Dako: Zonë të lirë ekonomike në Spitallë, mijëra vende të reja pune

25 Maj 2015, 10:54Politika TEMA

Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Durrësit, njëkohësisht edhe kryebashkiak, Vangjush Dako,  në takimin e zhvilluar me banorët e Spitallës, ka konfirmuar krijimin e zonës së lirë ekonomike-tregtare-Industriale.

Ky projekt, thekson Dako, është iniciativë e qeverisë shqiptare, në bashkëpunim më Bashkinë e Durrësit, duke përzgjedhur zonën e Spitallës, e favorizuar nga pozicioni gjeografik i përshtatshëm (pranë portit).

Me lehtësi fiskale për biznesin dhe për investitorët e rinj, jemi të bindur ka- deklaruar Dako – që investitorët do të vërshojnë nga brenda dhe jashtë vendit që të jenë prezent me bizneset e tyre në Durrës.

Dako, ka sqaruar përpara banorëve se ky projekt nuk ka asnjë lloj impakti negativ për mjedisin apo zonën përreth, përveç zhvillimit të mëtejshëm të zonës, për më shumë biznese, investime dhe punësim.

Krijimi i zonës së lirë ekonomike do të përfshijë një sipërfaqe prej rreth 483 hektarë tokë, dhe do të jetë një mundësi e madhe punësimi pasi në këtë zonë ekonomike do të punësohen mijëra e mijëra qytetarë të Durrësit dhe më gjerë, duke ndikuar drejtpërdrejt  në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e  qytetit”, u shpreh ai.

Spitalla do të kthehet në një zonë të preferuar për investitorët”, është shprehur Dako gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone.

Kjo zonë shtoi Dako është e avantazhuar për shkak të aksesit të shpejtë për në tregun nderkombëtar dhe avantazhi gjeografik.

Më tej, kandidati i ASHE-së, për bashkinë e Durrësit, është ndalur dhe në investimet që janë kryer në këtë zonë dhe që e kanë transformuar atë si dhe në investimin për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, duke e konsideruar atë si një aset të përbashkët, që ndikon në mbajtjen pastër të zonës.

Projekti i shpalljes së zonës së lirë ekonomike synon të tërheqë investimet e huaja dhe vendase, të cilat ndikojnë në arritjen e stadeve të reja të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

Qëllimi i i tij është ndërtimi i një parku logjistik multimodal, i cili do të merret me shërbimet hyrëse, përpunimi dhe magazinimi të produkteve, aktiviteteve tregtare, import-eksport, ripaketim i lëndëve të para të aktivitete prodhuese përpunuese, agroushqimore, shërbimeve të ndryshme.

8 komente në “Dako: Zonë të lirë ekonomike në Spitallë, mijëra vende të reja pune”

  1. agimi says:

    Jepi Dako mos ja ler Durrsin asaj baxhelles me kembet si taterr qe e njef mir ti se ka be boll beton andej nga durrsi.e mba mend me plakushin ndertus kur vinte aty???????

    1. Elma says:

      Eshte nje sipermarje shume e mire kjo e zonave te lira ekonomike, ndihmojne shume ne zhvillimin e ketyre zonave dhe ne rritjen e punesim duke pasur nje ndikim te drejtperdrejte ne jeten qytetareve te ketyre zonave.

      1. Renata says:

        Besoj dhe shresoj qe durresi do shkoje ne drejtimin e duhur me drejtuesit e duhur sepse ai qytet ka nevoje per pune reale dhe jo per teorira te kota qe nuk sjellin asnje perfitim per qytetaret e ketij vendi.

  2. Klara says:

    Qyteti i Durresit nga dita ne dite po ndryshon dhe kjo eshte fale jush. Vangjush Dako eshte fitues i padiskutueshem dhe kete e dime tashme pasi ai do beje me te miren per Durresin, sic e ka bere deri me tani. Durresi do behet nje nga qytetet bregdetare me te bukura qe mund te kete Shqiperia. Dhe kjo qe do te ndodhi vetem me punen e palodhshme qe do behet me Vangjush Dakon ne krye.

    1. Erioni says:

      Jam shume dakort me parafolesen pasi une jam nje qytetar i Durresit dhe po shoh nga dita ne dite qe gjerat vetem po permiresohen. Vangjush Dako eshte nje kryetar i denje dhe vetme ai mund ta ndryshoje ashtu sic duhet Durresin.

  3. Oberst says:

    Jepi Dako, genje sa te mundesh…..jo se jam kunder ketij projekti dhe projektyeve te tjera per zona te lira ekonomike, por kush e ha qe Spitalla do te behet per 4 vjet ashtu si thua ti….a thua se ne 8 vjetet e kaluat i ke hedhur bazat per kete gje…asgje nuk ka as ne letrat e tua dhe as te Qeverive te derutanishme per kete zone te lire ekonomike. Po, e drejte, ty te intereson se po te behet zone e lire ekonomike, ti mund te shesesh atje aq beton sa as ti nuk e ke bere llogarine. Genjeni sa te mundni qe te mbushni thesin me vota.

  4. Aurela says:

    Nje politikan shembullor eshte Vangjush Dako, i cili me zgjuarsin e tij dhe me eksperiencen mendon ne menyre strategjike si asnjeri tjeter per zhvillimin e ekonomise dhe mireqenies se Durresit. Kjo tregohet me qarte dhe me kte nisem , i cili ka studiuar avantazhet e zones se Spitalles dhe duket nje nisem me verte shume premtuese per te ardhmen e Durresit. Bravo Vangjush, Durresaket po i ben krenar qe te kane.

  5. ina says:

    bravo Dako, fitoreeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje