Isa Boletini, një hero “i sikletshëm” ballkanik

19 Maj 2015, 09:27Dossier TEMA

 Nga Ben Andoni*

 

Pakkujt do ia kish marrë mëndja se varrosja e eshtrave të njërit prej heronjve të pavarësisë shqiptare do të kishte sjellë atë mosmarrëveshje, që ekziston sot mes katër vendeve ballkanike. ‘Protokollet’ e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë janë të katra në alert për vend-varrimin e tij, që sipas një vendimi të fundit të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe me pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe familjarëve të bashkëluftëtarëve te tij, do të varroset në Vlorë. Në fakt, mirëkuptimi i dy vendeve, gati ka ngjallur revoltë në publikun e Kosovës, ku më e fundit është ajo e ish-presidentit Sejdini, ish-kryeministrit Haradinaj që pretendojnë se eshtrat e tij e kanë vendin në Kosovë, paçka pretendimeve të serbëve, që duket se e kanë ngatërruar të gjithë historinë e varrimit. Minoranca serbe është futur në valle me anë të përfaqësuesit të tyre Jabllanoviç, që ka thënë se heroi shqiptar nuk mund të varroset në Boletin, komuna e Zveçanit, në veri të Mitrovicës, ku gjenden edhe kullat e lindjes së tij, sepse ka bërë shumë krime ndaj serbëve! Por, ndërsa për serbët është kriminel, për shqiptarët e Kosovës varrimi i tij në vendlindje tregon ekzistencë.

Ngjarja ka sjellë edhe njëherë nëpërmend simbolikën e rrëmujës ballkanike, që ishte gati njësoj edhe në prag të Luftës së Parë Botërore, kur vendet e rajonit ishin krejt larg mirëkuptimit dhe për gjërat më të thjeshta. Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në veri të Kosovës ka dhe një simbolizëm tjetër, që nuk u shkon për shtat serbëve tani që bisedimet në Bruksel po e sanksionojnë veriun e Kosovës të ndarë dhe “de facto” pjesë të Serbisë, kurse “de jure” në hartë pjesë të Kosovës.

Ndaj, në lojën për të zbutur këtë tension kanë ardhur zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, që me anë të një Komisioni të Përbashkët kanë vendosur varrimin e tij në Vlorë, pasi në atë vend, ku mund të varrosej në Kosovë, mbase do të ishte lehtësisht i cënueshëm.

“Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona. Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen”, ka siguruar Ramush Haradinaj, por që në këto momente me tagrin e vet nuk mund të bëj dot më asgjë.

Larg këtyre, është e habitshme sesi një personazh, që ka pasur lidhje me historinë e të katër vendeve, përmes qasjeve të ndryshme, arrin dhe “i ngatërron” kaq lehtësisht edhe pas plot 99-vjetësh nga vdekja, Ballkanasit.

Sikur të mos mjaftojë kjo, analisti i njohur kosovar Spahiu ka përmendur një element të Kanunit, sipas të cilit koburja që e vrau heroin dhe që gjendet në Malin e Zi, në shenjë vullneti të mirë apo në respekt të zakoneve të vendit fqinj, duhet ta kthehet. Mali i Zi është, një nga tre vendet, ku ekziston ortodoksia që e njohu Kosovën.

Figura e Isa Boletinit dhe eshtrat e tij gati të harruara prej shumë vjetësh, u bënë të njohura ndërkombëtarisht falë dronit mbi stadiumin e Beogradit, kurse sot rrezikojnë të kthehen në një impuls për një prag-konflikti ndër-etnik në Mitrovicë e më gjerë. Paradoksalisht, vetë heroi, në të gjallë ka pasur qasje që nga Princ Vidi, “Crna Ruka” e Malit të Zi, pavarësia shqiptare, lufta e serbëve dhe mbi të gjitha ekzistencën e popullit të vet, që sot mezi po i bën një vend në varr. Por është Ballkan dhe në të gjallë, dhe ai vetë, nuk mundi t’i shkëputej dot paradokseve tona.

21 komente në “Isa Boletini, një hero “i sikletshëm” ballkanik”

  1. Hem... says:

    ne Boletin askund tjeter… nese serbet hidherohen, keq per ta sepse ky eshte rast ta shprehin me vepra ndjesen shekullore te agresorit… i bie qe serbet e sotem te jene dakort me 100 vjet pushtim… ne mitrovicen shqiptare nuk varrosim dot tanet, ne shqiperi na fanepsen kokalla greke… ku jemi? ne 1913!!!! Ne Boletin, askund tjeter….

    1. Kacaki Junior says:

      @Hem, mire, por une mendoj qe eshtrat e Ises jane ma rahat te varrosen ne Vlore, aty prane Ismai Qemalit, sepse atje jane ma te sigurt, ne Boletin existon rreziku qe shkijet na i vjedhin eshtrat e Ises!

      1. Patrioti says:

        Ismail Qemali e zboje Isa Boletinin nga Vlora, sepse rezultoj nje kriminel per interesa personale. Lexo Hametaj (historian Vlonjat) per mardheniet e I. Boletinit dhe I.Qemalit dhe pastaj jepe mendimin Tende.

        1. Ilir Hoti says:

          Patriot cari,.. shko mor go….grek! Po kush ishte ministri i mbrojtjes? po kush ishte garda e qeverise? kush financoi? Injoranca, paturpesia imoraliteti e anti-shqiptarizmi jane te bashkuara ne perrallen tuaj qe as greko-ruset me pak arsim nuk e besojne!

    2. mib says:

      po ju degjoni peralla turke gjith diten dhe pastaj ju dalin ne enderr serbet dhe grekerit

      1. Patrioti says:

        Se shpejti do te degjojme qe dhe Turqia do te kerkoj eshtrat e I.Boletinit, sic u be me “Atdhetarin”, “Patriotin”… Sami Frasheri qe Turqia pretendon qe Ai eshte nje nga Vlerat Historike te Perandoris Osmane, duke pervetesuar eshtrat e Tij ne Turqi.

        Asnje here Shqipetaret nuk shkruaj Histori por Opinione secili Historian sipas Kompleksit te Vete.

      2. Ilir Hoti says:

        Greko-ruset vec lehin…jane qene rrugac te mesjetes hershme,E huuuuu ku eshte Euro— Amerika Nuk na plase by… per ju!!

  2. DUKAGJINI I LEKES...... says:

    Guri i rande , peshon dhe pushon , vetem ne vendin e vet….ISA asht i gjithe kombit tone, por Boletini asht nana dhe baba i ISES….

    1. shih shih says:

      Sidoqofte me kujtohet nje film shqiptar,nga me te realizuarit dhe me te sukseshmit, “I teti ne bronz”. Kur bustin e heroit e sjellin ne qender te fshatit te tij,e jema e heroit kur e sheh i thote te shoqit (babait te heroit) : do ishte mire sikur ta mbanim ca dite ne shtepi! Mesuesi qe ndodhej bashke me ta,e degjon dhe i thote : jo nene,ai nuk eshte vetem i juaji! Babai i heroit mendohet pak dhe thote : po ke te drejte,ai nuk eshte vetem i joni,ai eshte i te gjitheve,i gjithe Shqiperise,AI DUHET TE QENDROJE NE QENDER!
      Respekt!!! ?

  3. sharmuta says:

    M,falni se s,ja kam idene,pse dojne me e leviz??
    Kur paska ndej 99vjet,mos e loni ma.

  4. ld says:

    Logjike eshte ne token ku ka lindur .Pretendimet e tjera jane pa vlere.

  5. moni says:

    ai esht baba i kombit .mendoj qe ska shum rendesi se ku ka le tashme . ai esht i te gjitheve e duhet varros ke varrezat e kombit . respekte mitrovices po shqipnia asht nana e te gjithve .

    1. mirel says:

      Mono, je gabim por nuk po zgjatem sepse te ka sqaruar mire gjate e bukur me poshte Xhevdeti.Isa Bolletini duhet prehet ne Boletin aty ku e lindi nana, aty ku u rrit aty ku luftoi me heroizem per mbrojtjen e trojeve shqiptare.Isa Boletini njehere shkoi ne Vlore per ta siguruar pamvaresine se duheshin trima, njehere shkoi ne Londer, a thua duhet me e varros ne Londer!!!

    2. Patrioti says:

      O Muni po kunder kujt Turqie luftoj ky Islamiku ISA, se artikulli me siper na thote qe Serbet e quajn Kriminel!!!

      Gjithmon keto Histori Shqipetare rreth Patriotizmave nuk e di perse gjthmon “qelben”, si te pa besueshme dhe te pa baza.

      1. u dhime tu qesh says:

        Patrioti i Bythes! Dukesh qe je person i lumtur,si femija qe i japin karamele dhe i shkerdhejne te jemen ? ? ?

  6. Xhevdet says:

    Mirëkuptimi Shqiptaro-Serb i cili po rrezaton pas me shume se 100 vjetesh,nje marreveshje dhe sjellje te re ndermjet dy vendeve dhe popujve respektive,bazuar ne bisedimet e dy qeverive ne Bruksel,si edhe inisiatives te Kryeministrit Rama e Vuçiç,per te lene mbrapa te kaluaren,mbi bazen e nje paqeje sipas shembullit Franko-Gjerman per krijimin e Europes te bashkuar,per sigurimin e prosperitetit e qetesise te gadishullit tone,duhet ta pranojne si nje sjellje xhentelmenesh,rivarimin e eshtrave te Heroit Shqiptar ISA bOLETINI,ne vendin e tij te lindjes ne Boletin,ne kullen e tij SIMBOL i luftes per liri e pavaresi te popullit shqiptar me 1912.
    Kejo duhet te jete thjeshtesisht e kuptuehme dhe e pranueshme nga ana e Serbeve,per derisa ne Shqiptaret dhe konkretisht Kosovaret,populli dhe qeveria e shtetit te Kosoves,ka pranuar zyrtarisht dhe faktikisht respektin dhe pelegrinazhet e Serbeve dhe autoriteteve te saj ne vendet e tyre te shenjta brenda territorit te Kosoves,si ne vendbetejen ballkanike kunder Turqve te vitit 1389,ashtu edhe te kishave Serbe ne Peje,Gjakove Prizren apo kudo tjeter.E kerkon respekti reciprok i maredhenieve te reja qe po ngrihen,qe Serbet jo vetem ta pranojne kete,por edhe ta respektojne,bile edhe ta ruajne.
    Ato qe per Serbet jane te Shenjta ne do ti respektojme e ruajme,ashtu edhe Serbet,per ato vende dhe objekte qe per ne Shqiptaret dhe Kosovaret ne veçanti,jane te shenjta,ata Serbet duhet ti ruajne dhe respektojne.
    Kejo duhet te jete ne themel te maredhenieve midis dy vendeve e dy popujve tane.
    Babai jot eshte i mire per ty,dhe te kuptoj e te respektoj,ashtu siç edhe Babai im eshte i mire per mua,dhe ti duhet ta respektosh.
    KESHTU ME SIGURI DO TE ECIM PERPARA DHE VETEM PERPARA DHE NUK DO TE KTHEHEMI KURRE MBRAPA.

    1. c'a po thu mre says:

      Isa nuk beri asgje per Boletinin,por beri gjithcka per Shqiperine…

      1. Ilir Hoti says:

        joooooooo!!! kUR BEN PER sHQIPERINE, KE BERE GJITHCKA PER CDO PJESE ,SKAJ, TE SAJ. I.Qemali dhe I. Boletini jane heronj qe rreshtohen direkt pas Heroit tone Kombetar

        1. c'a po thu mre says:

          pooooooooooo! Po thua pikerisht ate qe kam thene une ?

  7. astrit says:

    Ne shkoder Isa e ka nje bust gjigant te bere bukur. Ne Prishtin mund te ngrihet nje var estetikisht i bukur.Isen e kemi bere mit, ta leme mit e te kenaqemi me bemat e tij. Prishtina ka nevoje per vera arti te arrira.Te behet nje konkurs nderkombetar per te. Vlora eshte e mbigarkuar me herojte e mitet tona kombetare. Rivarosja ne fshtin e tij e kthen nga nje mit ne njeri te zakonshem.

  8. Kreshnik says:

    Boletin.

    Per mos me perserit edhe nje here logjiken e “Xhevdetit”. Ato mjaftojn. Ajo duhet te jete baza kesaj marrveshje dhe e cdo marrveshje-je, “Rrespekti dhe Rreciprociteti”. Pseudo shmangjet e konflikteve, jane thjesht baza per komplekse e konflikte te ardhshme, shtyrje ne kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje