Roland Tasho na ka sjellë ditët e fundit një koleksion të këndshëm fotosh me motive nga qyteti i Përmetit. Krejt ndryshe nga ekspozitat e tjera, këtë herë fotografi i njohur ka përcjellë resurset e qytetit por edhe punën e shumë bizneseve, që tentojnë të tregojnë traditat e një qytetit të mrekullueshëm dhe shumë bujar.
Vetë fotografi i njohur, që e mundësoi ekspozitën me ndihmën e Bashkisë së qytetit, thotë se : “Qëndrova 7 ditë në rrethin e Përmetit për të realizuar fotografitë e nevojshme të 23 sipërmarrësve të rinj që kishin fituar minigrandet për realizimin e hapjes së bizneseve, dhe të nxjerrin në pah pasurinë e vlerave dhe traditave të rrethit të Përmetit.
Puna ime u mbështetet nga stafi i projektit në përgatitjen e një plani veprimi dhe një strukture të ekspozimit të fotove. Produkti i këtij misioni ishte realizimi i të paktën një seti 1000 fotosh, nga të cilat u bë një selektim gjatë fazës pas produksionit për të krijuar një histori përmes fotografive për të gjithë sipërmarrësit e rinj. Historitë nëpërmjet fotografive u ekspozuan në Tiranë në Galerine “Qendra Rinore” galeri e ndërtuar nga Ministria e Punëve Sociale, për të promovuar rezultatet e arritura nga përfituesit përmes projektit Rise-Op me synim rritjen e vizibilitetit të biznesit”.
Projekti “Shanse të reja të përfshirjes social ekonomike të grave dhe të rinjve të papunë në zonat rurale ” që Bashkia në Përmet po zbaton është , në partneritet me Cesvi dhe Milieukontakt Shqipëri. Ka qëllimin të kontribuojë dhe të mbështesë përfshirjen sociale dhe ekonomike të grupeve më vulnerable, në veçanti gratë dhe të rinjtë e papunë në zonat rurale.
Një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit është mbështetja financiare, e grave dhe të rinjve të papunë që kanë qenë pjesë të kurseve profesionale 4-mujore në fushën e shërbimeve turistike dhe artizanatit, në hapjen e sipërmarrjeve të reja në këta sektorë. Më shumë se 20 gra dhe të rinj kanë përfituar nga skema e minigranteve. Shërbimet dhe produktet e tyre do të promovohen në nivel rajonal dhe kombëtar.
Javanews.al
Love Permeti!
More Roland , bukur puna yte e po na prezanton nje qytet vertet te rall per nga bukuria si dhe niveli shoqeror e shum e shum gjera aq te mira qe ofron ky vend per ata qe duan te kalojn disa dit te qeta,larg zhurmes e smogut,e te pastrojn mushkerit nga pluhuri e levizja e madhe e shum qyteteve tashme ne Shqiperi !Por si nuk thua nje fjal per katandin e ruges qe nga Ur e Leklit e deri ne Permet !Turp me te madh nuk ka ky indiferentizem e abandonim i ksaj mrekullie Jugore ku Vjosa esht pjes e saj!Ke tmerr te marresh ate udhetim per ne Permet me makinen tende ,qoft te kalosh edhe dy dit atje !Perse vall ju politikanet qe doni vota nuk ju dhemb syri kur kaloni kte rrug,apo makinat tuaja milionshe nuk ndjejn lekundjet,zhurmen, e pluhurin, se bukuria qe shihni nga penxheret e makines ju ben te mos e ndjeni ! Si mundet te ket zhvillim pa rug te asfaltuara e bashkkohore !Si nuk ju bie kjo gje ne sy??? Ktu do e mbyll komentin tim e ndonese nuk jam Permetar por bukuria dhe bujaria e atij vendi me ben te shkruaj keto rrjeshta !
e pergezoj Rolandin per punen e bukur qe ka bere duke sjell copeza jete nga Permeti, qyteti i bukur i luleve.