Idirizë: PDIU në një koalicion patriotesh. Veliaj: Tirana do të ketë sheshin “Çamëria”

23 Maj 2015, 19:55Politika TEMA

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në fjalën e tij, kreu i kësaj force politike që është në koalicion me ASHE ta se jemi në një koalicion patriotësh. Idrizi tha se ne jemi pjesë e këtij koalicion për një gjë, kauza e çështjes çame.

Ndërsa kanidati i ASHE për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i ka premtuar komunitetit çam se që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Tirana do të këtë shëshin e saj me emrin sheshi “Çamëria”.

Veliaj tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ka nënkryetar Shpëtim Idrizin.

Shpetim Idrizi: PDIU nuk është më një parti e vogël, por një parti e madhe, është një parit kombëtare e të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Ne kemi nisur me disa njerëz dhe ja ku jemi sot me kaq shumë njerëz që na janë bashkuar në kauzën tonë. Por ne sot nuk jemi vetëm. Jam i lumtur që na janë bashkuar një grup të rinjsh. Këta janë shqiptarë patriotë dhe dijet i kanë sjellë në programin e partisë tonë. Nëpërmjet tyre ne po tregojmë që jemi partia e shpresës. Ne e duam Shqipërinë, pa ndasi, pa jug e veri, pa të pasur e të varfër.

Partia jonë është një parti që në këto zgjedhje është e vetmja që ka një program të detajuar. Ne po tregojmë që jemi një parti e mirë vendosur në elektorat. Kujt i dhembin sytë le ta shohin këtu PDIU se do jetë një nga forcat më të mëdhaja politike. Unë nuk ju flas vetëm për tju motivuar. Ne nuk do fitojmë vetëm 4 bashkitë por do ti dyfioshojmë votat. Nuk jemi një parti kalimtare, por një parti që ka një program të saj. Ka filluar nga një dhimbje personale, por ajo është në amanetin e prindërve tane. Ne jemi partia e camëve, partia e dibranëve, e devollinjve. Ne nuk kemi për të qenë një parti kalimtare.

Unë dua sot të sqaroj disa të vërteta. Ne jemi sot në një aleancë të madhe sic është ASHE, sepse ne nuk i shikojmë njëtrëzit në të majtë apo të djathtë, por i shikojmë sa kombëtaristë janë. Ne jemi reshtuar sot në një koalicion fitues dhe patriotësh. Ne jemi të bindur se me veprim tonë kemi mbrotjur interesin tonë. E kemi parë Ramën, pas dronit në Beograd, e kemi parë këtë mazhorancë për rezultën tonë. E kemi parë edhe në cështjen e detit, e kemi parë edhe në nëshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Erioni na ka bërë një premtim , që do vendosë në qendër të Tiranës sheshin “Çamëria”

Ta harrojnë që PDIU do të sillet si vasale e partive të mëdha, e ka gabinm kush sheh keto ëndrra. Ne jemi vendosur në aleancën ku tentohet patrioztizmi dhe zgjidhja e cështyjes çame. Ne nuk kemi bërë aleancë më komunistët, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse nëse kjo ndodh unë nuk i dal dot përapra babait tim dhe gjyshes time.

Erion Veliaj: Fitorja e kaoalicionit tonë është më afër se kurrë. unë jam shumë krenar që parlamenti ka një nënkryetar si Shpëtim Idrizi. Ka disa njerëz të cilët mundohen të na thonë që cmimi që ne paguajmë kur hymë në Europë është medemek që duhet të flasim më pak për vendit tonë.

Nuk duhet të paguajmë cmimin e patriozitmit për integrim. Unë jam i nderuar që Idrizi është nënkryetari i Kuvendit. Pavarësisht që ka disa zëra që mundohen të fusin panik, ne jemi krenare që e duam Shqipërinë dhe kjo na bën më shumë europianë.

Pushteti nuk është fundi i garës, është fillimi i garës, pushtetin e përdorëm si mjet për të bërë disa gjera të mira.

Për herë të parë, bashkë me këtë koalicion dhe PDIU kemi berë të mundur që qindra dhe mijëra emigrantë kemi bërë që ti njihen vitet e punës në emigracion. Kjo është dicka konkrete. Ka edhe disa parti të tjera që thonë nuk është vetëm parita çame patriotike, ka edhe të tjera. Po pyetja është kush parti ka bërë për njohjen e viteve të punës?

Ne dhe PDIU shkojmë në këto zgjedhje jo për populizëm, por për gjëra konkrete. Kjo është arsye që koalicioni ynë ka të drejtë të kërkojë votën.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, të kemi në Tiranë edhe sheshin “Çamëria” ashtu sic e do historia, bashëkjetesa jonë, kjo është Tirana jonë. Tirana jonë ka qenë një nga vendet e para që ka mirëpritur komunitetin cam pas genocidit. Edhe bashkia jonë duhet të jetë bujar dhe sheshi Çamëria duhet të jetë fillimi dhe jo fundi i punës tonë. Nga nesër kemi 4 javë për të kërkuar cdo votë, për të kërkuar cdo mundësi dhe për të nxjerrë kandidatët e koalicionit tonë. 4 javë për të siguruar që përfaqësues dinjitozë nga komuniteti juaj ti kemi në këshillat bashkiak. Ne duhet të kemi një shumicë dërrmuese për ta cuar Tiranën në drejtimin e duhur./ Ora News

25 komente në “Idirizë: PDIU në një koalicion patriotesh. Veliaj: Tirana do të ketë sheshin “Çamëria””

  1. lena says:

    Bravo Veliaj. Gjithe camet jane me ty!

    1. Ulliri says:

      O BERISHA ATE QE MBOLLE ATE DO TE KORRESH!!!!
      Pike se pari qirje Idrizi nuk perfaqson camet e shqiperise sepse asnje cam i shqiperise nuk ka prone nje fshat turistik ne selanik.
      Se dyti qirje Idrizi nuk ka asgje ne Cameri dhe nuk ka asnje te lenduar.
      Se treti salles i mungonin camet e vlores (pjesa me e madhe e cameve ne shqiperi) dhe nje pjese e cameve te fierit (kjo nuk do te thote qe jane me PD).
      Se katerti Idrizi ne kohen e PD u komentua si hajduti me i madh i kualicionit por me e bukura eshte se rreth 90 % e drejtoreve nuk ishin came.(dhe ata 10% i blene vendet me shuma lekesh te konsiderueshem).
      Se pesti qirje Idrizi e realizoi me sukses mbylljen dhe heshtjen e Shoqates Cameria, duke mbajtur nje kryetar dylber nga elbasani.
      Se gjashti, nuk eshte e cudicme qe qirje Idrizi dhe qirje Dule ishin te vetmit politikane qe propozuan qirje Nanon per president???!!!(kur ta lup nevoja urdhri eshte qe te dilni zbuluar)
      Dhe, se fundi, cfare eshte me e keqja e te keqijave, qirje Idrizi, ky kopil antishqiptar, qe nuk ka asgje te ngjashme me camet fisnik dhe punetore, ky njeri po tenton t’a paraqese komunitetin shqiptar cam si minoritet turk. Kjo eshte edhe fatkeqesia me madhe.
      Pra te dashur lexues mos u merni me njerez qe ka per t’i denuar historia ne shume breza.
      Ulliri

  2. tfgs says:

    platia ”Cameria” aty do te mblidhen te pabeset………….

    1. jepifort says:

      tfgs, mor MUT,dmth,minoritar,po ka me te pa bese se ju?

  3. Andos says:

    erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

    1. Erisa says:

      erion veliaj ka mbeshtetjen e te gjith partive t ekualicionit dhe ne vecanti te partise pdiu qe ne tirane ka mbeshtetje te gjere

      1. lola says:

        erion veliaj ka vizionin e duhur per te qeverisur tiranen
        erion veliaj ka vullnetin e duhur per ta qeverisur tiranen
        erion veliaj ka forcen e duhur ka mbeshtetjen e gjere dhe ka treguar s ei mabn premtimet dh ekjo do ta beje fitues ne tirane

        1. Eno says:

          Ky eshte vetem fillimi per Erjonin,qe do te jete kryeministri i duhur pas perfundimit te 2 mandateve te Edi Rames me 2021 .E djathta duhet ti vere gishtin kokes,saliu fitoi shume per vete e familjen e zagaret qe i sherbyen, por pd-ne e rrenoi.

  4. Adil Ajeti says:

    E pra u desht te kaloje nje kohe e gjate qe edhe PDIU te bindet se njerezit nuk mund te cilsohen si patriot e tradhetar ne baze te perkatesise politike,pra do te ishte mire qe tia kujtoni muhedin tahirit qe nuk ndalet duke vrapuar pas lulit te PD-s se pikerisht PD-ja ishte ajo qe beri koalicion me greekt ne Himare dhe doli hapur kunder kandidatit te PS-s,pra per PD dhe muhedinin patriot ishte greku i paskal milos ashtu siq ishte fazlliqi per lulin e sali berishen prandaj te jeshe ne koalicion me lulin e sali berishen do te thot te jeshe antikombetar qe mjerisht paska jo pak.

  5. ??? says:

    PDIU cel fushaten?Po pse deri me sot ja paskemi fut kot ne e?

  6. akili says:

    Organizata Cameria dhe perfaqesusesja e saj politike PDIU nuk ka pse i behet barre marrdhenieve Shqiptaro-Greke por duhet ti drejtohen Gjykates se Hages ose asaj te Strasburgut per te rivleresuar vendimet e gjykatave Greke ndaj cameve te akuzuar si bashkpunetore te fashizmit nese ju lejohet juridikisht nje gje e tille. Nese ka ndonje gje qe mund te shtrohet ajo eshte e drejta pronesore e qytetareve shqiptare me shtetesi greke por mesa di une nje gje e tille eshte e pamundur pasi Camet e kane humbur shtetesine Greke si ne Greqi ashtu edhe ne Shqiperi. Me duket e pamundur qe politika Greke te ndroje pozicion pasi Camet u perzune nga vellezerit e tyre Arvanitas pasi nuk u treguan luajale(per te mos thene te dyshimte) me Shtetin Grek te qeverisur prej tyre dyshim i vjeter sa problemet mes shqiptareve muhamedane dhe Arvanitasve gjate perplasjeve mes tyre gjate Revolucionit Grek. Arvanitasit edhe sot e kesaj dite e vuajne tradhetine e bashkpuntoreve shqiptare (atyre muslimane) te perandorise Osmane gje qe u reflektua edhe ne qendrimet e tyre edhe me pas ndaj shqiptareve muslimane te krahines se camerise.

    1. Pelasgian says:

      S’kishin si tu tregonin “luajale” me nje shtet qe i diskriminonte ….te qi…fsha arvaPIDHASIT e kkkkkk….rit …..

      ata skan inat vec me camet …ata kan inat me te gjithe shqiptaret qe asnje borxh nuk iu kan

      ne krenohemi me ARBERESHET QE ISHIN , JAN DHE MBETEN ARBER TE VERTET !!!

      nese greket i kapin per hundesh arvanitasit atehere s’eshte faji jone , eshte faji i tyre qe rrine si nuci , nese jo do te thote qe ju pelqen te urrejne vllezerit e tyre dhe te behen me grek se greket.

  7. sit... back..and relaks →→→ says:

    nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. thjesht qarte dhe bukur.
    Idrizi e di shume mire qe kerkon qiqra ne hell, dulja e di shume mire qe kerkon qiqra ne hell, te dy palet sponsorizohen nga interesa personale. bejini te ndihen mire ata pak shqiptare qe ju kane ngelur brenda kufijve te shiqprise, bejini t ejetojne me mire, me me dinjitet dhe te kene nje te ardhme. kaq gje ju kerkohen politikaneve, nuk po do njeri me shume territor, apo me shume uje. te ruajne e te menaxhojne mire keto qe kane na del e na tepron tia kalojme zvicres dhe gjermanise. nuk behet stan me lepuj te tipit idrizi apo veliaj. nqs duan lufte me greqine le te mbathin opingat e te dalin malit, le te fusin oren e edukimit ushtarak neper shkolla, le te modernizojne ushtrine etj etj. nuk mbahet mend qe kur eshte bere nje stervitje e madhe ushtarake ne shqiperi me ushtrine shqiptare dhe asetet e saj. nuk dime a ka me tanke, avione, helikoptere, topa, raketa, arme te lehta e te renda dhe njerez per ti vene ne perdorim keto, per ti bere balle nje agresioni te mundshem. me llafe goje kemi pushtuar edhe groenlanden po me vepra vetem sa kemi hyre ne uje keto njeqind vitet e fundit. vetem njeri ia beri fqinjeve 8 me 2 dhe atij burri i kemi bere mutin dhe shurren bashke. tani duam te pakten ti afrohemi 1 perqind seriozitetit dhe dinjitetit qe kishte ajo shqiperi ne marredhenie me fqinjet. se desh harrova, hiqni mutin nga bunkeret si fillim.

  8. ola says:

    Ky na qenka dhe i pabese dhe karagjoz demagog shoku Idrizi.Del deputet ne listat e PD-se dhe me votat e demokrateve dhe pas 2 vjetesh shkon tek PS-ja te zgjidhi ceshtjen lame,o vaj me det interesi i kryedoganierit.Pandeh Idrizi se ky popull qenka budalla!!!Bravo AtraDade qe nuk ishte dakort qe Idrizi te behej nenkryetar parlamenti seose Idrizi tha qe eshte politikan i paqendrueshem.dhe i pabesueshem,nuk dihet fare se cfare ka me vete!!Tahiri qendroj me PD besnik bashke me Muhedinin.2 deputete anonim ka me vete .

  9. alex says:

    Camet partito !!!!!!!
    Kjo eshte te qeshesh me lot.

    Kam shum shok CAM dhe kam respekt per tra.
    Por vetem patriot sjan.

    E thon vet camet qe:
    – per lek shesin dhe plaken-

  10. Lori says:

    LORI

    Erjon Veliaj eshte nje femije kopshti ka ti thone te medhenjte ai leviz i shkreti gjithe jeten ngeli i vogel hahahahahhah!!

  11. Patriot says:

    Hajde gallate hajde….,Idrizi patriot dhe jo i vetem,hahahaha ! Idrizi dhe Veliaj jane dy buce te korruptuara der ne kocke. Megjithese vjedhin papushim nuk ju mjafton dhe tashme mundohen ta bejne popullin per budalla. Mendoj se me poshte se kaq Shqiperia nuk ka se ku te bjere,e varfer e poshteruar dhe se fundmi e tallur nga kurvicat e Korrupsionit. Zoti i ndihmofte Shqipetaret.

  12. tirona says:

    Hallall o biznesmeni i fiqve. Aleanca me trafikantin e PDIU eshte shembulli me i mire i te ardhmes se Shqiperise. Mjaft qe te merrni karriket. MOS pyesni per norma e parime morale si shembull per qytetaret . Vazhdoni biznesin per sa kohe Shqiptaret te mos kene kerkesa ndaj vehtes. Mjaft tju shohin ju PA le te mos kene buke e pune.

  13. jepifort says:

    Keng e vjeter Greke kjo qe brockullite Aspet(e di kush quhej Aspet)Po ne 1912 e ne 1913,e 1914 eesa vite,bashkpunetoret e kujt ishin Shqipetaret e Maqedonis dhe Epirit,qe Greket erdhen deri ne Kelcyre,Korce e Gjirokaster e theren dynjane?Edhe atehere me Gjermanin bashkepunuan?!!!Camet nuk kan nevoje per gjykata per pronat,se Cameria eshte Toke Shqipetare e pushtuar nga shovinistet Greke te Megalides.Cameria eshte Shqiperi,eshte toka e stergjysherve tan Pellazge,ta ngulni mir ne mendje.

    1. No comment says:

      Edhe po erdhen Greket ne 1912 ne Shqiperi, erdhen jo te luftonin me popullin vella Shqiptar, por erdhen per te ndjekur koleren Osmane pushtuese Turke ne Ballkan dhe mire bene, sepse po te mos ishte per luften dhe sakrificat e ketyre popujve te Ballkanit, sot presidenti i Shqiperise do te ishte Erdogani. Ne Shqiptaret, ju detyrohemi shume ketyre popujve ne kohen e luftrave Ballkanike, sepse po te mos ishte lufta e tyre sot nuk do te kishte shtet Shqiptar te pavarur dhe as Ballkan ne harten e Europes. Te gjithe ata, te cilet nxijne kete te vertete historike dhe perpiqen te justifikohen duke keqperdorur identitetin Shqiptar, nuk jane vec Haxhi-Qamilat dhe mbetjet e perandorise Osmane ne Ballkan, te cilet nuk u pajtuan kurre me clirimin e Ballkanit nga murtaja Aziatike dhe ju qan zemra ende edhe sot per pashalleqet e krimbura qe mongolet e Azise instaluan ne djepin e civilizimit Europian, me emrin Ballkan.

  14. E verteta says:

    Erjon Veliaj do ca vota nga Camet, sepse e di qe e ka pisk punen ne Tirane. Ai mendon se Camet jane ca budallenj dhe nuk i kuptojne mashtrimet e tyre Elektoralo-“Nacionaliste”.

    Rilindja bashke me Kryemadhin e Metajve dhe kete Idrizin e haleve i cili u be me nje buton Cam “nacionalist” nga halli per te mbijetuar ne politiken post Nanoiste (per tarafe dhe korrupsion), ka per te marre te gjatin kesaj here jo vetem ne Tirane por edhe ne te gjithe Shqiperine.

    Zoti bukeshkale Rama, harron se vota dhe sakrifica e kujt e solli ne pushtet me 2013-en. Megjithate do ta mesoj kete mire ne Qershor. Ata qe e sollen ne pushtet jane shumica dhe bejne diferencen. Keta vertet i genjen mendja e tyre e pjerdhur. Vertet jane bere per te ardhur keq, pavaresisht se mendojne qe jane mire.

  15. gogo says:

    Shpetimi u be deputet me listen e Saliut dhe tani,ne mes te mandatit,kercen me shumicen,mbasi e joshen me ofiqe!Kjo eshte, as me pak e as me shume,pabesia karakteristike e cameve,qe te shesin per dy aspra! E ka shume drejt Akili,qe i u thote cameve te kerkojne te drejten e pronesise ne gjykatat nderkombetare dhe nuk kane te drejte te futen si pyke ne maredheniet miqesore mes Shqiperise dhe Greqise,mbasi ne Greqi jetojne nje milion shqiptare dhe nuk eshte e drejte te sakrifikohen ata per te marre ofiqe ne shtetin shqiptar camet e Idrizit,qe leviz si prostitutat,sa me njerin krah,me tjetrin!

  16. Uji i ftohte says:

    O Akili,nuk behet fjale per ceshtje pronesie por per troje shqiptare.Greqia eshte e gatshme te kompenzon pronat e cameve,por ketu kemi te bejme me trojet shqiptare,lumenjte,leqenet,perronjte,detin,malet,kodrinat,luginat,kanjonet,…siq thoshte i madhi Naim Frasheri,,bageti e bujqesi,,,shkurret,…token e djegur,gjaku i derdhur i mijra femive,grave shtatezena,pleqve,…gjakun e Kristo Papa Negovanit,…Zoti qofte me Ne.

  17. tani says:

    Sheshi “CAMERIA” eshte qe NE 2012 tek fusha Ali Demit , O Erionke Patrioti

  18. Myrvo says:

    Myrvo

    Vallahi Erionushi patriot i “madh” eshte!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje