BB King, ai që është konsideruar si “Mbreti i Blues-it” ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
BB King , këngëtari dhe kitaristi i njohur për këngët ‘Lucille’ “Sweet Black Angel” dhe Rock Me Baby” vdiq në gjumë në Las Vegas .
Kohët e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se vuante nga diabeti.
Riley B. King i njohur ndryshe me emrin artistik BB King lindi më 16 shtator 1925 në Mississipi .
Ai e nisi karrierën e tij muzikore në vitet 40 dhe është pjesë e “Blues Foundation Hall of Fame” dhe “Rock and Roll Hall of Fame”.
Ndërkohë Revista Rolling Stone e renditi atë në vendin e 6 në listën e 100 kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave të vitit 2011.
Riley B King është konsideruar si një nga muzikantët me ndikim më të madh në musikën Blues duke fituar dhe titullin Mbreti i Blues dhe njëri nga “Tre mbretërit e kitarës në Blues” .
Mbreti ishte i njohur edhe për pjesmarrjen e tij në më shum se 200 koncerte në vit .
Ndërsa në vitin 1956 ai thuhet se u shfaq në 342 shfaqe. Në vitin 1990 presidenti Xhorxh Bush i dha medaljen kombëtare të arteve dhe sërish në vitin 2006 ai mori nga Presidenti i SHBA-së “Medaljen Presidenciale të lirisë”
Kitarrist legjende!
R.I.P
Kitaren ia dhuroi papes ne vatikan