Elvira Dones, në krye të RTSH-së?

18 Maj 2015, 11:04Kulturë TEMA

Shkrimtarja Elvira Dones duket se do të jetë drejtoresha e re Radiotelevizionit shqiptar.

Kjo bëhet me dije nga Mapo.

Sipas kësaj gazete, shrimtarja e njohur është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar RTSH-në, që prej tre vitesh nuk ka drejtor.

Aktualisht, RTSH drejtohet nga ana e zv.drejtorit Martin Leka.

Dones është familjare me botën e filmit dhe televizionit që herët.

Ajo ka punuar para viteve ’90 në TVSH dhe Kinostudio, ndërkohë që gjatë viteve kur ka jetuar në Zvicër dhe SHBA ka shkruar e botuar disa romane, vëllime me tregime, si dhe është autore e disa dokumentarëve televizivë.

Dones që aktualisht jeton në San Francisko SHBA, e ndan jetën mes Amerikës, Zvicrës dhe Shqipërisë.

Megjithatë, për t’u zgjedhur në krye të RTSH-së duhet edhe së paku një votë nga opozita, duke qenë pasi Këshilli Drejtues i sapozgjedhur i RTSH prej 11 anëtarë, përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës.

Drejtori i RTSH-së duhet të zgjidhet me 2/3 e votave./b.l

 

18 komente në “Elvira Dones, në krye të RTSH-së?”

  1. Krist Maloki says:

    BUKUR !
    Nje zgjedhje e perkryer!
    RTSH i duhen njerez me talent dhe te pakoruptuar,
    jo funderina, pseudo-gazeyare dhe hajdute!

  2. eda says:

    Ky eshte nje lajm shume, shume, por shume fantastik ama. Nje bravo e emadhe.

  3. Nexho says:

    Ta futi Rama o Mero?

  4. Tomorri says:

    Perzgjedhje e shkelqyere kur ne krye te TVSH,shqiptar do te vihet nje drejtuse me kaq horizont dhe kulture.

  5. stefi korcari says:

    me kot ska ku vej. kush e nje ,cfar ka bere,kush eshte kontributi e bien se thjesht ka fshire shtepite jashte

    1. albi says:

      stefi, je shume i vogel per te dhene gjykime per Elviren. Se nuk e njeh ti, nuk do te thote asgje. Ka plot qe e njohin dhe e vleresojne. Edhe mos i qaj hallin qe ka fshire shtepite jashte, se ka ikur ne fund te viteve ’80 (dmth ne kohe te Ramizit), dhe qe atehere eshte marre me letersi, gazetari e publicistike.
      Ik futi ndonje pace pilaf e mos fol per gjera qe nuk ja ke haberin.

  6. Gimi says:

    Lajm teper i bukur per te qene i vertete!

  7. Aleksander says:

    Po kete snobe si veten ke zgjegjur o Ram’ mavrria? Po ndal ore doren e shkaterrimit te institucioneve o koqe kandari. Po ti je pyke ne diell or zagar !
    Fatos Nano !
    T’u bofte vorri “WC Birrarie” qe na e bone peshqesh !!!!

    1. andromeda says:

      O Sandro! Ma e shkatërruar se kaq nuk ka ku shkon RTSH-ja. Kjo Elvira më keq s’ka ku ta çojë, dhe me që është pakëz më e qytetëruar se martinërat dhe soji yt, vetëm se ka për ta përmirësuar atë.

  8. Marga says:

    Nuk ka fshire shtepite jashte.Ajo ka ikur nga Shqiperia psra viteve 90,per nje specializim ne Zvicer per RTSH dhe nuk u kthye.Beri shume buje ne Tirane, ne ato vite.U martua me nje zvicerian.Emisioni i fundit ne RTSH ka qene nje bashkpunim i saj me regisorin Piro Milkani dhe qe e drejtonin se bashku.Nje femer e bukur dhe e zgjuar.

  9. antishpellar says:

    Elvira eshte nje person qe i thote te vertetat pa frike dhe nuk njeh censure.Eshte nje person i formuar larg hales sone te perbashket ,dhe nuk vjen era partishmeri shqiptare.

  10. informatori says:

    Me siguri , ky gojeqelburi me nick name Aleksander , maksimumi do te jete ndonje femije jashte martese i Berishes dhe minimumi do te jete ndonje nip i tij , ndryshe nuk ka si spiegohet kjo ngjashmeri ne te folur dhe ne menyren se si ofendon Kryeministrin , sikur te ishte Berisha vete . Por edhe po te mos ishin te verteta supozimet e mesiperme , ky birbo , kushedi sa vjet ka pasur pa paguar dritat , kushedi ne cilin trotuar pa leje ka ndertuar kiosken dhe ja kane kthyer bythperpjete dhe , me siguri , e kane arrestuar ne ndonje dogane , me droge a marihuane , apo i kane djegur parcelen me hashash . Keshtu , ngushellimi i tij mbetet te shaje , shpife e mallkoje ne gazetat e majta , se te shkruaje tak 55.sa dhe RD.ja , e di shume mire qe nuk i pjerdh e nuk i lexon njeri .

  11. Eva says:

    Nuk besoj se i ploteson kushtet per kete post. Drejtori i pergjithshem i RTSH-se duhet te jete shtetas shqiptar. Kjo zonje nuk eshte.

  12. demokrat says:

    Elvira eshte nje mendje e bukur dhe zgjedhje e qelluar.

  13. liri says:

    Besoj se do ndryshoje shume gjera per mire. Gjetja e duhur. Pune te mbare.

  14. "BALASHI" says:

    I mrekullueshem si lajm…

  15. dajti says:

    Para 23 qershorit RTSH ishte nje llum i malokut nga vicidoli, te gjithe legena burra e gra merrnin rrogen nga shumica e popullit socialist dhe benin propagande per spiunin e udb-se. Ptuuuu ndyresira njerzes, te shitur, te paafte, dhe plehra, si ai zv/dr idiot dhe i neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje