VIDEO/ Tenton të vjedhë automatin, i këputet litari

20 Maj 2015, 10:32Lifestyle TEMA

I maskuar, me mjetet e duhura të ngarkuara në një kamioncinë dhe mbi të gjitha me një plan të qartë në kokë, një person tenton të vjedhë në automat  të vendosur në një pikë servisi në Townsville.

Ai thyen xhamin e derës qëndrore të dyqanit, më pas lidh automatin me kamionçinën, që më pas ta tërheqë me kamionçinë dhe të marrë paratë që ndodhen aty.

Fatkeqësisht nuk ja ka dalë, pasi litari që ka përdorur është këputur gjatë tentativës së tërheqjes.

Madje një pjesë e tij ka mbetur brenda dyqanit.

Policia e Queensland në Australi po përpiqet të identifikojë personin që tentoi të kryejë vjedhjen.

Autoritetet vendase publikuan videon në internet për të marrë ndihmë nga persona që mund të identifikojë hajdutin.

2 komente në “VIDEO/ Tenton të vjedhë automatin, i këputet litari”

  1. loni says:

    E ke fjalen per bankomat apo per kasaforte mo shqipfoles ekselent?

  2. shvejk says:

    Fullani do ta kishte bere per 5 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje