. Nacionalistët turq e kundërshtuan këtë, por pas ndërhyrjes së kryeministrit të atëhershëm Mesut Ylmaz rruga mbajti emrin e poetit të madh.
5. Rumuni nga Instituti Rockefeller
George Emil Palade – çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi, 1974
«Për zbulimet e tij mbi organizimin strukturor dhe funksional të qelizës» rumuni George Emil Palade fitoi Nobelin. U lind më 1912 në Iași të Rumanisë, studoi mjekësi në Budapest dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1953 u bë profesor në Institutin Rockefeller. Vdiq më 2008 në Kaliforni. Gjatë diktaturës komuniste në Rumani ai refuzoi ofertën e diktatorit Nikolae Çaushesku për të marrë drejtimin e një instituti. Më 2007 Palade mori urdhrin më të lartë rumun.
6. Nga Sarajeva në Zürich
Vladimir Prelog – çmimi Nobel për Kimi, 1975
Prelog u lind më 1906 në Sarajevë në një familje kroate. Në atë kohë Bosnjë-Hercegovina ishte nën administrimin austro-hungarez. I ati i Vladimirit, Nika Prelog, ishte historian me origjinë nga Zagrebi, ku familja u shpërngul më 1915. Pasi studioi kiminë në Pragë Vladimir Prelog u kthye në Zagreb për të punuar në Universitetin e atjeshëm. Më 1941 i lartpërmenduri Lavosllav Stjepan Ruzhiçka e ftoi Prelogun në Zürich, ku ai u bë profesor i rregullt dhe më vonë pasardhës i Ruzhiçkas. Më 1986 u pranua në Akademinë Jugosllave të Shkencave. Vdiq më 1998 në Zürich, por hiri i kufomës së tij u vendos në varrezat Mirogoj në Zagreb. Prelog mori Nobelin për hulumtimet e tij në stereokiminë e molekulave organike dhe reaksioneve.
7. Surrealisti nga Kreta
Odise Elitis (Odysseas Elytis) – çmimi Nobel për Letërsi, 1979
Elitis u lind më 1911 në Iraklio në shtetin e atëhershëm të Kretës (sot ishull grek). Ai e mori Nobelin për «poezinë e tij, e cila (…) me fuqi sensuale dhe qartësi intelektuale formëson luftën e njeriut modern për liri». Elitis ndoqi studimet në Athinë dhe i ndikuar nga surrealizmi nisi të shkruajë poezi, në të cilat e laretëson dhe kremton jetën e njeriut të thjeshtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëtar i rezistencës antinaziste. Gjatë diktaturës ushtarake në Greqi ai një kohë jetoi në ekzil në Paris. Vdiq më 1996 në Athinë.
8. Nga Shkupi në Kalkutë
Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë) – çmimi Nobel për Paqe, 1979
Viti 1979 zor se do të përsëritet sa i përket ndarjes së çmimeve Nobel: atë vit dy personalitete nga Ballkani u shpërblyen me mirënjohjen e lartë – poeti grek Odise Elitis dhe humanistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu. U lind në Shkup më 1910, dy vjet para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe të tërhiqej Perandoria Osmane nga Ballkani. Gonxhja vinte nga një familje relativisht e mirëqenë për rrethanat e kohës. Më 1928 u pranua në një urdhër të krishterë dhe shkoi në Kalkuta të Indisë, ku punoi si mësuese, misionare dhe luftëtare kundër varfërisë. Më 1947 mori shtetësinë e Indisë. Tri vite më vonë themeloi urdhrin «Misionaret e Dashurisë», e cila kujdesej për të varfrit, të sëmurët dhe të pastrehët. Vdiq më 1997 në Kalkutë. Krahas nderimit me çmimin Nobel Nënë Tereza është kritikuar për punën e saj, mes tjerash për, siç thuhet, trajtimin joadekuat të të sëmurëve në spitalet e saj, kundërshtimin e abortit dhe menaxhimin e donacioneve. Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni emrin e saj e bartin sheshe, rrugë e kisha. Aeroporti i Tiranës quhet «Nëna Terezë».
9. Nga Rusçuku i Bullgarisë në Zürich
Elias Canetti – çmimi Nobel për Letërsi, 1981
Canetti u lind më 1905 në Ruse të Bullgarisë (turqisht: Rusçuk), një qytet në kufi me Rumaninë dhe buzë Danubit. Më 1911 familja e pasur hebraike Canetti u shpërngul në Manchester – me pasaporta osmane. Një vit më vonë, më 1912, pas vdekjes së babait, familja jetoi në Lausanne, Vjenë dhe nga viti 1916 në Zürich. Canetti jetoi në Frankfurt, Vjenë – ku doktoroi në Kimi – dhe gjatë sundimit nazist në Londër në ekzil. Nga viti 1952 ishte shtetas britanik, por jetoi kryesisht në Zvicër dhe më 1994 vdiq në Zürich, ku është i varrosur pranë shkrimtarit James Joyce në varrezat Fluntern. Ndër veprat kryesore të tij nga kritikët numërohen «Masa dhe pushteti» (1960) dhe autobiografia e tij. Në vëllimin e parë të saj «Gjuha e shpëtuar» Canetti përmend edhe shqiptarët që jetonin në qytetin e tij të lindjes: «Rusçuk në Danubin e poshtëm, ku unë për herë të parë pashë botën me sy, ishte një qytet i mrekullueshëm për fëmijë, dhe kur them se gjendet në Bullgari, atëherë unë jap një imazh të paplotë të tij, sepse atje jetonin njerëz me prejardhje nga më të ndryshmet, gjatë një dite mund të dëgjoje shtatë apo tetë gjuhë. Krahas bullgarëve, të cilët shpesh vinin nga fshati, kishte edhe shumë turq, që banonin në një lagje të tyre, dhe ngjitur me këtë gjendej lagjja e spaniolëve, lagjja jonë. Kishte grekë, shqiptarë, armenë, romë. Nga bregu përballë Danubit vinin rumunët, mëndesha ime, e cila nuk më kujtohet, ishte rumune. Kishte, aty-këtu, edhe rusë. (…) Rusçuku ishte një port i vjetër i Danubit dhe si i tillë kishte mjaft rëndësi. Si port ai kishte tërhequr njerëz nga çdo anë, dhe për Danubin bëhej fjalë përherë. Kishte tregime për vitet e veçanta, kur Danubi ngrinte; për rrëshqitjet me saja mbi akull drejt Rumanisë; për ujqit e uritur, të cilët vraponin pas sajave të kuajve. Ujqit kanë qenë kafshët e para të egra, për të cilët kisha dëgjuar të flitej. Në përrallat që më tregonin vashat e fshatarëve bullgarë shfaqeshin vurkollakë, dhe me një maskë ujku mbi fytyrë një natë më frikësoi babai im. Zor se do t’ia dalë të riprodhojë këtu larminë e këtyre viteve të hershme në Rusçuk, pasionet e tij dhe tmerret. Gjithçka që kam përjetuar më vonë njëherë kishte ndodhur në Rusçuk. Bota tjetër atje quhej Europë dhe kur dikush udhëtonte Danubit përpjetë për në Vjenë, thuhej ai po shkon në Europë, Europa fillonte atje ku ishte fundi i Perandorisë turke. Shumica e spaniolëve ende ishin shtetas turq. Nën turqit ata përherë kishin jetuar mirë, më mirë se sllavët e krishterë të Ballkanit. Por, meqë shumë nga spaniolët ishin tregtarë të pasur, regjimi i ri bullgar mbante marrëdhënie të mira me ta dhe Mbreti Ferdinand, i cili qeverisi gjatë, njihej si mik i hebrenjve».
10. I mbijetuar i Auschwitzit dhe mbështetës i çlirimit të Kosovës
Elie Wiesel – çmimi Nobel për Paqe, 1986
Wiesel u lind më 1928 në Sighet të Rumanisë. Në vitin 1944 familja e tij u deportua në kampin e shfarosjes Auschwitz. Më 1945 Wiesel gjendej në kampin nazist të Buchenwaldit, i cili u çlirua nga trupat amerikane. Pas Luftës së Dytë Botërore Wiesel jetoi në SHBA, ku u shqua si aktivist i të drejtave të njeriut, publicist, profesor i judaistikës, themelues i Muzeut të Holocaustit në Washington dhe autor librash mbi fatet e hebrenjve. Në vitin 1999 ishte njëri ndër mbëshetësit kryesorë të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga terrori i regjimit të Beogradit.
11. Kundërshtarja e stalinizimit
Herta Müller – çmimi Nobel për Letërsi, 2009
Müller u lind më 1953 në Rumani; është pjesëtare e pakicës gjermane në këtë vend. Studioi gjermanistikë dhe rumanistikë në Temishvar dhe ishte aktive në qarqet opozitare të shkrimtarëve. Temat që trajton në veprat e saj janë diktatura, cenzura, përndjekja, përcjellja dhe përgjimi nga shërbimet sekrete dhe deportimi. Müller u largua nga Rumania më 1987. Raporti i saj me Rumaninë mbetet e tensionuar: ajo mendon se ky shtet ende është i dominuar nga figura të ish-shërbimit sekret komunist, andaj Müller refuzon që vepra e saj të përvetësohet nga atdheu i saj i dikurshëm. Është kritike e pakompromis e shumë shkrimtarëve rumunë, të cilët i akuzon për oportunizëm gjatë diktaturës dhe për përpjekje që veprat e tyre jopolitike t’i prezantojnë sot si akte heroike kundër sistemit komunist. Gjatë viteve 90-të Müller ka qenë kundërshtare e rreptë e regjiimt të Sllobodan Millosheviqit dhe në shumë tekste ka akuzuar disa intelektualë perëndimorë për qasje të gabuar ndaj konflikteve në Ballkan: sipas saj këta intelektualë nuk e kanë bërë të qartë ndarjen se kush ishte agresor dhe kush viktimë. Në sytë e Herta Müüler nuk ka asnjë dyshim se ishte regjimi i Millosheviqit ai që shkaktoi tragjedinë ballkanike në vitet 90-të.
keni harru pa shkrujt ate nobelistin e fundit.. Is Ka….n!
Izmael-it do ti mjaftonte edhe cmimi ……”Rondelia”
Ke harruar dhe Orhan Pamuk o robell i corientuar. Edhe turqit ne ballkan jane.
Ka dhe Turqia nje cope ne Ballkan, por Enverit nuk i intereson se Orhan eshte anti-osman dhe se opinioni dhe shprehja e tij e lire u denua nga gjykatat turke. Orhan eshte nga te paktet turq qe pa frike nga dikto-“demokracia” turke eshte shprehur se krimet osmane ndaj popullsise armene ishin gjenocid.
Ferid Muratin nobelistin e Gostivarit per Mjeksi)( Viagra)
Ke harruar shqiptarin Ferid Murad, zbuluesin e viagres
Turqia ne Ballkan , por edhe ne Europe ka vetem Stambollin , KOSTANDINOPOJEN , pjesa tjeter mbi 90% e territorit , eshte ne Azi .
Seferi mbiemer grek?Qe kur qenka fjala Sefer greqisht qe ne turqisht do te thote ZERO
Po mbiemrat Habibi, Qemali, Ahmeti, Ibrahimi, qe kemi ne Shqiperi car jan ? Arberore apo ilire ?
Tek ne shpjegohen thjesht nepermjet fese myslimane po ne Greqi ne kete vend me ndjenje te thelle antiturke si mund te shpjegohet ky fenomen ore Labi
Edhe greke ka pasur shum myslimane sidomos ne krete, thrake, ne azi te vogel e ne ishujt. shumica e atyre u perzune gjate shkembimit te pupullatave midis greqise e turqise. nje pjese tjeter u konvertua ne krishter por mbiemrat kan mbetur duke mbajutur renjet.
Kret kita qe po i permendni per qmimin nobel asnjeri nuk ka kontribue per vendin e vet .
Ivo Andriq ky antishqiptar i perbetuar qe shkruajti planin per ndarjen e Shqiperise dhe zhdukjen e shqiptareve nuk i ben pershtypje kozmopolitit fshataresk antishqiptar Enver Robelli
hahahaha
Me beri pershtypje Ivo Andric dhe qe Serbet e pretendojne per te tyrin per aresyen sepse ne dasmen e tij ne 1958-en e paska cilesuar veten Serb,
Qesha sepse menjehere me vajti mendja tek Maqedonasit e lashte.
Demosteni ishte udheheqes i Athines, ne periudhen ku luftonin kunder zgjerimit te mbreterise Maqedonase te Filipit ne territoret e kontrolluara nga Athina,behej lufte per sundim dhe influence ne disa territore por qe coi ne humbjen e sovranitetit te vete Athines.
DEMOSTENI ME QINDRA HERE I CILESONTE MAQEDONET SI BARBARE DHE JO GREKE DHE BERI CMOS QE ATHINA TE MOS BIENTE NE DUART E KETIJ POPULLI BARBAR-JO-GREK.
PER CUDI DHE PER IRONI KEMI SOT DISA MERHUMA TE TEMES DHE NJE POPULL GREK TE VERBUAR NGA PROPAGANDA E HISTORIANEVE DHE QEVERIVE LANGARAQE GREKE TE CILET TE HIDHEN NE FYT PO TU THUASH QE FILIPI DHE MAQEDONET E LASHTE NUK ISHIN GREKE.
Serbet te pakten e pretendojne te tyrin Ivo Andricin sepse ky na qenka deklaruar Serb ne dasmen e tij,kontradiktorja eshte se Greket pretendojne Maqedonet te tyret dhe sepse ne ato kohe te lashta te gjithe Greket i quanin ata rrace tjeter dhe jo Greke,hahahahahahahahahahahahahahahahahah,
Shovinizem ne ekstremitet.
Cudi qe bota nuk e paska besuar “Demostenin” tend dhe vazhdon edhe sot te deklaroj se maqedonasit ishin popull grek!
Atehere cfare duhet te themi me ate qe quhet Lufta e Peloponezit, ne ate lufte ku Sparti fitoj ndaj Athines dhe jo vetem fitoj ne nje lufte 27 vjecare, por shkaterroj civilizimin me zhvillimin me te madh te te gjithe koherave ne Bote. Mos duhet te themi qe spartianet nuk ishin popull grek???!!!
Dhe per cudine e fakteve, do te duheshin 50 vjet qe Athines ti rikthehej shkelqimi i dikurshem me ardhjen e Aleksandrit te Madh!
A e kupton qe ne periudhen klasike nuk kishte shtete me kuptimin qe i njohim ne sot?
A e kupton qe Greqia klasike e formuar me qytete-shtete dallohej nga popujt e tjere nga kultura, gjuha, civilizimi, etj, etj?
Nga “Demosteni” nuk e paske mesuar se maqedonet kishin te njejten civilizim, kulture e gjuhe me athineit, me spartianet, me epirotet, me banoret e ishujve te Jonit, te Egjeut, me bregdetin e Azise se Vogel, me banoret e Qipros, etj, etj??!!
Me sa duket nuk paske pire ilacet e mbremjes more Zike Albani!
Shovinizem, ekstremizem dhe skizifrenizem eshte te kundershtosh historianet, gjeografet dhe gjithe shkencetaret e botes!!!!!
Shovinizem, ekstremizem dhe skizofrenizem eshte ti thuash henes diell sepse ajo ndricon gjate nates dhe gjate dites nuk ndricon dielli sepse eshte dite!!!!!!!!!!
Ore Karmars!Jo vetem historiografia boterore,por edhe ajo e sotme greke e ka besuar dhe e beson Demostenin!Nuk ka arsye perse te mos e beje! Pasi atehere kur jetonte Demosteni,nuk kishte kokdrunj si puna jote qe te benin “grekun e paster”! E ato qe ka thene Demosteni i ka thene ketu e mijra vjet dhe aspak nuk i eshte rrujt se c’fare do thonin sot GOMERET si puna jote!
Historiografia e sotme greke,haptas dhe paraprakisht e pranon se makedonasit e lashte nuk ishin fis helen! Por e vazhdon me tej kete teori kjo historiografi dhe thote se makedonasit e lashte u “helenizuan” dhe u bene si helenet e tjere! Keshtu thote historiografia e sotme greke mor Xondrokefale,sepse deshmite dhe te dhenat historike jane te pamohueshme dhe te padyshueshme se makedonasit nuk ishin helene por thone ata “u bene helene” dhe pervetesuan kulturen helene! E kupton ndryshimin o pont koklop!?
Makedonet e lashte aspak nuk kishin te njejten gjuhe si helenet (Leka i Math mesoi helenisht kur ishte 15 vjec,ashtu sic mesojme sot anglishten).Po ashtu s’ka asnje dyshim historikisht se epirotet e lashte ishin barbare per helenet dhe nuk flisnin aspak helenisht!Makedonet e lashte nuk kishin te njejten kulture me helenet,mjafton te kujtojme ketu organizimin e tyre shteteror! Makedonet kishin organizim autokratik (mbreteror),nderkohe qe helenet kishin organizim demokratik (qytet-shtete republika).
Kater (4) fiset e lashta helene jane boterisht te njohur! Ato kane qene dhe jane kater,sado te mundohet sot historiografia idiote greke qe ti “shnderroje” ne gjashte (6) duke u bashkangjitur edhe makedonet dhe epirotet! JO,O COP MISHI ME DY SY,vete helenet e lashte kane shkruar e zeza mbi te bardhe se kater jane fiset helene dhe pike (po na i shtokeni sot ju,felliqesirat pisoglendiste).Per helenet e lashte makedonet dhe epirotet ishin fise barbare (barbar = jo helen)!
Toka rrotullohet rreth diellit,por kjo nuk do te thote se toka nuk rrotullohet edhe rreth vetes!!!!!!!!!!!!!
E sakte ajo qe thua por Aristoteli, Aleksandri, Ifestionas Filipi etj qe ishin Maqedonas kishin emra greke qe shpjegon vetem ne greqisht, si eshte e mundur kjo ??
Ashtu sic eshte i mundur edhe emri jot psh ?
Marko Bocari
Ja ke kthyer pergjigjen sipas kokes qe ka
Une nuk do ta karakterizoj me cilesime sepse akoma nuk ka lindur ajo fjale qe te pershkruaj ata njerez qe e kane shovinizmin ne gjak,te rritur dhe te kultivuar nga mesueset e tyre shpirterore te tipit Karaxhaferri dhe Mihaloljako.
Por meqenese flas me literature dhe e kam te verteten ne anen time ma ben fare te lehte qe te kundershtoj tezat idiote te disa tipave.
(1)Maqedonet nuk lejoheshin te merrnin pjese ne lojerat olimpike sepse ne te merrnin pjese vetem fiset Greke.U lejuan vetem pasi u nenshtruan me dhune dhe lufte dhe pranuan sundimin(igjemonia)Maqedonas te Filipit dhe e shpallen me ligj Aleksandrin qytetar te Athines.(Klimax,lexo autoret e lashte dhe mos lexo Karaxhaferret)
(2)Mbreteria Maqedone e Filipit nuk ishte pjese e lidhjes amfiktionike e cila perbehej vetem nga fise Greke.
Filipi duke kercenuar dhe mundur Athinen iu imponua kesaj lidhjeje.
Pra Klimax kur perbetimet e Demostenit per ate qe Maqedonet nuk kishin lidhje me Greket te dogji aq shume,nga keto fakte 1 dhe 2 kam frike se do te shkrumbohesh fare.
Demosteni dhe te Tjeret e kane thene qe tjeter eshte gjuha e popullit te tyre,gjuha qe perdorin ndermjet tyre I KATHOMILUMENI GLOSA INE ALI,BABARI,te ta them dhe Greqisht se mbase nuk e ke lexuar.
Po eshte e vertete qe Filipi e paguante Aristotelin si mesuesin e tij qe ti mesonte Aleksandrit Greqishten dhe shkencat e natyres,njelloj sikur babai yt Klimax te te marre nje mesues Turk ty per te te mesuar Turqishten,por kjo nuk do te thote qe ti je Turk sepse po e meson kete gjuhe sepse ishte babai yt ai qe te krijoj perpara se te vinte Turku.
Mos lexo vetem Karaxhaferre sepse per ata dhe Marko Bocari Grek ishte,dhe Skenderbeu Grek ishte.
Lufta e peloponezit eshte nje tjeter fakt qe te kundershton,por ti e permend sepse aq e ke kapacitetin.
Ne kete lufte qene rreshtuar kunder njeri-tjetrit qytet-shtetet Greke te athines dhe aleateve te saj dhe qytet-shtetet Greke te Spartes me gjithe aleatet e saj.
Pa me thuaj tani perse asnje fis epirot dhe asnje fis Maqedonas nuk u perfshine ne kete lufte?
Ta them une sepse nuk e belbezon dot.
Nuk moren pjese sepse ajo lufte nuk u perkiste as Epiroteve dhe as Maqedoneve,sepse ajo ishte lufte ndermjet Grekesh dhe qe ato;Epirotet dhe Maqedonet Ishin Ilire dhe thrake dhe nuk ishin Greke.
Gjuha dhe kultura maqedone dhe Epirote i perkiste botes pellazge dhe ngjante me ate pjese te kultures pellazge qe mbeti e pandryshuar,qe u ruajt dhe u adoptua nga Greket kolonizues te Athines dhe te ishujve te egjeut,dhe Jonianet ishin banoret e ishujve te egjeut dhe jo te detit jon sic me shkruajte njehere.
Sic e di,por qe nuk e pranon sepse ti je me i zgjuar nga herodoti,ai pati thene qe dikur perpara mberritjes se Grekeve Athina banohej nga pellazget DHE ISHUJT GJITHASHTU.
Tukudhidhi shkruan qe tjetersimi dhe spastrimi(i alosi)i ishullit Limno ne egje u be nga Athinasi Miltiadhi ne 510 perpara Krishtit.
Thukudhidhi megjithese shovinist i madh jep nje te dhene dhe fakt te pakundershtueshem dhe e cileson qe banoret e ishullit ishin pellazge te cilet kishin banuar dikur ne atike,
Shkruan Thukudhidhi qe Limnoja pellazg kishte dy qytete,Mirinen dhe Feshten,banoret e Feshtes u dorezuan dhe iu nen-shtruan pushtuesit athinas Miltiadhi,banoret e Mirines e kundershtuan kolonizimin dhe bene lufte,ato u munden,u vrane dhe skllavosen,kjo ishte vendbanimi i fundit i pellazgeve te cilet u kolonizuan,banoret e Feshtes u asimiluan ashtu si dhe shume te ishujve te tjere qe dorezoheshin perballe fuqise se athines dhe pafuqise se tyre per te luftuar bashke kolonializmin e Athines.
Kollona e mermerte e Limnosit me shkrimin e saj pellazgjik i kushtohet nje heroi SHQIPTARO-PELLAZGte ishullit,ajo eshte nje vjershe qe shpreh keqardhje per ate qe ai nuk rron me qe ti beje balle hoordhive kolonializuese Greke ashtu sic kishte bere ne te shkuaren.
Autori i vjershes i kerkon heroit -Harali-qe te ringrihet dhe te shikoje vuajtjen qe i solli lufta dhe ta shpetoje ate.
keqardhja shprehet me fjalet -maras maf-maraz,merzi maj(mbajm),kemi
autori shkruan-shif mo harali-shiko moharali
autori shkruan -rro mo harali-rro(jeto)mo harali
pastaj thote qe ai nuk jeton me;-o um ai-o(esht)hum(humbur,vdekur)ai(ai)
vjersha eshte me e gjate dhe te gjitha fjalet jane te trasheguara dhe gjenden ne pafundesine e fjalorit te madherishem Shqip, por per mungese kohe nuk e shtjelloj dot te gjithe.
Ashtu si dhe shkrimet PELLAZGE tE KRETES arkeologu dhe gjuhetari Grek Jakob Thomopulo pas shume perpjekjesh te deshtuara nga ai vete dhe te tjere qe ti perkthenin nepermjet Greqishtes deklaron qe kjo gjuhe pellazge e shekullit te 6-te para krishtit pothuajse fare nuk ndryshon nga e folura e sotme Shqipe e cila eshte nje gjuhe e drejteperdrejte e asaj pellazge,.
Pra Klimax kjo verteton qe Greket e atyre viteve nuk ishin pellazge as ne gjak dhe as ne gjuhe se ndryshe nuk mund ta shpjegoj qe ju sot nuk arritet ti perktheni keto shkrime,ngjashmeria juaj e sotme me pellazget eshte nje nje pjese e popullsise pellazge u nenshtrua dhe u perzie me kolonet dhe fuqine pushtuese simito egjiptiane dhe nga kjo perzierje semito-egjiptiane me popullsi pellazge linden fiset Greke.
Prandaj themi qe ju jeni hibride,por qe genet e keqia te simito-egjiptianeve mbizoteruan ndaj geneve paqesore pellazge.
Moret nga pellazget;fjalor,perendi,shkence,kulture,njohuri,art,paqe,dhe i kombinuat me ate qe ju sollet,mashtrim,genjeshtra,dinakeri,poshtersi,lufte,vrasje,vjedhje,kolonizime,genocide,shfarosje,asimilime,propagande.
MOS LEXO VETEM ATA QE TE PELQEJNE TE LEXOSH(karaxhaferre)Lexo dhe te tjera qe nuk te pelqejne,do te shpetosh nga semundja e avancuar qe ke pesuar,ajo e shplarjes se trurit nga propaganda e te gjitha segmenteve te shtetit Grek,qe ne djepe dhe deri kur te japesh shpirt,
hahahahahaha
po eshte e vertete akoma dhe kur pasi ke dhene shpirt prifti nuk te varros po qe se je ateist dhe jo-ortodoks.turp.
Greket pa turp nuk e kane per gje te na vjedhin dhe historine e sotme,te rene,shkruajne qe Suliotet dhe Bocaret ishin Greke,ne shkolla askund nuk flitet per arvanite,duan skenderbeun,pas disa kohesh do te thone qe Shqipetare kurre nuk ka pasur ne Epir dhe Cameri.
Perse Cuditeni kur themi qe Greket te tere historine e tyre e kane te manipuluar dhe te pershtatur,kur ata po manipulojne dhe deformojne ne menyre te paturp dhe te paskrupullt historine e dhjete-vjecareve te fundit dhe me kete histori te deformuar po ushqejne brezat e rinj Greke,
pa dyshim pastaj qe do te krijohen shoviniste dhe nacionaliste te tipit Klimax
O “Alban i Kaukazit”, dukesh qe ke nje C’regullim dhe Kompleksizem ne ato qe mendon dhe shkruan. Mos lexo as literatur Greke as Shqiptare, por vetem Angleze. Kaq te tmershem jan Greket qe Manipuluan gjith Ajken Akademike Boterore.
Suliotet, Marko Bocari…ishin Arvanitas qe ngelen te Famshem ne Histori duke mbrojtur Fen e Krishter dhe Helenizmin nga Turk-Arnautet (apo JO), keto i thot literatura Botrore. C’far te lidh ty, o pasardhes i Ali Pashes (qe theri Suliotet), o pasardhes i Ibrahim Pashes (djalit te Ali Pashe Egjyptit) qe udhehiqte floten Turk-Arnaute te Egjyptit kunder Theodhori Kolokotronit dhe Marko Bocarit ne Peloponez me 1821.
Nacionalizmi Helen krijohet si Kundrapesh e Genjeshtrave, Injorancave, e Pabesive, te Majmunave dhe Kopritave te Ballkanit qe ndihen Inferior nga ky bagazh i pashtershem Historik dhe Gjuhesor.
Kompleksiciteti dhe inferioriteti eshte veti e atyre personave qe duke u ndjere te tille kalojne ne agresivitet verbal,
Kompleksiciteti dhe inferioriteti u acaron nerva atyre qe e kane brenda dhe kjo shikohet ne komentet e tua dhe shokeve te tu te stanit,Je nje dele e ndare nga tufa kur po e pranon qe Suliotet qenkan Shqipetare dhe ki kujdes se mos po te han ndonje ujk(grek)
TI PO ME TREGON VIKIPEDIAN ANGLEZE,POR UNE PO TE PYES PERSE NUK E KA VIKIPEDIA GREKE QE ESHTE SHQIPETAR,ATY ME QENDRO.
DHE GREKET THONE QE TE RROJE ALI PASHA QE BENE SHTET NEPERMJET KOMANDANTEVE DHE KRYENGRITESVE ARVANITAS TE CILET U TRADHETUAN ME VONE DHE U BURGOSEN NGA ANA E TYRE,PERSE U BURGOS KOLOKOTRONI ME SHOKE?APO AS KETE NUK E KE MESUAR.
KRYENGRITJEN E FILLOI ALI PASHA I PARI DHE TURQIT AI I MORI NE QAFE DUKE I HAPUR RRUGE KRYENGRITJES ARVANITASE.
SULIOTEVE JUA MORI SHPIRTIN ALI PASHA SEPSE NUK I NENSHTROHESHIN SIC U NENSHTRUAN GREKET SEPSE SULIOTET KISHIN GJAK TE PASTER ARBERI DHE JO GREK
JE I PALEXUAR DHE PA INFORMUAR CKA BEN QE TE MOS JESH NE KATEGORINE SUPERIORE POR TE LUHATESH NDER VENDET E FUNDIT TE ASAJ INFERIORE ME RREZIK REAL TE KALOSH NE SUPER-INFERIOREN.
Hahahaha! Me argumentimet idiote qe perdor kundershton me teper vetveten se te tjeret. Natyrisht kur thua se “sulioteve ja mori shpirtin Ali Pasha sepse nuk i nenshtroheshin si greket ….”, me ate nenkupton se vetem suliotet ne Epir ishin shqiptare apo sic thua ti “gjak i paster arbri dhe jo grek!!!!
Ok, e pranojme!
Meqenese me lart me “shpjegon” se ne Luften e Peloponezit moren pjese vetem greket dhe jo popujt e tjere, atehere me lejo te te kujtoj, ose ne qoftese nuk e di mund te lexosh literaturen historike, se maqedonet jo vetem qe ishin aleat me Sparten, por me forca e tyre ushtarake e ndihmuan ate ne lufte ndaj Athines. Atehere me llogjiken tende cfare ishin maqedonet? Mund te lexosh edhe Herodotin per te kuptuar se cfare ishin maqedonet, se cfare dialekti te gjuhes greke flisnin maqedonet, se cfare alfabeti perdornin maqedonet!
Dhe dika tjeter. Kur maqedonet “nenshtruan” Athinen, perse ata nuk futen kulturen e tyre, gjuhen e tyre, civilizimin e tyre? Atehere perse ne Egjypt, ne Persi e deri ne Indi, maqedonet futen kulturen dhe qyteterimin grek? Perse u ndertuan kudo qytete te stilit grek si dhe tempuj te perendive greke? Perse kudo vetquheshin grek?
Per cfare pellazge me shkruan more derdimen, kur arkeologet dhe historianet nga ai civilizim primitiv i nje kohe te papercaktuar dhe teper te larget nuk njohin asgje e jo me se cfare gjuhe kane perdorur!!!!
Ne fund te fundit asnje civilizim nuk eshte autokton apo i pari, kur dihet qe eshtra te njeriut primitiv qe ka jetuar mbi 100 mije vite me pare jane zbuluar ne Europe, kur dihet qe emigrimet e medha nga Afrika per ne kontinentin Euroaziatik kishin filluar rreth 70-40 mije vjet me pare, kur dihet qe gjuhet indoeuropiane jane gjuhe te formuara nga civilizime qe filluan te emigrojnete 4500-5000 vjet para krishtit nga stepat e pellgut te Vollges, ose sic thuhet ndryshe civilizimi i stepave. Nga to linden edhe gjuhet baze ne formen e shkruar si ajo sanskrit (indiane), perse, greke, latine, etj.
A nuk e kupton qe keto civilizime primitive te quajtura nga historianet e lashte greke si pellazge, mund te ishin te ngjashem me fiset e sotme qe jetojne ne pyjet e Amazones ku cdo grup prej tyre ka nje gjuhe te vecante komunikimi? Atehere cfare identiteti etnik mund tu japim atyre?
Per KAR-MARSin, “Patriotaqin”,Adriatiktakun dhe gjithe PISOGLENDAT kendej rrotull ?
C’eshte ETNIKH SINEIDISI (ndergjegjia kombetare greke)
Ελληνική εθνική συνείδηση είναι η ψευδαίσθηση τού ρωμιού, ότι κατάγεται από τούς αρχαίους έλληνες.
Ndergjegjia kombetare greke eshte ndjesia e genjeshtert e romejve,se jane te prejardhur nga helenet e lashte.
(shenim: romej jane gjithe popullsite kristian ortodokse,pa dallim kombesie,gjuhe dhe prejardhje, ne ish-Perandorine Otomane)
C’jane GREKOMANET :
GREKOMANET jane grek-dashes te indoktrinuar, pa vision te qarte dhe ne injorance totale fetare. Dihet qe feja dhe besimi nuk kane kombesi.Kjo specie njerezore (qe nuk eshte vetem dukuri ndermjet shqiptaresh,ka edhe sllave,rumune etj qe bejne te njejten gje) ben nje “ngaterrese qesharake”, barazimin e Helenizmit me Grekizmin! Ka nje celes te vogel,te cilin duhet ta zbulojne te gjithe ateiste apo besimtare,ortodokse apo jo-ortodokse,kristiane apo myslimane! Celesi eshte NDRYSHIMI THELBESOR midis helenizmit dhe grekizmit! Mund te kete simpatizante te helenizmit ne bote,por shume pak ose aspak te grekizmit!Nese shqiptaret do e kuptojne kete,gjerat do jene shume te thjeshta dhe te kuptueshme!Nuk behet fjale per shqiptaret ortodokse fanoliste,ata kane mbi 100 vjet qe e kane kuptuar.Por per shqiptaret grekomane (qofte edhe te pakte)!Per greket s’na intereson se c’bejne.
Pra c’jane keta grekomanet!?
Greko-mania eshte semundje mendore si psh klepto-mania.Kjo e fundit eshte fiksimi mendor per te vjedhur sende,thjesht si manjak i semure,edhe nese sendet qe vjedh nuk te duhen fare! Greko-mania ka po te njejtat paraqitje dhe simptoma,manjaket e semure menderisht i ngjiten si vemje grekizmit,pa qene fare e nevojshme e aq me teper e vlefshme! FIKSIM,njerez te semure,qesharake e trupeshke!Justifikimi i ketyre gjynafqareve ( si puna e atij budallait qe thote se eshte i zgjuari i mehalles), eshte se grekizmi eshte dicka e kultures siperore,eshte e lashte,e ndritur!Ketu fillimisht kemi “ngaterrese” te Helenizmit me Grekizmin!Kjo vjen nga INJORANCA (padija)e ketyre gaztoreve,sepse bejne nje ngaterrese fillestare dhe te thjeshte!E kjo eshte se Grekizmi dhe Helenizmi,qe ne thelb te tyre, jane dy gjera krejt te ndryshme! Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi,universializmi dhe demokracia,ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi,nacionalizmi dhe autokracia! Perpjekja e metejshme qe behet nga grekistet,eshte qe keto dy kundershtesa ideore,te paraqiten si vazhdimesi e njera -tjetres dhe te “martohen” midis tyre!Kjo eshte krejt qesharake,sepse edhe nje bebush e kupton qe te kundertat KURRE nuk jane vazhdim i njera tjetres,por vec mund ti zene vendin njera tjetres! Keto jane gjera te ditura dhe te thena (madje edhe ne Greqi),por natyrisht per njerezit mendje-hapur jo per trupeshket!
Semundja e grekomanizmit do mjek dhe mjekim!Keshillohet autoqefali reale e kishes shqiptare dhe dije! ?
Sparten e ndihmuan thivianet.
Cfare kuptove ti me nenshtrim Maqedonas,cfare kulkture do ti jepnin ata Athines nen nje nenshtrim i cili zgjati disa muaj apo vite deri kur vdiq Filipi dhe Aleksandri iku dhe nuk u kthye me,Mbaroi dhe nenshtrimi.aq ishte.
Klimax je i madhe.Ca pergjigje!
Pergjigje prej BUDALLI ? ? ?
Doktor Muratin nga Gostivari e keni harruar.
alban ti je nje anti grek i betuar greqia eshte nje popull i lasht qe ka pasur shum emra te njohur por une si shqiptare jam krejnare qe shqiperia ka emra te njohur ne te gjith boten si skenderbeun nena terzen etj mund te me tregojsh per vikipedian e veriut te shqiperis respekt
Anxhela
Une nuk jam antigrek i betur,kam folur dhe per te mirat e Greqise,lexo tek dosieri komentet,
Me kenaqesi do ta gjej kohen per te te shpjeguar per historine e ladishme te Kosovareve
respekt.