Festivali kroat kërkon ta rikthejë në program shkrimtarin islamofobik

19 Maj 2015, 18:16Kulturë TEMA

Festivali Veror i Dubrovnikut duket se po tërhiqet me shpejtësi nga vendimi i mëparshëm për të anuluar një shfaqje nga shkrimtari francez kontraversal Mishel Huelbek  (Michel Houellebecq) – me justifikimin se mund të ofendonte myslimanët.

“Grimcat elementare”, një shfaqje e mbështetur në një nga romanet e tij, papritur u hoq nga programi javën e shkuar pasi organizuesit morën një letër nga ministria e brendshme, që e quante shfaqjen një rrezik sigurie.

Drejtorja e festivalit Ivana Medo Bogdanoviç, tha se ata kishin marrë konfirmimin nga ministria se kushtet e sigurisë do të ofroheshin që shfaqja të vazhdonte.

Bordi drejtues i festivalit tha se një vendim do të merrej përfundimisht të premten.

Drejtori i dramës nga festivali i Dubrovnikut,  Mani Gotovaç, deklaroi se ministri i brendshëm Ranko Ostojiç i kishte thënë atyre se policia do të sigurojë kushtet për performancën.

“Ministri i brendshëm Ranko Ostojiç dhe presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç… ndajnë mendimin e shumicës së anëtarëve të këshillit të festivalit që miratuan programin e festivalit”, tha Gotovaç.

Ministria e brendshme i bëri vlerësimet e para të sigurisë pasi prefekti i Kontesë Dubrovnik-Neretva,  Nikola Dobroviç, tha se shfaqja ishte me gjasa ofenduese ‘për shkak të marrëdhënieve të këqija të shkrimtarit me myslimanët dhe fenë e tyre’, ndonëse vetë shfaqja nuk përmban referenca ndaj islamit.

“Grimcat elementare” ka në qendër jetën e dy gjysmë-vëllezërve me jetë të vetmuara, të cilët trajtojnë çështjen e klonimit.

Romani më i ri i Huelbek “Nënshtrimi” – i vendosur në një Francë të së ardhmes që është dominuar nga myslimanët – ka shkaktuar një stuhi edhe më të madhe.

Ai u botua në të njëjtën ditë në janar kur islamikët në Paris qëlluan hebrenjtë në një supermarket si dhe stafin e të përjavshmes satirike franceze, Charlie Hebdo.

Në ditën e masakrës në Paris, Charlie Hebdo publikoi një botim me një karikaturë të Huelbek , me diciturën “Parashikimet e magjistarit Huelbek”.

2 komente në “Festivali kroat kërkon ta rikthejë në program shkrimtarin islamofobik”

  1. tfgs says:

    u fenduan myslot e na plasi kkkkkkkkkkkkk……………o Zike!

    1. visar says:

      të pëlcet kkkkkkk…. në bythën tënde kato…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje