Vdekja e Venecias: Çfarë po i kanoset qytetit turistik?

15 Maj 2015, 14:56Kulturë TEMA
Vdekja e Venecias: Çfarë po i kanoset qytetit turistik?

Venecia, qyteti i famshem ujor pret çdo vit më shumë se 20 milionë njerez nga e gjithe bota. Turizmi është shtylla kryesore e këtij qyteti që disponon më shumë se 400 gondola për të shëtitur vizitoret dhe turistet ndërkombëtarë.Gjatë 15 viteve të fundit turizmi i anijeve është rritur 15 herë. Është kontradiktore por kjo dyndje masive drejt qytetit të famshem duket se e ka zhytur Venecian dhe vendasit në krizën e humbjes së saj. Numri i pakët i vendeve të punës që nuk përfshiojne turizmin,rritja e çmimit të pronës,ushqimit,transportit dhe strehimit e kanë kthyer qytetin në destinacionin e të huajve, duke bërë që popullsia e banorëve të Venecias të bjerë, në pamundesi për të përballuar koston e lartë të jetesës dhe “cmimet turistike”.

Për më tepër gjatë dy dekadave të fundit pronarët e pronave kanë konvertuar gjithnjë e më shumë apartamente në hotele ose Banesa me qera duke rritur në këtë mënyrë koston e banimit të përhershëm. Si rezultat vetem të pasurit mund ta perballojnë jeten në Venecia.

Deri në vitin 2030 qyteti nuk do të ketë më banorë të përhershëm. Tri dekada më parë më shumë se 120.000 njerez e quanin Venecian “shtepi”,sot kanë mbetur 55.000 të tillë.

Demografet parashikojnë se deri në vitin 2030 qyteti me rrugët me kalldrëm dhe urat e lakuara  nuk do të ketë me banorë të përhershëm.

Në vitin 2008 pasi popullsia e Venecias ra nën 60.000,banoret e mbetur të qytetit organizuan një “funeral” në shenjë proteste,tre gondola që mbanin një arkivol të kuq,të cilat kaluan përmes kanaleve të qytetit për të rritur ndërgjegjesimin në lidhje me renien e popullsisë.

Por çmimet e tejkripura të apartamenteve nuk i detyrohen vetem dyndjes së turistëve në qytetin venecian. Që në fillim të shek 20 deti Adriatik ka permbytur në menyrë të perseritur, duke dëmtuar katet e para të qindrave ndertesave dhe për pasoje numri i apartamenteve të bjerë ndjeshem.

Ky fenomen është edhe më shqetesuesi për banorët ,të cilët parashikojnë se në pak se 80 vjet qyteti do të fundoset plotesisht nën uje. Ata akuzojnë qeverinë italiane dhe zyrtarë të korruptuar të cilet fondet për ndertimin e 78 portave nënujore të dizenjuara për të ndarë Venecian nga Adriatiku i kanë shpërdoruar, duke fshehur dhjetra miliona euro nga arkat publike. Jeta që ju mund të imagjinonint 10 apo 20 vjet më parë ka mbaruar tani – thonë vendasit. Mesa duket vetëm të pasurit mund ta përballojnë Venecian, nëse qyteti i Artit ujor do t’i shpëtojë fundosjes katastrofike./i.f

 

 

 

 

6 komente në “Vdekja e Venecias: Çfarë po i kanoset qytetit turistik?”

  1. Arti says:

    Gjithandej vidhet me lopate.

  2. harpagoni prej betoni says:

    prandaj edhe ne shqiptart e kem per zemer italin se na puqet gjaku me ta
    ku vidhet esht shqiptari…

  3. GMT says:

    Në themele të marra kurrë s’është ndërtuar një shtëpi e mençur.

  4. Z/Kallami says:

    Venecia ka fatin qe nuk bie termet se,ky i zgjidhe perfundimisht gjitha problemet.Venecia ka lidhje me liqenin e Shkodres nepermjet lumit te Bunes.Kubla qe jeton ne qenefet e venedikut vjen dhe shumezohet ne liqe e qe kendej shtegton perseri si turiste ne qenefet e venecies.Vetem kubla e shkodres e te djathtes demokratike nuk i shqitet shkodres.Aty ka ndejen dhe jeten e vet.

    1. gjithashtu malok says:

      CA JANE KETO KOMENTE !?!?! ARTI HARPAGONI GMT KALLAMI, TANI NUK KAM ASNJE DYSHIM, dalldisja kolektive e sinkronizuar ekziston.

  5. Adi says:

    Jetoj ne venezia ishull dhe te gjitha keto qe shkruen jane te verteta,vecse ata qe organizuan ate si funeral jane nje grup injorantesh lokal qe akoma Nuk flasin dot italishten standart.edhe nje detaj ketu ma mbi 4000 mije apartamente prone te bashkise osé ater (tip agjenzia e strehimit) dhe Nuk ja u jep Atyre qe realisht i japin jete venezias shqiptar moldave bangladeshe italian nega jugu 25000 studenve qe rrine ne Venezia.me pak fjale kemi te njejten sjellje sic po ndodh me shtepiAt sociale ne tirana nga administrata basha lule…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje