Ndahet  nga  jeta  shkrimtari  Aleksandër  Babe

9 Maj 2015, 19:37Kulturë TEMA

Para pak ditësh, ndërroi jetë në Athinë(Greqi), nga një sëmundje e rëndë, shkrimtari e piktori Aleksandër Babe (i njohur më shumë si Aleko Babe). Qysh nxënës në gjimnazin “Ali Demi” të  Vlorës, u dallua talenti i tij në fushën e letërsisë e të artit. Botoi për herë të parë, në vitet ’70 tri novela për fëmijë: “Kali”, “Bijtë” dhe “Vesveseliu”. Me të parën, “Kali”,  ai fitoi çmim në një konkurs kombëtar për letërsinë për fëmijë, ndërsa këtë të fundit autoritetet e çuan për ta kthyer në karton duke e konsideruar “me gabime ideologjike frojdiste”, madje autori i saj, u rezikua edhe me përndjekje të tjera të rënda nga diktatura. Gjithashtu, më vonë, atij i mohuan edhe botimin  me etiketën  “moderniste” edhe të një përmbledhjeje  me tregime si dhe dramën historike me protagoniste Teutën e Ilirisë.

Vetëm pas vitit 1990, Aleko arriti të botoj në Tiranë, ku kthehej herë pas here,  disa përmbledhje me novela e tregime, mjaft të arrira artistikisht.

Si piktor e skulptor autodidakt ai realizoi një sërë punimesh në artet pamore, si vizatime me karbon, kompozime në vaj, gdhendje në dru etj, të cilat u ekspozuan në qytetin e Vlorës dhe ngjallën interes për artdashësitë vlonjat e më gjerë. Në Athinë, ku kishte shkuar qysh në vitin 1990 për arsye ekonomike, ai botoi një libër (në greqisht) me vizatime e poezi të tij. Arti dhe kultura zinin një vend të madh në mendimet dhe jetën e tij, kështu që opinionet e Alekos ishin mjaft origjinale dhe vizionare.

Aleksandër Babe la një emër të veçantë, si njeri antikonformist, shumë i talentuar e pasionant, që nuk e harroi  për asnjë çast, edhe largë në mërgim, Vlorën, Shqipërinë e gjuhën shqipe.

Ishte  personaliteti i spikatur dhe krijimtaria prej artisti, që ndarja e parakohëshme e Alekos nga jeta, hidhëroi thellë jo vetëm ne shokët dhe miqtë e tij, të vjetër e të afërtë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur atë dhe veprimtarinë tij, e punuar me të.

Nestor Jonuzi, Qerim Vrioni, Pandeli Koçi, Skënder Kamberi, Luan Vrioni, Qemal Agaj, Petraq Truja, Petraq Karaja, Nikodhim Baba, Jani Dhjaku, Pandi Ceca, Thanas Petro, Spiro Caushi, Jani Vaso, Virgjil Muçi, Faruk Myrtaj, Jorgo Papingji, Kolec Traboini, Ilir Bezhani, Agim Janina, Albert Kotini, Andon Qesari.  

 

3 komente në “Ndahet  nga  jeta  shkrimtari  Aleksandër  Babe”

  1. taqo says:

    Jetoi pa u ndjere i merguar i zbuar i denigruar ……….pamvaresisht meritave ,te pakten e respektuan ne vdekje …..vdis pa te te dua…..vazhdojne cudite tona……respekt per emrat ne fund te shkrimit

  2. labi says:

    ishte njeri i mire , kishim kenaqesi te na jepte mesim ne shkollen Ali Demi ne vlore ku na lexone vjershat e tije, ishte artist i koheve te tjera . Jeta rjedh si ujit e projit.

    1. Torontiani says:

      Aleksander Babe…
      e kishte hedhur vete mbi shpine Kryqin e Njeriut me Vetedije te Kthjellet…
      Me kujtohet cfare me tha Nestor Jonuzi per te: Une e vendos pa medyshje emrin tim, nese Lekoja ka nenshkruar me siper…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje