Dako përuron rrugën e Marinës: Shërbimi ndaj qytetarit, motoja e punës tonë 

25 Maj 2015, 12:29Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar përfundimin e  punimeve të rrugës “Marina”, e cila do të shërbejë për mijëra qytetarë që jetojnë aty, por jo vetëm.

Gjatë takimit me banorët e lagjes 8 dhe 15, Kandidati i Aleancës  për Shqipërinë Europiane, për bashkinë e Durrësit është zotuar para banorëve se motoja e punës së tij është  shërbimi ndaj qytetarëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Banorët, nga  ana e tyre e kanë falenderuar kreun e Bashkisë,  për këtë investim kaq të rëndësishëm të kryer në përmirësimin e  infrastrukturës së kësaj zone.

Krahas  përmirësimit  të  infrastrukturës  rrugore në këtë zonë është investuar dhe në rrjetin e ujit të pijshëm.

Tashmë, banorët e kësaj zone, falë investimeve të kryera nga Bashkia e Durrësit do të  furnizohen normalisht me ujë të pijshëm  pas 18 vitesh mungese  të tij.

Jemi sot këtu në një lagje ku janë kryer investime në rikontruksionin e rrugës  Marina dhe në ndërtimin e  rrjetit të ujësjellësit duke i dhënë fund problemit të ujit të pijshëm në këtë zonë. Ky model i punës së kryer për përmirësimin e  cilësisë së jetës së qytetarëve,  do të jetë prioriteti ynë edhe për zonat e tjera që janë pjesë e Bashkisë së Re të Durrësit për 4 vitet e ardhshme” .

Rruga e Marinës është rikonstruktuar me fondet e Bashkisë së Durrësit në një vlerë prej 6.6 milion lekë dhe janë kryer të gjitha kanalizimet dhe është shtruar 3200 metër katror asfalt duke i ardhur në ndihmë mijëra banorëve të lagjeve 8 dhe 15.

10 komente në “Dako përuron rrugën e Marinës: Shërbimi ndaj qytetarit, motoja e punës tonë ”

  1. neri says:

    kjo eshte drejtimi i duhur.kryetare qe punojne per publikun dhe jo per interesat personale.

    1. teri says:

      kryetare qe punopjne per qytetin jo kryetare qe punojne ne hollande.

    2. tiku says:

      kryetare qe kujdesen per qytetaret dhe per njerzit e qytetit te tyre,jo kryetare qe flene gjume,dhe nuk dini se ku bie bashkie e tiranes.

    3. vini says:

      dako ben rruget dhe zhvillon sherbime per qytetaret, ndersa grida ben fallcitete neper autobusa

  2. behari says:

    nje neri qe po punon per qytetin e tij ,jo modele dhe jo mashtruse qe shesin shpijat nga 4 here.

  3. Petro says:

    Thuhet peruron rrugen, kur i ka fut nje asfalt qe brenda disa muajve do t i dale kallaj.Keshtu kane bere e dhe te tjeret para tij.Po a e ka zgjeru nje pellemb? a ka krijuar trotuare? Vetem burim aksidentesh do kemi tani me shpejtesine e makinave neper kete serpenntine qe ngjitet ne koder.Rrethuar me mure nga te dy anet, kjo rruge nuk rezervon asnje pellembe trotuar per kembesoret.Dhe thuhet peruron rruget.Forca Dako, genje qorrat me nje pike uje.Nga vjeshta harrohet cdo gje.

  4. ERMAL says:

    XHUXHIT HAJDUT NUK I BEJNE DERMAN RRUGET E FUSHATES ESHTE I HUMBUR NE DURRES NUK E VOTON NJERI KET MBAS 8 VJETESH SHKATAROI NJE QYTET

  5. Petro says:

    O popull, akoma nuk e ke kuptuar se nje bixhozci, tipar kryesor ka genjeshtren dhe mashtrimin.Turp per ata gazetare qe i shkojne prapa dhe i shumfishojne bemat.Jane ca peme fidanash rritur dhe vaditur ne kohen e diktatures kur tipari me frytdhenes ishte genjeshtra dhe sukseset madheshtore te socializmit qe s u pa kurre.

  6. shqiponja dykrenare says:

    Forca Dako ,Ramen e ke prane ,ploteso te gjitha nevojat e Durresit i cili eshte shkatarruar. Beje Durresin nje qytet model mesdhetar

  7. ENIA says:

    Fal punes tende te palodhshme e ke kthy Durresin ne nje qytet shembull. Durresaket jan krenar per ty dhe do korresh fitore ne 21 qershor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje